Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Shota Shqiptare!

    KRUJE/ Mimoza Shota: Nuk donte tė martohej

    "Pėrse e vrava me dy plumba babanė e foshnjės sime"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Andri Duro
    Trėndafile Visha

    FUSHĖ-KRUJE

    Ka qėlluar me dy plumba nė kokė nė mes tė pazarit tė Fushė-krujės njeriun qė ajo e donte me gjithė shpirt. Dy ditė mė parė i ka marrė jetėn babait tė fėmijės sė saj vetėm e vetėm qė tė mbronte krijesėn e pafajshme. 18-vjeēarja Mimoza Shota rrėfen nė njė intervistė pėr "Gazetėn" sesi u detyrua tė vriste tė dashurin e saj, Shkėlqim Shimėn, i cili i kėrkoi dhunshėm tė dėshtonte fėmijėn e tyre.

    Prej sa kohėsh e keni njohur Shkėlqimin?
    Jemi njohur njė vit mė parė. Unė tregtoja mallra tė ndryshme para shtėpisė sime ku ishte edhe stacioni i furgonėve. Aty takoheshim me Shkėlqimin i cili transportonte pasagjerė nga Fushė Kruja nė Nikėl.

    Tė kishte premtuar martesė para se tė kryenit marrėdhėnie seksuale?
    Po, mė kishte premtuar. Kjo ishte dhe arsyeja qė unė i pranova atij.

    Kur e kuptuat se ishit shtatzėnė?
    Njė muaj pasi kisha kryer aktin seksual.

    Si reaguat kur mėsuat se kishit ngelur shtatzėnė?
    Njoftova menjėherė tė dashurin tim, Shkėlqimin. Ai e priti natyrshėm duke mė thėnė se i vjen mirė, pasi tashmė do tė bėhej babai i djalit. Faktin se fėmija im ishte djalė e mėsuam nė maternitet ku ishim bashkė me Shkėlqimin. Nė muajt e parė tė shtatėzanisė, i dashuri im kujdesej shumė pėr mua. Pas muajit tė katėrt tė shtatėzanisė mė kėrkoi qė tė abortoja fėmijėn.

    E pyetėt se cila ishte arsyeja?
    Po, e pyeta dhe mė tha qė babi im do njė nuse nga fshati qė t'i punojė tokėn, ndėrsa unė isha nga qyteti dhe nuk mund ta bėja njė gjė tė tillė.

    Ju bėri presion qė tė hiqnit fėmijėn?
    Vazhdimisht mė rrihte dhe mė kėrcėnonte me njė pistoletė tė cilėn e mbante prapa sendiles sė makinės, duke mė thėnė qė ta hiqja fėmijėn, ndryshe do tė mė vriste. Madje mė kėrkoi dy fotografi pėr tė mė dėrguar nė Greqi ose nė Turqi, ku tė lindja fėmijėn dhe mė pas ta shiste atė. Por unė e kundėrshtova me forcė.

    A ishte nė dijeni familja juaj se t'i doje njė djalė dhe se prisje njė fėmijė me tė?
    Nėna e mori vesh historinė time pas gjashtė muajsh. Atėherė isha fryrė mjaft nga shtatėzania. Ndėrkohė pėrditė vija me shenja nė shtėpi, pasi Shkėlqimi mė rrihte. Nėna mė kėrkoi t'i jepja shpjegime dhe atėherė i tregova si ishte puna. Ajo takoi Shkėlqimin, i cili i tha se e dua vajzėn tėnde, por nuk pranon babai. Prindėrit i shkuan nė shtėpi Shkėlqimit, por babai i tij i nxori jashtė duke u thėnė se s'kishte djalė pėr tė bėrė dhėndėrr me familjen time. Qė nga ai moment filluan edhe kėrcėnimet ndaj njerėzve tė mi.

    Ē'farė ndodhi tė dielėn?
    Babi im kishte dalė tė takonte njerėzit e Shkėlqimit. Rreth orės 12 u kthye nė shtėpi. Ndėrkohė nė shtėpi kishte ardhur edhe Shkėlqimi i cili mė tha: hiqe fėmijėn se sot do tė tė zhduk me gjithė familje. Babai u mundua ta qetėsonte, por ai e gjuajti me pėllėmbė.

    Mė pas ē'ndodhi?
    Babi hyri brenda dhe i tronditur mė tha se nuk kishte biseduar me prindėrit e Shkėlqimit pasi nuk donin. Atėhere dola nga porta e pasme e shtėpisė dhe pashė furgonin e tij te porta. Aty nuk kishte njeri. Menjėherė hyra brenda dhe mora pistoletėn e Shkėlqimit. Pasi iku nga shtėpia ime me makinė dola nė pazar pėr ta kėrkuar atė. E takova, i thashė ta linte tė qetė familjen time, por ai mė shau me fjalė nga mė tė ndyrat. Ndėrkohė qė bėri tė hipte nė makinė, nuk durova mė dhe e qėllova nė kokė. Nuk mbaj mend mė gjatė pasi nė atė ēast njė kushėri i Shkėlqimit mė tėrhoqi zvarrė pėr flokėsh.

    Ju vjen keq qė i keni vrarė babanė fėmijės tuaj?
    Mė vjen shumė keq. Shkėlqimin e doja me gjithė shpirt. Gjithsesi nuk munda tė pranoj tė bėhem vrasėse e fėmijės tim.


    Flet kreu i bluve Gani Malushi

    Dy gardiane dhe njė mjek pėr shtatzėnėn
    FUSHE-KRUJE - Menjėherė pas vrasjes sė Shkėlqim Shimės, blutė tė kryesuar nga shefi i Komisariatit tė Krujės, Gani Malushi kanė bėrė arrestimin e 18-vjeēares, Mimoza Shota. Sipas kreut tė bluve, ndėrhyrja e policisė ka qenė e sukseshme (ka mbėrritur pėr tre minuta nė vendngjarje), pasi ka shmangur vetėvrasjen e Shotės. Kjo e fundit ėshtė dėrguar fillimisht nė qelitė e paraburgimit tė Komisariatit tė policisė sė Krujės. Sipas Malushit, shtatzėna ėshtė dėrguar dje pėr mjekim nė maternitetin e Tiranės dhe do tė kthehet sėrish nė qeli. Ndėrkohė pėr tė prangosurėn kujdesen dy gardiane dhe njė mjek i spitalit tė qytetit. Sot pritet tė jepet masa e arrestit pėr Mimoza Shotėn, e cila vrau me dy plumba pistolete tė dashurin e saj, Shkėlqim Shimėn.


    Familja Shota braktis shtėpinė nga frika e gjakmarrjes

    FUSHE-KRUJE - Familja Shota braktis shtėpinė nė Fush-Krujė. Pas vrasjes sė Shkėlqim Shimės, babai, nėna, vėllezėrit e motrat e Mimoza Shotės kanė braktisur shtėpinė. Megjithėse nė kėtė rast ekzekutimi ėshtė kryer nga njė femėr, familja e saj ėshtė detyruar tė largohet kushedi se ku nga frika e njė gjakmarrje tė mundshme. Bashkė me familjen e Shotės janė larguar edhe dy vėllezėrit e saj shurdhmemecė, duke treguar edhe njė herė qartė se forca e kanunit, e cila flet nė emėr tė gjakut, ėshtė futur thellė nė dejet e njerėzve. Ndėrkohė qė bėhet fjalė pėr njė krim tė njė vajze tė brishtė, e cila ėshtė detyruar tė vrasė babanė e fėmijės sė saj pėr tė mbrojtur kėtė tė fundit.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kam ndjekur disa filma qe kane mbajtur poshte titullit cilesimin "Real Story". Me histori si keto qe ndodhin ne Shqipei, do te kishte material per drama e tragjedi pa fund ne kinematografi, libra po se po. E tmerrshme sesi nje vajze i duhet te marre nje vendim te tille.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    London, England
    Postime
    20
    Alba D, cfare mund ti ndodhi kesaj vajze fatekeqe dhe femijes se saj te palindur? Do te ishte mizore sikur ajo ta linde ne burg ose e prangosur ne maternitet. Leximi i nje historie te tille ka vetem nje reagim: a mund te bejme dicka per te ndihmuar? Ndoshta mund te hapim nje fond ose mund te kontaktojme shoqata te ndryshme humanitare nderkombetare te cilat merren me keto tema. Por ne asnje menyre nuk duhet te ulim koken dhe te themi keshtu e ka Shqiperia. Jeta dhe e arthmja e ketij femije te palindur mund te varet nga ndihma jone. Akti heroik i kesaj goce duhet shperblyer, jo denuar. Pres pergjigjen tuaj.
    Me respekt Odisea e kurbetit

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e altin uku
    Anėtarėsuar
    04-05-2003
    Vendndodhja
    milano(itali)
    Postime
    25
    edhe une jam dakort me odisean e kurbetit.pashe qe kete artikull e kishin lexuar rreth 20 veta dhe per te shkruar ketu kishin shkruar vetme 3.ky eshte gabimi yne qe merremi me shume me gjerat koti se sa me ato qe ne ndeshi ne jetn reale.
    nqs keni deshire qe te beni ndonje gje ose qe te kontaktoni ndonje organizate ose ndonje gje tjeter une jam gati!
    mund te me urresh ose dashurosh por indiferente te lutem mos te me qendrosh!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Ja po shkruaj edhe une po me cfare mund te ndihmoj nese shkruaj?
    Te gjitha sa ndodhin te ketij lloji ndodhin nga injoranca deri ne kocke.E cfare mund te besh? Mund t'u ndryshosh mendjen? Nuk e pate qe e gjitha ndodhi nga nje baba injorant, i pasuar nga nje i ri po aq injorant ose me shume (te kerkosh avort ne moshen 6 muajshe te shtatzanise do te thote vrasje per femren) dhe se fundi nje zakon i cili mbetet ne kembe po per shkak te injorances sepse njerezit e mbajne gjalle.Po te kishin vetem dy pare tru, do ia linin te kaluares.
    E pra a mund te ndryshosh gje? Si? Do isha shume kurioze!
    Laguna Blu

  6. #6
    Asnjeri nuk mund ta ndihmoj me kete vajze.Ajo beri nje krim qe duhet ta vuaj.Burre me zor nuk kishte pse te kerkonte.
    Mos harroni se i mori jeten nje djali te ri.Edhe nese ai nuk e donte femijen (ka raste plot), Shota mund ta rriste dhe e vetme.Me kete veprim ajo humbi dhe femine e saj.
    :^zilet

  7. #7
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Eshte e veshtire t'i gjykosh ngjarje te tilla kur i meson rrethanat e saj nga gazeta. Si parim jam dakort me ate qe thote Tironsja qe, sado i ulet te tregohet nje mashkull ne nje rast te tille, nuk mund te meritoje vdekjen pse nuk martohet me nje vajze qe tek e fundit edhe pse e mashtruar u perfshi ne ate lidhje me deshire.

    Por nese historia eshte me e thelle se kaq pra qe ajo eshte bere objekt keqtrajtimesh, kercenimesh dhe madje ato jane shtrire edhe mbi babain e saj .... atehere kush eshte ai njeri qe duron t'i prekin pa te drejte nenen apo babain ???

    Sidoqofte eshte shume e veshtire te gjykosh drejte pa pasur dijeni te plote per ate qe realisht ka ndodhur.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ju bėri presion qė tė hiqnit fėmijėn?
    Vazhdimisht mė rrihte dhe mė kėrcėnonte me njė pistoletė tė cilėn e mbante prapa sendiles sė makinės, duke mė thėnė qė ta hiqja fėmijėn, ndryshe do tė mė vriste. Madje mė kėrkoi dy fotografi pėr tė mė dėrguar nė Greqi ose nė Turqi, ku tė lindja fėmijėn dhe mė pas ta shiste atė. Por unė e kundėrshtova me forcė.
    -----------------------------------------------------------------------------------
    Tiranese!Qe te flasesh kundra kesaj vajze eshte kollaj,por qe ta ndihmosh ate eshte shume zor.Ne qofte se realiteti eshte ky,sic ka treguar vajza,po te isha dhe une ne vend te saj,ate kriminel dhe une do ta vrisja ,e megjithese jam shume humane.Ne qofte se vertet sic thote dhe Dita,keto tragjedi te jene material per drama apo filma,do ishin filmat me te dhimshme te realitetit Shqiptar.

    Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    London, England
    Postime
    20
    Antare te respektuar,

    Kjo ngjarje tragjike nuk ka pse te kthehet ne nje debat banal rreth opinioneve tona private. Esenca e ceshtjes eshte e thjeshte.
    Behet fjale per nje vajze te thjeshte nga nje familje e varfer me dy femije invalid. Vajza ngeli shtatezane dhe ne momentet me te veshtira kur ajo kishte nevoje per ndihmen morale dhe fizike te partnerit te saj e kundra ndodhi. Presione psikologjike, abuzime fizike dhe kercenime te pabesushme. Qofte dhe sikur arma me te cilen ajo qelloi te dashurin e saj te mos i perkiste atij, ka shume rrethana mitiguse per veprimin e saj.
    Motra shqipetare, sjellja e mashkullit shqipetar ndaj femres nuk i perket ketij shekulli apo atij te kaluari. I perket botes feudale kur grate ishin prona e burrit te tyre. Eshte ky mentalitet i cili justifikon ne nje fare menyre trajtimin e tille te femres dhe ka mbushur shtepite publike te Evropes me goca shqipetare. Prandaj duhet te veprojme ne solidaritet.
    Propozimi ime eshte i thjeshte:
    1) Duhet te organizojme nje peticion elektronik ku njerez te ndryshem te firmosin nje leter te drejtuar tek ministri i drejtesise ne te cilen kerkojme qe Shota jo vetem te mos mbahet ne burg por sebashku me familjen e saj te strehon diku nen kujdesin e shtetit deri sa te zhvillohet gjyqi i cili duhet te ndodhi vetem pas lindjes se femijes.
    2) Duhet te hapim nje 'charitable fund' ku antaret e ketij forumi sikurse dhe njerez te tjere te bejne kontribuime financiare per koston legale dhe nevojat shendetesore te Shotes dhe femijes se saj.
    3) Te kontaktojme shtypin Evropian dhe Amerikan per te pablikuar kete ngjarje kudo me shpresen qe presioni i jashtem do detyroi qeverine Shqipetare te mos veproi ne menyre te panjerezorshme.
    4) Duhet te kontaktojme organizata te ndryshme humanitare kudo qe ndodhemi ne bote, te cilat merren me temat e keqtrajtimit dhe perdhunimit te femrave me shpresen qe ndonje nga keto organizatat do ta adoptoi kete kauz.
    5) Duhet te perpiqemi me te gjitha menyrat e ligjshme te fasilitojme marjen e Shotes dhe te familjes se saj ne nje vend perendimore ku atyre ty akordohet azile nga shteti.

    Kjo me duket rrugezgjellja me e nderuar per kete teme. Neqoftese jeni dakort, atehere mund te fillojme nje fushate te bazuar rreth pikave te permendura me larte dhe sugjerimeve te tjera. Per anen logjistike dhe praktike te ceshtjes besoj se pas nje diskutimi jo te gjate mund te perdorim kete forum si platform fillimtare. Alba D si moderator dhe prezantuse e kesaj historie mund te lozi nje rol aktiv per te na u lejuar nje gje e tille. Nje fjale te fundit: Shpejtesia e veprimit tone eshte e domosdoshme.
    Me respekt Odisea e kurbetit.

  10. #10
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Koha Jone


    APELI QE NA DERGOJNE SHEMBUJT HELIOS&SHOTE

    Nga Kico Blushi

    Ne Shqiperi po ngjajne gjera te paimagjinueshme.

    Askush nuk e shpjegon dot se perse homos albanicus, -njeriu shqiptar-, brenda e jashte vendit po demonstron me shume energji negative, se pozitive, shpesh te frikshme e zor te shpjegueshme edhe nga sociologet e psikanalistet.

    Ngjarje te padegjuara kurre me pare e te pakonceptueshme per nje njeri normal e per nje shoqeri qe pretendon te jete e sterlashte dhe e ngritur mbi shtylla te qendrueshme, duket sikur po e vene nen dyshim strukturen tone psiko-morale, duke demtuar rende shpresen tone per nje ardhmeri me te mire.

    Shembullin me te keq sigurisht e japin dite per dite politikanet tane te larte, te cilet e kane provuar tashme se i perkasin atij xhinsi te paudhesh trushkulur e kokengjeshur, qe nuk mund te largohet dot nga fushata e shpifsharjeve qe po mban ndezur e perndezur urat e zjarrit, te grindjeve, urrejtjes dhe pusive tradicionale ndershqiptare. Klima e kriminalizimit total dhe e baltosjejes se pergjithshme, ku turpi e ndershmeria quhen cilesi te budallait e turpi me turp, i injektuar prej me se dhjete vjetesh nga kreret e politikes sone e nga shtypi i saj, ka bere qe njeriu i thjeshte, ose te humbase toruan e me pas edhe besimin te kjo shoqeri e te kerkoje te ike nga syte kembet, ose te futet edhe ai ne "loje", d.m.th. te perfshihet ne vorbullen e krimit e pisllekut moral per te mbijetuar, perfituar, e, natyrisht, edhe per te siguruar nje jete me te mire materiale, pa shume mund e sakrifice, pasi "keshtu u dashka sjelle ne demokraci!"

    As nuk duhet te vihet ne dyshim se ata qe flasin me pathos politik kunder krimit, e mbjellin dhe e ushqejne ate sidomos me shembullin e ndyre qe japin jo vetem neper ekrane, konferenca shtypi, metingje, por edhe nga modeli faktik e vetiak qe na ofrojne, i cili nga kushdo mund te shqiperohet vetem kesisoj:- behu i paturpshem, i pacipe, i pabese, agresiv, faqezi, harbut, gojendyre, si jane bere shumica e politikaneve tane qe te besh hajer ne kete dynja!

    Eshte padyshim kjo atmosfere harbuterie e pislleku qe turpin e parimet morale i ka shvleftesuar sameska, qe u jep motiv, force e kuraje te pakulturuarve, te dobteve dhe te pashpreseve te shumte qe te gjejne shpetimin e vetem te vjedhja, sharjet vulgare, agresiviteti, maskat, vrasjet e rrembimet me pagese, tek prostitucioni fizik e moral si dhe tek vetegjyqesia.

    Para se te perpiqemi te analizojme dy rastet me flagrante te kesaj mendesie ogurndjellese, rastin Helios dhe rastin e Fushe-Krujes, pra, ngjarjen tragjike te Mimoza Shotes, le te sjellim nje pamje grafike te kronikes se zeze te muajve te fundit, pasi edhe kjo mund te na ndihmoje te hyjme ne thelb te persiatjes qe deshirojme te bejme:

    -nena dergon me perdhune vajzen per te punuar prostitute;

    burri detyron e percjell gruan te "veproje" ne trotuaret e semaforet e fqinjve dhe mezi pret parate e gruas prostitute per te pire darkave nje gote raki me shoket;

    -babai ndeshkon e kallezon ne polici tutorin e vajzes, sepse ky nuk i jep aq para "sa e kishin bere pazarin";

    - vellai vret vellane me kazme ne koke per nje rryp toke, a vije uji;

    -kater femije te nje familjeje mbyten ne nje rezervuar te Korces e askush nuk hidhet ne uje per t'i shpetuar;

    -nje baba perdhunon te bijen;

    -nje burre 60-vjecar i pret koken gruas per xhelozi;

    -ne Shkoder kapet edhe nje tjeter pedofil;

    -diku ne Yzberisht dy burra me djemte e tyre mbyten ne nje pus nga gazi metan;

    -nje kriminel jetonte si ne shtepine e vet prej vitesh ne nje shpelle ne malin e Dajtit;

    -prof. Pango e "paskesh vene bomben vete" ne garazh e plagoset rende nga bomba e vetes{?!}, e keshtu mund te vazhdohet pa fund.

    Por ngjarja e Heliosit nga Vlora dhe e Shotes nga Fushe-Kruja i ve kapakun gjithckaje.

    Ky djalosh 14 vjec sajon rrembimin e vetes, "humbet" per dy dite e dy net per t'i zhvatur te atit, si kembim per "lirimin" e vetes, 40 mije euro! Ne kete kurth bie gjithe opinioni publik, policia, familja, shtypi shqiptar. Cuditerisht, kesaj here politikanet nuk u nxituan t'ia hidhnin fajin njeri-tjetrit, te "zbulonin" kriminelet para policise, ndoshta edhe pse, po ate dite, parlamentaret e kishin harxhuar te gjithe municionin luftarak ne mbrojtje te biznesmeneve. Gjithsesi, ky djalosh, pasi "lirohet" nga kriminelet, pati guximin dhe paturpesine te shfaqet si "viktime" neper te gjitha ekranet e Shqiperise per te na rrefyer, pa i bere fare syri terr, duke ndenjur edhe prane gjyshes se perdellyer, per te na mallengjyer edhe me, se si e kishin rrembyer, -nje ishte me mustaqe!-, se si kriminelet me maska i kishin dhene nje hapje per ta vene ne gjume, se si i kishin kerkuar me pistolete ne koke numrin e celularit te babait e se si e kishin lene pastaj te lire, etj, etj.

    E gjithe kjo histori monstruoze, e sajuar kaq djallezisht, sigurisht nga nje mendje dhe nga nje shpirt i ushqyer jo per nje dite e per nje nate me paudhesi e prapesi pa kufij, sa e hidhte, aq edhe e pashembullt, sa e padegjuar, aq edhe e percudte, meriton natyrshem nje vemendje te rrepte nga opinioni publik, natyrisht jo vetem emocionalisht, pasi shpjegon, si me nje skenar te shkruar mjeshterisht, krizen morale, qe po kalojne jo vetem prinderit e fisi i Heliosit, po tere shoqeria, Familja, dhe sidomos shkolla jone e shperbere e shkerbere si skamekeq!



    Babai i Heliosit i beri apel shoqerise per te kthyer vemendjen nga ky brez te rinjsh me probleme jo te vogla e te lehta ne formim e edukim. Mimoza Shota, nga burgu i Tiranes, edhe pse shtatzene dhe vrasese ne mes te pazarit e te dashurit, u beri thirrje vajzave shqiptare te mos genjehen lehte, po te mendohen mire kur te lidhen me nje djale, qe te mos e pesojne si ajo.

    Nuk mund te parashikohet se sa ndikim mund te kene ne opinion keto apele, po gjithsesi, dramat e renda qe pesuan dhe sollen keto dy personazhe ne boten shqiptare, me se paku provojne se ata kane perfituar mangesi te theksuara ne formim e edukim, jo vetem prej "laboratorit" familjar, por sidoms prej mjedisit shoqeror, d.m.th. nga rruga, e cila, sic dihet, ka fuqi, ndikim e peshe shume ku e ku me te madhe te femijet dhe te rinjte e sotem, se c'kane prinderit dhe sidomos mesuesit.

    Ata qe linden ne vitin 1990 sot jane adoleshente, ne moshen me shperthyese e me te papergjegjshme te njeriut. Te gjithe e dime se si jane rritur e c'ju ka dhene atyre femijeria e te famshmit Tranzicion (kur ishin gjashte a shtate vjec, keta njerez e kaluan femijerine jo me lodra qe imitojne pushket e tanket, por me kallashe te vertete) e, sa per rrugen e per shkollen, po edhe familjen, e cila ra e para ne krize, dihet se c'u kane dhene e c'mund t'u japin ato femijeve te sotem per edukim..

    Kundershtia e papajtueshme mes mundesise dhe pamundesise, mes joshjes dhe kufizimit qe te ben varferia e prinderve dhe mjedisi mental, i prapambetur ne thelb e me se provincial, ndjellja qe te ofrojne ore e cast reklamat televizive, moda, videoklipet, showmenet e vajzat thuajse te lakuriqta te spektakleve, filmat e shfrenuar me seks e dhune, deshira e natyrshme e adoleshenteve te te gjithe botes per liri te pakufizuar dhe sfide, tundimi i droges dhe i pasjes se nje makine, mundesisht Porch, e ben shume te veshtire qe nje i ri, dhe jo vetem i ri, te mos behet agresiv e stresant, kur ndjehet i kufizuar, i perjashtuar dhe i menjanuar, sipas tij, padrejtesisht, nga gezimet e kesaj jete qe ofron kaq shume qejf e mundesi per argetim..

    Edhe Shota, e cila tani eshte 18 vjece, ne vitin 1990, duhet te kete qene 4 ose 5 vjece; ajo vete pohoi se nuk mund te vazhdonte dot shkollen e mesme, se duhej te merrej me punet e shtepise, ngaqe ishin te varfer, nuk kishin toke, e ishin gjashte femije.

    Edhe i dashuri i saj duket se i perkiste te njejtit nivel social, por ai, si mashkull, per te nxjere buken e gojes, detyrohej te shkonte edhe ne Belgjike, ku, nga "nevoja" ishte martuar me nje belge, me te cilen, sipas Shotes, kish bere dy femije, por e kishte braktisur edhe ate po nga "nevoja", pastaj tentoi ne Greqi e kesisoj ai e nxirrte jeten.

    Kur u pyet se kush e shfaqi i pari dashurine per njeri-tjetrin, ajo tha pa ngurim: une. Nje vajze me kete status social e arsimor, e gjendur ne nje rreth teper te ngushte e te kufizuar te periferise, lirise e varferise, sic eshte Fushe-Kruja, eshte e veshtire te jete kaq "e cliruar" nga edukata ndrydhese e familjes, e mjedisit dhe sidomos nga paragjykimet rroberuese qe imponon rrethi i saj fisnor e shoqeror per te bere dashuri kaq "sfidante" (vete Shota e pranoi kete), te mbetej madje edhe shtatzene e te luftonte edhe me arme per te mos abortuar e per te mos u braktisur, po qe se nuk do te ishte mekuar me videoklipet tunduese e helmuese te televizioneve qe ne kete moshe te detyrojne te mendosh vetem nepermjet kesaj aksiome: -te gjithe bejne qejf, vec meje! E c'kam une me pak se te tjeret, c'kane vajzat e Tiranes, djemte e Londres, vecse kam fatin e zi te kem lindur ne nje vend e ne nje familje te varfer?

    Pas kesaj pyetjeje dramatike e retorike, nuk derdhet energji per ta fituar lirine e deshiruar nepermjet djerses, mundit e arsimimit vetjak, po me nje rruge me te shkurter: nepermjet aplikimit te dhunes ndaj me te forteve, ndaj atyre qe na duket se na e kane kufizuar lirine, ose ndaj te pasurve, qe me ndihmen e parase, gezojne e shume te drejta. Keshtu, Shota vret te dashurin prej deshperimit, Heliosi "vret" babane, familjen e veten. Te dy, si rezultat, nuk e zgjeruan rrethin e lirise, sic edhe paten deshiruar, po e humben edhe ate pak liri te cunguar qe kishin pasur.

    Keto dukuri negative, me siguri nuk do te pakesohen, por do te pershkallezohen edhe me, sa kohe qe nuk ndryshon asgje ne raportet thellesisht te shtrembeta te vendosura ne keto pesembedhjete vjet te qytetarit me komunitetin, me lirine e konsumin e lirise vetjake, me percmimin per punen e djersen e token e vet, me joshjen per mallra konsumi pa derdhur fare djerse, me respektin e cunget per ligjin e per shtetin, me persendyerjen qe i eshte bere mbare e prape moralit "te vjeter" shoqeror, gje qe i ka vendosur marredheniet qytetar-shoqeri, prind-femije, femije-shkolle, media-publik ne ekuilibre krejt te brishta e thuajse aspak te qendrueshme.

    Hendeku i thelle i krijuar per nje dhjetevjecar mes shume te pasurve e shume te varferve, pas nje barazitizmi ekonomik dhe kufizimi ekstrem te njeriut nga tundimet qe te jep shoqeria e reklames dhe e konsumit, ne radhe te pare ka krijuar thyerje e peshtjellim ne sistemin e vlerave e antivlerave te njeriut te sotem shqiptar e sidomos te brezi i ri qe ka mbetur fare pa busull, vecse ne u quajte "busull" orientuese vezullimi i semaforit qe josh me prostitucion, droge, disko, qejfe...



    Veshtruar me kete sy, edhe rasti i Heliosit provon e deshmon se si nje femije, sigurisht jo pa shkak e pa arsye, pra, aspak jashte problemit madhor te keqedukimit e keqinformimit qe i eshte bere nje brezi te tere, mund te hedhe ne ere jo vetem familjen e vet, por mbare shoqerine, duke paguar kesisoj cmimin e deformimeve morale qe atij (ose atyre) i ka bere rruga, familja, shkolla, qyteti, mediat e "lira"...

    Prinderit e mesuesit e sotem duhet ta dine se trysnia qe ben tregu propagandistik i lirise seksuale, i bingove, i diskotekave prane shkollave, i qejfeve-orgji, i klubeve e restoranteve e moteleve e hoteleve qe sherbejne anekend si bordello legale e ilegale, makinat superluksoze te "njeshave" fyc nga mendja qe nuk bejne as edhe nje lloj pune e, megjithate, mund te prishin per nje nate qindra mije leke me te dashuren, jane prove e nje tundimi eksploziv te perditshem, tejet miklues, e, padyshim, edhe te meziperballueshem. Mjerisht, kete vetedije nuk e ndien e nuk e degjon ne asnje mjedis familjar, mediatik, shkollor e akademik. Duket se po te pohosh e thuash me ze te larte ate qe pohuam me siper mund te etiketohesh i prapambetur, jashte mode e jashte kohe.

    Eshte fare e thjeshte per te pare e verifikuar se ne shume fshatra, djem azgane, shumica ish-emigrante, kane prane mullarit, haurit e shtrojes pertoke makina luksoze. Ketyre birbove te llansur me parfume e zbukuruar me gjerdane te arte e tatuazhe, as u shkon neper mend se prinderit e tyre nuk kane as buke per te ngrene, pa le pastaj qe me ato para te mendojne te blejne ndonje minitraktor, ndonje lope a ndonje jastek ne vend te trungut. Nuk ka aspak rendesi qe makina mund te jete e vjedhur, ajo njelloj do perdite jo vetem nafte, po edhe shpenzime jo te pakta per mirembajtje e per kapardisje limontike te te zotit neper lokale luksoze. Pyetja eshte shume e thjeshte per te kuptuar thelbin e hallit dramatik: -Ku i gjejne dhe si i sigurojne keta djem kokerruar e keto vaza shalejashte gjithe keto para?

    Eshte ky tundim i meziperballueshem qe e shtyu edhe adoleshentin Helios te kryente mbi familjen e vet, bashke me shoket, ate "sulm me maska" te padegjuar e te papare ndonjehere.

    Aq para sa do te deshironte Heliosi te kishte, nuk mund t'ia jepte birit te vet as edhe nje multimiliarder amerikan, keshtu qe, "per te blere nje veture luksoze" e per te bere ca dite qejf bashke me shoket, pa "i lypur" perdite babait, ky femije-burre i deformuar nga "bota e reklames" gjeti rrugen me te shkurter: - dhunen, si model te ofruar po ne Vlore, kesaj here nepermjet rrembimit fals te vetvetes, per te shokuar dhe detyruar prinderit te jepnin parate pa asnje ngurim.

    E po qe se prindi i ka mundesite dhe u jep parate qe kerkojne, ky eshte pjeserisht i mire, sepse parate duhen perdite dhe nuk ka prind, sado i pasur dhe idiot qe te jete, qe te mos shqetesohet, qofte edhe njehere, nga parazitizmi rreziksjelles dhe injorancepercjelles i femijes se vet qe ne menyre te pashmangshme, nje dite perfundon, ose te droga, ose te dyert e burgut, ose ne ndonje varr-lapidar buze rruges automobilistike. Por, neqoftese prindi nuk i ka keto mundesi, sepse eshte aq i varfer sa ende fle pertoke, ky patjeter do te jete i percmuar, i braktisur dhe i perbuzur nga pjella e vet.

    Shume shembuj te viteve te fundit po provojne se jo pak femije nga te varferit ne ekstrem dhe nga shume te pasurit ne ekstrem, per arsye te kunderta ekonomike, po te njejta nga pikepamja e trajtimit edukativ, perfundojne keq, jo dhe aq per faj te femijeve, po te prinderve te tyre qe e kuptojne se kane gabuar vetem kur eshte teper vone.

    Rasti Helios dhe rasti Shote, pavaresisht se jane te ndryshem nga ndodhia, e pavaresisht se nje pale prinderore i perket klases se biznesmeneve e pala tjeter i takon rrogozit, verteton idene se femijet dhe te rinjte tane te sotem njelloj jane ritur e ushqyer ne kete dhjetevjecar, duke pertypur me shume ambalazh, se kulture, me shume camcakiz se tekste shkollore, me shume snobizem e falsitet, se identitet e pavaresi. Ne thelb ata jane shume me pak te lire, sepse koncepti i tyre i lirise shkon deri te dhuna qe mund te ushtrojne mbi me te dashurit, perfshi edhe prinderit, mbi me te dobetit, qofte edhe mbi me te fortit, nepermjet akteve kriminale.

    Sidoqofte, rasti Helios dhe Shote, meritojne renien e nje kambane alarmi ne cdo familje shqiptare.

    Disa perfundime, sigurisht jo per vetengushellim

    Duke mbetur disi gjate ne kapercyell te sistemeve krejt te kunderta e te ndryshme, nuk ka dyshim qe ne jemi shoqeri e re, me familje ende te pakonsoliduar, me shkolle mjaft te dobet, me besim fetar te manget (shumica mund te quhen se jane te pafe, pasi supersticioni dhe frika nga ndeshkimi i Zotit nuk mund te quhet besim i mirefillte fetar) dhe, mbi te gjitha, me shtylla te dobeta morale e me nje ekonomi te brishte qe e shtyjne njeriun e gjore, krejt te pambrojtur nga politika e dites, me shume te mbijetesa dhe vetegjyqesia, se te rregulli dhe te respekti per ligjin e jeten komunitare.

    Shkurt, ne quhemi shoqeri ne Tranzicion, qe do te thote se ne ende nuk kemi zgjidhur problemet me fondamentale, si ai i besimit fetar dhe besimi i ndersjellte, si edhe i besimit te djersa, te toka e simbolet kombetare. Por ne nuk jemi aspak te vetmit ne kete hall, sepse te gjitha shoqerite e dala nga regjimet totalitare e kane kaluar e do ta kalojne me te njejtin harac kete faze dramatike e ndonjehere edhe tejet tragjike. Vetem se ne jemi popull i vogel, me i varfer se te tjeret dhe gjithmone, te vegjelve e me te varferve, faji u duket dhe u peshon me shume. Natyrisht, nuk eshte faji yne qe jemi edhe te vegjel, edhe te varfer, po, gjithsesi, ne do te duhet te paguajme edhe me shtrenjte se te tjeret.

    Keshtu, ne SHBA ndodh rendom qe femije te stresuar e te manipuluar nga kultura e dhunes, gjejne nje arme e vrasin shoket e shkolles sa u ze rrezja e zjarrit, ashtu si ne Angli, disa femije 9-vjecare, vrane e varrosen nje bashkemoshatar. Por keto lajme nuk ndikojne, si te ne, per te vene ne dyshim gjithe shoqerine e vlerat morale te saj, sic bejme ne.

    Ne ndryshim nga ne, njerezit e qyteterimeve ne fjale, e dine prej pervojes se Tranzicionit qe kane kaluar, se "kambana Helios" dhe "kambana Shote" nuk bie vetem per familjet e tyre, po per cdo familje.

    Kete duhet te ndryshojme, brenda vetes, edhe ne.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •