Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134

    Ca mendime.

    Une dua shume nje djale, por ai ishte njeri shume teka, pra qe para 1 vit e gjysem qe u njohtem ai merrte ne tefon kur donte, vinte te me takonte kur donte ai jo une. S'me pergjigjgej ne telfon kur ishte me shoqerine apo te shtepise. I coheshin nervat , thonte ti jepte fund lidhjes tone, pastaj mu lutej ta mirrja mbrabsht. Sa here qe i tekej bente keshtu, u ndante vinte prape duke u lutur. Une dhe e doja dhe me vinte keq kur qante. Kur doja te ndahesha une ai qante mos ti shkaterroja jeten. Deri kete heren e fundit kur une i thashe se nuk i duroja me tekat e tij dhe u ndava. Por nuk e di me mungoi si duket dhe e mora mbrabsht te flisja me te, me tha se nuk me donte me dhe te vazhdoja jeten time. Ok ashtu bera kur pas nje muaji ai me merr ne telfon pasi jetojme larg tani dhe me thonte, se me donte ta prisja, do vriste veten etj etj, i thashe jo se me kishte vrare mjaft tani, por ai me mirte cdo dite ne telefon derisa pranova te flas me te. nejse ai nuk ndryshon, sot me lutet ta pres , neser me thote ta harroj. Me thote se ka filluar te pije alkol qe nuk ka pire kurre vetem per fajin tim se nuk me harron , ka bere aksindent etj etj.
    Nejse, une e dua shume por ai me ben vetem te vuaj, pa folur ne telefon me te nuk rri se cmendem megjithese atij i them se nuk e dua me. Nuk di c'te bej.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Pergjigjen do e gjesh ne vetvete dhe asgjekund tjeter.
    Njeru eshte e veshtire te ndryshoje, e ka dicka ne karakter dhe nuk ka se si te jete tjeter. Megjithate nese ti vertet e do ate dhe ai vertet te do ty atehere bejini gjerat me marveshje dhe uluni e bisedoni seriozisht me njeri-tjetrin jo s'te dua jo te dua po te them qe nuk te dua. Jeta dhe ndjenjat e dikujt nuk jane nje loje, merreni seriozisht biseden dhe vendosni. N.q.s ai nuk ka deshire per lidhje serioze po e njejta gje dhe me ju atehere harrojeni, nuk mund te behet nese njeri do dhe tjetri nuk do. Gjeni konsensus midis jush.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Jepi kohe qe te reflektoje mbi maredhenien midis jush dhe kete mund ta besh vetem duke u treguar e sinqerte me te dhe ti shprehesh se si ti ndihesh per te. Pasi ta besh kete, jepi nje periudhe kohe(1 muaj) qe te reflektoje duke mos folur me te, duke mos e takuar, duke mos iu pergjigjur mesazheve etj.

    Pas atij muaji, ngrije telefonin e tij per te mesuar se cfare perfundime ka nxjerre ai nga reflektimi. Shume njerez ua mesojne vleren te dashurve te zemres vetem kur nuk i kane me, une nje prej tyre.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Asnjehere mos i thuaj dikujt "nuk te dua" nderkohe qe e do dhe e kunderta. Sinqeriteti eshte kusht numur nje ne nje lidhje. Nese ti e dashuron dhe ke disa aresye te tjera qe nuk do te vazhdosh me me ate, thuaji pikerisht aresyet qe ke dhe jo qe nuk e dashuron me. Duke ditur pakenaqesirat e tua ndoshta ai reflekton dhe ndryshon ne lidhje me ty. Te njejten gje duhet te beje edhe ai. E vetmja menyre qe mund ti ndreqi gjerat, ose edhe po u prishen, te pakten nuk le pendim me pas, eshte qe te thuhen gjerat, pikerisht ashtu sic i ndjen dhe mendon.
    Ji Vetvetja!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Thanx Stella, Albo dhe shpirtifshehur per mendimet tuaja. Pak a shume sic keshilloni dhe ju, kam bere. I kam treguar se e dua shume, se me ka bere te vuaj me ato tekat e tij, i kam treguar ku qendron problemi etj etj. Jam munduar te mos e marr ne telefon, sigurisht qe flasim rreth 3-4 here ne dite, dhe sa here merr ai me thote " pse nuk me merr ne telefon, ti nuk e di sa une te dua u shkriva per ty, vdiqa te te shoh etj.". I kam thene do flas me te derisa ai te qetesohet dhe te sherohet, pasi thote se eshte semure eshte vrare ne aksindent etj. pastaj i kam theme do vendosim dicka perfundimisht. Por nuk e di, ai njeri ka shume shume rendesi per mua, pamvarsisht se si shkuan punet, and i guess niether of us can let go. I don't know.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    ...ketu mendoj, se qendron i gjithe sekreti i Mones, qe iu ka ''merzitur jeta''...

    une do thoja: provat ne dashuri jane shume te rrezikshme,jo lere jepi kohe te mendoj, mere ne tel. mos e merr nje kohe...

    nese ti e ndjene vertet, se ''ai njeri eshte shume shume i domosdoshem per ty'' ruaje e mbaje...por, jo duke provuar rreziqe
    mbase, ai mund te kete pire ''helm te bardhe'', mund te jete shkaterruar nga dikush tjeter (qe veprojne ditenate)...pra, mos e le soten per neser... ose ofroje - ose ndaje sa me shpejt...sepse vet nuk je e sigurte ne vetvete... as as... kjo me duket nje dashuri e verdhe...dashuria ka ngjyrat e veta...ka edhe dashuri te zeze...

    litari i keputur, mund te lidhet - por nyja shihet...do te thoja, me mire eshte nje litar i lidhur nyje, se sa nje i dobet qe te leshone ne humnere...

    perderisa nuk ka njeri prefekt, nuk ka as dashuri prefekte...vetemsa e mashtron vetveten...

    rodi njihet ne qendresen e tij/saj perballe jetes se veshtire...nese sheh gropen e dashurise, mbuloje shpejt, me sinqeritet dhe mbelto lule mbi te e bere kopsht te bukur...askush nuk pyet, si eshte rritur, por si duket...

    (megjithate keto ishin mendime te mia personale)

  7. #7
    Shkoder Zemer Maska e Daja
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    17
    Miredita/Mirembrema Mona!
    Para se gjithash do te thoja qe keto lloj historish e bejne jeten te bukur. Pas shume vitesh kur ti kujtosh do mbushesh me nostalgji. E kush nuk vuan nga dashuria !? Por ne kete rastin tend duket sikur gjerat po dalin jashte kontrollit, jane paksa te ekzagjeruara. Me duket se ti ke vepruar drejt deri tani por kujdes. Mendimi im eshte qe ti duhet ti japesh fund kesaj historie. Pse? Sepse nuk me duket qe ai shoku yt te jete normal (me fal nese te duket si ofendim) . Nese ti ja ke shprehur dashurine dhe ai akoma vazhdon me presione ne tel per vetevrasje etj. kjo duket si cmenduri ose xhelozi e cmendur. Dy gjera jane ketu. Ose ai eshte psikopat (me fal edhe njehere qe po flas kaq troc), ose eshte thjesht mashtrues i rendomte apo narkoman. Nje njeri normal qe te do vertet dhe eshte i bindur qe dhe ti e do, do te te bente te lumtur ne vend qe te te krijonte kaq shqetesim. Mua nuk me duket qe ketu ka vend per bisedime. JEPI FUND. ME MIRE NJE FUND I TMERRSHEM SE NJE TMERR PA FUND. Veri nje gur zemres dhe merru me dicka qe ta harrosh sa me shpejt. Kjo do ti beje mire dhe atij qe te mesoje si te sillet me partneren.
    Veri pikat mbi 'i" dhe mos kthe me koken prapa. E di qe ti me mendje do thuash qe e kane te lehte keta qe japin keshilla , por po te them qe sa me teper e zgjat aq me shume do vuash. Ta them edhe nga pervoja ime.
    Sinqerisht.

  8. #8
    Virtualisht prane jush Maska e AlbanianQT
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Vendndodhja
    $$town
    Postime
    99
    I say: f__ (fill in urself ) the guy
    Qenka tip i cuditshem..me naze, etj. Per mua shiko perreth se mesiguri do te gjesh dike me te mire.
    Njerzit duan dike qe ti plotesoje, ti bej te ndihen mire, e jo dike qe te ben te vuash e te mendosh. C'mon pak gjera kemi going on, te rrim te merrremi dhe me tekat e te tjerve.
    Tell the guy to grow up. Dashuria e vertete (gjithmone, nqs ajo ekziston) nuk ka teka apo naze.
    Our greatest glory, is not in never failing but in rising in each time we fall!

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Thanx per mendimet, dhe une mendoj ti jap fund, por e dua ama dhe megjithese me ka bere te vuaj. E keqja eshte se kam njohur nje djale, nuk e dua por eshte njeri qe vertete me vlereson dhe thote se ka rene dashuri me shikim te pare me mua dhe eshte gati per nje lidhje serioze, dhe se jam vajza e enderrva te tij, ndryshe nga ai tjetri. I kam thene jo, por uroj qe te mos isha ne dashuri me ate tjetrin.

  10. #10
    Virtualisht prane jush Maska e AlbanianQT
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Vendndodhja
    $$town
    Postime
    99
    Per mendimin tim ke bere shume mire. Ky ishi jot eshte dikush qe ste ka merituar dhe po ta mendosh mire eshte me mire per ty kjo rruge. Nqs. tani te dhemb ne shpirt, me vone do te jete thjesht nje kujtim i nje historie dashurie . Gjithcka kalon me kohe..shiko c'eshte me e mire per ty.
    Dhe me kete tjetrin merre shtruar. Me te vertete qe mund te kete mendime serioze, dhe kjo eshte gje shume e mire por kjo sdo te thot qe ti prej kesaj gjeje te apasjonohesh mas tij. Duhet ta njohesh njehere me pare. Sikurse bejne shume goca..
    Te uroj fat
    Our greatest glory, is not in never failing but in rising in each time we fall!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Babai vret veten se vajza iku me te dashurin
    Nga toni007 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 13:53
  2. A eshte e konsumueshme ( hargjueshme) ndjenja
    Nga fisniku-student nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 08:47
  3. Deri ku do arrinit per te fituar dashurin e nje vajze?!
    Nga FierAkja143 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 03-03-2006, 14:21
  4. Njerėz me nevoja neurotike, Interpretimi i ėndrrave dhe ndjenja e inferioritetit
    Nga J@mes nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-07-2004, 16:53
  5. Deklarata e Gjingjiq per nje Dejton te ri konfuze por pozitive
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-01-2003, 00:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •