Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    Ideja e Majkos-Tuneli lidges Shqiperi Itali

    Ideja e Majkos: Tunel lidhes Shqiperi-Itali
    Ministri i Mbrojtjes diskuton ne Rome me homologun italian Martino, idene e ndertimit te nje tuneli nen detin Adriatik. Forcat e xhenjos do nisin brenda nje muaji hekurudhen Shqiperi-Maqedoni

    Elton METAJ

    "Shqiperia dhe Italia do te lidhen me nje tunel". Pandeli Majko nuk ka nguruar qe gjate nje takimi me homologun e tij italian Antonio Martino te hedhe dje idene e rralle: "Te ndertohet nje tunel nen detin Adriatik, qe do te lidhte Shqiperine me Italine". Propozimi duket te kete habitur, si ministrin italian te Mbrojtjes, ashtu edhe vete stafin e ministrit Majko, i cili eshte detyruar te hartoje dy njoftime per shtyp. Ministri Martino mesohet ta kete konsideruar kete ide te Majkos si interesante, por tha se per kete projekt te kushtueshem fillimisht nevojitet nje studim i thelle dhe me pas garantimi i burimeve financiare. Forcat e Armatosura te te dy vendeve jane angazhuar te fillojne studimin e ketij projekti nen detin Adriatik, ne kuader te plotesimit te Korridorit te Tete. Gjithashtu, dy ministrat e Mbrojtjes ishin te nje mendjeje se bashkepunimi mes forcave te armatosura te te dy vendeve duhet te perfshije edhe idene e realizimit te hekurudhes, qe lidh Shqiperine me Maqedonine, ne kuader te Korridorit 8. Brenda nje muaji ne Shqiperi do te mberrijne trupat xheniere italiane dhe maqedone per te bere te mundur realizimin ne praktike te ketij projekti. Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko kerkoi nga homologu italian, qe bashkepunimi ne fushen ushtarake mes Romes dhe Tiranes, te njohe stade te reja bashkepunimi, duke kaluar nga faza e emergjences ne plane zhvillimi afatmesem dhe afatgjate. Keto plane, sipas Majkos, duhet te perqendrohen sidomos ne infrastrukturen ushtarake dhe zbatimin e projekteve te vecanta, si ato per Brigaden e Reagimit te Shpejte dhe aeroportin e Pish-Poros.

    Ne mbyllje te takimit, ministri Martino theksoi se Flota Ushtarake Detare Italiane ne asnje rast nuk do te hape zjarr kunder klandestineve, sepse nje gje e tille pengohet si nga ligjet e detit dhe nga ligjet qe rregullojne veprimtarine e kesaj flote.

    Nuk e di ēfare mendoni ju po mua me duket mendjelehtesi dhe mungese totale eksperience qe nje minister shteti te propozoje nje p^rojekt qe kushton miliarda dollare (disa here buxhetin e shtetit qe ai perfaqeson) pa kryer ne fillim nje studim paraprak!!
    Pandushi ose ka rrjedhur ose i duket e gjithe dynjaja si e rrjedhur!
    Just God Can Judge Me

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    O ViniT- po nje nate perpara se te takonte homologun e tij ka qene duke pare filmin " Balle per balle"- dhe i eshte kujtuar ajo thenia e gjeneralit rus" te marr nendeteset, dhe te caj me sulm perpara dhe te dal ne Baltik"-- Dhe studenti i Histori-gjeografise, me nje vizion te qarte ka thene u lidh Anglia me Francen , dhe jo PEPINOT me Leberit ,,,,!!!!
    Kjo tregon qe ne shtet ka njerez me vizion , dhe.... tru rrjedhur!

    Rrofte shteti shqiptar

  3. #3
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Pastaj per projekte te tilla normalisht diskutojne ministrat e transporteve, te finacave apo kryeministri, se kuptoj ēpune ka ministri i mbrojtjes te prononcohet ne nje takim zyrtar?!! Cdo gje eshte e protokolluar dhe pergjigjia e homologut italian ka qene ironike dhe pse me shume elegance.
    Kur degjoj keto budallalliqe nga nje njeri qe ka qene dhe kryeminister i Shqiperise me duket shume e gjate rruga qe ka per te bere vendi yne qe te integrohet ne Evrope...
    Just God Can Judge Me

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    [b]Vinny_T

    Pastaj per projekte te tilla normalisht diskutojne ministrat e transporteve, te finacave apo kryeministri, se kuptoj ēpune ka ministri i mbrojtjes te prononcohet ne nje takim zyrtar?!! Cdo gje eshte e protokolluar dhe pergjigjia e homologut italian ka qene ironike dhe pse me shume elegance.
    Kur degjoj keto budallalliqe nga nje njeri qe ka qene dhe kryeminister i Shqiperise me duket shume e gjate rruga qe ka per te bere vendi yne qe te integrohet ne Evrope...


    Do t'i kete mbetur pishman nga koha kur ishte kryeminister.

    Kushedi c'ka qeshur ministri italian mbasi jane ndare nga takimi.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Majko me sa duket nuk eshte infantil vetem ne politike por e paska pjese te karakterit te tij kete. Ide te tilla ne mendjen e Majko tingellojne tamam sic tingellon nje perralle me dragoj ne mendjen e nje vogelushi 2 vjecar. Ajo qe e ben qesharake kete ide eshte realiteti qe po perjtojne maredheniet Shqiperi-Itali. Teksa pala italiane po harxhon miliona dollare per te mbajtur floten e saj ne Adritik per te zbrapsur skafet shqiptare, Majko shkon dhe i propozon qe te krijojne edhe nje infrastrukture te re trafikimi. Pervec trafikut te droges dhe klandestineve, Italia nga Shqiperia nuk po eksporton asgje tjeter me interes. Pa harruar qe qeveria Nano prioritet nuk i ka dhene bashkepunimit me Italine ne rajon, por me Greqine.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Per Albon e frikesuar nga 'prioriteti' me Greqine dhe jo vetem!

    [i](ANSA)-ROMA, 17 GIU- Nella lotta all'immigrazione clandestina, tra Italia e Albania le cose 'vanno benissimo' il fenomeno e' completamente finito. Lo ha detto Martino.Il ministro della Difesa, che ha oggi incontrato il collega albanese Pandeli Majko, ha anche sottolineato che l'Italia continuera' ad aiutare la guardia costiera albanese 'perche' finora la collaborazione e' andata molto bene'. E quanto alla cooperazione in campo militare, Martino ha definito 'eccellenti' i rapporti bilaterali.
    2003-06-17 - 15:36:00
    [/B]
    Per mendimin tim,lajmi eshte bombastikuar nga gazetaret tane mjeshtra. Majko eshte nje politikanet me te pjekur dhe nese ka hedhur idene e ndertimit te ketij tuneli eshte per tu perkrahur. Besoj se dhe ministria e mbrojtjes ka rolin e saj te rendesishem ne marrjen e konkluzioneve per projekte te tilla ,keshtu qe mos habitet njeri pse Majko dhe jo Meta.

    U deshen plot 20 vjet per ta ndertuar La Mansh-in, sigurisht 'pesimizmi' i disave per situaten ne Shqiperine e 'te majteve' ja ka mbyllur rrugen atyre neuroneve qe 'merren' me politike.
    Pas 20 vjetesh,shume mire mund te jemi ne EU ,atehere pse te kujtohemi ne 2023 per nje projekt te tille?
    Martino 'tha duke nenqeshur': ne Messina flitet prej 50 vitesh per nje ure qe do lidhi ishullin siēilian me gadishullin...ne te pakten mos bejme te njejten gje per nje tunel qe do na 'lidhi me shkurt' me kontinentin e vjeter,dmth EU-ja te na gjeje me 'korridor' gati.
    Mendoni pak kamionet greke,maqedonas,turke etj...per 20 vjet te tjera i nxjerr shpenzimet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga helios : 18-06-2003 mė 16:38
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ama bukur e paske kuptuar ti majemy nenqeshjen e ministrit italian.

    Ai nuk e permend kot projektin me uren, por eshte aq diplomat, sa te mos e vere ne pozite homologun e vet me fjale direkte.
    Kur nje projekt i tille ka 50 vjet qe brenda perbrenda Italise nuk realizohet, imagjino c'do te behet per nje ne lidhje me Shqiperine. Dhe ka qene projekt URE e jo TUNELI qe kerkon shpenzime kolosale per studim e ndertim.



    Ky eshte nje propozim koti.

    E para z.Majko nuk eshte pergjegjes per dicka te tille, sepse eshte minister mbrojtje e jo minister ndertimi apo transporti.

    E dyta. Cfare di ministri per kushtet e terrenit. A eshte gje ekspert ne kete fushe qe merr persiper te hedhe te tilla ide?




    Punen si minister i mbrojtjes se Rep. se Shqiperise z.Majko do e kishte kryer nese do ta kishte penguar instalimin e grekeve ne Bishtin e Palles, gje qe nuk ndodhi, por perkundrazi ai e perkrahu dhe e justifikoi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 18-06-2003 mė 16:57

  8. #8
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Nuk dua te merrem me thelbin e asaj qe tha Majko dhe as nese Majko eshte infantil apo jo por kam dy gjera per te thene.

    1- Majko ka qene dy here kryeminister ne kohen me te veshtire te shqiperise , ne kohet e krizave dhe ato jane kaluar vetem fale tolerances dhe perkushtimit te tij ndaj detyres(periudha pas 97).

    2 Pse gjithmon (ne shqipot) kur dikush jep nje mendim i japim vetem dy rrugdalje ose eshte e mire ose e gabuar. Nuk mendoj se gjerat jane kaq te thjeshta, nuk mendoj se gjithmon (per te mos thene fare) eshte shkence egzakte 1+1=2.

    Kam pare shume debate ne vende te huaja te cdolloj rangu. Ne cdo debat asnjehere njera pale nuk e fyen mendimin e tjetrit si budallallek por ne pjesen me te madhe thone " mendimi tend eshte interesant por......." .

    Shoqeria jone eshte e vetkufizuar nga ana e te parit te gjerave. E pra kjo gje duhet te nderuar dhe sa me shpejt biles pasi keshtu nuk ecet perpara.
    E di qe ndokush ketu mund te me quaj nje "infantil me shume" por ska problem mendoj se e njof mire shoqerine qe jetoj ashtu sic e dine edhe Majko me shoke.
    PAUCA SED MATURA

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ky Majko eshte rryp fare. Shqiperia eshte shtet i dhjere, ska llastik te lidhe breket e saja, ndersa mendja debilo/pjellore e Majkos synon tek tuneli. Keshtu thone gjithmone mendjet brilante ne Shqiperi, do bejme teleferik tiron-dajt, lesh me qime po behet, do bejme tunel tiron-elbason, do bejme rrugen durres-prishtine, do cojme ujin e syrit te kalter ne itali, traget super i shpejte vlor-durres, korridori i 8te i 10te i 120te, do bejme kete e ate dhe hic, asgje. Keto jane enderrime guximtare te pertaceve te cilet ne mungese te deshires per pune dhe si pasoje e kohes te tepert arrijne ne perfundime te tilla idiote te cilat jo vetem sdo ndodhin kurre, por na marrin dhe neve qe i diskutjme kohe. Majko= Diletant.
    Mbylle kete teme o moderator se diskutimi i saj eshte fyerje e inteligjences se diskutantetve te forumit.

  10. #10
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Mariglen

    Tunneli me i gjate sot ne bote eshte ai i ndertuar midis Frances dhe Anglise dhe qe njihet ndryshe edhe Euro-Tuneli. Ky tunel eshte 50 km i gjate nga te cilat vetem 39 km te tilla jane nen det.

    Vlera e ndertimit te tij arriti ne shifren astronomike 12 bilion Pound anglez. Gjate ndertimit shkoi disa here ne prag te falimentimit per shkak te rritjes se vazhdueshme te kostos. Pas mbarimit rrezikoi serish disa here falimentimin sepse nuk pati fluksin e paramenduar te levizjes .

    Ato qe e ndertuan ishin ekonomite nr 4 dhe nr 5 te botes ne bashkepunim me njera tjetren.


    Tuneli qe propozon Majko ka rreth 70 km nen det pra gati dyfishi i distances se tunelit me te gjate te botes, dhe ministri qe e propozon vjen nga vendi me i varfer i kontinentit, buxheti i te cilet per te paguar pensionet dhe rrogat nuk do te mjaftonte ne rast se nuk do te subvencionohej nga Bashkimi Europian.

    Kjo Mariglen eshte jo qesharake por tragjike po te mendohet se ai njeri eshte minister i atij shteti qe dimirin e kalon pa drita dhe veren pa uje. I atij vendi ku me shume se 50% e popullsise jeton nen minimumin jetik dhe ku ushqimet merren me lista.

    Cdo njeri prej nesh ka endrrat e veta ne jete te cilat ne mjaft raste mund te jene edhe krejtesisht te paralizueshme por mjaft ideja e te enderruarit te ben te ndihesh mire. Dallimi midis njerezve te ekuilibruar dhe atyre te c'ekiulibruar eshte se te paret dine t'i mbajne per vete ndersa te dytet i shprehin hapur, madje kerkojne edhe mbeshtetje per to.

    Megjithate deri ketu nuk do te kishte asnje problem.

    Historia merr vleren e nje anektode kur te tilla propozime nuk vijne nga libra fantastiko-shkencor por nga takime ndershteterore ku pasi eshte diskutuar per te ulur nr e klandestineve qe ikin nga nje vend qe nuk u ofron dot asgje me shume se lidhjeve tradicionale dhe qe mbijeton vetem per hir te parave qe ata dergojne..... vijne propozime per te ndertuar nje tunel qe do te jete dyfishi i tunelit me te gjate ne bote .......

    Me kujto kur ta lexosh pas disa muajsh kete histori si barcolete ne ndonje gazete europiane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 18-06-2003 mė 20:16

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  2. Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •