DiamondRing
Me duhet te ta them te drejten se deri diku ke te drejte. Shikuar ne pergjithesi cdo person beson dhe i ka perfytyrimet vetjake per Zotin, si ata te nje religjioni te caktuar ashtu edhe cdo religjion vec e vec. Ti e pranon se Zoti eshte Nje. Ashtu edhe eshte. Sa i perket asaj lidhje me lutjen, ketu nuk duhet te ngutesh. Nganjehere eshte me mire te presesh e te kuptosh se sa te veprosh ne ndonje menyre te pavetedijshme.
Albo e kish permendur per Jezusin qe ka thene se lutja ne grumbull eshte me e forte. Une, megjithese i perkas fese muslimane mund te pajtohem me kete thenie. Meqe kur luten shume veta lutja ka efekt me te madh. Sa me i madh grumbulli aq me i madh edhe efekti i lutjes. Mirepo kjo nuk e perjashton as lutjen vetjake. Meqe, me mire te lutesh vete se te mos lutesh fare.
Une personalisht religjionet e ndryshme i shoh si menyra te ndryshme te besimit ne Zot. Cila nga keto menyra eshte me e mira eshte krejt pyetje tjeter.
Dikush tha se religjionet jane politizuar shume. Kur t'i kthehemi te kaluares shohim se shume padrejtesi, luftera... jane bere ne emer te religjioneve. Kush me pak e kush me shume s'ka rendesi aq te madhe. Megjithate, lidhje me kete mendoj re religjionet nuk jane aq te politizuara sa kane qene dhe jane shume te instrumentalizuara.
Shendet!
Krijoni Kontakt