Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Ne burg me Jaho Salihin

    Versioni i te denuarit per vrasjen e Azem Hajdarit. Si u gjend me Berishen dhe si i shpetoi djalin ne vitin '97. Jeta ne qeline e burgut 302, ku per pak i bene atentat me snajper. Dhe plani per te dale nje dite prej andej

    Per te takuar Jaho Salihin ne qeli duhet firma e ministrit te Drejtesise. Nje rregull qe ndiqet jo vetem per te akuzuarin si ekzekutor i deputetit te PD Azem Hajdari, por per te 75 te denuarit aktuale me burgim te perjetshem ne Shqiperi. Vetem 500 metra larg Sheshit "Skenderbej" ne Tirane, ndodhet Burgu 302, njeri prej tre institucioneve te sigurise se larte. Ne te cilin jane "strehuar" 21 te denuar me masen me ekstreme qe parashikon Kodi Penal Shqiptar.

    Pak nga ata mijera qytetare qe kalojne cdo dite ne Rrugen "Mine Peza" ne kryeqytet, mund ta dine se prapa portes se madhe te hekurit, ne murin ndares me Komisariatin numer 3 te policise, vuajne denimin emra te tille te krimit si Gazmend Braka (Gaxhai), Viktor Ymeri (Kartela), Taulant Balliu (Llacja), Tan Kateshi, Pellumb Ndrevataj apo Sadik Kuniqi. Padyshim qe mes tyre, me i famshmi eshte Jaho Salihi. Jo vetem per opinionin. Por edhe per vete te denuarit VIP. Sipas nje rregulli te pashkruar, sipas te cilit pozicioni ne piramiden e te burgosurve eshte ne perpjestim te drejte me krimet qe te atribuohen.

    Pasi kalon porten e hekurt te burgut, gardianet, teper strikte, por shume te sjellshem ne zbatimin e rregullave, te ftojne ne verifikimin e vlefshmerise se lejes speciale. Me pas nis "zbrazja" e te gjitha sendeve personale ne nje kasaforte te posacme. Pas se ciles fillon rrugetimi "me pengesa" drejt dhomes se takimeve. Jaho Salihi, qe nga 29 prilli i vitit 2002, kur Gjykata e Faktit dha vendimin per ngjarjen e 12 shtatorit 1998, ka refuzuar te flase per mediat. I zhytur thelle ne vetmine e tij, ne qeline numer 17 ne katin e trete te burgut, ai ka bojkotuar madje edhe nje nga ngushellimet e vetme te nje te denuari: te dale ne dhomen e ajrimit.

    Por tani, kur sapo u mbushen 2 vjet nga dita e arrestimit, 26 vjecari tropojan ka vendosur te thyeje paktin me veten. Ate pakt te vendosur diten kur kishte kuptuar se portreti i tij, ishte vizatuar ne formen e nje "engjelli te zi". Duke pranuar te rrefehet ekskluzivisht per revisten "Klan". Pas pese dyerve te blinduara, kemi arritur ne vendin e takimit. Ne pak minuta, porta e hekurt hapet dhe ne dhomen e paster me nje tavoline te gjate, disa stola dhe nje raft me libra fetare, shfaqet Jaho Salihi. I veshur me nje kostum te kuq sportiv "Adidas" dhe me pamjen e diteve te procesit, kur fotoja e tij zinte faqet e para te gazetave dhe kopertinat e revistave, ai ka pranuar qe me ndihmen edhe te avokatit, te tregoje jeten e re. Nje jete e vetmuar brenda nje qelie prej 20 metrash katrore. Mes shume privimeve, frikes se atentateve dhe shpreses "per pafajesi".


    Cfare ndjen nje njeri kur meson se do t'i duhet ta kaloje gjithe jeten ne qeli?

    Kuptohet qe nuk eshte e lehte. Por, dalengadale jam pershtatur. Thjeshte e marr jeten sic eshte ne realitet. Por shpresa vdes e fundit. Une vazhdoj te kembengul ne ato qe kam deklaruar edhe gjate procesit. Kam qene prezent ne mbremjen e 12 shtatorit 1998, para selise se PD ne Tirane kur u vra Azem Hajdari. Por nuk jam une ekzekutori. Nuk kam qelluar. Ndaj, sebashku me avokatin, kemi kerkuar nje tjeter proces ne Gjykaten Kushtetuese.

    Cfare raporti ke krijuar me te denuarit e tjere?

    Qe ne fillim kam kerkuar te qendroj i vetem ne qeli. Brenda saj kam te gjitha kushtet qe i lejohen nje te denuari si une. Qe nga krevati, tavolina, karriket e deri tek televizori, frigoriferi e magnetofoni. Keto si dhe librat e revistat "jane shoket" e qelise time.

    Nuk merziteni?

    Jo, aspak. Jam mesuar prej vitesh te jetoj keshtu. Ne Tropoje, ne shumicen e rasteve, udhetoja i vetem me makine dhe ne vende te tjera qendroja shpeshhere larg te tjereve.

    Drejtori i Burgut, Petrit Ismaili, tha se asnjehere nuk e keni shfrytezuar te drejten per te qendruar dy ore ne dite ne dhomen e ajrosjes...

    Nuk dua te dal pasi ambjenti eshte i ngushte dhe i vetmi ndryshim me qeline, eshte fakti se tavani eshte prej nje zgare hekuri.

    Mos ndoshta keni edhe frike?

    Nuk eshte ceshtje frike. Ndoshta nje mase sigurie me teper.

    Jeni ndjere i kercenuar?

    Te pakten nje here po.

    Ne c'menyre? Ndonje mesazh, apo leter?

    Jo. Ne fakt, behet fjale per nje atentat me snajper.

    Kur keshtu?

    Vetem 3- 4 dite para dhenies se pretences se prokuroreve te ceshtjes "Hajdari" ne Gjykaten e Faktit. Ishte koha kur une i kisha kerkuar trupit gjykues te drejten per te folur. Gjate gjithe gjyqit kishte folur avokati im. Por ne fund vendosem qe te flisja edhe une. Kete e kerkova publikisht ne sallen e gjyqit.

    Ky fakt behet publik per here te pare. Si ju ndodhi?

    Ishte ora rreth 10 e gjysem e mbremjes. Ne ate kohe, qelia ime ndodhej po ne katin e trete, por me pamje nga Rruga "Mine Peza". Ne ate moment isha duke lexuar apo duke pare televizor. Kur nje drite e kuqe snajperi, pamjen e se ciles une e njoh, u shfaq mbi komedinen perballe frengjise se qelise. Ishte vendi ku une shkoja me shpesh, sepse mbi te mbaja ujin. Ne momentin qe pi uje, une qendroj me shume se cdo here tjeter ne kembe, pa levizur per nje kohe pak a shume te gjate.

    Dhe si reaguat?

    Menjehere shuajta driten dhe njoftova policin roje. Oficeri i rojes njoftoi menjehere Komisariatin e Policise numer 3 qe ndodhet ne nje mur me burgun. Policet vrapuan dhe kontrolluan te gjitha godinat e larta perballe. Duke u nisur nga pozicioni i dritares se qelise dhe drejtimi ku e pashe driten e kuqe te snajperit, them se vinte nga katet e siperme te nje shtese ne pallatin perballe portes kryesore te komisariatit. U kontrolluan thuajse te gjitha shtepite, por nuk u kap askush. Te nesermen, me nderruan qeline dhe u sistemova ne te njejtin kat, por ne anen tjeter te godines, ne nje pozicion ku dritarja e qelise nuk ka pamje direkte me pallatet perballe.

    Pasi e keni analizuar kete ngjarje, kush mendoni se fshihej prapa saj?

    Nuk do shume mend per ta kuptuar. Ishin ata qe nuk u interesonte qe une te flisja. Dhe vertete ashtu ndodhi. Gjykata nuk ma dha fjalen dhe vendimi jo vetem ne Fakt, por edhe ne Apel e Gjykaten e Larte eshte marre, ndersa une nuk kam folur asnjehere. Ne kete menyre, mua me eshte mohuar e drejta e fjales. Nje e drejte qe ma jep Kushtetuta. Kjo eshte njera nga aresyet se perse bashke me avokatin, kemi kerkuar shpalljen antikushtetues te procesit, ne menyre qe ceshtja te gjykohet edhe nje here.

    Duke enderruar diten kur do te kete mundesi te rishfaqet serish ne ekranet e televizioneve, prapa hekurave te kafazit te te akuzarit per "vrasjen e shekullit" ne Shqiperi, Jaho Salihi ka riorganizuar jeten dhe ka nisur t'i pershtatet nje regjimi te ri. Nje regjim izolimi, qe si gjithe te denuarve i ka zbardhur lekuren dhe qe ne muajt e pare i krijoi probleme me shendetin per shkak te mbipeshes. Ai nuk e mohon qe eshte nje gjumash kronik dhe se i eshte dashur te lexoje gjate kesaj kohe me shume se c'kishte lexuar gjate gjithe jetes se tij.

    "Se bashku me Gaxhain, eshte nje nga lexuesit me te rregullt te Burgut 302", thote njeri nga gardianet. Sipas tij, "per shkak te nje denimi maksimal dhe rregullave te reja ne burgje, ne pershtatje me konventat nderkombetare te te drejtave te njeriut, Jaho Salihit dhe te gjithe te denuarve me burgim te perjetshem, nuk u mungon pothuajse asgje". Jaho pranon se eshte i pajisur me televizor me ngjyra, frigorifer, impiant per degjimin e muzikes. Ai e ka lene konsumin e mishit, pa e ditur se eshte kthyer ne nje vegjetarian dhe pranon se jeta e tij i kushton familjes dhe te afermve te pakten 500 mije leke ne muaj.

    Kush eshte regjimi i nje dite te zakonshme ne qelite e burgut te sigurise se larte?

    Une zgjohem rreth ores 10.00 dhe pasi perfundoj tualetin, gjeja e pare qe bej, ndjek lajmet me te fundit nga teleteksti. Mengjes nuk ha asnjehere dhe per rreth 30 minuta stervitem duke levizur neper qeli dhe duke bere pompa. Me pas ndjek televizorin derisa vjen ora dy pasdite kur ha dreken. Per shkak te mbipeshes kam gjashte muaj qe nuk ha mish, por edhe per shkak te problemeve ne stomak, pas operacionit kur u plagosa me dy plumba, diten e vrasjes se Fatmir Haklajt ne Tropoje. Per kete, kam tre muaj qe kam lene edhe cigaren.

    Duhet nje vullnet i madh per keto ndryshime ne burg...

    Per mua nuk eshte ndonje problem. Pasi nuk e mendoj se jam nje i burgosur i perjetshem. Thjeshte jetoj jeten, sipas rrethanave te reja. Por ka gjera prej te cilave nuk kam hequr dore.

    Per shembull?

    Gjumi ne dreke. Cdo dite fle dy ore te mira. Nje veprim qe e kam bere edhe kur kam qene shef krimesh ne Tropoje. Pas dreke, kthehesha ne zyre dhe ia kepusja gjumit. Pas kesaj, tani ndjek telenovelat. Shoh "Palomen", por edhe serialet e Klan dhe TVA. I shoh se per nga niveli i intrigave dhe thashethemeve, gjithmone me duket se skenaret e tyre jane shkruar ne Shqiperi.

    Keshtu e mbyllni diten?

    Mundohem te lexoj ndonje liber, kryesisht me teme historike. Sapo kam lexuar romanin "Fate tullace" te Vera Isakut dhe "Papirusi". Nje shkrimtar nga Shkodra, qe nuk e njoh personalisht, me solli me poste kater librat e tij me tregime. Nderkohe degjoj kenge, kryesisht kosovare, nga kasetat dhe CD. Keshtu afrohet mesnata. Para se te shkoj ne shtrat, bej gjysem ore tjeter stervitje dhe mbas nje dushi me pagure me uje, e mbyll diten rreth ores nje te nates.

    Kush t'i sjell ushqimet dhe a i shfrytezoni te gjitha takimet qe ju lejohen?

    Rregullorja parashikon takime nje here ne jave, gjate te cilave me vijne familjare dhe te aferm. Me sjellin ushqime, ku nuk na lejohen me shume se 5 kilograme, ndersa pijet dhe uji duhet te jene detyrimisht ne ene transparente.

    Po takimet speciale?

    Une jam i martuar. Gruaja dhe dy vajzat e mia, Julinda 3 vjec dhe Anifja (i kam vendosur emrin e nenes) 17 muajshe, ndodhen jashte Shqiperise. Por jo ne SHBA sic eshte thene ne shtyp, por ne Europe. Me to flas cdo fundjave ne telefon, ne kabinen qe eshte instaluar per te burgosurit. Vajzen e vogel nuk e kam pare asnjehere, pervecse ne fotografi. Ndersa e madhja me pyet gjithmone se kur do te shkoj t'i takoj. Keshtu qe une nuk mund te bej takime speciale. Jo se nuk kam mundesi...

    Gjate procesit per vrasjen e Azem Hajdarit, me pamjen dhe veshjen "firmato" thone se bere shume fanse. Madje nje nga drejtuesit e burgut tha se pas cdo seance te transmetuar ne televizione, vinin shume letra...

    (Qesh) Une jam i martuar dhe e di qe ato jane perdorur edhe per te futur ne gracke disa njerez. Sic u thirr per shembull ne prite ne Tirane Muharrem Haka, ne afersi te Stadiumit Kombetar "Qemal Stafa". Kam degjuar disa gjera te tilla per vete, por nuk ia ve veshin.

    Sa per veshjen, gjithmone jam veshur mire. Por asnjehere firmato. Kam idene se per nje veshje, mjafton qe ajo te te rrije mire dhe te jete sipas shijes tende.

    Autoritetet e burgut, konfirmojne se vertete Jaho Salihi, nuk ka kryer asnje takim special. Nje sjellje e cuditshme per njeriun e njohur si tmerri i Tropojes ne vitet 1997- 1998 e per te cilin media ka shkruar se ka kryer edhe perdhunime. "E si mund te kete kryer veprime te tilla nje njeri qe sipas gazetareve u pelqeka kaq shume femrave. Kjo eshte kontradiktore dhe une nuk kam patur nevoje te perdhunoj ndonje vajze", shprehet ai.

    I akuzuari si vrasesi i deputetit te PD, ishte vetem 19 vjec, ne vitin 1997, kur pa arsimin perkates u emerua Shef i Rendit ne Komisariatin e Policise se Tropojes. Nje barre e madhe per supet e njoma te djaloshit qe vetem pak pas trazirave te marsit, ishte rikthyer nga emigracioni ne Gjermani. Nje periudhe kur Banka e Tropojes u vodh dy here me nga 600 milione leke dhe kur per shkak te aktivitetit te UCK ne Kosove, lulezonte tregetia e armeve. Ne ate kohe shef komisariati i Tropojes, i emeruar nga socialistet, ishte Fatmir Haklaj. Jaho, qe kishte miqesi me Haklajt dhe rrethin e tyre, u vu ne krye te Rendit. I akuzuar nga opozita, vecanerisht pas vrasjes se Azem Hajdarit si "krahu i armatosur" i PS, Jaho Salihi befasoi opinionin kur ne emisionin "Ajsberg" u shfaq ne nje kasete filmike ne krah te Berishes ne nje miting elektoral.

    A keni qene vertete ne ate takim perkrah Presidentit te asaj kohe, Sali Berisha?

    Po. Eshte e vertete qe ne ato pamje filmike dhe ne nje foto ku une jam me syze te erreta dhe mjeker te vogel rreth gojes, ndodhem ne krah te Berishes. Ndryshe nga cfare eshte komentuar, nuk behet fjale per mitingun "e famshem" te Bajram Currit ne qershorin e '97. Por ai eshte nje miting ne oborrin e shkolles 8- vjecare "Luigj Gurakuqi" ne Tirane, jo shume larg godines se burgut 302.

    Po si u gjendet ju perkrah Berishes?

    Ishte ne mos gaboj fushata per zgjedhjet e 29 qershorit 1997. Dhe une s'kisha vetem pak jave qe isha kthyer nga Gjermania. Isha 18- 19 vjec dhe kur erdha ne Tirane, takova disa shoke nga Tropoja qe ruanin ne ate kohe Berishen dhe shoqeronin levizjet e Presidentit. Disa prej tyre m'u luten te shkoja ne ate miting dhe une shkova.

    Ketu perfundon kjo histori?

    Jo. Ne fakt une e kam shoqeruar ne ate kohe Berishen edhe ne mitingjet qe ai zhvilloi ne Korce, Lushnje dhe Shkoder. Madje ne Lushnje, per shkak te humbjes se parave ne piramida, ai nuk u prit mire dhe autokolona u largua e qelluar dhe me shume veshtiresi. Aty une i shpetova Berishes, djalin, Shkelzenin, te cilin desh ia rrembyen njerezit e irrituar.

    Me pas?

    Vazhdova punet e mia.

    Pas nje viti Berisha, PD dhe me pas edhe organet kompetente ju akuzuan per vrasjen e Azem Hajdarit ne 12 shtatorin e 1998...

    Kjo eshte nje akuze politike. Une e kam pranuar dhe e pranoj se kam qene aty ne momentin qe u vra Azemi. Por une nuk kam qelluar. Nuk jam une ekzekutori. Sa ishte gjalle Fatmir Haklaj, Berisha asnjehere nuk foli per kete ceshtje jashte selise se PD, neper takime apo mitingje te ndryshme.

    C'lidhje ka kjo me atentatin per te cilin ti je denuar me burgim te perjetshem si ekzekutori?

    Ka, sepse Berisha e di shume mire se kush e vrau. Une e ftova te vinte ne gjyq dhe te deshmonte, por ai nuk pranoi. Kush kerkon te dije saktesisht te verteten, le te lexoje me kujdes librin e Elez Biberajt "Shqiperia ne tranzicion", ne pjesen ku flitet per themelimin e Partise Demokratike. Rrenjet e kesaj vrasje duhen kerkuar diten kur Berisha u zgjodh Kryetar i PD, ne votimin perballe Neritan Cekes dhe Azem Hajdarit. Ate dite Halil Haklaj deklaronte ne hyrje te salles ku zhvillohej mbledhja se jam ketu me 70 vete. Bashke me te, ndodheshin edhe dy kosovare, te cilet edhe 4 vjet pas clirimit, nuk mund te shkojne dot ne Kosove.

    Kush e di tjeter te verteten qe pretendon ti?

    Kete te vertete e di edhe gruaja e Azemit, Fatmira. Ajo ne Bajram Curri mbahet mend si nje grua shume e zgjuar. Keshtu qe une jam i bindur se ajo e di te gjithe te verteten e vertete te vrasjes.

    Ne kete pike, Jaho Salihi ndalon. Mendohet pak gjate dhe ngrihet ne kembe. Duket se takimit qe ka zgjatur shume pa e kuptuar, i ka ardhur fundi. Megjithate pranon te pozoje ekskluzivisht per revisten "Klan". Duke shtuar se ka vetem dy momente te cilat ai i pret me padurim gjate diteve qe ndodhet ne qeli. "Telefonatat me familjen ne fundjave dhe takimin me avokatin Vladimir Meci". Me te cilin ka formuluar kerkesen per "shfuqizimin si antikushtetues te vendimeve te dhena per te nga Gjykata e Faktit, Apelit dhe Kolegji Penal i Gjykates se Larte". Te cilat kane dhene per te denimin me burgim te perjetshem. Por cuditerisht, 26 vjecari tropojan, duket optimist dhe shpreson se nje dite do te jete serish i lire. Dhe ne dit- netet monotone qe kalon ne qelite e burgut te sigurise se larte 302 ne Tirane, ai duket se ka patur shume kohe te mendoje edhe per diten e pare ne liri. "Sapo te le dyert e hekurta dhe te dal ne Rrugen "Mine Peza", do te nisem urgjent pa u ndalur askund per te pire nje kafe ne shtepine time ne Bujan te Tropojes. E kam rikonstruktuar duke investuar 50 mije dollare. Por...".

    Ne kete moment degjohet kercitja e llozit te rende metalik dhe gardianet hapin deren. Koha e takimit ka mbaruar. Pasi kryejme proceduren e kundert me ate te hyrjes, leme pas burgun 302. Ndersa Jaho Salihi, merr serish shkallet per t'u ngjitur ne katin e trete, ne qeline numer 17. E per te rinisur aty ku e la, ritualin e perditshem te jetes ne qeline e njerit prej 75 te denuarve me burgim te perjetshem ne Shqiperi.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Enri pėr postimin:

    Enzo.AD (03-07-2016)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Vetem ne Shqiperi faqet e shtypit jane te hapura per kriminelet, por jo per intelektualet qe lihen ne harrese.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Jaho Salihi i rrethuar me Avokate PS-iste, me gjyqtare e prokurore PS-iste, me miq e farefis katundaro-Ps-iste, me Polic e Gardian Ps -iste, me gazetar Klanisto-Klosisto-Ps-iste e me krejt ku-rvat Ps-iste te Tiranes....Kush e pengoj fjalen e lire te Jahos?

    Sali Berisha?

    Aspak. Jaho mir e di dhe Klani mir e di se kush ja mbyll gojen Jahos...jane instruktoret qe gjeten ate djaloshin tropojan qe..sic thote vete:

    "Ai nuk e mohon qe eshte nje gjumash kronik dhe se i eshte dashur te lexoje gjate kesaj kohe me shume se c'kishte lexuar gjate gjithe jetes se tij. "

    Pra e ndalojne ata Mjeshtrat e medhenj ne PS qe diten e piketuan katundarin tru bosh e te pa kulture qe te vrasi ate qe ja theu hundet PPSH-se.

    Kush e di se ne cilen QELI strehoet JAHO qe te pergatise snajperin me laser?

    E dine vec mjeshtrat e PS-se se Klos-Gjinush-Mejdanit se ku fle Salihi...se ku e ka ujin e oturakun..dhe se cili pallat ne Rrugen Mine Peza ka shikim optik me dritaren e Qelise.

    Paska kontrolluar PS-ja pallatin e spaska gjetur njeri aty...
    Aaa..do rrinte aty "Shakalen" me pushk ne dore e te priste Kontrollin..
    Nuk e di PS se kush banon ne pallatin perball Rajonit aty ne bith te Ambasades Polake?
    E dine shume mire qe aty banojne sorrollop Terbacioto-Klosist.

    50 mij dollare ka restauruar Kullen Jaho..

    Jane pjesa e Shperblimit per vrasjen e Azemit qe ka marre Jaho nga Klos-Xhavit-Halitat e Hashim Thaq Mekdano-Gjinushat.

    Gazetari Klosist -Klani-ist pergjerohet per Jahon qe jeton ne Luks e asnji fjale per Heroin qe kalbet nen dhe.

    Poshtersia dhe cinizmi nuk kan fund ne rracen Bolsheviko-PS iste te cilve u sherben e i defren KLANI.

    Mbasi e nxorren plotesisht te lare me letra e gjithcka dhe Gafurr Mazrekun...PS pergatit Lirimin e JAHOS.

    Bravo u qofte. Jane te zote se kan gjetur nje PD tarallake e nje Popull te qelbur qe i lepihet sundimtareve 60 vjecare.

    Megjithate dhe ato pak fjale qe ka folur Jaho aty me Klosistin e Klanit... zbardhin Dicka.

    Mitingu i Salihut.. ku Jaho paska "Shpetuar" Shkelzenin..djalin e Doktorit zbuloi padashjen e KLANIT nje LOJE.

    Loja ishte kjo.

    Sali Berisha merret me dhune ne rajon te policise nga policet e ILIR METES.
    Ne Rajon Sali Berishen e tallin dhe kercenojne..
    Prapa Penxhereve te padukshme rrijne Mjeshtrat e Medhej e diktojne retoriken e Pyetjeve qe policet E Ilir Met-Klosit i bejne si "pa djallezisht " Sali Berishes..
    Saliu mbahet me dinjitet..
    Pa pritur...si "padashje" nje nga Zagaret e Rajonit i ben kte Pyetje Doktor Betishes...
    Doktor....ku e kini djalin...???

    Doktori zverdhet..Trembet..Tmerrohet..

    Pse..Cka ndodhur me djalin bertet ai ne Panik...

    Asgje asgje...kot pyetem...thote me qesendi..Personi..misterioz ...

    Pra..ishte mesazhi...qe ne o Doktor...te vrasim..ty dhe femijet e tu po te duam..e kujdes..mos u krruaj me ne..

    Keshtu ja bene Sali Berishes ne Rajon...

    E prandaj SALIHU hyri ne Votime...i pa qe ishin skandaloze...dhe i pranoi ato Zgjedhje duke i vene Demokrateve Shqiptare nje ZGJEDHE Tjeter 50 vjecare..

    Ahh mor Sali Berisha..

    Ja pra Jahoja spaska qene "rastesisht" ato dite..pran Doktorrit dhe djalit te tije..

    Talluni Talluni O KLANI.. se keni gjetur..

    ...

  5. #4
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Brar trimi pse mbytesh me nje pike uje ???

    Ta thoshte ndonje njeri i respektuar dhe i nderuar edhe mund ta merrje aprirori si te vertete .... por kur e thote nje vrases qe brenda intervistes se tij genjen 3-4 here kur thote se Berisha nuk i paska akuzuar ata publikisht per vrasjen ne nje kohe qe emrat e tyre u bene publik qe naten e ngjarjes dhe i dinin te gjithe .... si mund t'i marresh si te vertete pjesen tjeter te fjalimit ku Jaho 19 vjec i paska shpetuar djalin Berishes nga turma ....hahahahaha

    Jaho sot eshte ne burg sepse jashte tij e pret vdekja qe ua mbylli gojen shefave te tij. Per mua ai vlen me shume i gjalle se i vdekur.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 195
    Postimi i Fundit: 08-10-2013, 14:03
  2. Libri rijadus salihin
    Nga useid nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 12:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •