perSHENDETje
Me ardhjen e "demokracise" te gjithe Shqiptaret "moren vrull te madh", me shpresen se: do na ndiihmoje SHBAja-Greku-Itljani-Gjermani etj., do hym ne NATO, do hym ne BE etj. Dhe pas reklamimit masiv te hyrjes ne BE, nga qeverija, sot nuk ka Shqiptar qe te mos perkrahi hyrjen e Shqiperise ne BE. Gjithashtu shume jane ata qe perkrahin Globalizimin poltiko-ekonomik te planetit me shpresen se do rregullohet gjendja e Shqiptarve.
Por pa aritur akoma keto (hyrja ne BE dhe Globalizimi) filluan te duken problemet ne shoqerine e vogel shqiptare. Brenda 10 vjeteve shoqeria shqiptare ndryshoje aq shume sa e kemi te veshtire t'a kuptojme. Pervec ndryshimeve te sistemit politiko-shoqeror te shumta jane dhe ndryshimet ne "DNA e kombit tone".
Pa pritmas, Shqiperia paska mbi 300 mije minoritetas greke (shumica e ktyre ndodhen perkohesisht ne Greqi).Nje femi qe lind jashtetit nga familje shqiptare, "nuk quhet Shqiptar" dhe keshtu prinderit i mesojne vetem gjuhen e ati vendit e jo gjuhen Shqipe. Saper femijet e vegjel qe merguan me prinderit e tyre ne shumicen e rasteve prinderit e lejne te harojne gjuhen meme. Emrat shqiptar u ndruan u bene italjan, greke,anglez etj. dmth. ne Shqiperi eshte turp t'i vesh emrin femijes "Lulkuqe" "Manushaqe" etj. (ata prinderit tane qe kishin keto emrat "e hanin turpin me buke" sipas ketyre) mire eshte te vesh emer "Klaudja", "Flavio", "Silvester" e ku t'a di une. Gjithashtu ndryshime te medha ka pesuar gjuha jone, shume fjale shqipe jane zevendesuar nga ato greke, italjane ose angleze. Saper fjalet qe i mungojne Shqipes, nuk e marim fare mundimin ti krijojme por i vjedhim te gateshme nga gjuhet e huaja.
Keto ndryshime vejne ne dukje se sa "ndergjegje te forte kombetare" kemi ne Shqiptaret. Por a nuk mendoni se brenda ne nje Bashkim Europian, ku elementi anglez dhe francez po ndryshojne jo vetem kulturen europiane por kulturen e gjthe botes, nuk eshte teper e veshtire te vdes kombi i pafuqishem shqiptar. Nuk mendoni se hapja e madhe me Europen do i beje Shqiptaret -qe perhere mundohen te gjejne nje lidhje gjaku me Itljanin, Gjermanin etj. per shkak te manise qe kemi per gjene e huaje- qe brenda pak vitesh te ndjehen dicka tjeter (Europjan etj.) e jo Shqiptar dhe a nuk besoni se do pesoje ndryshime vet kombesia jone.
Ju anetaret e forumit c'mendim keni? Besoni se Shqiperia, ku nxenesit mesojne ne shkolla me shume historine e te tjerve se sa ate te veten, eshte e gatshme te perballoje hyrjen ne BE dhe Globalizimin? Besoni se kombi shqiptar do i mbijetoje globalizimit?falemiNDERit
Krijoni Kontakt