Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Thnx Ylli

    Thnx amico per kete surprize te bukur me te cilen hapa diten sot
    Pershendetje nga Pente






    Nje dite te nxehte qershori, ishte viti 2003 pas
    Krishtit, ne periferine e qytetit te Udines qe
    shtrihet ndermjet Venezias - Triestes- dhe
    Villah(Austrise), pershkroi me shpejtesine e drites
    nje mesazh qe erdhi nga sistemi planetar i internetit.
    Ishte nje mesazh qe po ta lexoje diten e kishin
    "farketuar" engjejt, po ta lexoje naten ishte veper e
    vete Djallit.
    Nuk ka mundesi .., belbezova. nuk mund te ndodhi diēka
    e tille.
    ..............................
    Mesazhi thoshte:
    i nderuar z.Jasa
    po ju shkruajme nga Fondacioni Pistoletto di Biella
    lidhur me projektin tone per Biennalen e Venecias (
    ekspozite e perdyvjeteshme).
    Michelangelo Pistoletto, artist me fame
    internacionale, do te prezantoje ne te 50-ten
    Ekspozite Internacionale te Artit te Biennale te
    Venecias, projektin e tije te fundit " Love
    Difference", Levizje Artistike per nje politike
    Intermesdhetare.
    Ne brendesi te " Utopia Station" nen kujdesin e Molly
    Nesbit, Rikrit Tiravanija e Hans Ulrich Obrist,
    projekti Love Difference, perpiqet te krijoje nje
    hapesire takimesh, nje salle mbledhjesh te hapur ne
    "perplasjen.." me personalitete dhe perfaqesues te
    vendeve te mesdheut perfaqesuar ne kete ekspozite.
    Projekti i prezantuar nga Michelangelo Pistoletto,
    kerkon te prezantoje nepermjet nje tryeze ne formen e
    e detit te Mesdheut, rrethuar nga karrike te vendeve
    te mesdheut, nje hapesire takimesh te kulturave te
    ndryshme.
    Gjate ekspozimit te 50-te te Artit Internacional, nga
    15 qershori deri me 2 nendor te 2003, projekti i
    Michelangelos do te veproje duke funksionuar si nje
    zyre per zhvillimin e raporteve ndermjet Love
    Difference dhe fondacioneve te tjera, insitucioneve
    dhe subjekteve qe veprojne ne zonen e Mesdheut.
    Nepermjet ketij mesazhi kerkojme te verifikojme
    angazhimin Tuaj te merrni pjese materialisht ne
    projektin Love Difference, duke na ndihmuar te
    prezantojme nje karrike tradicionale shqipetare, per
    ta perdurur rreth tryezes se Mesdheut te Michelangelo
    Pistoletto.
    Koha ne dispozicion eshte teper e ngushte,kini afat
    vetem tre dite dhe do te ishte nje mekat neqoftese nuk
    do te arrinit te prezantoni kulturen shqipetare ne nje
    rast te tille.
    Duke ju falenderuar paraprakishte per disponibilitetin
    Tuaj,
    pershendetje te sinqerta
    Filippo Fabbrica e Raffaele Cumani - Venecia- 6
    qershor -2003 ora 11,21
    ... besoj se mesazhi eshte teper i qarte
    - jo, po.. s'ka kohe s'ka para, ..
    - Nuk ka rendesi, ka shpirt. ka Shqiperi. ka . Lidhje
    .
    - Lidhje.?
    - Po po, Lidhje! Kujdes, gjithshka ka Lidhje me
    Gjithshka. E kaluara e tashmja dhe e ardhmja
    ekzistojne ne te njejtin rrafsh ne nje prezence te
    Perjeteshme. Ne jetojme ne nje Prezence te
    Perjeteshme, shpjegimet tona per fenomenet .. mvaren
    nga arsyetimet tona, pra duam te masim dhe te
    pershkojme infinitin me kufizimet simbolike, meter,
    sekonda etj.
    - Nuk po kuptoj me.
    - Nisu, ecč.! Vrapo ne rrugen qe te eshte hapur o
    udhetar, rruga do te mesoje drejtimin, hapi do te
    tregoje kohen, shpirti do te udheheqe drejte Shpirtit.
    ēo poltronen e Skenderbeut ne Venecia, poltronen e
    Mbretit Shqipetar qe shpetoi boten e Krishtere per 25
    vjet dhe qe u flijua vete per 500 vjet. Dergoje fronin
    mbreteror shqipetar ne Republiken e Venetikut, bota le
    te zgjohet dhe te mesoje te Verteten.
    - Cilen te vertete..?
    - Qe shqipetaret dhe venecianet apo venedikasit keni
    qene te lidhur prej mijra vitesh. Shume dokumenta
    "flene" akoma neper arkivat.
    - Cilet arkiva..?
    - Zed, foli. Tani fillo punen, vrapo .
    Ishte kjo biseda qe pata me guiden time Zed.
    Mora ne telefon miken time Mardena Kelmendi. Hej Mad,
    i thashe, keshtu punet. por Zedi po me ndihmon dhe me
    tregoi dhe projektin e poltrones, eshte ne formen e
    nje froni mbreteror, si mendon?!
    Ylli, jam ne tren tani dhe per pak ore mberrije me
    Vitoren ne Zvicer, na presin ne Lugano per takimin me
    rastin e Pervjetorit te Lidhjes se Prizrenit, do
    bisedoj me Aliun, Nazmiun dhe te tjere, flit me
    Kolin.Ciao.
    Linja u ndrepre, Madi ishte larg por kjo s'kish
    rendesi, ne jemi shume te lidhur saqe i them je nje
    nga motrat e mija, mbase e vetmja.. Mare ne telefon
    Kolin ( Sokol Galanxhi) keshtu punet i them, eja me
    thote s'kemi kohe. Nisem, me pak para ne xhep dhe pak
    litra karburant ne veturen time te vjeter Passat. Ka
    kohe qe smbaj dot ore dore, ndjej forte pulsin tim dhe
    nuk i duroj dot rripat, megjithese syte me jane mesuar
    me akrepa shoh vazhdimisht shigjeten e karburantit te
    benzines, sikur te me pyesin sa eshte ora mund t'ju
    them 11 litra benzine afro 90 kilometra ne rruge te
    drejte jashte qytetit.pa semafore.
    Ne nje cep te Roncadelles ( qyteze prane Oderzos dhe
    Trevizos) me priste Koli. U futem ne shtepi, nje vile
    e madhe trekateshe e Kontit Morņ te Venecias me
    origjine 1200-ta. Ketu banon dhe Madi. Ketu kane
    kaluar dhe jane ndimuar me qindra shqipetare nga te
    gjithe trevat. me dhjetra e dhjetra familje. Madi
    zemerluani eshte nje lloj nčne si ato poetet pa emer,
    po me shume poezi per jeten.
    Me Kolin u konsultuam dhe shkuam tek nje miku yne
    italian, Pierluigi.. Mua mos ma nxirrni emrin ,tha i
    shkreti, jam ne prag te falimentimit po humbas vilen,
    fabriken me duket dhe familjen. Me beso yll, me
    rrefehet, kam punuar 50 vjet per ēfare..? dhe shan ne
    italisht me ate dialektin e tij veneto.
    Ne fabriken e Pierluigit, fillojme pune diten e shtune
    date 7 qeshor ora 9°. Fllojme e zgjedhim materialin,
    derrasa, pllaka kompensate, etj. marrim nje poltrone
    te mikut tone dhe e perdorim si nje gjysem model per
    kembet, ndenjesen dhe mbeshteteset e duarve. I them
    Kolit te ulet ne poltronen e Pierit, i vendos prane
    derrasen dhe hedh skicen e pare . mbi koken e Kolit
    del madheshtore nje Shqiponje.. me dy koka. jo
    simetrike. Bejme fotografite e para dixhitale, ne
    brendesi te shqiponjes bejme nje zemer te madhe. Oh,
    sa bukur thote Koli. E pelqen dhe tere familja e mikut
    tone italian, megjithe hallet qe kane.
    Zemren e kisha menduar ta realizoja ne kristal
    artificjal transparent me damare ne te kuq. por
    s'kisha kohe per shume eksperimente. Po sikur te veme
    nje kryq, me thote Koli. Shume bukur, i them , e kisha
    kete ide por me besdiste ndonje paragjykim paksa
    fetar.
    Pse ? pyet Koli. Ok,ok, i them ka lidhje me
    Skenderbeun, aleatin e Venetikut, kryqi shkon, ok!
    Ora 22.e shtune,poltrona u ngrit, djerse dhe lote te
    mshehur gezimi, emocion misterioz qenka jeta.
    Futemi ne vilen e Pierit te pime nje gote. Flasim te
    tree biseda pa lidhje. Pieri eshte i dobet energjik
    dhe shume ironik, tallet me fatin e tij. ne me
    t'tonin. I thame disa shishe me vere te mire, shkojme
    te fleme ne vilen e kontit Morņ, prane fantazmave,
    qelive te burgut dhe pusit brenda bodrumeve te viles
    ku konti mbyste debitoret e tije , nen vigjilencen e
    rrepte te qenit besnik Atos, qe keto dite nderoi jete.
    E djele, ora 6 e mengjesit. Nisem me Pierluigin per ne
    Rimini. Dite pushimi por dhe dite per takime pune,
    takojme persona te interesuar per projektin tone
    lidhur me skulpturat dhe aredimin me kristal
    artificiale. Kuriozitet , por s'ka fonde nga ky takim.
    Pieri ka sy te trishtuar. Per shqipetarin varferia
    eshte varferi, per italianin varferia do te thote
    vdekje poshte ures. pa familje. Kthehemi pasdite vone
    te lodhur dhe mu kujtua nje shprehje e vjeter e imja:
    e djela ketu mban era pordhe.
    E hene . mengjes, ne vilen e kontit Morņ zgjimi behet
    ne disa faza. Ne sallonin ku fle mbi nje krevat
    portativ shoh fytyren e Marios qe rreshket si fantazme
    mbi mermer. Syzet e tija te trasha veshur me avull me
    zmadhojne si lente pasqyrat e vjetra te salles ku ai
    kalon, hap nje dere te vogel ne fund dhe del te ujise
    ne baēen prapa. Shoh bishtin e Atosit si atene qe i
    shkon prapa, emigranti Staver qe fle me duart e
    kryqezuara mbi bark me goje te hapur dhe me nje
    gerrhime te lehte stabile, fle i qete dhe pak i
    merzitur ai. Babai i Kolit qe te gjithe i therrasim
    Gjyshi, me sheh ne sy dhe me pyet: ta zgjoj Kolin?, pa
    i thene po ka vajtur tree here dhe i troket forte me
    ton zyrtar: ēohu te thashe se po te presin.
    Koli, eshte nje djale simpatik nga Berati, rreth 38
    vjeē. Kaēurrel me nje bishtez te vokel prapa si pirat,
    sy ēapken dhe 120 kg peshe neto, e di pse me ke marre
    mua , me thote, se une i ngjaj Skenderbeut, qeshim.
    Nuk dua te hyje ne privatin e jetes se tij por dua te
    tregoj se ai ka kryer nje aksident te rende me kamion
    ne autostrade ne nendor te 2002. Ishim prane tije ato
    ēaste ne spiatlin e Padoves. dhe Zoti beri nje
    mrekulli qe ai shpetoi. Pasojat jane hekura ne kembe,
    gjuri i demtuar, por Koli eshte nje Turbodiezel
    Ai e ka te veshtire te "levize". por, kur fillon merr
    mire. Ishte e hene dhe punuam tere diten deri vone ne
    darke kur erdhi Madi nga Zvicra.
    U mblodhem te gjithe se bashku ne veranden e saj dhe
    pime vere me akull, fjalet gurgullonin nga njeri
    shpirt tek tjetri, Venecia, Zvicra, Lugano, Zyrich.
    shqipetaret. ZED !
    Zed eshte emri i nje guide shpirterore qe ka ardhur
    apo qe po kalon ketej.. Mesazhi i tije eshte qe
    inteligjenca e shpirtit duhet te udheheqe popujt te
    duhen te komunikojne . te argetohen, te ndertojne.
    Te kerkosh nje jete te stimuluar te punosh duke u
    argetuar keto jane moto e grupit tone artistik Zed.
    Me pak fjale.., na kerkuan nje karrike shqipetare,
    menduam nje poltrone dhe beme nje Fron Mbreteror !
    Te marten date 10 qershor, me ora 15, e 30 minuta u
    nisem me furgonin e vjeter Citroen te Pierluigit me
    gjysem depozite me nafte une Madi dhe Koli. Fronin
    mbreteror te quajtor ne italisht Poltrona Princi i
    Arberit e shtrime dhe e lidhem ne furgon, reshirat dhe
    ngjyrat akoma nuk ishin thare mire, futem dhe nje
    karro te vogel dore me dy rrota, u nisem.
    Per gjysem ore pa pushim kenduam me ze te ējerre kenge
    nga me te ndryshmet, ishte thjeshte nje shperthim
    entuziazmi, nga pjesa qe kish ngelur, mbase.
    Me pas zerat pushuan dhe zhurma monotone e motorrit
    diezel na shoqeroi deri ne fillimin e rruges Mestre -
    Venecia ku u gjendem nga te dy anet te rrethuar me
    dete.
    Madheshtia e kesaj pamje ta heq ēdo negativitet apo
    lodhje. Profili disi i larget dhe i hum,bur nga avujt
    e kanaleve detare i qytetit te Venecias e ben dhe me
    magjepes kete udhetim.
    Citroeni ben dy xhiro rreth piazzale Roma dhe
    parkojme ne nje vend te ndaluar, gjobe e sigurte..
    Froni u zbrit nga furgoni u mbeshtet ne karrocen e
    ngushte dhe te larte, u lidh me kujdes pas saj dhe
    grupi yne mori drejtim drejt korsise N°. 1 dhe 41 te
    anijeve te vogla te sherbimit urban te Venecias qe
    quhen vaporetto. Nje grup shqipetaresh na njohu dhe na
    shoqeruan deri tek moli, ishte nje udhetim jo me shume
    se 5 minuta ne kembe.. Ishte diēka prekese, nga Kosova
    dhe Shqiperia ky grup ashtu si kot. u mblodh rreth
    nesh dhe me nje fare ngurimi te pershpejtuar filluan
    te na pyesnin dhe te kujdeseshin per kete udhetim, .
    moren ne dore karrocen, disa dolen perpara per ti
    hapur rrugen mes vizitoreve te shumte turisteve nga e
    gjithe bota, disa te tjere reth 10 - 15 qendruan prapa
    prane nesh. Na ofruan kafe dhe ēka te deshironim, por
    ne ishim tashme te dehur dhe te papire. Nje grup i
    vogel shqipetaresh po shoqeronte per ne zemren e
    Venezias Fronin Mbreteror te Skenderbeut, o Zot !
    Vaporetto u ankorua ne stacioin tone, i motrem leje
    komandatit dhe na buzeqeshi miqesisht sikur te pohonte
    qe s'kishim nevoje ti luteshim shume, diēka qe dihej..
    qe duhej.
    Duhej te zbrisnim per ne Biennale, dy stacione pertej
    te famshmes piazza San Marco. Madi shkrihej nga
    kenaqesia e ketij udhetimi dhe me keq se turistet
    japoneze bente ēdo sekonde fotografi dhe u buseqeshte
    udhetarevet sikur t'u thoshte e shihni ja Froni Yne
    Mbreteror, imagjinoni tani Mbretin.
    Ne ate skaj te Venecias per nje ēast bota mu rrotullua
    ne nje tjeter dimension. pashe fytyrat e prekura te
    shqipetarevet qe i takuam dhe na percollen me emocion,
    turistet qe na fotografonin nga ēdo ane rreth nesh,
    komandantin e vaporettos qe na pershendeti. thuajse
    ushtarakisht, piaza S. Marco dhe prane saj ne te
    djathte poshte harqeve veneciane rrugica e famshme e
    shqipetarevet me mbishkrimin: calle degli albanesi.
    mbase ne kulturen tone tipike shqipetare bota na
    koncepton me mire me nje fron mbreteror se sa me nje
    poltrone presidenciale me kater rrota.?!
    Sirena e fuqishme e nje vapori gjigand me solli ne
    vete. Nje moster i bardhe anglez teper luksoz ku vetem
    12 ashensore kristali pershkonin katet e pafund te
    tije te japin goditjen dhe me pas idene se ēdo te
    thote turizem lluksoz.. neper oqeane.
    Zbritem ne stacionin e Biennales, po prisnim te na
    merrnin. Telefoni u drodh ne xhep, ciao sono Filippo
    Fabbrica ... keni ngaterruar stacion duhet te zbrisnit
    ne Arsenale, pra nje stacion me pare.
    Nuk kishim kohe materiale., Koli filloi te terhiqte
    karrocen kishim perpara tree ura te medha me qindra
    shkalle dhe nje diell pervelues krejt te pameshirshem
    per ne. Prane shkalleve karrocen e terhiqja une, Koli
    e shtynte nga poshte, hekurat ne kembe i jipnin nje
    dhimbje therese, fytyrat tona u djersiten dhe u
    deshperuan nga kjo situate teper e sforcuar pa pike
    shije nga ana artistike apo aventureske. Fillova ti
    shaj italianet dhe nervat po me linin. Ky fron
    mbreteror po e tepronte ca. Ca si shume, bile. U
    kerkua dhe s'po e gjeja pse pikerisht mua, ne nje kohe
    qe te tjeret e kishin refuzuar si te pamundur, u be me
    ndihmen dhe ne masen e Kolit, kaloi nga njera vile ne
    tjetren, po udhetonte me traget neper Venecia dhe tani
    nuk mjaftonin te tera keto por duhet ta mbanin dhe mbi
    shpatulla si Krishti kryqin ne rrugen e mundimeve. dhe
    te gjitha keto PSE?
    - sepse. koha ju rezervon te papritura , me tha Zed,
    keshtu do ta mbroni me shume do ta duani me shume dhe
    do ta ruani.te shkoje ne vendin e saje..
    po mos te ishin shenja te tjera me siguri qe keto
    lloje mesazhesh mund t'i gjykoja si pjelle e
    subkoshences apo e lodhjes per frymezim. por Zedi
    eshte nje guide e vjeter dhe e menēur eshte nje shenje
    ne horizontin mes tokes dhe qiellit.
    Madi mu afrua dhe me dha kurajo, daj Yll mos u dorezo
    shihe Kolin se ēfare perpjekje po ben, e pabesueshme,
    pastaj tha me shaka, turistet nuk fotografojne shume
    per fronin se sa per shprehjen e fytyres suaj
    aristokrate qe po mbani kete peshe sikur ju kane
    abandonuar hamejte, ha ha ha..
    Mu duk sikur piva nje pepsi ne ate moment.
    Ne stacionin e Arsenale na priste nje vajze e shkurter
    bjonde. Io mi chiamo Valeria, me tha. Ishte nga
    Palermo dhe u entuzjasnmua kur pa punen tone. Me
    siguri ky eshte nje nga peshqeshet me te bukura per
    Michelangelon, shtoi ajo. Ecem disa minuta ne kembe
    duke nderruar turnet me Kolin. Ne hyrje te Biennales
    na dhane paset dhe u lejuam te kalonim, brenda eshte
    zone ushtarake.
    Biennale eshte si nje lagje artistike ku prane skafeve
    te policise sheh relike detare anije te 800-tes, vinēa
    te vjeter dhe plot skena te tjera origjinale te
    perdorura nga regjisoret e Hollivudit deri tek te
    famshmit italiane si Felini etj. Rrugica te vjetra,
    binare trenash fantazme, artiste te rinj franceze qe
    shperthejne nga ambicja, arabe te mshehur dhe
    pasanike, koketa veneciane te sherbimit, puntore te
    skelave (zakonisht siēiliane e jugore) dhe tre
    shqipetare me nje fron mbreteror qe dihasin dhe
    djersijne nga lodhja.
    Ja ku eshte pavioni per ju, na thote Valeria. Futemi
    ne nje dere mesjetare te larte. Erresira na mbuloi
    syte per nje ēast, pas pak pamja erdhi, morem fryme te
    habitur, perballe nesh tre fuēija ngjitur cep me cep
    ngriheshin larte, me tej nje trung kasapi kish te
    ngulur dhjetra thika te ndryshme, me tej nje veture
    epoke ishte e ndare ne mijra copa qe vareshin ne ajer
    me fije te holla ēeliku, ne nje ekran te madh tre
    dimensional projektohej e zmadhuar lekura e patates ku
    efektet e regjisorit te bente te besoje sikur shihje
    plaka e pleq pafund ne nje parajse
    vegjetariane.Artsiste turq kishin sjelle kuaj prej
    druri qe i kish ngrene deti, te demtuara nga arme
    zjarri, momente dhe emocione te kufizuara me art ne
    materie pa kohe dhe koordinata historike, emocion
    thjesht, jo kuptim rregullash. shabllone shkollash
    sintetike.
    Grupi i fondacionit qe na priste u afrua dhe na
    pershendeti, u krijua nje lloj orbite e menjehereshme
    rreth fronit. Si neper dhembe u degjua : O Dio.! O
    Zot, thashe dhe une, ē'ka?!
    Ne sallen perpara nesh, e stilit te 800-tes, shtrihej
    nje tavoline e madhe pasqyre kristali ne lartesine nga
    dyshemeja rreth 40 cm, dimensionet ishin afersishte
    10x5 metra, perreth saj kishte karrike nga me te
    ndryshmet, druri, kashte, hekuri ..ne dimensionet e
    nje karrikeje normale si ato te kuzhines, kishin
    sjelle dhe dy stola. Froni u vendos prane murit
    perballe, pas disa ēastesh u vendos ne faqen tjeter te
    murit ku spikate nje dritare me permasa te medha dhe
    teper e larte. Harqet e dritares hynin ne nje simetri
    harmonike me stilin e fronit, por. mermerimat
    fluturonin kudo rreth e perqark, pak tension.
    Caro mio, me thote nje italian, dimi tutto- ja kthej .
    Ne donim diēka tipike shqipetare, me thote ai, kjo
    poltrone eshte e madhe , eshte gati dy metra e larte
    dhe na mbyt objektet e tjera, karriket e stolat.
    O Zot, i madhi Zot, them me vete. Ju, i drejtohem
    perfaqesuesit italian, na keni ftuar dhe propozuar
    t'ju realizojme nje poltrone tipike shqipetare, kjo
    eshte tipike shqipetare. Dhe ne projektin tuaj " Love
    Difference " mesazhi eshte i qarte te komunikojme dhe
    te duhemi megjithe diferencat tona. Mendoj, i thashe,
    se problemi nuk eshte barazia por dashuria dhe
    respekti reciprok, pra kemi te bejme me ekuilibrin
    harmonik te se ndryshmes nen nje konteks dinamik te
    ndryshueshem.. I bera nje ēarēaf me llafellogji e
    argumenta sa i thashe se mund te "riparojme" diēka ne
    te ardhmen me nje dimension paksa me te reduktuar. Ata
    pranuan dhe me pas firmosen per marrjen ne dorezim dhe
    per njohjen e se drejtes se autorit.
    Ne qoftese dikush mendon se arti eshte Shpirt i
    pasqyruar gabohet! Eshte dhe shpirt, por eshte emer,
    biznes, politike, kerkim.
    E merkure, 11 qershor ora 3 e mengjesit.
    Pas kthimit te lodhshem e te suksesshem, e festuam me
    nje darke ne veranden e Madit. Pierluigi na mori disa
    here ne telefon per te ditur si shkoji, miqte e
    mikeshat e grupit pyesnin vazhdimisht derisa u be
    vone..dhe shkuan .
    Madi po pin cigaren e fundit perpara se te shkoje te
    fleje. Une kam ne dore goten e fundit me vere dhe me
    akull dhe nje emocion i veēante me pershkon tej., dita
    qe po jetoj eshte tani apo kur te zgjohem.?!
    Ky material u pregatit nga Ylli Jasa ( e-mail:
    yllijasa@libero.it ) nen kujdesin dhe kontributin e
    Mardena Kelmendi dhe Sokol Galanxhi
    Venezia - Itali Qershor - 2003

  2. #2
    Urimet me te mira te gjithe atyre qe bene te mundur pjesemarrejen e "Fronit Shqiptar" ne kete projektin ne Biennale te
    Venecias
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Bravo.

    Akoma nuk kam vizituar kete eveniment teper profesional dhe te rendesishem ne arenen e Artit Nderkombetar.Ku shume gjuhe dhe shume kultura marrin persiper te japin nje ngjyre apo thjesht nje trajte tjeter arsyes se perse njeriu prodhon pa reshtur asnjehere.Dhe shume artiste,ne biennalet e fundit kane gjykuar ne nje menyre te tille.Projekti i fundit i M.Cattelan,kush e ka pare,prezanton me se miri ate mesazh.
    Sa per prezencen e flamurit kuq e zi,ne informacionet qe kam pasur nga shtypi italian dhe ai shqiptar(gazeta shqiptare,koha jone),kam vene re se isshte tjeter projekti qe u prezantua ne biennalen e sivjetshme e kuruar me shume profesionalizem nga Francesco Bonami.Ishte nje projekt qe sillte firmat e Edi Rames dhe Aanri Sales qe titullohej:"Datemi Colore";Jepmeni Ngjyre!Nje video-art,e stabilizuar ne gjirime ne Tirane.
    Kurse per projektin e Fronit sinqerisht nuk kisha dijeni,madje dhe nje miku im qe kishte nje pass me dt 11 qershor s'kishte shikuar nje gje te tille.Por me deshire kur te shkoj ne fillim korriku,do ta shikoj ate pune.Ne arsenale besoj eshte fantastike si pozicion.Ne pjesen ku dy vjet me pare,ne edicionin e kaluar te biennales,ishte vendosur Il Papa e Cattelan i goditur nga nje meteorit.Ndersa kete vit nje fron i kombit apo mbreterise shqiptare,jo keq!
    AP.

  4. #4
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

  5. #5
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    per te interesuarit ....

    HISTORI SHQIPETARE
    SHKRUAR NE VENEZIA


    Nje lajm shume i bukur, kete vit ne Bienale te Venecias prezantohet dhe arti shqiptar.
    Me se fundi dhe ne paraqetemi para botes ne nje moster kaq te rendesishme, te duket se dhe bota po fillon ta na konsideroj si pjese e saj.
    Ky eshte nje tjeter shembull qe arti jone me hap te qete por te vendosur po hyn ne arenat nderkombetare. Te gjithe artistet e mbare botes kane per detyre te shenjte ndaj vetes te japin me te miren qe fshihet ne mbrendine e tyre, por ne krahas kesaj duhet te japim me te miren dhe kundrejt nje emri te shumevuajtur qe quhet Shqiperi.
    Me 15 qershor u hap kete vit i 50-ti Ekspozicion Internacional i Artit ne Venezia, i drejtuar nga Francesco Bonami:
    Songi e confliti; La dittatura dello spettatore.
    Endrra dhe konflikte; Diktatura e spektatorit.
    Shqiperia prezantohet me nje “karrige”:
    - fron mbreteror, "Princi i Arberit", i realizuar nga Ylli Jasa.
    Ylli ka lindur ne Ēekosllovaki ne korrik te 1959, eshte rritur ne veri te Afrikes, ne mes te kulturave te ndryshme dhe eshte formuar ne shkolla te ndryshme; ka studiuar ne Tirane: Inxhinieri metalurgjike, Ekonomi dhe Gazetari(1985); ne Assisi 1992 (Itali) Musico-Terapia, redaktor i transmesionit Tam-Tam ne gjuhen shqipe prane Radio Onde Friulane, Mediator kulturor ne Friuli-Venezia Giulia midis Triestes dhe Venezies nga 1994 deri me sot 2003..
    Autor i vellimeve me poezi ne italishte " Shpirti ne ere" 1992. te punimit letrar ne italishte "Pertej" 1995, nje vademekum mbi emigracionin shqipetar ne Friuli, te sponsorizuar nga provinca e Udines 1997, autor i murales "Muri i endrrave" 2002 dhe "Froni Princi i Arberit", per te cilin po flasim i eksopozuar ne Biennalen e Venezia.
    Desha te di diēka me shume mbi kete projekt nga goja e vete autorit...

    Pyeta Yllin, se si arriti te lidhet me Biennalen dhe si doli idea e fronit "Princi i Arberit"?


    -Me date 4 a 5 maj kontrolloj si zakonisht posten time elektronike dhe shoh nje email ardhur nga fondacioni di Biella, ku me njihnin me projektin " Love Difference" qe po zhvillonin nen udheheqjen e artistit me fame... Michelangelo Pistoletto. E lexoj disa here dhe nuk arrija ta lexoja...., ndjeva se po me kerkonin nje punim per te marre pjese ne festivalin e 50-te internacional te artit. Nje gjysem dite mbaja letren ne dore me e-mailin e fondacionit dhe nuk e besoja, per kete aresye dhe e shtypa ne leter.... qe ta prekja, ishte bileta ime e hyrjes ne nje dimension tjeter... ne boten e artit.... ne Itali.... ne Venecia.... ne Biennale te Venecias.... ne koncertin ...hem apo si i thone ne festivalin e 50-te I N T E R N A C I O N A L, oooho ho sa i famshem qe jam, .... me siguri Ai larte... kish bere ndonje ngaterrese artistike kesaj rradhe, ēfare surprize eshte jeta....
    Pasi me mbaroji pak "frizanti "..., fillova te gjykoj me aresye..., asgje nuk ndodh kot, ashtu rastesisht, jemi ne qe nuk i japim "dum", apo shpjegojme disi... por nuk arrijme dot deri ne fund pasi nuk ka nje fund por vetem vazhdim...

    Mund te na flasesh me me hollesi mbi projektin e te famshmit Mikelanxhelo Pistoletos?

    -"Love Difference" eshte nje levizje iderash e lindur ne pranveren e 2002 ne Cittadellarte-Fondazione Pistoletto (Biella), nje laborator krijues i artit te angazhuar ne fushat shoqerore.
    Kjo levizje kerkon te perhape mendimin e permbledhur ne keto fjale " Te duash diferencat" te shprehur nga M. Pistoletto ne manifesin e tij "Projekt arti" i 1994-s qe kerkon te ēoje artin te marre pergjegjesi direkte ne ēdo aktivitet njerezor: nga ekonomia ne politike, nga shkenca ne fe, nga edukimi ne sjellje.
    Ne kete ekspozicion Michelangelo Pistoletto, i cili kete vit mori ēmimin "Leone d'oro" per karriere, merre pjese me nje tryeze te madhe pasqyre te kristalte ne formen e detit Mesdhe dhe te gjitha shtetet qe lagen nga ky det duhet te sjellin nga nje karrike, per ta patur kete ambjent dhe per takime mes kulturash te ndryshme...
    Dhe mua me kerkohej te beja nje karrige tipike shqiptare...

    Si u realizua idea e nje froni "Princi i Arbrit"?

    -Mora urgjent zonjen Vitoren Stefa Leka ne telefon:
    - Ec o Ylli ketu, me tha te te jap nje karrike time te guzhines eshte e vjeter dhe me kashte....
    -A jo jo i thashe, ajo kashta eshte teper e lehte, me shume me shume..
    -Epo.. ē'te them une, mu pergjegj Vitorja, ku ka karrike tipike tani...?
    Pa shaka, une nuk gjeta nje karrike te tille as ne toke e as ne qiell, mendova te sajoj diēka tip poltrone dhe ne frymezim e siper mori formen e nje froni mbreteror, qe duket sikur ka qene froni i Skenderbeut.
    U lidha dhe me zonjen Mardena Kelmendi dhe Sokol Galanxhi, te cilit me ndihmuan ne realizimin e ketij projekti.
    Mund ta shpjegoj se pikerishte ne keto muaj po merresha me nje projekt me tavolina kristali dhe shpata te verteta si kembe mbajtese, se sforcimi im shpirteror per te marre pjese medeomos ne kete festival ne Biennale me beri te konceptoj diēka jashte dimensioneve normale te nje karrike.

    Si u prit nga "Biennale di Venezia" froni "Princi i Arberit"?

    Per t'u pelquer u pelqye, por me pas doli nje problem..... Froni ka permasa gjigante eshte i larte 2 m e 20 cm doli mbi te gjithe dhe vete tavolinen e Mikelanxhelos... Te tjere kishin derguar kush nje stol, kush nje karrike, kush nje jastek..., por kerkush nje poltrone mbreterore. U duk sikur qendra e gravitetit u spostua nga tavolina ne fronin shqiptar... dhe kjo krijoi probleme prioriteti...
    U be nje debat civil te vendosej apo jo..... Une ngula kembe qe te vendosej dhe me vone une mund ta ndrroja me nje poltrone tjeter me permasa me te vogla, por tani duket ēdo gje e qete, asnjeri nuk po kerkon ta ndrroje.... dhe shpresoj te qe froni i Princit te Arberit te qendroje deri ne fund te ekspozites...

    Cfare vlere marrin punimet e eksopozuara ne Biennale?

    Nje punonjes i Biennales me tha se punimet e kryera marrin vlere vetem nga prezenca ne kete ekspozite dhe jane "pjese koleksioni" ku baza e vlerave leviz aty rrotull te 30.000 euro.Natyrisht kjo vetem per te krijuar nje ide dhe jo nje ēmim. Pasi reflektova me shume ne vizionin tim rreth fronit qe dorezova aty, kam planifikuar te filloi te beje serite e para te poltronave-fron me stemat e ndryshme shqipetare, me dizenjo e grafike tradicionale e moderne( nga ana teknike e realizimit te emblemave..), punuar ne dru te ēmuar, dhe siperfaqe te veēanta te trajtuara me shtresa floriri. Natyrisht investimi im eshte ne realizimin e prototipave, ne permiresimin e porjektit ne detaje dhe ne kurimin e figures apo imazhit si element i rendesishem ne marketing. Ne kete program kam dhe nje liste te vogel personazhesh te nivelit boteror te cileve do t'u bej peshqeshet e para duke krijuar keshtu apo shtuar me tej historine e fronit Princi i Arberit. Nga ana tjeter, mirepres ēdo perkrahje financiare apo morale nga publiku shqipetar per te bashkepunuar dhe koordinuar forcat ne hapjen e nje horizonti te ri ne kulturen dhe ne biznesin shqipetar.

    Perveē ketij projekti qe lindi me fronin ēfare jeni duke punuar?

    Jashte ketij programi kam dy vjet qe po merrem me studimin dhe projektimin e arredamentit te brendshem nen uje te pishinave. Behet fjale ketu per nje sudim tregu ne nivelin boteror me kompani te tjera kerkimi dhe azhornimin nje here ne gjashte muaj.... Projekti konsiston ne veshjen e brendeshme te pishinave me objekte dekorative origjinale marre nga fundet e deteve dhe te oqeaneve. Flasim per nje kompozim artistik dhe teper te veēante te flņres dhe faunes detare duke perjashtuar ne menyre kategorike peshqit dhe kafshe te tjera levizese. Arqitektura e ketij projekti dhe teknika e perdorur (qe eshte unike ne llojin e saje) pasi gjithshka ne plataformen e pishines eshte e zhytur nen nje shtrese kristali artificial jep mundesine e realizimit te ndriēimit me fibra optike. Keto dite jam ne realizimin e nje pishine maket me permasa te reduktuara e cila do te jete nje nga 7 prototipet e kompozuara.Besoj te gjej treg dhe jashte Italie dhe nuk perjashtoj mundesine ne Shqiperi dhe Kosove.
    Ah, desha te shtoj dhe diēka tjeter lidhur me punimet e mija. Ne prezantimet e tyre kam vendosur nje emer arti YNSAAR, me tingellon i veēante dhe ka nje eko shkretetire...,

    Perse zgjodhen pikerisht ju per te prezantuar artin shqiptar ne Biennale?

    -Ne fakt u ineresova se si kishte ardhur ai mesazh deri tek une dhe perse pikerisht tek une dhe tani...?
    - Mu pergjigjen se qeveria e Tiranes nuk kishte pasur kohe materiale qe t'u pergjigjej dhe disa te tjere nuk kishin qene gati pasi gjithshka kishte ardhur me vonese dhe nuk kish kohe.
    Me nje fjale kohra te ndryshme jashte kohe, pa kohe, me pak kohe, brenda nje kohe te shkurter qe s'kish me kohe,.... e mora vesh me kish ngelur kjo"dopio 6" ne dore dhe s'kisha kohe, diku ne nje cep bisede dikush nga fondacioni me zuri shkarasi ne goje emrin e arbereshit te njohur per websitin e tij dhe per muziken... Pino Cacoza... por ka ngelur gjithshka per t'u zbuluar, mbase dhe jo...
    Por ajo qe arrij te vleresoj eshte fakti se hyra ne nje cep te historise se Venecias dhe te klasifikimit te pjeseve te rralla te artit boteror nepermjet atij froni..., gje qe shume artiste shume me te afte se une nuk e kane kollaj ate mundesi... modestisht.
    Kush deshiron te di diēka me shume mbi kete projekt, ose eshte i interesuar mbi punimet e Ylli Jases mund te lidhet me te direkt me kete adrese e-maili:
    medialb@libero.it wegaswegas@hotmail.com
    Intervistoi
    Nirvana Pistulli
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 10:34
  2. Projekti i BB-sė, regjistrimi i pronave brenda 10 ditėsh
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:30
  3. Promoteus, projekti mė i mundshėm pėr gazin
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 07:34
  4. Projekti amerikan pėr Lindjen e Mesme tė Madhe
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20
  5. Dėshton projekti pėr Kosovėn
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 03:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •