Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 68

Tema: katoliket

  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Klodi

    Klodi , pasuria e njeriut fillon nga zemra e tij. Ate qe ka zemra qet goja, dhe i Kirshteri qet nga goja ate qe ka Zemra e tij. Ta kam thene edhe me pare , dhe gjene po ta perseris. mos pasja frike prej Perendise , tregon se sa lark besismit te vertete je. ju shani dhe ofendoni nje te krishtere, dhe qeshni me deshmite e tij, do tju referonja nje varg, tek Mateu 18:6;
    Deshmuesi i Krishtit.

  2. #22
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ah kompleksitet te madh keni per etiketa.....!

    Te krishterit!

    Ketu ne Angli, me ra rasti te punoja me nje djale nga Napoli, qe nuk eshte katolik praktikant dhe as qe do tja dije per ndonji fe edhe pse thoshte, se besonte ne dicka mbinatyrore....

    Por kur une i thashe, se vete besoj..., ai me dha kete deshmi nga jeta e tij.....

    Para se te vinte ne Angli, punote diku ne veri te Italise edhe nje dite ne pune, nuk vuri re, se nje shishe me leng te tejdukshem, si uje, ishte ne fakt acid, dhe ai e piu gabimisht.

    E cuan menjehere ne spital, pa shpresa jete. Doktoret i thane te atit, qe nuk beson po ashtu, se duhej te beheshin gati per cdo gje, se mundesia e se keqes ishte shume e madhe.

    I deshperuar, i ati, tregon, se kur po qendronte ne hotel, iu kujtua fama, qe padre Pio ka, dhe mendimet iu drejtuan te pashpresa drejt tij. Ne kete cast ai ndjen ta rrethoje nje arome e kendshme trendafilash, arome per te cilen deshmojne me 10-tra persona per Padre Pio-n, dhe menjehere ndjehu nje clirim, sikunder mos te kishte ndodhur ndonje e keqe. U cua edhe vajti per ne spital, ku mesoi, se papritmas i biri ishte sheruar, kthyer ne jete nga koma, gje e pashpjegueshme per doktoret.

    Shikoni se mos jeni ju duke share shenjtoret e Zotit...!

    Ndersa ju ofendoheni kur une ju ofendoj logjikat tuaja heretike, dhe guxoni edhe ta quani veten te frymezuar e puntore te Zotit...spurdhjake!

  3. #23
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    klodit

    1- klodi ti ndoshta nuk e ke kuptuar akoma qe vepra, mrekulli, sherime etj i bene Perendia edhe jo nje i shenjte(ta quajme te shenjte). ndoshta nuk vihet re ate qe shkruajti pali ne 1korintasit 3:3-11. Lexoje se nuk do te bente keq biles do te te hapte syte!

    2- nuk je i shenjte kur bene mrekullirA(TE SHEROSH APO TE RINGJALLESH NJEREZ), por kur beson ne Jezusin edhe e pranon ne jeten tende si Zotin edhe shpetimtarin tend! A ke pare ndonjehere ne bibel qe pjetri te beje te shenjte ndonje person sepse une deri tani nuk e kam pare ne bibel(ndoshta ju kini bibel me magjike edhe e gjeni, sepse neve kemi vetem biblen dhjate te re edhe te vjeter)!

    3- ēfare beri pali kur njerezit e nje vendi pagan filluan ta lavderonin si Perendi(ne vend te Perendise), sepse pali kishte sheruar njerez edhe kishte ringjallur, i pranoji apo grisi rrobat edhe bertiti me fort qe te mos e benin nje gje te tille(te benin nje flijim per te). Po kur pjetri ishte tek centurioni qe centurini i ra ne gjunje(u perkul kur e pa) ēfare i tha pjetri, vazhdo e beje, apo ngrihu se edhe une jam nje njeri si ty? po papa edhe peshkopet edhe prifterinjte pse nuk e bejne nje gje te tille se pjetri edhe pali(qe nuk lejuan asnje qe te perkulej ose ti bente njo ofert, flijim), mos jane me te mire papa me peshkopet, kardinalet, prifterinjte etj sesa pali me pjetrin???

    4- nuk kuptohet fjala e Perendise kur nje Pereson nuk lutet pasi e ka lexuar, qe te jete i udhehequr nga fryma e shenjte(kush eshte frymore me kupton se ku dua te dale)! une qe flase per fene katolike edhe ortodokse keshtu jo se gjykoj personat por veprat e fese qe ēojne nje person ne denimin e perjetshem.

    i dashur klodi nuk ti thashe keto sepse une te urrej por sepse te dua si vella edhe dua qe ti te keshe nje mardhenje te perditeshme me Perendine(me lutje edhe leximin e bibles) ashtu siē do vet Perendia(Jozueu 1:8, 1 thesalonikasit 5:17). Perendia nuk ka kerkuar me teper se keto. Ai do qe neve ta njohim edhe ta jetojme, per te tjerat eshte Perendia qe do te na rrisi po ti bejme keto dy gjera!!!

    Une do te vazhdoj te lutem per ty edhe Zoti te bekofte!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  4. #24
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Sa pertoj tu pergjigjem ty edhe deshmuesit...!!!!!

    1) Qe te dy, mos tju vije keq, por here tjeter as mos u mundoni te me tregoni shkrimet, dhe te me jepni keshilla per lexime...!

    2) Mos tju vije keq po tju them, se te jeni te garantuar, se i di me mire, se ju....

    3) Ju pretendoni te me ballafaqoni me Biblen..??????

    Kur te kem ca me teper kohe, edhe pse kam bertitur deri me tash, por ju nuk degjoni....., do te marr pak kohe edhe me ju, megjithese e di qe sia vlen....

    Gjithshka qe thoni, e beni me nje papjekuri dhe gabime te mahniteshme....

    SA KEQ QE JU RRE MENJA..., SIDOMOS TY...!!!!!!!!!!!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Klodi...

    Eshte e drejta jote qe ti pergjigjesh dikujt apo jo. Asnjehere nuk kam pasur qellim qe ta perdor Fjalen e Perendsie si nje shpate kunder njeriut. Bibla thote : Lufta jone nuk eshte kunder mishit dhe gjalkut, por kunder frymereave te mbrapshta ne vendet qiellore, pra kunder demoneve dhe satanit.
    Nuk kam menduar ndonjehere se , une jam me i zgjuar se ju, dhe nuk kam dashur ndonjehere qe te "ndeshem" me dike , qellimi im ne kete Faqe Shqiptare, eshte : Te predikoj Udhen e Shpetimit ,Jezys Krishtin e Kryqezuar per mekatet e botes dhe i Ringjallur per Drejtesismin tone , ne menyre qe te kemi paqe dhe jete te perjetshme , me Perendine . Zoti te bekofte
    Deshmuesi i Krishtit.

  6. #26
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po kjo tjetra.....!

    Meqe keni perfolur Rrefimin...!

    Sa here deshmonte Padre Pio, i cili ishte perkushtuar kaq shume ne kete sakrament, saqe kalonte ore te tera per shpetimin e shpirtrave ne rrefim, se shpesh vizitohej ne rrefyetesore nga vete djalli xheloz, i cili thoshte lloj-lloj blasfemish, dhe kur padre i bente shenjen e kryqit, djalli plaste, duke lene pas nje ere te keqe...

    Padre deshmonte, se tundimet me te medha i kishte kur shkonte te rrefente njerezit. Djalli donte ta ndalonte me cdo kusht...

    E keni pare ndonjehere te filmuar ne RAI. Shkelqen nga shenjteria....jeta e tij flet per nje DESHMUES dhe i KRISHTERE i vertete dhe jo ju qi i mbani keto tituj.

    Nuk e dini ju, qe ne Kishen e pare, nje nga kriteret per caktimin e doktrinave, ka qene dhe eksperienca dhe deshmia e shenjtoreve????

    Ju vini e me thoni, se po pastaj per mrekullite...

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Mendoj se po e tepron..

    Zoteri!
    Une nuk kam ndonje titull, sepse bej pjese tek ata qe jane te pervojtur , dhe nuk me "shkelqen "lekura , sepse jam rritur ne nje vend fukara. Te siguroj qe nuk jam Padre, por qe di dhe shpall te verteten.
    Nese kerkon qe te me njohesh me mrie ,periqu ta besh nepermejt shkrimeve qe une kam postuar, pavarsisht se rreth 500 diskutime u fshine per shkak te berjes se uebsajtit te ri.
    Perpiqu te mos i fyesh te tjeret, mbase mosha juaj prej adoleshenti ta shtyn qe ta besh ket gje. Menyra e juaj ne gjykimin qe i beni personit tim, me ngjan me ate te farisenjve , Farisenjte mendonin se dinin cdo gje , dhe e treguan "diturine" e tyre , duke shpene Jezusin ne kryq.
    Mendoj ta mbyll kete diskutim ketu , sepse eshte pa fryt. Zoti te bekofte.
    Deshmuesi i Krishtit.

  8. #28
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Jam shume dakort, ketu dhe me kaq e mbyllim.

    Ato qe shprehet per pader Pio-n edhe ndoshta mund ta kujtoj ndonje dite....ndonje rrethane....ku i dihet si vjen jeta, injoranca te ben mire per me vone...

    Ti edhe i krishteri jeni kalamojt e mi ne cdo kuptim..

    Mos e zgjas.... me ju te dy.....kaq ishte

    I pervuajtur...???

    O zot, cna degjojne veshet!!!!!!!

  9. #29
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    klodit

    i dashur klod ti nuk ja ke iden fare shkrimeve kur thone: " jo kush me thote Zot, Zot do te hyje ne mbereterine e qiejve, por ai qe bene vullnetin e atit tim..."!po te shikosh mire padre pio nuk ka bere asnje mrekulli duke i thene "ne emer te Jezusit...", por thjesht i urdheronte pa emrin e Jezusit,apo, jo? ti ndoshta nuk e di mire se djalli tani trasformohet ne gjithēka sepse e di qe i ka mbetur shume pak kohe edhe shkotarron edhe veten e vet per te terhequr vemendjen bijve te Perendise edhe ti ngaterroj!
    sikur ta njohesh ti djallin do te leshe mend e kokes. Djalli nuk eshte siē mendohet ne kishen katolike(me brire, me bishte, edhe mbane ne dore nje sfurk me tre dhembe), ai eshte aq shume i bukur sa qe genjehu muhamedin(qe ishte rritur ne nje manastir edhe i kishte studiuar shkrimet e shenjta), genjen ēdo person qe nuk eshte i qendrueshem ne lutje edhe ne leximin e bibles! po do ta dishe edhe magjistaret ketu me nje kryq ne dore edhe me shume shenjtore neper dhomat e tyre bejne sherime, te ndihmojne kur "te kane ngrene me sy", etj. edhe te gjitha keto i bejne duke permendur emrin e Jezusit, por jo per kete jane nga Perendia. Erdhi koha qe satani po denon satanane d.m.th. po shkaterron veten e vet sepse i erdhi fundi!!!

    te keshilloj qe ti lexosh mire shkrimet e shenjta, sepse asnje pal ose gjon, ose pjeter, ose jakob kane bere mbrekullira ps vdekjes edhe kur i kane bere para se te vdisnin i benin ne emer te Zotit Jezusi edhe nuk i benin shenjen e kryqit ose i hidhnin te ashtequajtur uje te shenjte etj. etj!!!

    Zoti te hapte syte edhe te ndihmofte sepse ke shume nevoje per te pare te verteten. une jam i sigurt qe Zoti do te hapi syte edhe do te te bekoje pa mase!!!

    Zoti te bekofte!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Kjo eshte nje teme teper interesante dhe teper reale. Ka te beje me dallimet midis sekteve te ndryshme brena Krishterimit.

    Katoliket, orthodokset, protestantet, mormonet etj. pavaresisht se bazohen te gjithe mbi Biblen, bejne intepretime dhe adhurime te ndryshme te Zotit. Kjo le vend per dallime midis vete besimtareve te krishtere. Ju me siper jepni mendime mbi pyetjen se si duhet ti afrohemi Perendise. Ne fakt, une kam nje pyetje per te gjithe ju qe mendoj eshte me e rendesishme se pyetja qe ju trajtoni:

    Cili eshte mendimi juaj per besimtaret e krishtere qe u perkasin sekteve te tjera te krishtera? Cili eshte mendimi juaj per orthodokset, katoliket, protestantet, deshmitaret e jehovait? Te gjithe bejne punen e Perendise, i keni keta vellezer ne Krisht apo "armiq"?

    Kesaj pyetje te mesiperme po i pergjigjem edhe une si i krishtere. Kam lindur ne nje familje orthodokse, dhe si e tille detyrimisht eksperienca ime e pare ka qene ajo e liturgjise orthodokse, duke shkuar ne kishe, duke ndjekur traditen fetare, duke festuar e kremtuar ditet e shenjta.

    Mirepo se gjithe ju, edhe une kam lexuar Biblen qe me lejoi te krijoj nje njohje personale midis Zotit dhe meje. Une nuk e kam pare Fytyren e Zotit, por kam pare veprat e tij, kam kuptuar me mendjen time te gjitha shpjegimet qe Bibla ofron, kam deshmuar se si profecite e Bibles jane bere dhe po behen realitet, kam bere lidhjen e shume mesimeve nga Bibla, me fjale te tjera, eksperienca ka qene e tille qe te ndryshon karakterin dhe sjelljen ne shoqeri. Te qenit i krishtere tashme nuk ishte vetem te shkuarit ne kishe, por ishte shume here me intime dhe individuale.

    Njohja me interpretimet e sekteve te tjera

    Liturgjia orthodokse eshte shume e ngjashme me ate katolike. Sigurisht qe ka dallime midis te dyjave, por nese do ti vendosnim ne peshore keto dallime jane jo domethenese perballe ngjashmerive ne liturgji dhe besim. Vizita ime ne Itali, me beri qe te shoh nje lloj tjeter kremtimi dhe adhurimi te Zotit. Shkimi ne kishat katolike, katekizmi, njohja me besimtaret katolike italiane per mua ishin nje eksperience e kendshme. "Italianet jane si ne shqiptaret" do te thosha me vete kur isha vetem 13 vjec dhe ngjashmeria nuk ishte vetem ne planin fetar, ishte edhe ne ate shoqeror. Produkti final i besimit ne Zot eshte SJELLJA E INDIVIDIT NE SHOQERI. Kjo sjellje ben qe te dallosh hebrejte nga katoliket apo othodokset e islamiket.

    Pak vite me vone rradhe ne kontakt me nje menyre tjeter afrimiteti me Zoti, ate protestant. Protestantet ishin shume ndryshe nga tradita e liturgjise katolike apo orthodokse. Keta nuk kishin kisha, nuk kishin ikona, festa fetare, pagezimi per ta nuk qe nje rit i festueshem, por nje rit i thjeshte. Protestantet i vinin rendesi leximit te Bibles dhe maredhenieve individuale te besimtarit me Zotin. Misionaret e shumte protestante shperndaheshin ne mbare boten per te perhapur Fjalen e Zotit, dhe ne te njejten kohe te shtonin rradhet e sektit te tyre fetar.


    Maredheniet e sekteve me njera-tjetren

    Thone qe katoliket dhe orthodokset pike ndarese kane vetem institucionin e Papes se Romes dhe rolin qe ai luan. Katoliket besojne se Papa i Romes eshte dishepulli i Palit, qe vazhdon predikimin dhe perhapjen e Fjales se Zotit ne bote. Orthodokset nga ana e tyre nuk besojne ne "Hiresine" dhe "Shenjterine" e Papes se Romes, dhe kjo i largon ata nga besimtaret katolike. Kjo ka bere qe besimtaret katolike tu qendrojne larg besimtareve orthodokse dhe anasjelltas.

    Protestantet nga ana e tyre, kane probleme jo vetem me Vatikanin, por me cdo sekt fetar te Krishtere qe ne qender ka liturgjine, traditen mijra vjecare qe per ta jane "adhurime idhujsh njerezore". Protestantet ne qender te besimit te tyre kane individin perpara Zotit. Ky individ njihet me Zotin me anen e Fjales se Shenjte, dhe i lutet atij per falje te mekateve. Protestantet nuk kane liturgji, dhe liturgjia e tyre eshte vetem lutja. Protestantet nuk u luten dhe as adhurojne Shenjtoret e Krishtere, por vetem Jezu Krishtit.

    Qendrimi i besimtarit te thjeshte ndaj sekteve te tjera

    Shume besimtare te krishtere, mbajne nje qendrim perbuzes, mosperfilles dhe deri atakues ndaj besimtareve te sekteve te tjera te krishtera. Shembulli me i mire jane shkrimet tuaja te mesiperme ku secili nga ju "mbron" sektin e vet duke sulmuar sektet e tjera. Une nuk do te ri tu gjykoj ju, pasi nuk me pelqen te luaj rolin e Zotit, por po ju them se si i shikoj une gjerat.

    1. Adhurimi i Zotit

    Ne Bibel, Zoti kerkon qe ne krijesat e Tij ta adhurojme ate. Mirepo, Zoti nuk na tregon rrugen se si duhet ta adhurojme ate. Kjo le vend per intepretime te ndryshme, dhe kjo i ka dhene udhe liturgjise se krishtere si tek orthodokset, edhe tek katoliket qe adhurimin e shprehin me anen e ikonave te dishepujve apo vete Krishtit, personazheve biblike, statujave, kendimeve te librave te shenjte e me rradhe. Protestantet nga ana e tyre adhurimin ndaj Zotit e shprehin vetem duke iu lutur dhe perulur atij, apo duke kenduar kenge me lirika biblike. Te gjithe ata qe marrin guximin te luajne rolin e Zotit, duke thene qe liturgjia e katolike apo orthodokse eshte e pabaze ne Bibel, per mua gabojne shume rende. Bibla eshte FJALA E SHENJTE E JETES, dhe nuk eshte thjeshte nje liber qe intepretohet fjale per fjale, por nje liber ku cdo fjale ka JETE. Cdo forme qe besimtaret e krishtere zgjedhin per te adhuruar Zotin, per aq kohe sa ne qender ka figurat biblike eshte e pranueshme per mua.


    2. I perulur para Zotit, apo te luash rolin e Zotit

    Shume besimtare nuk arrijne te kuptojne se Zoti prej nesh nuk kerkon te luajme rolin e Tij, por te perulemi para Tij. Jezu Krishti eshte Zoti yne, por ne nuk jemi Jezu Krishti, ne jemi sherbetore te tij mekatare, qe perulemi para Tij dhe kerkojme falje. Eshte shume e lehte te flasesh "ne emer te Jezu Krishtit", por eshte shume veshtire te ecesh ne hapat e Jezu Krishtit.

    "Nese ju luteni ne emrin Tim, lutja juaj do te degjohet, por nese dy ose me shume besimtare luten ne emrin Tim, Une do te jem mes tyre"
    Kjo thenie e Jezu Krishtit, na meson se nuk mjafton vetem ta kerkojme Zotin ne menyre individuale. Ne duhet te jemi pjese e nje komuniteti, bashkesie ne te cilen ne ndihmojme njeri-tjetrin. Kjo eshte arsyeja qe cdo sekt fetar shton rradhet e besimtareve, prandaj njerezit vene ne Kishe, prandaj prifti mban liturgji dhe lutet se bashku me besimtaret e komunitetit te Tij perpara Zotit. Lutjet individuale jane te nevojshme, lutjet ne grup jane te shenjta.

    Si te Krishtere, ne ndjekim shembullin e Jezu Krishtit, dhe Jezu Krishti nuk erdhi ne Toke per te shkaterruar mesimet e deri atehershme. Ai nuk flaku tej mesimet e profeteve para tij, ai i permbushi ato me se miri. Jezu Krishti i lutej Zotit ne menyre individuale pasi Ai ishte i pamekat, nje me Atin ne Shpirt. Gjithashtu Jezu Krishti afroi dishepujt e Tij, dhe atyre u mesoi qe te luten se bashku dhe te punojne se bashku. Te gjithe dishepujt vinin nga shtresa te ndryshme te shoqerise, me profesione te ndryshme, por ata te gjithe kishin nga nje mision qe ishte pjese e misionit madhor: PERHAPJES SE LAJMIT TE MIRE !

    Pavaresisht nga emri, pavaresisht nga misionet e ndryshme te dishepujve, ata permbushen me se miri misionin e Jezu Krishtit. Ky mision nuk ka perfunduar, por eshte i gjalle sot ashtu sic ishte para 2000 vjetesh. Orthodokset, katoliket, protestantet duhet te mesojne se pavaresisht nga dallimet ne "botekuptimin njerezor", ata jane te KRISHTERE. Djalli ende sundon ne kete bote, dhe Jezu Krishti do te zbrese per here te dyte ne bote "..kur Lajmi i Mire te jete perhapur ne cdo cep te botes."

    Eshte detyra e Jezu Krishtit te gjykoje te gjalle e te vdekur, dhe eshte detyra e gjithe te krishtereve te perhapin Lajmin e Mire te Perendise.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2005, 07:33
  3. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52
  4. Ortodokesit e katoliket?
    Nga Eda H nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 12-05-2002, 22:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •