Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Orku!

    Edhe pse shkrimin tim e kam shkruajtur shpejt dhe vrullshem, ka pasur tjeter qellim dhe jo ate te mbrojtjes se Majkos. Dmth je keqkuptuar.
    Po perpiqem te ta shpjegoj

    Eshte e vertet se eshte dicka shume e veshtire por jo e parealizueshme. E parealizueshme mund te jete nga shteti jone por jo nga EU-ja ne bashkpunim me USA-n.
    Arsyeja pse mund te ndermerret nje investim i tille mund te jete lidhja me e efektshme midis lindjes se mesme dhe Evropes, ose kalimi i naftes do vije nga Iraku ne Evrope.

    Mendoj se je i bindur se mund te egzistoje nje mundesi qe ideja e Majkos te mos jete vec nje vegim enderrues ne qiellin e shtat por qe mund te kete kembe ne toke Edhe pse probabiliteti mund te jete shume i vogel mundesia per nje gje te tille egziston.

    Me shembullin e mesiperm nuk po mbroj mendimin e Majkos pasi nuk e di se nga ckritere eshte nisur Majko per te bere kete propozim.Dua vetem te them se nuk duhet te jemi kaq te ceket dhe ti biem ne koke direkt pa pasur piken e idese se ku i rref mendja Majkos apo cdokujt tjeter qe ben propozime te ketij rangu.

    Ne duhet te lejojme cdokend qe ka nje ide te shprehet edhe pse ideja e tij mund te jete e gabuar apo ne ere ajo prap DUHET DEGJUAR, DUHET RESPEKTUAR.

    Ceshtja ne fjale (ideja e Majkos) eshte ne funksion te asaj qe dua te them dhe jo ceshtje themelore. Ndaj shikoje me kujdes!
    PAUCA SED MATURA

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Ne duhet te lejojme cdokend qe ka nje ide te shprehet edhe pse ideja e tij mund te jete e gabuar apo ne ere ajo prap DUHET DEGJUAR, DUHET RESPEKTUAR.
    Mariglen, te tilla deklarime nuk jane as "ide" dhe as "projekte" jane gafa te tilla diplomatike qe diskretitojne jo vetem institucionin qe Majko drejton, por vene ne medyshje edhe shendetin mendor te Majkos.

    Per nje vend si Shqiperia qe ende nuk ka uje e drita, elementaret e jeteses, tuneli eshte nje luks qe nuk u shkon ne mendje as ne enderr.

    Nuk kam asgje kunder Pandeli Majko si politikan apo person, thjeshte ai ben mire te degjoje shume e flasi pak, pasi gafat e tij nuk paskan fund me sa duket. Kjo teme nuk e ka vendin ketu por tek forumi i humorit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #13
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Mariglen eshte e pamundur te ndahet respekti per nje ceshtje nga konteksti i perputhjes se saj me realitetin. Pra detyrimi per ta respektuar te drejten e tjetrit per te dhene ide nuk duhet te perkthehet si pamundesi per te vleresuar idene dhe personin qe e hedh ate sepse ne fund te fundit kjo eshte forma mbi te cilen bazohet cdo gjykim dhe kategorizohen njerezit.

    Serish po te them me bindje se perjashto ndonje mur te ri apo lufte te ftohte asgje nuk mund te justifikonte mbi baza politike apo ekonomike ndertimin e nje tuneli te tille .... qe do te ishte me i gjati ne bote.

    Ka nje dallim shume te madh mes naftesjellesit dhe tunelit. Naftesjellesi do te jete nje rrjet qe nuk do te kaloje vetem nga Shqiperia por do te arrij europen edhe nga drejtime te tjera.

    Dallimi i dyte dhe me thelbesori nga te gjithe eshte se kosto e nje tubi qe percjell nafte nen toke apo ne shtratin e detit as nuk mund te krahasohet as ne enderr me koston e nje tuneli nen det neper te cilin do te kalonin trena.

    Se treti tuneli mund te kete vetem nje funksion. Levizje me e shpejte e njerezve dhe e mallrave. Se pari se sa levizje njerezish ka Shqiperia duket qarte ne linjat ajrore te huaja qe brakstisin linjat me ne apo ulin nr e fluturimeve. Pra ky tunel i nevojitet fluksit te sotem te levizjes se njerezve aq sa do t'iu nevojitej nje anije kozmike (e cila do te kishte nje kosta sa 1/1000 e tunelit).

    Per levizje mallrash as qe behet fjale sepse kapaciteti i transportit detar eshte nje shumefish i atij me tren dhe per rrjedhim koha e kufizuar e transportit te mallrave permes tunelit do te c'vleresohej plotesisht prej sasise qe nje anije mund te transportoje.

    Sa me lart vetem per te te treguar se nje projekt i tille edhe sikur vendi yne t'i perdorte para per te ndezur zjarrin do te ishte krejtesisht i panevojshem.

    Por e pare ne realitetin ku ndodhet sot Shqiperia.... deshira apo ideja per te ndertuar tunelin me te gjate ne bote me parate e te tjereve me shume se humor dhe turp tregon injorance dhe papergjegjshmeri .... sepse ki parasysh qe nuk e tha per konsum te brendshem por e konsumoi me te njejtet interlokutore te cileve u kerkon uniforma per ushtrine.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 18-06-2003 mė 22:07

  4. #14
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Nje tunel qe mund te kapi vleren e 20 here buxhetit te shtetit shqiptar nuk mund te shifet ne ender e te kerkohet ne takime protokollare nga nje minister shteti pasi diskrediton shtetin e vet.
    Kur ne ketu jemi ne gjendje te bejme nje llogari te perafert te kostos te ketij projekti besoj se dhe ministri pandush i ka dy njerez ne stafin e tij tja bejne keto pune keshtu qe konkluzioni im eshte qe kjo eshte nje gafe e rende qe i faturohet kredibilitetit te tij dhe mbi te gjitha qeverise dhe shtetit shqiptar!
    Llogjika qe Pandeli Majko ka udhehequr me sukses qeverine ne periudha te veshtira ne te kaluaren nuk mund te justifikoje gafa te tilla pasi homologet italiane nuk bejne bilance te tilla po analizojne budallalliqet qe u thuhen zyrtarisht.
    Just God Can Judge Me

  5. #15
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Vinny per kujtese buxheti i tunelit nuk eshte 20 here buxheti jone por 60 here ai. Shqiperia nuk ka buxhet me te madh se 300 milione dollare.Dhe ketu po diskutojme per vleren e atij ne LaMansh se po te kemi parasysh se ky i yni do te jete dy here me i gjate i bie 120 here vlera e buxhetit tone .....

  6. #16
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mariglen

    Kam pare shume debate ne vende te huaja te cdolloj rangu. Ne cdo debat asnjehere njera pale nuk e fyen mendimin e tjetrit si budallallek por ne pjesen me te madhe thone " mendimi tend eshte interesant por......." .


    Kjo eshte norma e pare ne sjelljen e cdo diplomati, aftesia ta permbaje veten edhe ne rastet kur me idete nuk eshte aspak dakord (apo kur mund t'i duken deri dhe qesharake).




    Mariglen,

    te mundohesh t'i nxjerresh nje kuptim nje propozimi kaq qesharak, me vjen keq por nuk te nderon.




    A ke degjuar per filmin kinez "Gjithe kooperativa bleu nje kale?" ..... Kooperativa Shqiperi-Itali do te mundohet tani qe me te ardhurat qe ka te bleje nje kale (TUNELIN) ..... (filmin munden ta njohin ata me te medhenjte e forumit, prinderit e te rinjve patjeter qe po)

  7. #17
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Pershendetje te gjithve!

    Mendoj se te gjithe me keni kuptuar keq dhe duke u pergjigjur keshtu sic jeni pergjigjur te gjithe, mendoj se askush nuk e ka kuptuar qellimin e shkrimit tim drejt.

    Ndoshta kjo per faktin se kam shkruar shpejt ose ndoshta per faktin qe deshironi te nxirrni Majkon "injorant" "fantil".......

    Majko ka qene dy here kryeminister i sukseshem dhe ka qene po ajo koke e Majkos qe na ka nderuar se kush e di se ku do kishim perfunduar. Per kete duhet te keni me respekt kur flisni per Te.

    Tani , qellimi i shkrimit tim ka qene tju tregoj se me menyren sesi flisni ju te gjithe jeni te predispozuar te shteoni mendimet e cdokujt edhe pse nuk e dini qellimin e tij.

    Une nuk desha ta ngushtoj ceshtjen vetem tek Majko por tek te gjithe ata qe kane nje ide sidoqofte ajo. Kur ju me keto qe shkruani beni budalla nje njeri qe ju ka drejtuar dy here faj halli kur mund te behet fjale per nje drejtor apo nje student qe ka nje ide.

    Per tjua shpjeguar me mire se ideja nuk duhej te pritej ashtu sic u prit si ketu dhe nga socialistet e demokratet dac ne parlament po ju sjell pergjigjen e Majkos.
    “e mirėkuptoj nė njė vend ku diskutohet dhe ku tema kryesore ėshtė ēmimi i kumbullave tė kuqe tė Tiranės, ideja e njė tuneli sigurisht duket pak e lidhur me temperaturat e verės. Gjithsesi unė kam dėshirėn qė kur ta diskutoj kėtė me tim bir pas disa vitesh dua t’i them qė nuk jam marrė me ēmimin e kumbullave tė kuqe, se jam marrė me diēka tjetėr”.
    Ajo cka ka kerkuar Majko eshte nje projekt ose me mire nje dosje e vecante. Pra asgje me shume se te paraprije nje situate qe ai mendon se pas nje periudhe 10-15 vjecare mund te behet realitet.


    Edhe njehere qe ta kuptoni me mire shkrimin tim me larte.
    Une nuk dua te justifikoj Majkon por dua tju them se nje sjellje si ajo e juaja me larte vecse demton shoqerine tone.
    Shembullin "Majko" e perdora ne funksion te asaj qe dua te shpreh.
    PAUCA SED MATURA

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Edhe me pare eshte hedhur kjo ide ne Forum per nje Tynel.

    Shqiperia ka nevoje per Tynele.

    Ne radhe te pare duhet nje RRuge e shkurter e moderne Tirane-Elbasan e kjo patjeter kerkon nje Tynel ose dy tynele.

    Pastaj vjen Rruga Milot-Kukes e cila do lidhe Kosoven me Shqiperine. Kjo rruge qe te jete moderne i do nja 10 tynele e nja 20 ura qe te behet si autostradat Zvicerane.

    La Manshi u u be jo vetem se ishte Anglia e Franca te pasur por sepse...

    1- Nendeti, tabani poshte i tokes pra riliefi eshte i favorshem.

    Gjithe zona bregdetare mes Anglise, Hollandes, Belgjikes e Frances eshte e sheshte dhe e ceket. Pra Tyneli kaloi si nje "Korde" e nenujshme me nje harkim te lehte fale kjo butesise se brigjeve dhe njetrajtshmerise se tabanit tokesor te nen detit.
    Pra ne se do supozojme se ngushtica detare Angli-France boshatisej nje dite nga Uji ( me ndihmen e Moisiut dhe Zotit) dhe ne do te ecnim ne kembe athere ky udhetim do te ish i ngjashem si udhetimi mes Myzeqese ...pra fushe e vetem fushe me nje groposje te lehte gati te pa dallushme nga syri...

    2- Zona Angli- France ku eshte tyneli eshte zon qe i perket nje pllake Kontinentale e pra jo zon termetesh e vullkanesh.
    Mendoni nji termet ne ate zone se si do shkaktonte permbytje e shkaterrim te krejt asaj pune kolosale.

    Ndersa nje Tynel ne Otranto-Vlore edhe se ka gjatesi 80 km mes brigjeve e qe i thone gati 100 km mes dy qyteteve eshte teknikisht i pa realizueshem edhe ne se do kish pafundesi fondesh e mjetesh.

    Shkaku eshte se kjo zone ne radhe te pare eshte ne skajet e pllakave tektonike kontinentale e e mbarsur me rezikun e Termeteve dhe Vullkaneve te nenujshme.

    Kurse arsye me e forte e mos realizimit eshte vet Rilievi i nendetit.
    Ne se do vinte Moisiu i Bibles te largonte nje dite ujin e Adriatikut do te shikonim se kalimi me zetor ose ne kembe Vlore Otranto do ish nje aventure e tmershme.
    Pjerresia e rruges do ish si disheza e Dajtit. A mendoni se behet Tynel nga Kampi lart i Dajtit e te dilet me Tynel ne Kodrat e Prezes...
    Pra Majko kujton se fundi i Adriatikut ne zonen Vlore -Brindizi eshte i sheshte si siperfaqja detit qe ai kaqol ka fat ta shikoje nga vilat e bllokut ne Durres.

    Ky propozim i ngjan propozimeve te Hashimit te Kosoves.

    I ngjan sepse te dy jane injoranta e te dy jane nen trysni.

    Majko nen trysnine e Atdhetareve qe me te drejte e akuzojn si shites te Sovranitetit tek Greqia e ai triblon me hedh hi syve si gjoja filo italan.
    Hashimi shpik "puthatoriume " me Serbine sepse i trembet Hages per krimet qe ka bere e mendon se Puthizmi me Serbine e lehteson nga Akuzat e Hages.

    Majko me kte propozim ka kryer nje mashtrim politik per te krijuar ALIBI per tradhetine e Bishtit te Palles.

    Mbas Majkos fshihet Shtabi Mafioz qe Lujn cingel me Popullin e Berishen.



    Cung !

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Po edhe ju o njerez sa i besoni rrenave.si ai budallai qe hudh 1 gur ne uje dhe 100 te menēem zhyten qe ta gjejne.edhe ne librat me optimiste te fanta shkences nuk gjehet nje ide e tille.shqiperia me tunel poshte detit.hajde bote hajde.u deshen 3 vjet pune per te bere 150 metra ure ne portin e durrsit.dhe jo ure siper ujit por siper rruges.ti rregullojne rruget qe jane per faqe te zeze.te zen frika te ikesh me makine se len amortizatoret rrugve.njerezit skan buke kurse ata flasin si te bejne teleferik per te shku ke mali dajtit.Politikanet shqiptare skan turp kur flasin per gjera te tilla.politikan eshte fjale e madhe.mendoni sa bukuri do jet:nisesh nga Italia me makine,kalon poshte detit(ta bejne trasparent kshu qe te shohim bukurine e detit) arrin ne durres,10 minuta ne tiron dhe mbahuni fort,5 minuta per me hyp ke mali dajtit.shqiptari shkret.kto njerez na kan ron per pjes..
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  2. Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •