Ideja e Majkos: Tunel lidhes Shqiperi-Itali
Ministri i Mbrojtjes diskuton ne Rome me homologun italian Martino, idene e ndertimit te nje tuneli nen detin Adriatik. Forcat e xhenjos do nisin brenda nje muaji hekurudhen Shqiperi-Maqedoni
Elton METAJ
"Shqiperia dhe Italia do te lidhen me nje tunel". Pandeli Majko nuk ka nguruar qe gjate nje takimi me homologun e tij italian Antonio Martino te hedhe dje idene e rralle: "Te ndertohet nje tunel nen detin Adriatik, qe do te lidhte Shqiperine me Italine". Propozimi duket te kete habitur, si ministrin italian te Mbrojtjes, ashtu edhe vete stafin e ministrit Majko, i cili eshte detyruar te hartoje dy njoftime per shtyp. Ministri Martino mesohet ta kete konsideruar kete ide te Majkos si interesante, por tha se per kete projekt te kushtueshem fillimisht nevojitet nje studim i thelle dhe me pas garantimi i burimeve financiare. Forcat e Armatosura te te dy vendeve jane angazhuar te fillojne studimin e ketij projekti nen detin Adriatik, ne kuader te plotesimit te Korridorit te Tete. Gjithashtu, dy ministrat e Mbrojtjes ishin te nje mendjeje se bashkepunimi mes forcave te armatosura te te dy vendeve duhet te perfshije edhe idene e realizimit te hekurudhes, qe lidh Shqiperine me Maqedonine, ne kuader te Korridorit 8. Brenda nje muaji ne Shqiperi do te mberrijne trupat xheniere italiane dhe maqedone per te bere te mundur realizimin ne praktike te ketij projekti. Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko kerkoi nga homologu italian, qe bashkepunimi ne fushen ushtarake mes Romes dhe Tiranes, te njohe stade te reja bashkepunimi, duke kaluar nga faza e emergjences ne plane zhvillimi afatmesem dhe afatgjate. Keto plane, sipas Majkos, duhet te perqendrohen sidomos ne infrastrukturen ushtarake dhe zbatimin e projekteve te vecanta, si ato per Brigaden e Reagimit te Shpejte dhe aeroportin e Pish-Poros.
Ne mbyllje te takimit, ministri Martino theksoi se Flota Ushtarake Detare Italiane ne asnje rast nuk do te hape zjarr kunder klandestineve, sepse nje gje e tille pengohet si nga ligjet e detit dhe nga ligjet qe rregullojne veprimtarine e kesaj flote.
Nuk e di ēfare mendoni ju po mua me duket mendjelehtesi dhe mungese totale eksperience qe nje minister shteti te propozoje nje p^rojekt qe kushton miliarda dollare (disa here buxhetin e shtetit qe ai perfaqeson) pa kryer ne fillim nje studim paraprak!!
Pandushi ose ka rrjedhur ose i duket e gjithe dynjaja si e rrjedhur!
Ruaj Lidhjet