Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kur ska Shtet ka pushke

    gsh
    --------

    SHKODER/ FLET NGA QELIA 19-VJEĒARJA SHTATZANE

    "Vrava burrin se mė nxiu jetėn"
    Rrėfimi i Lumnijes: Mė rrahu aq sa abortova


    -------------------------------------------------------

    Brikena Shllaku

    E arrestuar nėn akuzėn pėr vrasjen e bashkėshortit Shaqir Lumaj, Lumnija, gruaja 19-vjeēare nga fshati Ura e Shenjtė e Shkodrės ka pranuar krimin. Pas dy ditėsh hetime, policia dhe prokuroria kanė arritur nė pėrfundimin se vrasja ishte kryer nga gruaja e viktimės. Nė fakt Lumnija ishte ndaluar herėt, menjėherė pas vrasjes, si njė nga personat e dyshuar pėr krimin. Njė vrasje qė fillimisht ishte mbuluar nga misteri, pasi vrasėsi ishte munduar tė fshihte gjurmėt, madje kishte krijuar edhe njė alibi. Familjarėt kishin dhėnė alarmin se Shaqir Lumaj ishte vetėvrarė me armėn qė mbante nė stanin e bagėtive. Por hetuesit me tė mbėrritur nė vendngjarje kishin dyshuar. Pasi ai kishte nė trup 7 plumba dhe pėr mė tepėr arma qė kishte pranė, nuk ishte arma e krimit, njė rezultat i nxjerrė pas analizave balistike.

    Konflikti
    Lumnije Lumaj kishte qenė vetėm 12 vjeēe kur ishte fejuar me tė shoqin, Shaqirin 30-vjeēar. Nė moshėn 15 vjeēare ajo ishte martuar. Tė dy tė papunė, ishin pėrballur shpejt me varfėrinė ekstreme. Pas rreth 4 vitesh martesė ata kanė problemet e para. Pasi kishte abortuar njėherė, ajo priste fėmijėn e parė. Duke mos patur asnjė mbėshtetje ekonomike ata shkojnė tė jetojnė pranė familjes sė prindėrve tė Lumnijes. Por edhe kėtu jeta e tyre ėshtė nė kushtet e njė varfėrie totale, pasi edhe vetė tė afėrmit e Lumnijes jetonin nė varfėri. Nga ana tjetėr i shoqi i Lumnies, Shaqiri, ishte dhėnė pas alkoolit. Rrethana kėto, tė cilat kishin sjellė sherrin e pashmangshėm nė familje dhe njė dhunė sistematike tė ushtruar nga Shaqiri ndaj gruas sė tij. Pėr mė tepėr Lumnija ishte shtatzėnė nė muajin e shtatė.

    Vrasja
    Sipas policisė gruaja e ka marrė armėn nė duar nė njė moment vetėmbrojtjeje. Madje para se tė qėllonte tė shoqin ekspertiza ka vėrtetuar se ėshtė kryer njė shkrepje e vetme. Gjatė seancės sė pyetjeve gruaja ka pohuar krimin. Pyetjes sė prokurorit:

    -"Pse qėllove mbi bashkėshortin", ajo i ishte pėrgjigjur?
    -"Kisha njė jetė tė tėrė qė vuaja prej tij".

    -"Po arma si u ndodh nė duart e tua?"
    -"Po mė kėrcėnonte tė mė rrihte. Fėmijėn e parė e kisha abortuar pasi ai mė kishte rrahur shtazėrisht. E mora armėn para vetes dhe mbulova barkun nė pjesėn ku ishte fėmija. Por nuk e dija se ishte e mbushur. Kėshtu qė ajo qėlloi".

    -"Qėlloi nė drejtim tė Shaqirit?"
    -"Jo. Por kur pashė tė mė afrohej duke mė kėrcėnuar e qėllova drejt".

    -"Je penduar pėr kėtė qė bėre?"
    -"Tani jam penduar. Me vjen keq qė fėmija im do tė rritet pa baba".


    Precedenti nė Fushė-Krujė, Shota vrau babain e fėmijės se i kėrkonte abortin

    Vetėm para njė jave nė Fushė Krujė njė vajzė 18-vjeēare, Mimoza Shota, u detyrua tė qėllonte mbi tė dashurin e saj nė momentin kur ky refuzoi kategorikisht tė martohej me tė. 18-vjeēarja ishte shtatė muajshe shtatzėnė nė momentin kur konflikti me tė dashurin e saj Shkėlqimin, kishte arritur kulmin. Ishin dashuruar prej gati njė viti dhe si fryt i kėsaj dashurie ishte ngjizur njė fėmijė. Fillimisht djali i thotė vajzės nga Fushė Kruja tė mbajė fėmijėn. Por nė kohėn kur barra e saj rėndohet ai kėmbėngul nė tė kundėrtėn. Kėtu fillon edhe konflikti. Sipas djalit, ndarja nga e dashura ishte njė kėrkesė e prindėrve tė tij. Mė tej prindėrit e vajzės nuk kishin mundur tė merreshin vesh me ata tė djalit. Ndėrkohė qė me kalimin e kohės Shkėlqimi fillon tė pėrdorė dhunė ndaj Mimozės. Nė njė tjetėr moment vajza mėson se Shkėlqimi kishte dy fėmijė nė Belgjikė, pra ishte i martuar atje. Duke parė se nuk kishte zgjidhje tjetėr ajo qėllon mbi tė dashurin duke e vrarė.


    RASTET

    2 prill 2002
    Zylfie Haklaj, motra e Fatmir Haklajt vret nė mes tė Bajram Currit pėr hakmarrje Rasim Lumneshin dhe Ilir Gosturanin. Zylfies hakmarrja i kishte marrė jetėn e katėr vėllezėrve.

    ***
    15 prill 2002
    Lule Rama 52 vjeēe, vret nė Kashar tė Tiranės tė shoqin Ymerin. Gruaja kishte qėlluar me armė nė drejtim tė tė shoqit nė momentin, kur ky kishte kėrcėnuar tė vriste djalin e shtėpisė.

    ***
    5 qershor 2002
    Lina dhe Kartina Qyteti, pėrkatėsisht 23 dhe 21 vjeē qėllojnė nė njė lagje tė Shkodrės mbi Zef Hilėn duke e vrarė. Familjet Qyteti dhe Hilaj ishin pėrfshirė nė njė serail vrasjesh pėr hasmėri.

    ***
    9 qershor 2003
    Arrestohen nė Lushnjė 2 motrat Myzafere dhe Vezire Sharka. Mė 4.9.1997 Myzaferja kishte vrarė me armė vėllanė e saj Fatmir Sharka 23 vjeē. 2 muaj mė vonė motra e saj Vezirja, mė 4.11.1997 ka vrarė babanė e saj.

    ***
    16 qershor 2003
    Mimoza Shota, 18 vjeēare nga Fushė Kruja, qėllon mbi tė dashurin e saj Shkėlqim Shima. Vajza ishte shtatzėnė dhe djali e familja e tij nuk kishin pranuar pėr martesė.

    ------------



    A martohet vajza 12 vjece?

    A prinder jan keta apo gorilla?

    Po shteti aty ne Shkoder me se eshte marre.

    Apo vec Futboll ka Shkodra si preokupacion?

    Skan turp llapaqenet e qylypirxhinjte e zyrave te Shkodres..

    Ne Shkoder para 100 vjetesh vajzat jane veshur si Pariziane e kan shkuar ne Ballo e kane pikturuar e luajtur Piano e kan shku piknik me shoket me bicikleta e kan perdorur aparatin fotografik.

    E sot 10 kilometra me larg Teatrit Migjeni martohet fmija 12 vjece me nje magar analfabet.

    E vjen nje dite vajza e vogel e bere Nene mbrohet me pushke se kerkush tjeter nuk e mbron nga shtazeria e Meshkujve morracake qe u vjen era qepe e mu-t. 12 kilometer larg.






    -------

    Rasti i Zylfies gabimisht ose me qellim eshte furtur nga GAZETA ne kte Teme.

    Zylfija ka vepruar si kriminele dhe vllezerit e saje , skllever operativash i sherbyen Mafies se Gjinush-Kloseve e Zylfija meriton Denim maksimal.

    .....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 25-06-2003 mė 07:38

  2. #12
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    DY MUAJ ME PARE VRASESE, DJE NENE

    Laureta Rryci

    Tirane - Mimoza Shota, vajza 18-vjecarja nga Fushe-Kruja qe para dy muajsh ekzekutoi te dashurin e saj, ka lindur mengjesin e djeshem ne maternitetin e Tiranes nje djale 4 kilogram. Edhe pse ka lene spitalin e burgut per t_u drejtuar per ne maternitet per te lindur krijesen e saj, ajo eshte shoqeruar nen masa te rrepta sigurie nga forcat e policise deri ne sallen e operacionit. Mimoza ka hyre qetesisht me kembet e saj ne sallen e operacionit per te qendruar rreth nje ore deri sa ka sjelle ne jete nje djale qe peshonte 4 kilogram. Per lindjen e 18-vjecares, qe para dy muajsh u be edhe personazhi me i perfolur ne rrethin e Krujes, ka asistuar mjeku Halim Kosova. Sipas tij lindja ka kaluar pa probleme, si dhe gjendja e nenes ashtu dhe e femijes vazhdon te jete e mire, edhe pse nena ka kaluar nje periudhe te rende psikologjike. Sipas Kosoves, Mimoza do te qendroje ne maternitet derisa te shikohet e arsyeshme nga ana e mjekeve si dhe e ligjit. Aktualisht 18- vjecarja vuan masen e sigurise "burg pa afat" dhe eshte ne pritje te denimit ne lidhje me vrasjen qe ka bere para dy muajsh ku tronditi te gjithe opinionin.

    Cdo te behet me djalin?

    Ndersa dje Mimoza u gezua se pati ne krahet e saj djalin qe e donte para se te lindte, pas dy - tre ditesh ajo do te vendose mbi fatin e tij. Sipas 18- vjecares ajo vrau te dashurin e saj vetem te shpetonte femijen, ndersa tani qe arriti t_i perkedhele fytyren, pas krimit te kryer ajo rrezikon ta humbase ate. Sipas ligjit per te mitur djali qe lindi dje Mimoza Shota, dy muaj pas vrasjes se te dashurit Shkelqim Shina, do te qendroje ne burgun e grave per tre vjet rresht bashke me te emen. Pas kesaj periudhe kohe djali jetim nga babai rrezikon te perfundoje ne nje nga jetimoret e kryeqytetit. Nderkohe qe ka edhe nje shprese qe djali i vogel te mos perfundoje ne jetimore, por kjo varet nga vendimi qe do te marre vete Mimoza. Po qe se ajo do te jete dakord qe djalin t_a kaloje nen kujdestarine e prinderve te saj, atehere djali do te rritet nga gjysherit dhe jo nga punonjesit sociale ne jetimore. Edhe pse akoma nuk dihet qendrimi i prinderve te saj ne lidhje me nipin e ri.

    Shota dy muaj me pare vrasese

    Dy muaj me pare, Mimoza Shota ekzekutoi me dy plumba pistolete, ne tregun e Fushe-Krujes te dashurin e saj 27-vjecar Shkelqim Shima

    sepse sipas saj e kercenoi per te abortuar. Ngjarja ka ndodhur ne mesdite kur Shota ne nje distance fare te vogel nuk ka nguruar ti drejtoje pistoleten "TT", te dashurit te saj si dhe babait te foshnjes qe mbante ne bark, duke e shkrehur dy here ate mbi trupin e Shkelqimit. Distanca e vogel ka bere qe mbi Shkelqimin te shkaktohen plage te renda qe e kane detyruar ate te bjere pertoke i pergjakur. Urgjentisht ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise te Fushe-Krujes qe kane bee te mundur edhe arrestimin e autores se krimit si dhe bllokimin e pistoletes.

    Gjysme ore para se te ndodhte krimi, sipas hetimeve te para te policise qe i referohen dhe deshmise se autores se krimit, Shkelqim Shima, nga fshati Kurckaj i Krujes ka shkuar ne shtepine e familjes Shota. Aty 27-vjecari ka debatuar serish me 18-vjecaren dhe sipas deklarimeve te kesaj te fundit ai e ka detyruar ate qe te abortoje femijen qe kishte me te se ndryshe do te vriste gjithe familjen. Ne grindje e siper, mesohet se 27-vjecari Shima ka goditur dhe babane e 18-vjecares, Haxhiun, i cili ndodhej ne shtepi. Me pas Shkelqimi eshte larguar nga banesa e te dashures se tij dhe ka hipur ne furgonin qe e kishte parkuar aty para. Pas e ka ndjekur dhe Mimoza e cila ka dashur te sqarohet me te. Aty mes dy te rinjve serish kane filluar debatet. 18-vjecarja ka marre nje pistolete tip TT qe sipas policise ndodhej ne makinen e 27-vjecarit Shima. Ndersa ky i fundit eshte larguar ne drejtim te tregut te qytetit, 18-vjecarja e ka ndjekur serish pas ate. Po sipas deshmise se autores se krimit Shkelqimi e ka kercenuar serish ate, duke kembengulur per abortimin e femijes, dhe ne keto kushte Mimoza ka qelluar dy here ne drejtim te tij. Plumbat e kane marre 27-vjecarin ne koke dhe ne zemer, te cilat i kane shkaktuar atij vdekjen.

    Njohja mes dy te rinjve

    Sipas burimeve dy te rinjte ishin njohur nje vit me pare, kur Mimoza shiste ne pazar dhe Shkelqimi bente transport pasagjeresh nga Fushe-Kruja ne Tirane. Me pas Mimoza kishte ngelur shtatzane. Sipas deshmise se autores se krimit, te cilave i referohen burimet e policise Shkelqimi ia kishte kerkuar nje gje te tille, si kusht qe te bindte prinderit per t'u martuar me Mimozen qe ishte nga qyteti. Por pas kesaj Shkelqimi i kishte kerkuar te dashures se tij qe ta deshtonte femijen, duke i premtuar se do te shkonin ne Itali, Kjo e fundit jetonte me babane, dy vellezerit shurdh-memece, ndersa kishte dhe dy motra.

  3. #13
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Foshnja e Shotės njė vit nė qeli, sepse Mimoza nuk pranon t'i birėsojnė fėmijėn


    TIRANE (1 Gusht) - Askush nuk i ka uruar jetė tė gjatė voglushit qė lindi dy ditė mė parė. Mimoza ka qėnė e vetme nė gėzimin e saj dhe qė pa lindur kishte vendosur edhe emrin e pėgėzimit tė tij. Voglushi ėshtė nė botėn e tij ėngjėllore dhe nuk ka se si tė kuptojė qė ka ardhur nė kėtė jetė si njė hibrit i njė dashurie qė lindi urretje. Megjithėse ėshtė tepėr foshnje, (vetėm dy ditėsh), pasojat e njė krimi po bien mbi krijesėn e pafajshme. Mė shumė se fytyrėn e nėnės, e cila e merr nė krahė vetėm kur qan se ka uri, sheh gardianen e burgut. Ėshtė ajo, dje ishte Rozi, e cila shoqėron ēdo veprim tė voglushit. Kur qan dhe ka uri e ēon nė gjirin e nėnės. Por duket se nė vitet e para tė jetės sė tij, njerėz mė tė afėrt do tė ketė gardianėt. Mimoza ende nuk ka vendosur pėr fatin e birit tė saj. Birėsimi qė do t'i sillte lirinė voglushit tė pafajshėm duket se nuk pranohet nga Mimoza. E vetmja mėnyrė qė voglushi tė rritet nė liri ėshtė qė ajo tė plotėsojė procedurat e birėsimit. Procedura kėto qė kryhen mė lehtė nėse do tė jenė pridėrit e saj qė do tė kujdesen pėr tė. Fakti qė asnjė nga prindėrit e saj nuk ėshtė takuar mė tė, qė nga dita e arrestimit tė saj, duket se ka ndikuar nė kėtė vendim tė gruas lehonė. Prindėrve tė saj nuk u ėshtė lejuar asnjė takim me vajzėn e tyre, qoftė edhe pėr t'i uruar jetė tė gjatė voglushit tė saj. Mjektėt e maternitetit thonė se i ati, Mustafai, ėshtė gjendur nė maternitet ditėn qė ka lindur fėmija. Ai ka pyetur pėr shėndetin e vajzės dhe tė nipēes sė tij, mė pas ėshtė larguar pėr t'u mos u kthyer mė. Frika e njė gjakmarrjeje nga njerėzit e djalit qė vrau Mimoza duket se ka trembur prindėrit e saj. Edhe dje asjė nga tė afėrmit e saj nuk ka tentuar qoftė edhe t'u afrohet shkallėve tė maternitetit. Kjo indiferecė e prindėrve tė saj, duket qė ka shtyrė Mimozėn tė dėnojė edhe voglushin e saj. Mjekėt thonė se Mimoza, tė paktėn deri dje, ka thėnė se fėmija do tė qėndrojė me tė. Nė rast se Mimoza nuk pranon birėsimin, fėmijės, tė paktėn vitin e parė tė jetės, i duhet ta jetojė nė burg. Nė bazė tė ligjit, nėna edhe pse mund tė jetė e dėnuar, ka tė drejtėn tė mbajė fėmijėn e saj nė vedin qė kryen dėnimin. Sigurisht qė gruas lehonė, pėr hirė tė fėmijės, i krijohen kushtet e domosdoshme tė jetesės. Megjithėse ende nuk ėshtė marrė njė vendim, ka shumė gjasa qė voglushi tė vuaj pasojat e krimit tė nėnės sė tij. Dhe nė rast se pas njė viti sėrish Mimoza, e cila ende nuk ka njė dėnim tė pėrcaktuar, nuk do tė pranojė tė birėsojė fėmijėn te prindėrit e saj, ai do tė dėrgohet nė shtėpinė e fėmijės. Aty do tė rritet deri sa nėna e tij tė pėrfundojė dėnimin. Ndėrsa prindėrit e tė atit tė voglushit nuk kanė treguar as interesin mė tė vogėl pėr pasardhėsin e gjakut tė tyre qė erdhi nė jetė dy ditė mė parė. Askush nuk i ėshtė gėzuar lindjes sė tij. Madje edhe vetė Mimoza, sipas infermierėve, nuk ėshtė tregohet tepėr e dashur me krijesėn e saj. Voglushi nuk ėshtė njė gėzim, lindja e tė cilit do tė lumturonte ēdo nėnė. Pėr Mimozėn, mė shumė se sa njė fėmijė ai ėshtė pjesė e njė historie tė hidhur tė jetės sė saj. Ishte ngjizur nga dashuria, por pėr hir tė nderit u kthye nė njė fėmijė mallkimi. Mimoza vrau tė dashurin e saj. Voglushi jo vetėm qė do tė rritet pa baba, por tėrė jetėn e tij do t'i rikujtojė Mimozės njė vrasje qė kurrė nuk do tė mund tė falė shpirtin e saj. Nėna nėn masa tė forta sigurie Qė kur Mimoza Shota ėshtė shtruar pėr tė sjellė nė jetė fėmijėn e saj, nė maternitetin e Tiranės janė shtuar masat e sigurisė. Qytetarė tė ndryshėm e kanė tepėr tė vėshtirė pėr t'u ngjitur nė maternitet pasi edhe roja e derės kryesore kėrkon tė dijė me saktėsi se te cila paciente kėrkojnė tė shkojnė. Ndėrsa nė pavionin e sigurisė, nė katin e dytė tė maternitetit, dy gardianė tė spitalit tė burgut, njė djalė i ri dhe njė grua, sillen tepėr ashpėr me kėdo qė tenton t'i afrohet hyrjes. Roza, gardiania, thotė se e ka rreptėsisht tė ndaluar qė tė kalojė ēdo vizitor. Mimoza qėndron e vetme nė dhomėn e saj dhe ėshtė Roza, ose gardiania e turnit, qė kujdeset pėr gjendjen shėndetėsore tė gruas lehonė. Ndėrsa ata qė kujdesen pėr ushqimin e Mimozės janė personeli i shėrbimit tė maternitetit. Sigurisht qė vizitat bėhen gjithmonė nė mbikėqyrjen e gardianes. Mjekėt: Jemi nėn presionin e policėve Askush nga personeli i shėrbimit nė maternitetin tė Tiranės nuk tė flet pėr Mimoza Shotėn. Mbikėqyria jo vetėm e pavionit tė izolimit ku ndodhet gruaja lehonė, por edhe e pavioneve tė tjera nga punonjės tė policisė tė veshur civilė, duket se ka terrorizuar personelin. Kėta punonjės policie qarkullojnė lirshėm nė kryerjen e detyrės sė tyre, si tė ishėn tė afėrm tė pacientėve. Kjo mbikėqyerje duket se ka frikėsuar personelin e maternitetit, tė cilėt sapo i pyet tė pėrgjigjen qė as nuk e kanė parė vajzėn "vrasėse". E teksa tė flasin, hedhin sytė pėrqark pėr tė parė nėse ka vizitorė jo tė "rastėsishėm" nė pavion. Tė vetmit element identifikimi si punonjės policie kanė vetėm radiot ndėrlidhėse. Ndėrsa nė pavionin e sigurisė tė katit tė dytė tė maternitetit tė Tiranės, ku prej dy ditėsh qėndron e shtruar Mimoza, ėshtė pezulluar hyria edhe pėr tė afėrmit e tjerė tė grave lehona. Nė kėtė pavion, pėrveē vajzės nga Fushė-Kruaja qėndrojnė tė shtruara edhe nėna nė gjendje tė pėrkeqėsuar shėndetėsore. Sipas personelit tė kėtij pavioni, tė afėrmve tė tė shtruarve gjatė kėtyre dy ditėve u ėshtė ndaluar hyrja nė kėtė pavion. Dy punonjėsit e efektivit tė Spitalit Ushtarak nuk lejojnė askėnd tė kalojnė. Roza, gradiania qė ruan Mimozėn, thotė se e kanė tė ndaluar ēdo llojė qarkullimi nė kėtė pavion. anjo/anjo (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Kjo goca kaq "naive" dhe e "pafajshme", per se kishte dal ne treg, qe ta marim vesh, per te shitur a per tu thurur. A ju kruajt vet te flinte rrugeve me te parin burre qe i premtoi boten? A ishte e paafte te gjykonte karakterin e partnerit? A s'perdori mjete mbrojtese gjete seksit?
    Se qenka matufe dhe e humbur ajo, pse duhet te me vije keq? E meriton te gjithe picirin qe po heq.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Gjithmone nese ato qe thote gazeta jane te verteta:
    Fati i kesaj vajze eshte vertet tragjik, c'faj pati vajza se ra ne dashuri me nje djale i cili i premtoi edhe martese, mos harro se zakonisht meshkujt nuk para i mirepresin shtatezanite kur nuk jane te martuar, ndersa ky djale e mirepriti lajmin dhe u kujdes per te ne muajt e pare...cfare ka qe nuk shkon ne kete mes? Epo murgesha nuk do te behen vajzat, gjithmone do te jete dikush i pari....mjete mbrojtese thote, mos harro se flitet per ne Fushe Kruje, jo te gjithe kane ate lloj kulture qe ti e une marrim ne Perendim. Pastaj nese ai e kercenon vazhdimisht, dhe shkon e i godet edhe babain plak, epo kjo s'ka b... ku te rrije, mos te harrojme edhe faktin qe emocionet e nje gruaje shtatezene nuk jane te njejta me ato te nje gruaje normale, pastaj nena per te mbrojtur femijen mund te beje edhe cmendurira me te medha.
    Po ky djali pa faj na dilka fare? Mire ajo s'perdori mjete po ate ku e coi mushka? Apo si gjithmone, djali del kaluar ne kete mes. Ai i shkrete sex nuk behet asnjehere vetem, gjithmone jane dy ata qe krijojne nje femije. Ah harrova, ai ka te drejte ta ofendoje, ta rrahe, ta kercenoje, te respektoje babane e tij duke prishur jeten e femijes se tij, pavaresisht se mund te rrahe babane e tjetres...edhe na dilka i pafaj e i gjore?
    Do te ishte mire qe ne Shqiperi te kishte shume me teper "Shota" te tilla, qe t'ua tregojne vendin ketyre tipave, perderisa ligji nuk i prek por i le te lire. Me vjen keq per vajzen se mund te haje burg, por ai e ka merituar ate qe ka marre....Gjithmone nese gazeta shkruan te verteten.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Per Di68

    Po ky djali pa faj na dilka fare?
    I njeti muhabet eshte gjithmone, ku e shef ti i/e nderuar ne gjithe ate mesazhin tim kete fjali qe shkrove. Une djalin as nuk e kam zene ne goje fare e ti ke shkruar 2 paragrafe se sa gabim e kam une qe mendoj se ai nuk paska faj (Dicka qe mua kurre nuk me ka shkruar ne mend).
    Posti im nuk ishte per te treguar kush e ka fajin kryesor, po si reagim ndaj mesazheve qe e emblemojne kete vajze si "naive' e te pafajshme. Sa per mjete mbrojtese, te jesh e/i sigurt, se ne Fushe Kruje ka aq prezervative sa ka dhe ne cdo qytet tjeter te botes. Planifikimi familjar ka shkuar dhe aty ne gjimanze si ne cdo gjimnaz tjeter te Shqiperise.
    Pastaj ne fund te fundit, te gjithe marim gjykime ne jete te cilat kane efekt rrenjesor ne jeten tone. Dhe vuajme pasojat e ketyre gjykimeve/vendimeve. Kjo vajze duket qarte se ka qene e ceket dhe e nxituar ne gjykim. Nuk mendoj se ky djale i ka nxjere keto cilesi "kercenuesi" apo "abuzuesi" vetem pasi mori vesh per shtatezanine. Ajo e ka ditur me ke po shkon, dhe po nuk e ka ditur faji prape mbetet i saj.
    Nuk ka faj budallai se eshte budalla, fajin e ke ti qe shoqerohesh me budallain.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •