Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Skėnderbeu, figura kryesore tek pasaporta

    Skėnderbeu figura kryesore tek pasaporta
    ERGYS GJENēAJ
    04/12/2008 Qeveria miraton vendimi pėr dizenjot e letėrnjoftimeve dhe pasaportave elektronike


    Dokumentet plotėsojnė standardet dhe janė tė ngjashme me ato evropiane

    Dokumentet e identitetit do tė kenė nė figurėn e heroit kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeu. Nė vendimin e miratuar nė mbledhjen e Qeverisė janė pėrcaktuar tė gjithė elementėt pėrbėrės tė dizenjos pėrfundimtare tė dokumenteve tė identitetit: letėrnjoftimit elektronik dhe pasaportės elektronike. Sipas vendimit tė Qeverisė, ana e pėrparme e letėrnjoftimit elektronik ka tė njėjtin kompozim me faqen e tė dhėnave tė pasaportės elektronike, pėr tė pėrforcuar idenė e nj familje dokumentesh identiteti. Nė pjesėn e sipėrme ėshtė vendosur teksti “Letėrnjoftim”, “ID”, “Republika e Shqipėrisė” dhe “Republic of Albania”, nė ngjyrė tė kuqe dhe nė jeshile. Ndėrkohė qė nė mes tė kėtyre teksteve ėshtė vendosur imazhi i flamurit kombėtar, si dhe ėshtė stiluar njė imazh nė formė bedenash e realizuar me njė teknikė tė posaēme printimi. Letėrnjoftimi elektronik pėrmban specifika, tė cilat kanė pėr qėllim tė bėjnė kėtė dokument sa mė tė sigurt dhe autentik. Kėshtu, kinegrama ėshtė njė element i rėndėsishėm sigurie i letėrnjoftimit elektronik dhe i faqes sė tė dhėnave. Kinegrama ėshtė nė formė rrethi me diametėr 20mm dhe ėshtė e tejdukshme. Nė sfond janė konturet identikisht tė sakta tė maleve Korab, Dajt dhe Tomor, ndėrsa nė qendėr e postuar lart majtas, ėshtė shqiponja e stilizuar. Ideuesit kanė menduar qė nė varėsi tė ndryshimit tė kėndit tė shikimit, shqiponja lėviz nė drejtim nga e majta nė tė djathtė, nga lindja nė perėndim, pėr tė dhėnė pėrshtypjen e lėvizjes dhe tė Shqipėrisė drejt vendeve tė Bashkimit Evropian, ku dėshirohet tė bėhemi pjesė. Nė anėn e pasme tė letėrnjoftimit elektronik do tė jetė imazhi i shqiponjės dhe nė pjesėn e poshtme ėshtė njė shirit i hollė i realizuar me mikrotekst. Pasaportat biometrike do tė ketė 50 faqe. Ajo do tė kenė njė kapak ngjyrė bordo tė kuqėrremtė, me qėllim unifikimin sipas standardeve tė komunitetit evropian. Ndėrkohė ngjyra ishte parashikuar tė ishte blu. Sipas relacionit shoqėrues tė vendimit, kapaku do tė jetė nė pėrputhje tė plotė me udhėzimet e BE-sė pėr pasaportat elektronike. Nė pjesėn e brendshme tė kapakut, nė faqen e parė, ėshtė harta e Shqipėrisė dhe nė faqen e fundit ėshtė ajo e Evropės. Po ashtu nė faqen e parė tė brendshme ėshtė shkruar “Republika e Shqipėrisė”, njė mikrotekst i pėrsėritur. Faqja ka 2 elementė sigurie, mikrotekstin “Republika e Shqipėrisė” dhe printimin specifik pėr shqiponjėn dhe tekstin “Albania”. Nė faqen ku do tė vendosen vizat, ato tė brendshme, ėshtė vendosur shqiponja e stilizuar, por kėtė herė “mė e mbushur” me qėllimin pėr tė krijuar hapėsirėn e nevojshme pėr imazhin e Skėnderbeut. Nė pasaportėn biometrike janė pėrdorur elementė tė sigurisė. Nė relacionin shoqėrues thuhet se dizenjoja pėr tė dy dokumentet identifikuese plotėson standardet ICAO dhe ISO dhe janė tė ngjashme me dokumentet e tjera evropiane. Por, mbi tė gjitha dokumentet kanė qartėsisht nė dizenjo shqiptare dhe ruan identitetin kombėtar.

    Nė mbledhjen e djeshme tė Qeverisė ėshtė miratuar nė parim edhe protokolli shtesė i marrėveshjes, ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeverisė sė Republikės sė Austrisė, pėr realizimin e njė sistemi kompjuterik pėr regjistrin kombėtar tė gjendjes civile nė Shqipėri.

    Berisha: Skėnderbeu frymėzues

    Kryeministri Sali Berisha ka evidentuar si tepėr tė rėndėsishėm vendimin “Pėr miratimin e dizenjos pėrfundimtare tė dokumenteve tė identitetit: letėrnjoftimit elektronik dhe pasaportės elektronike”. Si tha se dizenjo do tė ketė figurėn e heroit tonė kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeu. “Skėnderbeu ėshtė ai qė i ka frymėzuar dhe frymėzon mė shumė se kushdo tjetėr shqiptarėt drejt Evropės. Nuk mund tė ketė personalitet tjetėr qė tė ketė mbajtur shpirtin e njė kombi, siē ka mbajtur ai gjallė shpirtin e kombit shqiptar”, tha Berisha.

    Siguria tek letėrnjoftimet

    Tek letėrnjoftimet e reja elektronike do tė ketė elementė tė veēantė sigurie. Nė faqen e tė dhėnave do tė pėrdoren disa elementė sigurie dhe teknika shtypi. Kėshtu, do tė ketė shtyp me teknikėn OVI, e pėrdorur pėr imazhin e bedenave mbi shqiponjė. Do tė ketė mikrotekst, vija tė strukturuara, tė pėrdorura pėr tė mbushur trupin e shqiponjės. Po ashtu ky dokument do tė ketė edhe vija komplekse tė quajtura grilosh, tė pėrdorura nė letrat e pėrsėritura nė tė pjesėn e djathtė tė shqiponjės. Letėrnjoftimi elektronik do tė ketė si element sigurie tė veēantė kinegramėn.

    Siguria tek pasaportat

    Nė faqen e tė dhėnave tė pasaportave elektronike do tė pėrdoren disa elementė sigurie dhe teknika shtypi. Pasaportat do tė kenė shtyp me teknikėn OVI e pėrdorur pėr imazhin e bedenave mbi shqiponjė. Elementi tė tjerė janė mikroteksti, vija tė strukturuara tė pėrdorura pėr tė mbushur trupin e shqiponjės dhe nė imazhin e hartės sė Shqipėrisė dhe tė Evropės, vija komplekse tė quajtura guliosh tė pėrdorura nė flatrat e pėrsėritura tė shqiponjės dhe kinegrama. Gjithashtu, do tė ketė reliev tė prekshėm nė tė dy anėt e faqes sė tė dhėnave.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #2
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    mire qe skerkoi te vinin fytyren e tij kinge ne pashaportat e reja ne vend te ...,...... shqiponjes prsh,sepse hunden ma ka si hunden e skifterit,kusheririt te shqiponjes tone
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Se mos po dalin minoritet kunder kesaj te fundit,
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-11-2008
    Vendndodhja
    €
    Postime
    597
    Palidhje, pse ? sepse askush se din realisht facėn e Skėnder Beut, pra do te kem nje "ikonė" te nje personi qe del nga imagjinata e artistėve tan. Diqka e ngjashme me ikonat e Jezus Krishtit.

    Ne vend qe te vendosin emblemen kombtare, ne vendosim filma t'vizatuar. Po njerez te paditur kishte lind kjo tok bre BRE ?!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Skam gje kunder Skenderbeut, po mendoj ma mire Shqiponjen me vendos qe eshte simboli i Flamurit

  6. #6
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Normal qe do kete edhe minoritete qe do jene kunder kesaj.Ne fund te fundit Gjergji per shqiptaret eshte,dhe per askend tjeter.

    p.s Shqiponja e Gjergjit eshte ne fund te fundit.Ne kemi marre simbolin e shenjte te tij.Shqiponjen pellazgjike.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 05-12-2008 mė 06:53

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga Arpos Lexo Postimin
    Palidhje, pse ? sepse askush se din realisht facėn e Skėnder Beut, pra do te kem nje "ikonė" te nje personi qe del nga imagjinata e artistėve tan. Diqka e ngjashme me ikonat e Jezus Krishtit.

    Ne vend qe te vendosin emblemen kombtare, ne vendosim filma t'vizatuar. Po njerez te paditur kishte lind kjo tok bre BRE ?!
    Nuk ka rendesi se faqja e Gjergj Kastriotit, e kishte vetullen e ngritur o te drejte..., por ka rendesi ajo qe prezanton figura e tij.
    Pra nese ti thua; te veme emblemen kombetare, me kete une mendoj se do te thuash, flamurin, atehere duhet edhe te mbash parasysh qe ishte pikerisht Gjergji ai qe e mbrojti ate flamur, qe e percolli dashurine per ate flamur, qe qindra vjet u mbajt i si simbol i shqiptareve nga ata shqiptare qe u detyruan te braktisin atdheun prej turkut..., pra duke paraqitur figuren e Gjergjit, ne kemi parasysh flamurin, pasi njera me tjeteren jane te lidhura ngusht.
    Megjithe se ketu eshte duke u diskutuar per leternjoftimet dhe pashaportat shqiptare, jo te Republikes se Kosoves, por edhe te atyre qe jetojne akoma ne Maqedoni o Mal te Zi. Parlamanti Shqiptar vendos per shqiptaret!

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-11-2008
    Vendndodhja
    €
    Postime
    597
    Me emblėmen Kombtare kisha fjalėn pėr Flamurin, jo per faqėt e tia.

    Eshte njesoj sikurse Amerikanet te vendosnin figuren e G. Washingtonit ne pashaportat e tyre, apo francezet me Charlemange,... jasht logjikes. Do ti qesin ze vetes per kete ikon imagjinare.

  9. #9
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    Citim Postuar mė parė nga Arpos Lexo Postimin
    Me emblėmen Kombtare kisha fjalėn pėr Flamurin, jo per faqėt e tia.

    Eshte njesoj sikurse Amerikanet te vendosnin figuren e G. Washingtonit ne pashaportat e tyre, apo francezet me Charlemange,... jasht logjikes. Do ti qesin ze vetes per kete ikon imagjinare.
    Ste pelqen Gjergji ty mo?

    na pelqen neve qe e shikojme si figuren me te shquar kombetare nder shekuj,si heroin tone kombetar dhe jo si ca e ca qe e shikojne si grek,serb,mysliman,kaurr apo ku di une.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-12-2008 mė 16:49
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga bledikorcari Lexo Postimin
    Ste pelqen Gjergji ty mo?
    Na plasi to.pi i majte (se i djathti na duhet per te bere shurr.en) po ste pelqeu,

    na pelqen neve qe e shikojme si figuren me te shquar kombetare nder shekuj,si heroin tone kombetar dhe jo si ca e ca qe e shikojne si grek,serb,mysliman,kaurr apo ku di une.
    Eshte njesoj sikur te pyesesh izraelitet ne e nderojne figuren e Jisu Krishtit dhe te apostujve te tij, ngjashmeria qendron tek perkatesia si komb...
    Mund te mirret me mend se ē'fare do te thonin, po keshtu mund te pergjigjen per Gjergj Kastriotin edhe disa nga ata qe vetem perkatesi kombetare kane me ne, por qe ne ndjenja nuk jane te barabarte.
    Pasi po te hedhesh poshte Skenderbeun, automatikisht ke bere te njeten gje edhe me emblemen e shqiponjes ose me flamurin, pra eshte e njejta gje!
    Por qe te njejtet element nuk kane se si te shprehen kunder shqiponjes dhe flamurit, keshtu qe " me elegance dhe dipllomaci", kerkojne te minimizojne Gjergj Kastriotin sikur ky nuk eshte po ai qe edhe beri te ruaj ndjenjen kombetare dhe dashurine per flamurin dhe ē'do gjeje qe eshte shqiptare...!
    Per mendimin tim, po te ulesh njerin ke ulur tjetrin, njeri personifikon tjetrin.
    Kush eshte ai shqiptar qe kur ka flamurin perpara, nuk i vete mendja pa dashur tek Gjergj Kastrioti, nje ndjenje mirenjohje na ndez kur i imagjonojme te dy bashke! Pa flamur do te kishte edhe gjergj te tjere, por pa Gjergjin, nuk ka flamur dhe shqiponje! Kush eshte shqiptar keto as qe i diskuton!
    Po te mos kishte qene Gjergji, ndoshta ne vendin e shqipes, do t'ishte henza...

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Feja e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 10-07-2023, 16:32
  2. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  3. Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  4. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  5. Skenderbeu ne mbreterine e Napolit dhe ne Rome
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2002, 03:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •