Nga MUSTAFA NANO
Po thuhet se nė prag tė summit-it tė BE-sė nė Selanik, ku janė tė ftuar edhe shtetarė tė vendeve ballkanike, ka nisur tė marrė formė njė duel midis presidentit Moisiu dhe kryeministrit Nano. Kush do ta pėrfaqėsojė Shqipėrinė atje? Kush do tė jetė kryetar i delegacionit? Kush do ta mbajė fjalėn e rastit? Kush do tė marrė kontakt me kryetarė delegacionesh tė vendeve tė Europės Perėndimore? Janė pyetje qė nuk i ka ngritur shtypi. Pėrkundrazi, mendja tė shkon qė kėto pyetje janė shtruar midis staff-eve presidenciale e kryeministrore. Dhe nė fakt, pėrderisa po shkojnė nė Selanik qė tė dy, kėto pyetje e duan njė pėrgjigje. Me njė fjalė, nuk ėshtė se janė pyetje tė kota e tė tepėrta. I kotė dhe i tepėrt ėshtė ky delegacion dykokėsh i Republikės sė Shqipėrisė. E jo vetėm kaq. Kjo ėshtė njė marrėzi tjetėr shqiptare, pėr tė cilėn ne duhet tė shpresojmė se do tė zgjidhet miqėsisht e urtėsisht pa u bėrė gazi i botės nėpėr korridoret e sallat e hotelit, ku do tė organizohet summit-i.
Eshtė hera e dytė qė ndodh kjo. Herėn e parė janė pėrplasur presidenti Meidani e kryeministri Majko nė vigjilje tė njė summit-i mbi Paktin e Stabilitetit nė Sarajevė. Situata edhe atėherė ishte pak a shumė e njėjtė, pasi shtrohej po e njėjta ēėshtje: Kush do tė ulej nė karrigen e kryetarit tė delegacionit, kush do ta mbante fjalėn e rastit e kush do ti jepte dorėn Presidentit tė atėhershėm amerikan, Bill Clinton? Siē shihet, kemi tė bėjmė me pėrpjekje pėr tė pėrjetėsuar njė dualizėm institucional, i cili bėn goxhį dėm nė planin e pėrfaqėsimit ndėrkombėtar tė Republikės sė Shqipėrisė. Nė njė vėshtrim tė pėrciptė tė kėsaj dukurie, duket se kushtetuta jonė nuk ėshtė shumė e qartė kur vjen puna tė saktėsojė institucionin pėrfaqėsues nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Duket pėr kėtė arsye se edhe presidenti, edhe kryeministri janė legjitimė nė pretendimin e tyre. Nė fakt, nuk ėshtė kėshtu. Gjėrat janė tė saktėsuara qė ēke me tė, por janė shtetarėt tanė qė duan ti bėjnė tė paqarta. Veprojnė kėshtu ose/edhe prej padijes, ose/edhe prej etjes pėr protagonizėm.
Ne jemi njė Republikė parlamentare. Ky nuk ėshtė njė afermacion tekanjoz i imi apo i tė gjithė atyre qė e thonė njė gjė tė tillė. Ky ėshtė njė afermacion kushtetues (shih faqen 1, nenin 1, pikėn 1 tė ligjit themeltar tė shtetit tonė). Kjo do tė thotė qė institucioni mė i rėndėsishėm ėshtė Kuvendi i Shqipėrisė. Meqėnėse Parlamenti nuk mund tė na pėrfaqėsojė ndėrkombėtarisht (ėshtė praktikisht e pamundur, pasi kemi tė ulur atje bash 150 garipa), mendja ta thotė se vendi pėrfaqėsohet nė planin ndėrkombėtar prej kryeministrit, prej atij pra qė merr votėbesimin e jep hesap vazhdimisht nė Parlament. Pėrveē kėsaj, ndėr tė gjithė shtetarėt shqiptarė, vetėm kryeministri ėshtė ai, qė e ka marrė atė post pas njė konsultimi me zgjedhėsit. Vetėm ai pra ėshtė pėrfaqėsues i drejtpėrdrejtė i vullnetit tė popullit. Dhe nė demokraci, nė ēdo demokraci, vendi pėrfaqėsohet prej atij qė zgjidhet drejtpėrdrejtė me votat e popullit. Bash pėr kėtė arsye (jo pėr sytė e bukur) Presidenti amerikan pėrfaqėson SHBA-tė, Presidenti francez pėrfaqėson Francėn, Kryeministri anglez pėrfaqėson Britaninė e Madhe, Kryeministri gjerman, italian, spanjoll, grek, holandez, etj, etj, pėrfaqėsojnė respektivisht Gjermaninė, Italinė, Spanjėn, Greqinė, Holandėn, etj, etj.
Nė kėtė kuptim, pėr sa kohė qė kemi zgjedhur kėtė sistem demokratik qeverisjeje (Republikėn Parlamentare), presidentėt shqiptarė duhet tė mbajnė vendin qė u takon e duhet tė heqin dorė prej njė protagonizmi shterpė. Ata mund tė planifikojnė sa herė tė duan vizita jashtė vendit, mund tu pėrgjigjen ftesave gjithashtu, mund tė shkojnė kudo si pėrfaqėsues tė Shqipėrisė, mund tė takojnė tė ngjashmit e tė pangjashmit e tyre, por kur nė njė eveniment a forum ndėrkombėtar kėrkohet pjesėmarrja e figurės pėrfaqėsuese tė Republikės sonė, kjo figurė nuk ėshtė Presidenti. Eshtė Kryeministri. A e ka pyetur ndonjėherė veten zoti Moisiu, se pse Presidenti italian, gjerman, grek, etj, nuk marrin pjesė nė summit-e ndėrkombėtare, ku diskutohet pėr tė sotmen e ku merren vendime pėr tė ardhmen e vendeve tė tyre? Nėse se ka pyetur, le ta pyesė. Do tė gjejė njė pėrgjigje shumė tė thjeshtė: Nė tė gjitha Republikat parlamentare vendimet e mėdha nė emėr tė vendeve tė tyre i diskutojnė e i marrin kryeministrat, dhe nė kėtė mes nuk ka pikėn e rėndėsisė, nėse Alfred Moisiu ka ndonjė kompetencė kushtetuese mė shumė se sa, fjala vjen, Carlo Azzeglio Ciampi nė Itali.
Sikur tė kish kohė pėr njė kthim prapa, presidenti Moisiu nuk do tė bėnte keq ta rishqyrtonte vendimin e tij pėr tė marrė pjesė nė summit-in e Selanikut. Nėse nuk ka kohė pėr njė prapakthehu tė tillė, ai duhet tė rishqyrtojė protagonizmin e tij nė kėtė summit. E rėndėsishme ėshtė tė shmanget njė dualizėm kėsodore nė ngjarje tė tjera tė kėtij lloji nė tė ardhshmen. Ne e duam Presidentin tė shndėrrohet nė njė simbol tė unitetit kombėtar, nė njė arbitėr tė jetės politike, nė njė garant tė respektimit tė kushtetutės, por kur vjen puna e pėrfaqėsimit tė kėtij vendi nė forume ndėrkombėtare, kjo ēėshtje duhet tė konsiderohet e zgjidhur njėherė e mirė: ky rol i pėrket Kryeministrit.
Krijoni Kontakt