Do te qaj edhe une.
Do te qash nje dite...
Lotet klandestine,
do te rrjedhin mbi faqe,
dhe mbi buze do te ngrijne.
nje fotografi do te shtrengosh nder duar,
do ta puthesh plot dashuri e dhimbje,
do te qaj edhe une ate dite,
sepse ajo nuk do te jete fotografia ime...
************************************************** **
kohe pa ty....
Jam vetem
Cigarja me ben shoqeri,
e me tymin e saj, skicoj,
pa ditur as vete sesi,
buzet,syte,floket e tu.
endem me ore te tera brenda dhomes sime,
duke shkelur bishta cigaresh te fikur,
dhe shishja e konjakut, tashme e zbrazet,
rrotullohet nga nje cep ne tjetrin,
derisa thyhet...
Copat e qelqit shtrengoj fort, nder duar,
e ndjej sesi hyjne thelle ne mish,
e me gjakun qe pikon, perzier me lot,
mbi muret e bardha,
shkruaj per ty keto vargje...
************************************************** **
shpesh nisem.
pa e kthyer koken prapa,
vrapoj.
harroj kush jam e kush do te jem.
rruges me therrasin,
por une nuk i degjoj, nuk i njoh.
me ndjekin.
kujtimet me ndjekin nga prapa.
degjoj hapat e tyre te rende,
qe mbi asfaltin e arnuar,
kercasin.
vrapoj.
ndalem diku.
perpiqem te marr fryme.
ata, ende vrapojne.
filloj perseri te vrapoj,
por si gjithmone rrezohem.
kujtimet me arrijne ,
dhe ne furgonin e tyre pa targa,
hyj me prangat qe me derrmojne kyēet.
dhe askush nuk e di,
se une nisem,
por kujtimet,
gardiane te jetes sime,
me kthejne prapa perseri...
Krijoni Kontakt