Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368

    Satanizmi kundrejt adhurimit tė "djallit"

    Po e hap kete teme jo si vazhdim te "SATANIZMI - FE APO FILOZOFI" por per te bere nje krahasim midis Satanizmit si fe e organizuar dhe grupimeve qe adhurojne Satanin biblik.

    Adhurimi i Djallit ka ekzistuar gjate gjithe historise se njerezimit, ndoshta jo ne formen qe ka marre sot por fakti eshte se ka ekzistuar.
    Pas viteve te erreta te mesjetes kur magjistaret, nekromanet dhe paganet, denoheshin si heretike ne turren e druve, ne shekujt XVI - XVII adhurimi i perendise te se keqes mori nje perhapje te menjehershme ne Evrope. Ekzistojne shkrime qe deshmojne qe edhe brenda kishes katolike, sidomos ne komunitet e izoluara te murgjve, thirrja e Djallit, magjia e zeze dhe mohimi i kryqit ishin praktika te perhapura. Familje te fuqishme dhe me pushtet kerkonin ndihmen e praktikanteve te magjise se zeze per te zgjidhur probleme, per tu bere amulete (talismane) dhe per te shkaterruar armiqte. Megjithese kisha u mundua t'i zhdukte keto fenomene, nuk ia arriti kurre pasi ato kishin depertuar deri ne sferat me te larta te saj.
    Sot adhurimi i djallit ka degjeneruar ne krimet me makabre qe mund te beje nje grup njerezish, duke filluar nga flijimet e kafsheve deri ne perdhunim dhe vrasje njerezish te cilet i dedikohen perendise se se keqes Satanit biblik.

    Satanizmi ka ekzistuar para krishterimit ne format pagane te nderimit te natyres dhe forcave qe mbajne ne ekuiliber ekzistencen e jetes ne toke. Druidet, keltet, wikanet etj, nuk pranonin ekzistencen e nje force personale dhe te ndergjegjshme qe qeveriste dhe drejtonte jeten, por mendonin qe forca e natures e cila ekziston kudo, mund te perdoret per te plotesuar nje deshire apo per te arritur nje qellim. Kjo lloj magjie nuk therriste demone apo perendi ne ndihme por bazohej ne faktin qe nje deshire kur deshiron me gjithe shpirt te plotesohet, shnderrohet ne realitet. Kjo perfshinte disa rituale qe perpiqeshin te riprodhonin influencen qe ushtron natyra ne jeten e perditshme. Pas konvertimit te imponuar ne krishterim, nje pjese e madhe e ketyre riteve u harruan ose kaluan ne fshehtesi. Megjithate nuk u zhduken. Grupime te shumta mblidheshin ne fshehtesi dhe nderonin naturen megjithese kjo quhej herezi nga kisha.
    Ne gjysmen e dyte te shekullit XX bashke me shperthimin kulturor dhe kerkesat gjithnje e ne rritje per te drejten e zgjedhjes se besimit fetar, filloi te behej gjithnje e me i degjuar zeri i paganeve. Kulmi u arrit me njohjen e "Kishes se Satanit" te A. S. LaVey. LaVey u perpoq te krijonte nje fe e cila te ringjallte ritualet pagane qe prakrikoheshin para krishterimit. Megjithate kjo nuk ishte e lehte ne nje shoqeri ku krishterimi kishte pushtet maximal dhe qe ne fillim u perpoq te identifikonte Satanizmin me Adhurimin e Djallit. Per te shmangur kete LaVey filloi te mbante seminare ne shtete te ndryshme te U.S. dhe publikoi "BIblen Satanike" dhe "Rituali Satanik". Ne keto libra ai tregonte se Satranizmi dhe Adhurimi i Djallit jane gjera komplet te ndyshme dhe i vetmi ngjasim ishte emri satanist. Megjithate ai shpjegoi arsyet se pse e quajti fene e tij satanizem dhe jo paganizem. Gjithashtu ai beri thirrje qe anetaret e kishes se tij te mos perzjeheshin ne aktivitete qe kishin si qellim nderimin dhe adhurimin e perendise se se keqes, Satanait biblik.
    Sot Satanizmi njihet mire por perseri keto probleme dhe konfuzione vazhdojne, une kam pare personalisht filma ku personazhi thote "adhurues i djallit" dhe poshte perkethehet "satanist". Gjithashtu literatura e krishtere perpiqet qe tt'i beje lexuesit te besojne se keto dy gjera jane ne fakt e njejta. Por mjafton vetem pak tru dhe deshira e mire per te kuptuar se sa te ndyshme nga njera tjetra jane Satanizmi dhe Adhurimi i Djallit.
    Kush ka sy shikon, kush nuk ka nuk shikon, me e keqja qendron tek ai qe nuk ka sy dhe thote qe shikon.

    Pershendetje, S.

  2. #2
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Sunriser, pra Satantizmi qenka moralisht i paster, ai nuk ben te keqija sic bejne adhuruesit e djallit?

  3. #3
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Per cilat te keqija e ke fjalen?
    Po ta kesh per flijimet e femijve dhe maceve, perdhunimet e te virgjerave dhe vrasjet e profterinjve pergjigjja eshte JO

  4. #4
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    E kam fjalen psh. per orgjite si cthurje morale.

  5. #5
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Cfare eshte morali per ty?

    Mbi cfare themelesh dhe cfare ligjesh e perkufizon ti se cfare eshte e moralshme dhe cfare jo?

    Ne rast se per ty morali eshte Bibla apo Kurani atehere nuk kam cfare te te them.

    Sa per orgjite perseri varet se cfare kupton me orgji dhe nga cfare burimesh informohesh per nje "orgji". Psh te besh sex me 2 femra njekohesisht mund te quhet orgji dhe jo e moralshme, nderkohe qe per dike tjeter kjo eshte nje kenaqesi dhe perderisa e ben te ndjehet mire nuk sheh asgje te pamoralshme ketu.

    Pra e kam fjalen morali eshte dicka qe cdo njeri e definon sipas pervojes se tij, psh morali perendimor ndryshon nga ai oriental apo ai i tribuve qe jetojne ne Afrike dhe Australi. Prandaj me thuaj se cfare eshte per ty e moralshme dhe e pamoralshme dhe une do te te pergjigjem pastaj per pyetjen tende.

    Pershendetje, S.

Tema tė Ngjashme

  1. Satanizmi
    Nga SuNRiSeR nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 14-10-2016, 07:14
  2. Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 22-03-2009, 23:17
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  4. Pėrse Evropa mbyllet kundrejt Shqipėrisė? (Albanistan)
    Nga ideus nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 18:40
  5. A e ruajti feja islame popullin shqiptar nga asimilimi?
    Nga imaas nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 09:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •