Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170

    Parashikim per Letersine ne Shekullin XXI

    Ismail Kadare

    marre nga Shekulli 21 - mendime dhe opinione

    1996

    Letersia para detyrash dhe sfidash

    Arti zbulon interesat dhe vlerat e cdo shoqerie, e shpesh jep vesshtrime te vecanta dhe intime per jeten me shume se cdo fushe tjeter. Arti po ashtu rrefen ndryshimet qe ngjasin ne jeten e shoqerise, cka duket qarte po te shohim drejtimet dhe synimet e tij ne periudha te ndryshme historike. Kuptohet se me ndryshimin e sistemit ndryshojne si kahjet, ashtu edhe kriteret per vleresimin e tij.

    Pra edhe ne kushtet e kalimit te vrazhde nga nje sistem shoqeror totalitar ne sistemin demokratik, ne ekonomine e tregut te lire, letersia eshte nje prej atyre fushave qe peson tronditjet me te medha, per arsye se ka te beje me sferen e krijimit, me shpirtin njrezor. Pershtatja nuk eshte e lehte dhe as mund te kryhet shpejt. Letersia ne kte rast kercenohet nga nje rrezik tjeter, qe une do ta percaktoja si nje lloj dehje nga liria e fituar. Sigurisht kjo lloj "dehje", euforie krijimi, nuk ka te krahasuar me censuren monstruoze qe ushtronte diktatura, por gjithsesi ato e kane nje lidhje. Dihet se diktatura krahas cenimit te lirise krijuese, kufizimit te mendimit, gjeneroi nje seri tabush ne art si nudizmin, prirjet pornografike, sensualizmin, madje edhe erotizmin. Letersia sigurisht do ta shfrytezoje hapesiren e lirise se mendimit, sepse kjo eshte e drejta e saj e shenjte, fitorja me e madhe, por do te thosha se kundersensi si rruga me e lehte, nuk eshte me e denja dhe as me e mira, madje mund te sjelle pasoja fatale per zhvillimin e letersise. Duhet dalluar cka eshte kryesore e cka dytesore. Ne se diktatures nuk mund t'i vishet ndonje merite qe i ndalonte ato, kjo njekohesisht nuk eshte as merite e demokracise qe i lejon ato.

    Perpara kombit shqiptar qendrojne ende probleme kardinale te pazgjidhura, keshtu qe rendja pas temave te lehta do te ishte jo vetem nje luks, por edhe dicka e shemtuar, demprurese per interesat e kombit, sepse terheqja e vemendjes se rinise ne menyre te teperuar ndaj seksualitetit, madje me denduri me te madhe se ne France dhe Itali, krijon iluzionin se s'ka probleme te tjera. S'ka asnje dyshim se kjo lloj letersie, qe ka mbushur tregun e librave, eshte nje reaksion kundrejt ndalimit te hershem dhe ne nje fare shkalle i falshem, por neqoftese shfaqjet e kesaj dukurie nuk analizohen seriozisht dhe me pjekuri, do te kthehen ne semundje kronike.

    Ne se pyesim per rolin e letersise ose per ndikimin e saj ne jeten shoqerore, ajo ka vendin e saj ne jete, si cdo veprimtari artistike. Diktatura e shihte misionin e saj ne nje plan qe letersia nuk e ka marre kurre mbi vete, ne ate te edukimit te masave, duke e konsideruar thjesht si nje mjet propagandistik. Qendrimi i saj ndaj letersise dhe artit qe ambivalent. E mbicmonte kur i interesonte per politiken e castit, kur shihte prirje servile, kurse letersine e vertete nuk e donte, e nencmonte, e kritikonte rrepte me fushata te egra te masmedias dhe disa here me masa administrative ndaj autoreve.

    Roli i letersise eshte i pandashem nga koha. Ne disa etapa ajo mund te luaje nje rol shume te madh, sikurse edhe e ka luajtur ne kohen e ngjarjeve te medha kombetare. Ne shekullin qe po vjen ajo perseri ka per te patur nje rol te madh. Une shoh nje perqasje te madhe, dhe me duket se kjo periudhe cuditerisht ngjet me ate te Rilindjes Kombetare ne dy drejtime. E para: tani qe shume vlera shpirterore jane tronditur, njerezit po ngaterrohen duke mos dalluar vlerat e verteta nga pseudovlerat qe lartesoi diktatura. Neqoftese diktatori shqiptar ka lavderuar traditat tona, gjuhen shqipe, ose folklorin, demokracia nuk mund te thote te kunderten. Duhet kuptuar se asnje diktature nuk jeton dot pa demagogji dhe cdo diktator, qofte edhe Hitleri a Stalini, midis sloganeve kane edhe pohime qe nuk mund te hidhen poshte. Prandaj letersia e ka per detyre te ringjalle vetebesimin e lekundur te shqiptareve ndaj kombit, te beje dallimin midis regjimit dhe atdheut. E dyta: te rifitojme virytet tona dhe vlerat morale, sepse duhet te pranojme qe bjerrja e shkaktuar nga diktatura u shperbe akoma me shume nga kontakti me materializmin vulgar, ku etja per te fituar shuan cdo skrupull. Letersia per fat te keq, disa here ka marre kahje te kundert ndaj ketyre vlerave, madje nuk mungojne intelektualet ose shkrimtaret qe kane filluar te tallen me patriotizmin. Sigurisht me cdo gje mund te behet humor, ashtu si ne France, Angli, Gjermani, po nuk duhet harruar se jane shtete qe e kane kultivuar prej me shume se njemije vjetesh patriotizmin dhe nga ana tjeter kushtet e tyre historike jane krejt te ndryshme nga tonat, qofte edhe per faktin se nuk u kercenohet asnje rrezik.

    Ne fund te ketij shekulli, kultura, shkenca dhe letersia kombetare paten nje rrudhje nga emigrimi i shume kuadrove te afta, vec do te thosha se per letersine kjo dukuri eshte me pak e ndjeshme, sepse nje pjese e mire e shkrimtareve vazhdojne te punojne aty ku jetojne. Per fat, sot ka ndryshuar shume statusi i shkrimtareve te diaspores. Ata mund te hyjne e te dalin lirisht, te jene te lidhur me letersine shqipe, botimet, pra kur i mbajne lidhjet e vazhdueshme me atdheun, ka mundesi te mos ndihet mungesa e tyre fizike, kesisoj gjeografia shpirterore fiton epersi ndaj gjeografise fizike. Le te mos harrojme se nje pjese e mire e letersise shqipe gjithmone eshte krijuar ne diaspore. Une shpesh kujtoj takimin qe kam patur ne Frankfurt me 1981, me Martin Camajn. Qe kulmi i viteve me te ashper te diktatures dhe une jam nga shkrimtaret e pakte qe jetoja ne Shqiperi, ndoshta i vetmi, qe guxova ta takoja. Nga ajo bisede e shkurter e kuptova se ai e ndjente qe do te vdiste pa e pare Shqiperine. Kjo ndjenje atij i qe shnderruar ne fatalitet dhe e mundonte tmerresisht. Kur mesova lajmin e hidhur te vdekjes se tij, ky qe mendimi i pare qe me goditi si shigjete pas bisedes qe patem. Kjo tragjedi e dhimbshme nuk do te perseritet me per shkrimtaret shqiptare.

    Letersia me shume se cdo fushe tjeter mund te homogjenizoje trevat e shperndara te kombit tone. Ne se presim nje mrekulli, kete mund ta kryeje vetem letersia. Ajo mund te beje ate qe nuk e ben as politika, as ushtria, as diplomacia; ajo eshte e para qe prish artificialitetin e kufijve, vijat ndarese, konventat, intrigat nderkombetare, ashtu si ne kohen e Rilindjes. A nuk ushqente ajo idete e zgjimit kombetar ne vilajetet shqiptare dhe kudo ku kishte koloni shqiptare, ne Bullgari, Turqi, Egjypt, Greqi, Amerike?

    Me duket se ka ardhur koha qe dicka e ngjashme te perseritet edhe tashti, ne menyre me te fuqishme me mjetet e sofistikuara te komunikimit. Letersia eshe e para qe do te bashkoje Shqiperine etnike dhe nderkaq kete mision eshte duke e kryer qe tani. Madje sa me te shpeshtuara te jene takimet ne sferen e artit aq me i madh do te jete edhe mirekuptimi.

    Tashme kultura shqiptare eshte e hapur ndaj kulturave te tjera, keshtu edhe letersia. A ka ndonje rrezik te njemendte nga kjo hapje, a mos tani rreziku nga kozmopolitizmi eshe me i madh? Duke jetuar ne Paris, une e shoh se si Franca ruan me xhelozi traditat e saj, vlerat materiale dhe shpirterore. Ata ruajne me perkushtim pastertine e gjuhes frenge nga cdo ndikim i huaj. Ne mos ligje, ne France ka norma civile te rrepta ne lemin e gjuhes, te cilat u vene fre shperdorimeve pa kriter.

    Me duket se ne po tregohemi te pakujdesshem ndaj asaj pasurie qe percakton identitetin tone kombetar. Cdo shtet e ruan gjuhen e vet me xhelozi, kurse ne na ka zene mania te perdorim fjale te huaja. E praktikojne politikanet per t'u dukur me te ngritur, e perdorin gazetaret per t'u dukur me kulture, e kthejne ne qellim pseudointelektualet per te rritur vleren e vetes. Le te marrim sulmet kunder gjuhes se njesuar letrare, nje nga arritjet monumentale per njesimin kombetar. Ata qe e mesyjne kete arritje nuk mund te jene aq budallenj sa te mos e kuptojne vleren dhe dobine e saj, por ketu, ne mos ka pasione provinciale ka dashakeqesi, qendrim antikombetar. Me duket se populli eshte treguar me i mencur e me largpames se disa nga gjoja intelektualet tane.

    Si gjuha, si kultura jone kane mjaft tradita te forta, identitet te qarte dhe mjafton te ecin ne trasene e tyre, qe te zhvillohen se mbari. Kultura shqiptare eshte po aq e lashte dhe po aq e forte sa kultura greke ne Balkan dhe as nuk e rrezikojne njera-tjetren. Rreziku i vetem jane qendrimet tona ksenofile ndaj kulturave te tjera, ose prirjet vetshkaterruese, sepse ne e kemi nje dell te tille, pra jo vetem duhet ta menjanojme kete dukuri por edhe te mbrohemi nga cdo zvetenim i dhunshem.

    Raporti midis letersise origjinale dhe perkthimeve shpesh ka kaluar nga nje ekstrem ne tjetrin ne botimet tona. Per shkak se shume shkrimtare te huaj te rrymave moderne kane qene te ndaluar, duke u quajtur nga censura komuniste jo te pershtatshem, ose te rrezikshem per mendimet apo drejtimin artistik, eshte e kuptueshme vala e perkthimeve te sotshme qe ka mbushur tregun e librave, por me duket se kjo eshte nje semundje e perkohshme, e cila do te kaloje shpejt. Letersia shqipe me e mire nuk eshte larg nivelit te letersise se huaj, mirepo meqe lexuesi yne nuk pati mundesi te njihej me te, kishte nje ide te gabuar se kushedi c'mrekullira ka bota qe ne nuk i dijme, kurse tani qe po i njeh dhe po i shijon eshte me realist. Ne shtetet me kulture te zhvilluar zoteron letersia origjinale. Ne jemi vend i vogel dhe nuk mund te mtojme te kemi me shume vepra origjinale, po megjithate duhet ruajtur nje fare raporti, sepse perkthimet sado te shumta e sado te mira, nuk arrijne te plotesojne kerkesen jetike te lexuesit vendas, i cili kurdohere do te gjeje veten dhe mjedisin e tij ne interpretimin artistik.

    Ndersa shume fusha te artit, duke iu nenshtruar ligjeve te tregut arrijne te gjallojne ose te zhvillohen, ka disa fusha ku investimet e shtetit jane te domosdoshme. Fjalen e kam per perkthimet nga letersia shqipe ne gjuhet e huaja. Nuk eshte e vertete se kjo arrihet me tregun e lire boteror. Te gjitha shtetet kane buxhete te vecanta per te nxitur njohjen e artit dhe te letersise se tyre neper bote.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Michigan2005 : 23-08-2005 mė 10:07

  2. #2
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Dritero Agolli

    Nje panorame e shpejte e kultures se ardhme shqiptare

    Dikur viti 2000 na dukej i larget dhe i paarritshem, i mistershem dhe plot perfytyrime me cudira qe priteshin te ndodhnin. Edhe tani, ndonje here, na duket i larget, megjithese per kater vjet ne hyjme ne portat e tij dhe asnje cudi nuk pritet te na ndodhe. Por kur flasim per te ardhmen tone, ne nuk e kemi fjalen thjesht per vitin e pare te shekullit te 21-te. E hedhim veshtrimin pak me tutje, duke u munduar te bejme parashikime per jeten e shoqerise sone dhe konkretisht per kulturen, qe eshte me abstrakte.

    Te parashikosh te ardhmen e kultures shqiptare per vitet 2000, do te thote te dish te dallosh disa shenja te sotme te ecurise se saj dhe permes tyre te perfytyrosh nje panorame te tere komplekse te kesaj veprimtarie te pazevendesueshme dhe te pacmueshme shoqerore, qe perfshin artin, letersine, filozofine, moralin, historine, menyren e jeteses dhe ne fund te fundit gjithe konstitucionin shpirteror te popullit bashke me politiken. Nje nga keto shenja te sotme teper te rendesishme per kulturen ne shoqerine shqiptare eshte liria e mendimit dhe liria e prones. E theksoj lirine e prones, pasi individi nuk mund te jete i lire ne mendim, pa qene individ i lire ne prone. Dhe kur flasim per liri te ketyre elementeve, nenkuptojme lirine relative, pasi liri te plote ka vetem kufoma e njeriut; e lire nga ndjenjat, e lire nga morali dhe nga ankthet e pushtetit dhe prones.

    Duke i dalluar keto shenja te lirise se mendimit dhe te prones ne shoqeri, ku krijimtaria njerezore nuk ka norma te kufizuara dhe nuk ka dogma te thata, qe i vene fre zhvillimit, mendojme se ne shekullin e ardhshem do te nise nje ere e re e kultures kombetare me nje shumeanshmeri rrymash, tendencash dhe formash, me nje kompleks drejtimesh te vjetra, te reja, moderne, avangardiste, realiste dhe abstrakte. Kjo mpleksje tendencash ne fillim njerezve do t'u duket si anarki dhe si kaos. Disa do te tremben, pasi do te mendojne se ne kete anarki dhe kaos tendencash do te humbe identiteti kombetar dhe do te mbreteroje kozmopolitanizmi; do te harrohen kenget, legjendat dhe perrallat; do te prishet morali dhe tere konstitucioni shpirteror. Por kjo nuk do te ndodhe. Pas kesaj turbullire, pas ketyre mpleksjeve te tendencave ne kundershtim me njera-tjetren, do te vije nje qartesi e mencme. Ne fillim do te provohen dhe do te shijohen te gjitha ato fruta dhe "delikatesa" te kultures, te cilat nuku provuan gjate nje gjysme shekulli te socializmit real, pastaj do te behet zgjedhja. Dhe kjo do te jete nje gje e mire. Pas te gjitha ketyre provave dhe degustimeve si ne nje panair pijesh, do te zgjidhet vera me e shijshme, ajo qe e quajme vere kombetare. Dhe kjo atehere nuk do te jete nje vere e genjeshtert dhe patrioto-demagogjike, por do te jete e vertete. Me nisjen e shekullit te 21-te do te provohen te gjitha. Ne letersi do te kete rryma abstrakte, hermetike dhe realiste, te pershkuara nga lloj-lloj tendencash filozofike, madje edhe violente dhe agresive deri ne neo-futurizem. Ne menyren e jetes do te kete ekstravaganca te shfrenuara deri ne imoralitet; do te provohen perveritetet, shthurrjet, drogat; do te lihen ne vetmi pleqte; do te behen martesa me kontrata; do te kete nihilizem dhe narcisizem; do te kete megalomani dhe perbuzje; do te kete luks begatie dhe venitje mjerimi. Ne psikologji dhe ne filozofi do te kete menyre te te menduarit irracional dhe racional, mendim te dhunshem dhe te qete, bertites dhe te shtruar. Ne politike do te mbizoteroje here demagogjia dhe here ideja realiste, here armiqesia dhe here pajtimi dhe toleranca. Permes te gjitha ketyre turbullirave, kundershtimeve dhe ndeshjeve do te vije, sic thashe, e verteta dhe kultura solide, pasi deri tani keto fenomene kane qene te ndaluara artificialisht dhe kultura eshte rritur si ne serra dhe jo ne natyre. Doemos per t'u krijuar nje kulture e vertete pas shume kerkimesh, rol te madh do te luajne personalitetet e saj, ata qe misherojne ne vetvete shpresat e popullit dhe te kombit. Cdo komb ka disa shtylla ku mbeshtetet dhe ku beson, dhe keto shtylla jane individet e vecante, qe ngrihen si simbole mbi te tjeret. Vetem se keta nuk duhet te behen pengesa per kerkime, qofshin keto kerkime edhe eksperimentale. Fizikanti per te gjetur nje teoreme apo nje ligj ka kaluar permes mijera gabimesh. Nuk behet ligji pa rrugen e gabimeve. Kjo eshte e natyrshme edhe ne fushen e kultures. Liria e mendimit dhe e prones e pranon rrezikun e eksperimentimit. Nuk ka liri pa rrezik.

    Sigurisht te perfytyrosh kulturen shqiptare pas viteve 2000 eshte nje pune e lodhshme, e veshtire dhe e gjate. Me e lehte eshte te mendosh per nje pjese te kultures, qe e njeh me mire, - per letersine. Pa hyre ne te ardhmen e permbajtjes dhe te struktures se saj, te cilat merren me mend sesi do te jene, une do te theksoja disa elemente ndihmese, qe kane te bejne drejteperdrejt me ecjen e krijimtarise ne shekullin qe vjen dhe keto jane qendrat ku shkon dhe ku pergatitet kjo krijimtari per t'u bere prone e njerezve. Dhe keto jane shtepite botuese. Sot ne Shqiperi mund te kete mbi 100 shtepi botuese private dhe shteterore. Duke pasur nje numer te tille shtepish botuese eshte veshtire qe veprat e shkrimtareve te mbeten neper sirtare. Keto jane prona te lira, qe marrin me vete edhe mendimin e lire pa cenzure ideologjike. Ato cdo gje mund te botojne, mjafton qe te kene prodhim letrar. Dhe qe tani duket ndihmesa e tyre e madhe ne proceset e nje letersie te lire dhe pa korniza. Por ato po hyjne ne shekullin qe vjen edne te varfera. Mjaft shkrimtare, vecanerisht te rinjte, duhet te paguajne qe te botojne veprat e tyre. Rralle-tek botohet me honorare ndonje veper ndonje autori te njohur. Ka disa nga keto shtepi botuese qe kane fituar autoritet dhe qe mund te botojne edhe vepra pa ndonje pagese, si "Cabej", "Onufri", "Toena", "Dituria", "Apollonia" dhe ndonje tjeter. Por, ne pergjithesi, pjesa derrmuese eshte e mjeruar. Ne vitet 2000 mendoj se shume nga keto shtepi botuese do te fuqizohen dhe atehere shkrimtaret do te clirohen nga zinxhiret e parase, zinxhire qe tani per tani luajen rolin e nje "cenzure" jo ideologjike, por ekonomike.

    Shekulli i 21-te do t'i kepute edhe keta zinxhire te ketij llji te cenzures. Ne shekullin qe vjen korporatat e medha industriale dhe tregtare do t'i mbajne prane keto shtepi botuese edhe per intresin e tyre; per reklamat, gazetat, materialet publicistike, sic kane filluar qe tani. Ne kete menyre ato do te behen qendra kulturore te verteta te shkrimtareve. Une per keto jam i bindur. Natyrisht, ne shekullin e 21-te do te jete edhe nje "cenzure" dhe "autocenzure" tjeter qe merret me mend, pasi ajo ekziston ne te gjithe boten. Kjo cenzure dhe autocenzure do te jete cenzura dhe autocenzura e tregut. Libri do te shkruhet ne ate menyre, qe ai te shitet, te gjej treg ne mes te xhungles se madhe te librave. Ne kete mes, po te flasim me gjuhen e vellezerve kineze, ka nje te keqe dhe nje te mire. E keqja eshte se mjaft shkrimtare do te priren pas krijimeve te lehta detektive dhe erotike, me pak seks ne krevat, me pak gjak ne sediljen e vetures dhe ne dysheme te dhomes, me pak ndjekje te kriminelit dhe banditit, si heronj te romaneve te ardhshem. Kurse e mira eshte se shkrimtaret do te persosin gjuhen dhe menyren e te shkruarit, duke kerkuar persosmeri artisitike ne veprat e tyre dhe duke trajtuar probleme te mprehta dhe dramatike te shoqerise per te terhequr vemendjen e publikut. Atehere librat nuk do te nxiten per t'u lexuar pe hir te nomenklatures zyrtare te shkrimtareve, sic ndodhte ne shoqerine totalitare socialiste, por per hir te vlerave reale artistike dhe filozofike. Ne shekullin e ardhshem nuk do te kete per letersine as preferenca nomenklature, sic kishte dje, as preferenca partiake, sic ka sot, si nje refleks i paragjykimeve te shkuara. E them kete, pasi sot propaganda e vlerave te shkrimtareve behet sipas perkatesise partiake. Shtypi zyrtar mburr ata shkrimtare qe perkrahin qeverine dhe partine ne pushtet, ndersa shtypi opozitar mburr ata shkrimtare qe jane ose te paanshem, ose ndodhen ne krah te opozites. Shekulli qe vjen keto dukuri do t'i lere menjane, sic do te lere edhe shume gjera te tjera qe dje dhe sot kane qene dhe jane te shenjta.

    Per zoologun eshte e mjaftueshme gjetja e nje pende zogu te rrale per te perfytyruar madhesine dhe formen e zogut. Edhe per ne, si njerez shoqerore, eshte e mjaftueshme te gjejme disa shenjeza te lindura sot per te marre me mend te ardhmen e shoqerise dhe, ne rastin tone, te ardhmen e kultures. Dhe keto shenja, - ndofta me sinjifikative se penda e zogut, - jane liria e mendimit dhe liria e prones. Keto dy liri me bejne mua te perfytyroj panoramen e shpejte te kultures shqiptare ne fillimin e viteve 2000, sic u perpoqa ta pershkruaj.

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Izraeli
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-11-2010, 16:22
  3. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Kadare, i madh apo i famshem?
    Nga macia_blu nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 06-05-2003, 23:31
  5. Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-04-2003, 09:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •