Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 44

Tema: Poezi Rumune

  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -


    NERVA VJESHTE

    Eshte vjeshte , feshferima e gjume
    E pemet , rrugeve , ofshojne
    Eshte kolle , eshte qarje , eshte bosh
    Eshte ftohte e avuj leshojme

    Amantet , me te smure , me te trishte
    Bejne xheste te cuditshme nder rruge
    Dhe gjethet nga gjumi i perjetshem
    Bien , aq rende , e aq qullte

    Une rri , dhe iki , dhe kthehem
    Amantet thellesisht me trishtojne
    Te qesh me vjen pakuptim
    Eshte ftohte e avuj leshojme

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -

    E ZEZE


    T'karbonizuara lule , grumbull i zi ...
    Arkivole te zeza , djegur , metali ,
    Rroba funerale , te zeza mangalli ,
    E zeze e thelle , grumbull i zi

    Vibronin shkendija enderre ... grumbull i zi
    Karbonizuar , amori leshon tym
    Bie shi , pendesh te djegura parfum
    E zeze , vetem grumbull i zi.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -


    TABLLO DIMRI


    Bie aq bore ne fushe , ne thertore
    E gjak i ngrohte bie ne kanale
    Plot eshte bora me gjak kafshe -
    Dhe bie bora trishte ne *patinore

    Bardhesia u ndez nga gjaku i mbledhur
    Dhe korbat shetisin ne gjak ... e thithin
    Por ora e vone ... horizonti korbat ikin
    Ne fushe , ne thertore eshte errur

    Bie bore gjithmone ne horizontin e ngrire
    Dhe tani kur xhamat trishtuar jane ndritur
    Ne thertore vijne ujqit e uritur
    - E dashur , jam une tek dera e ngrire.

    *patinore - fusha e akullt ne te cilen patinohet

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -

    MELANKOLI

    C'vajtim e cjerrje ne vjeshte
    E pylli egersisht ushton
    Shperthen kudo nje gajde
    E kenge e vajtimit vajton

    Degjo , mire , ti , e dashur
    Mos qaj me e frike ti mos ki
    Degjo , se si rende , ne thellesi
    Dheu na therret ne gjirin e tij

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -


    ZBEHUR


    Jam vetmitari i te shkretave sheshe
    Me pocat e trishte , dritat e zbehta
    Kur tingellon bakri neteve te thella
    Jam vetmitari i te shkretave sheshe

    Shok kam qeshjen, te peshtire e me hije
    Qe i tremb qente gjysmake ne kanale
    Nen llampat e trishtuara me rreze banale
    Shok kam qeshjen te peshtire dhe me hije

    Jam vetmitari i te shkretave sheshe
    Me lojra hijesh qe japin cmenduri
    Duke u zbehur ne heshtje ne paralizi
    Jam vetmitari i te shkretave sheshe

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -


    MUZG DIMRI


    Muzg dimri i erret , si metal
    Fusha e bardhe - nje i pafund qark
    Vozit , nje korb ngadale vjen qe larg
    Duke care horizontin , diametral .

    Pemet e rralla me bore ngjajne si kristal
    Thirrje zhdukjeje me absorb
    Kur , i heshtur , kthehet i njejti korb
    Duke care horizontin , diametral .

  7. #37
    AlbMania Host & Design! Maska e Kleidi
    Anėtarėsuar
    06-02-2003
    Vendndodhja
    larg...shume afer... :)
    Postime
    163
    Shpirta ... te lumte dora iher ... Por une se mora vesh ... ti keto poezi i ke kthyer vete ne shqip apo i ke marre nga ndonje liber me poezi te George bacovia ne shqip???
    Nese i ke perkthye vete te lumte dora...
    Ti mos je gje ne Rumani??? Se ndoshta njifemi
    ~ Milanist Do Jem Per Jete ... Qofsha Gjalle Apo Vdek ~
    Ne Dashuri Fiton Ai Qe Iken !

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Poezite i kam perkthyer vete dhe akoma perkthej .
    Faleminderit per urimin

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -


    BALET


    Rreshqisnin baletistet e bardha
    Shperthime formash te furishme
    Te bardha para botes se madherishme
    Rreshqisnin baletistet e bardha

    Rreshqisnin baletistet e bardha
    E fishkellente njerezia , me furi
    Te bardha qeshnin, me te botes cmenduri
    Rreshqisnin baletistet e bardha

    Rreshqisnin baletistet e bradha
    Mistershem zgjonin kompleksin organik
    Te bardha provokonin instinktin satanik
    Rreshqisnin baletistet e bardha

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -


    *MOINA


    Dhe vjeshte dhe dimer
    Zbresin dore me dore
    Bie bore , bie shi
    Bie shi , bie bore

    Dhe nata leshohet
    Lakuriq e me njolla
    Te zbeht kalojn te semuret
    Dhe femijet nga shkolla

    Te qullte jane muret
    I ftohti me pushton
    Me ata te varreve
    Mendimi me meson

    Dhe vjeshte dhe dimer
    Zbresin dore me dore
    Bie bore , bie shi
    Bie shi , bie bore

    *MOINA - kur bie dhe shi dhe bore ne te njejten kohe .

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptarėt nė Rumani, njė histori e lashtė
    Nga ILovePejaa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  2. Mediatori shqiptar liron 3 pengjet rumune nė Irak
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-07-2005, 19:09
  3. Tutoret shqiptare te prostitutave rumune
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-10-2004, 04:34
  4. Prostituta rumune ther nė gjumė tutorin shqiptar!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 21:59
  5. Satire rumune
    Nga Shpirta nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-06-2003, 09:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •