Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,268
    Postimet nė Bllog
    22

    Ish shefi i CIA: Deshtimi me Enverin

    Uilliam Kolbi, ish shefi i sherbimit sekret amerikan, hedh drite mbi nje komplot te CIA per rrezimin e komunizmit dhe Enver Hoxhes. Plani per vrasjen e Mehmet Shehut, roli i njerit prej agjenteve me te madh te historise, Kim Filbi qe sinjalizoi Tiranen dhe detajet e tjera nga libri "tradhetia e Madhe"

    Tani qe ka kaluar nje dekade nga rrezimi i murit te Berlinit, cdo dite e me teper, po qartesohen mjaft enigma te atyre 45 viteve, te perplasjes se madhe mes Lindjes dhe Perendimit. Qeverite e te dy kampeve, nuk po ngurrojne te shkundin nga sirtaret dhe dosjet e bodrumeve te nendheshme, pluhurin qe kishte mbuluar enigmat me te medha te Luftes se Ftohte. Atehere kur nuk ishin mbushur 3-4 vjet nga perfundimi i Luftes II Boterore, SHBA e Britania e Madhe vendosen nepermjet sherbimeve te tyre sekrete, te realizonin nje komplot per rrezimin komunist te Enver Hoxhes.

    "Po. Ka ekzistuar nje plan i sherbimeve sekrete amerikane, (CIA) dhe atyre britanike, (SIS) kunder qeverive shqiptare. Nje plan per te cilin Sigurimi i Shtetit, eshte vene ne dijeni nepermjet KGB, nga agjenti i saj ne SHBA, Kim Filbi",- pranon tani Zylyftar Ramizi, ish shefi i Sherbimit Sekret shqiptar.

    Sigurimi i Shtetit u informua ne fundin e vitit 1949 per komplotin, nepermjet zyres se KGB ne Ambasaden e BRSS ne Tirane. Pas kesaj, u hartua dhe nisi zbatimi i operacionit "Liqeni i Vajkalit", per shkaterrimin e bandave. Nje loje e madhe sherbimesh sekrete, qe perfundoi ne dhjetorin e 1953, kur edhe u zhvillua nje proces i madh gjygjesor kunder bandave. Fillimi kesaj fiaskoje duket se i dedikohet, legjendes se spiunazhit boteror: Kim Filbit, anglezit qe u ngjit ne maje te sherbimeve sekrete britanike, duke qene prej 3 dekadash, agjent i sherbimit sekret sovjetik. Po t'i referohesh Enciklopedise se Spiunazhit, botuar me 1996 ne SHBA, "kur Kim Filbi ishte ne Uashington, mesoi rreth perpjekjeve anglo-amerikane per permbysjen e regjimit komunist ne Shqiperi. Sovjetiket, pjesen me te madhe te informacioneve dhe raporteve te Filbit, u a dergonin shqiptareve".

    Ky koment, e ben edhe me te qarte, idene e ekzistences se nje plani te CIA-s dhe MI-6 britanike, per rrezimin e regjimit komunist ne Shqiperi. Atij plani qe Gabriel Partosh i BBC, e ka cilesuar si "nje nga fiaskot e para te CIA-s pas Luftes se II Boterore". Nje deshtim qe eshte pranuar tashme vone, edhe nga ish shefi i CIA-s Uilliam Kolbi. I cili ne kujtimet e tij, pranon se ideja e planit te agjensise amerikane te zbulimit per rrezimin e Enver Hoxhes, "ishte qe nese do te mund te shkeputnim nje vend nga blloku lindor, kjo mund te niste procesin e ndarjes se te tjereve prej tij". Nje proces i ngjashem me lojen e gureve te dominose, ku pas te pares, rrezohen me radhe te gjithe gurte e renditur pas tij.

    Mozaiku i komplotit

    Hapja e nje pjese te arkivave te CIA-s ne vitin 1994, qartesoi se "ne vitet 1949-53, CIA dhe SIS kane nxitur nje kryengritje ne Shqiperi, duke derguar grupe te armatosura emigrantesh antikomuniste".

    Operacionet ushtarake ne terren, pergatiteshin paralelisht me organizimin politik te gjithe faktoreve kryesore te emigracionit antikomunist. Per kete u krijua Komiteti "Shqiperia e Lire", ne krye te te cilit u vendos Mid'hat Frasheri.

    Sipas ish Zv/ ndihmes Sekretarit Amerikan te Shtetit Levin Tomson, "qeveria amerikane ishte e kufizuar ne ndihmen qe mund t'i jepte Komitetit "Shqiperia e Lire", ndaj ai do te mbante lidhje me Komitetin "Evropa e Lire". Ky Konsorcium i financuar nga CIA, deri ne renien e Murit te Berlinit, i dha fonde 164 fondacioneve. Pas shume vitesh, njeriu kryesor i ketij Komiteti do te ishte Ronald Regan, President i ardhshem i SHBA. Te gjitha planet per operacione ushtarake dhe organizimin politik te shqiptareve ne emigracion, nisen te zbatoheshin ne vitin 1949. Nje vit me pare, "CIA dhe MI-6 kishin ngritur ne Uashington D.C, zyren e koordinimit per veprimet e perbashketa agjenturore, ne drejtim te vendeve te lidnjes komuniste". Me detyren e koordinatorit ne kete zyre, u emerua superagjenti i KGB, Kim Filbi.

    Po ne vitin 1949, perfaqesuesit e Shqiperise se bashku me ato te 8 shteteve te tjera, moren pjese ne organizaten politike te quajtur "Asambleja e Kombeve te Roberuar Europiane" (ACEN) me qender ne Nee York. Nje organizem i perbere nga kreret e emigracionit te vendeve te lindjes ne perendim. E qe synonte organizimin e tyre, kunder regjimeve komuniste.

    Levizjet ne kete periudhe, filluan edhe brenda Shqiperise. Disa figura dhe fraksione te vogla antikomuniste, u bashkuan duke krijuar organizaten ilegale "Fronti i Rezistenes". Nje organizem qe synonte te krijonte bazat e pritjes se grupeve desante qe do te hidheshin ne Shqiperi. Koordinimi i punes mes tyre, duhet te synonte organizimin e nje kryengritje antikomuniste brenda vendit. Zgjerimi i se ciles, mund te conte ne rrezimin e Enver Hoxhes, dhe zevendesimin e tij me qeverine e dale nga Komiteti "Shqiperia e Lire".

    Dosja e operacionit

    Ai qe hedh drite me shume mbi enigmen e ekzistences se nje komploti ne fund te viteve '40, kunder qeverise komuniste ne Shqiperi, eshte Nikolas Beathels. I cili, ne librin "Tradhetia e Madhe",- bazuar ne arkivat e sherbimeve sekrete britanike dhe CIA-s amerikane- shkruan: "Qeverite amerikane dhe britanike, kishin miratuar ne parim nje operacion te fshehte me synimin per te shkeputur nje vend te Evropes Lindore nga blloku socialist. Per shume arsye, per realizimin e ketij objektivi, ishte zgjedhur Shqiperia. Ku ishte vendi me i vogel dhe me i dobti ne rradhen e vendeve te tjera socialiste.

    Ne jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanise se Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, ne baze te ligjit mbreteror te Luftes se II Boterore, e konsideronte Shqiperine shtet armik dhe i kishte shpallur asaj lufte. Ne veri dhe ne Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas eksperteve, marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante qendrim neutral per cfaredolloj ndryshimi qe mund te ndodhte ne Tirane. Ne keto rrethana, Shqiperia dukej e izoluar dhe me mundesi te mira per t'u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit te Maltes".

    Sipas Bethelit, "anglezet dhe amerikanet mbanin kontakte te vazhdueshme me grupet e emigranteve shqiptare, te gjithe fraksionet e te cileve filluan te bashkonin perpjekjet e tyre per ceshtjen e kunderevolucionit".

    Ne kete kohe, ne Itali ndodheshin 750 emigrante, ndersa ne Greqi, 800 shqiptare te arratisur. "Per te ndihmuar ne riorganizimin e emigracionit shqiptar, Qeveria angleze dergoi ne Rome lordin Xhulian Emer". Zv/ Ministri i Luftes ne qeverine e Londres, pas eksperinces gjate luftes ne perberje te misioneve anglese, konsiderohej si njohes i mire i Shqiperise.

    Britani vuri ne dispozicion te pergatitjes se grupeve destante, ishullin e Maltes, e cila "ishte nje baze e avancuar dhe terren i pershtatshem per imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave permes detit dhe ajrit ne Shqiperi." Oficeret britanike Maikell Bruke dhe David Smajli, u moren me pergatitjen speciale te trupave destante. Ndersa gruaja e Smajlit, Moy, jepte mesimet e shifrimit te radiokomunikimit.

    Ndersa amerikanet, moren persiper pjesen me te madhe te mbeshtetjes financiare dhe logjistike te operacioneve ushtarake. Si baze prapavije dhe depo materialesh, ata vune ne dispozicion Aeroportin e Mhelus ne Libi. Gjate 5 viteve, per pergatitjen dhe realizimin e operacioneve desante per rrezimin e qeverise komuniste te Hoxhes, anglo-amerikanet angazhuan rreth 100 vete.

    Shqiptaret, krijuan per kete, nje Komitet Kombetar ne krye te se cilit u zgjodh Hasan Dosti, nderkohe qe anglezet kishin si kandidat per udheheqje, Abaz Kupin". Nje nga partizanet e ketij komploti, cilesohet edhe Abaz Ermenji.

    Pergatitjet per rrezimin e qeverise komuniste, paralelisht me operacionet ushtarake, zhvilloheshin edhe ne rrafshin politik. Te gjitha fraksionet politike te organizuara ne emigracion, synohej te bashkoheshin, per te nxjerre ne krye te tyre, nje figure te pranueshme per Shqiperine e asaj kohe, e qe pergatitej te zevendesonte Hoxhen.

    Ai u zgjodh te ishte Mid'hat Frasheri, djali i Abdyl Frasherit, kreut te Rilindjes Kombetare Shqiptare. Edhe Ministria e Jashtme Shqiptare, ne nje raport te saj, pranonte ne ate kohe se "Zogu ndjek nje politike te tille, qe te detyroje grupet e tjera te bien ne preherin e tij dhe te ikin nga skena e rendesise qe mund te kene sot disa elemente si Mid'hat Frasheri, qe konsiderohen si elemente te nje kalibri te madh". Vec kesaj, perendimi nuk mund te rrezikonte ne vitet '50, deri ne ate pike sa te luftonte per te zevendesuar regjimin komunist, me Monarkine".

    - Vijon -

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,268
    Postimet nė Bllog
    22
    Plani per vrasjen e Mehmetit

    Ne vitin 1949, kur ne Shqiperi filloi realizimi i operacioneve ushtarake te ideuara nga CIA dhe MI- 6, Enver Hoxha kishte nje vit qe kishte prishur marredheniet me Jugosllavine. Duke perfituar nga prishja e Stalinit me Titon, Enveri nxitoi te forconte pozitat e tij, duke eleminuar Koci Xoxen. Nderkohe qe ne gushtin e '49, greket sulmuan ushtarakisht kufirin e jugut te Shqiperise, ku Mali i Gramozit ishte kthyer ne nje baze e gueriljeve komuniste greke.

    Po t'i referohemi librit "Tradhetia e Madhe" e Nikolas Beathel "me 14 shtator 1949, Acheson foli ne Berlin per shqetesimet rreth rreth incidenteve te renda te provokuara nga greket dhe jugosllavet. Ai theksonte se neqoftese Enver Hoxha do te ishte rrezuar, menjehere 2 shtetet qe kufizohen me Shqiperine, (Greqia dhe Jugosllavia, shen. red) do te suleshin mbi te, si ne nje vend pa qeveri, per te realizuar me kete rast, endrrat dhe pretendimet e tyre nacionaliste, e territoriale.

    Shenja pasigurie vihen re nga amerikanet ne kete kohe, sic pasqyrohet edhe ne dosjen sekrete te CIA-s mbi Shqiperine, ne nje dokument qe mban daten 15 shtator 1949, ne te cilen flitet edhe per mundesine e nje eleminimi fizik te Enver Hoxhes. "...Si Beogradi ashtu edhe Athina donin rrezimin e liderit shqiptar dhe nese do te ndodhte kjo, ata ne menyre te padiskutueshme do te bashkepunonin mes tyre rreth kesaj ceshtje me perendimin".

    Ndersa Gabriel Partos i BBC, ne librin e tij "Bota qe erdhi nga te ftohtit", citon per kete periudhe duke zbuluar se "ne baze dokumentash te bera publike ne vitin 1994, CIA me sa dukej, kishte ne plan per te vrare madje Mehmet Shehun, figuren e dyte me te fuqishme ne udheheqjen shqiptare".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,268
    Postimet nė Bllog
    22
    "SHQIPERIA E LIRE"

    Qeveria e Tiranes dhe Sigurimi I Shtetit, pas sinjaleve te Filbit, kishin filluar te merrnin masat. Njera prej tyre, ishte ajo e 6 shtatorit te vitit 1949. Ndoshta pakkush e mban mend ne Shqiperi, ate pasdite, kur dritat u fiken njeheresh ne te gjithe vendin. Ky ''black out'' total zgjati vetem 30 minuta: Gjate kohes se edicionit te lajmeve te BBC ne gjuhen shqipe. Ato minuta Mid'hat Frasheri lexoi ne radio, mesazhin per krijimin e Komitetit ''Shqiperia e Lire''.

    Dhjete dite me pare, me 26 gusht 1949 ne France, ai ia doli te bashkonte nen cadren e tij, pjesen derrmuese te partive dhe fraksioneve te emigracionit shqiptar ne perendim. Vec programit dhe qellimeve te Komitetit, Frasheri prezantoi ne Paris, edhe emrat e njerezve kryesore qe do te punonin me te: Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Muharrem Bajraktari, Sahit Kryeziu, Nuci Kota, etj.

    Nga ambasada shqiptare ne France, Behar Shtylla njoftonte Ministrine e Jashtme se ''AFP dha lajmin e shkurter dhe te zbutur per krijimin e Komitetit ''Shqiperia e Lire''. Gazeta ''Le Monde'', I dha publicitetin me te madh dhe shkruan se Fuqite Perendimore e priten me simpati kete komitet''.

    Kryeministri I Greqise, Diomedes u shpreh se ''po te kete Shqiperia nje regjim te tille perfaqesues, atehere jemi gati te bashkepunojme ashtu sic duhet dhe me qellime shume miqesore''. Ndersa AFP, pas 4 ditesh, botoi nje deklarate te Zogut, I cili u shpreh se ''nuk e njohim Komitetin ''Shqiperia e Lire''. Pas 7 Prillit 1939, une jam I vetmi autoritet legjitim I shqiptareve''.

    Pas Frances, Mid'hat Frasheri shkoi ne Angli. Zv/Ministri I luftes I qeverise angleze, Xhuliano Emeri, njeriu I caktuar per zbatimin konkret te operacionit kunder Shqiperise, - I keshilloi anetaret e Komitetit se ''ju, ndofta, pritni cdo gje nga te huajt. Duhet t'I merrni vete inisiativat. Duhet te tregoni nje vullnet ne rrugen tuaj, t'I terhiqni miqte e medhenj atje ku e lypin interesat e vendit tuaj fisnik''.

    E pasi perfundoi dhe turin britanik, Mid'hat Frasheri u nis drejt SHBA, per te vendosur ne Nee York, e per te qendruar ne seline e perhershme te Komitetit ''Shqiperia e Lire''.

    Takimin e pare ne SHBA, kreret e tij, e zhvilluan me Kryetarin e Komitetit ''Evropa e Lire'', Xhosef Gree. Ky organizem I financuar nga CIA, ishte autorizuar nga Departamenti Amerikan I Shtetit, te mbante lidhjet e rregullta me Komitetin e shqiptareve, I konsideruar ''si I pari forum ne rolin e nje qeverie demokratike ne mergim''.

    ''Amerikanet I kane njohur Komitetit ''Shqiperia e Lire'', edhe te drejten e ngritjes se flamurit kombetar ne zyre'' - ishte permbajtja e nje raporti te nisur ato dite nga Nee York, drejt Ministrise se Jashtme Shqiptare.

    ''LIQENI I VAJKALIT''

    levizjet e perendimit per te organizuar emigracionin antikomunist shqiptar, nuk kaluan pa u vene re nga emisaret e Tiranes. Ambasadori Behar Shtylla, nga Parisi njoftoi qeverine se ''Xhuliano Emeri, anglezi qe ka qene gjate luftes me Bazin e Canes (Abaz Kupin), ka vajtur ne Rome per te organizuar kriminelet rreth Zogut dhe mundesisht t'I inflitroje ata ne Shqiperi''.

    Prej ketu mesohet se Tirana nuk ishte ne dijeni te prishjes se Kupit me Zogun ne ate kohe, dhe afrimit te tij me Mid'Hat Frasherin. Kjo inkoherence vihet re edhe ne faktin se Zogu ne kete kohe, mbahej larg planit qe synonte shkeputjen e Shqiperise nga kampi socialist.

    Po te vazhdojme t'I referohemi Nikolas Beathel, ''ana ushtarake e operacioneve te ketij plani filloi te zbatohet ne tetor 1949 kur grupet e para te agjenteve britanike te armatosur, zbarkuan ne territorin shqiptar''. Ndersa Sigurimi I Shtetit, u vu ne dijeni per kete fakt, nepermjet ''nje prej burimeve te rrjetit sekret shqiptar jashte vendit, ne fundin e vitit 1949 dhe fillim te '50. Informacionet per grupet e rendesishme, arriten ne mars-prill te vitit 1950''.

    Intensiteti I bandave diversante qe hynin ne territorin shqiptar gjate kesaj kohe, sa vinte dhe po shtohej. Sipas ish shefit te SHIK Irakli Kocollari, ''nga fillimi I vitit 1951 deri ne fund te '52, ne Shqiperi u derguan ilegalisht permes, kufirit tokesor, zbarkimit nga deti dhe desantimit nga ajri, 233 grupe te armatosura spiunazhi, ne te cilat u aktivizuan 892 vete''.

    Me 23 Mars 1952, Sigurimi I Shtetit u njoftua se kanalet e tij te zbulimit ne Nee York, Kajro dhe Rome se ''...pergatitet nje bande me mision teper te rendesishem dhe sekret, qe do te perdoret ne drejtim te Shqiperise me njerez te perzgjedhur dhe nder me te besuarit e anglezeve dhe amerikaneve''.

    Dhe nuk do te kalonte nje muaj kur ne 30 prill 1952, Ministria e Brendshme u njoftua per kalimin e kufirit nga nje grup diversantesh ne zonen e Korces. Ndersa me 5 Maj, nje aeroplan jo larg prej andej, kishte kryer fluturime te ulta. Pas disa ditesh, me 18 maj, ishte njoftuar per levizje ilegale te nje grupi, ne rrethin e Matit. Ndersa te nesermen Ministria e Mbrojtjes kishte njoftuar se ''... ishin kapur sinjale te koduara te nje transmetimi me radio, gati ne verilindje te Shqiperise''. Ne kete menyre ata kishin rene ne gjurmet e bandes se Zenel Shehut. Pas arrestimit te te cilit, Sigurimi nisi nje operacion, qe me pas mori permasat e nje loje spiunazhi nen emrin e koduar ''Liqeni I Vajkalit''.

    Ne kete kohe, agjensia E LAJMEVE Rojter njoftonte me 12 maj 1952 se ''ekzistenca e regjimit shqiptar tanime eshte ceshtje javesh''. Ndersa me 30 maj AFP lajmeronte se ''guerilet po luftojne me vendosmeri''. Radio ''Greqia e Lire'' kishte emetuar me 20 prill lajmin se ''ne Shqiperi jane formuar njesi te posacme ushtarake te perbera nga parashutiste greke dhe emigrante''.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,268
    Postimet nė Bllog
    22
    Operacioni per rrezimin e regjimit komunist, si u organizua ajka e emigracionit shqiptar ne perendim me mbeshtetjen e Uashingtonit dhe Londres dhe pse Zogu, ishte kunder komplotit. Ngritja e qeverise ne mergim, udhetimi i kryeagjentit Kim Filbi dhe vdekja e dyshimte e njeriut qe do zevendesonte diktatorin. Ish shefi i CIA, Uilliam Kolbi: Ja pse deshtuam

    - vijon nga dje -

    Qeveria e Tiranes dhe Sigurimi i Shtetit, pas sinjaleve te Filbit, kishin filluar te merrnin masat. Njera prej tyre, ishte ajo e 6 shtatorit te vitit 1949. Ndoshta pakkush e mban mend ne Shqiperi, ate pasdite, kur dritat u fiken njeheresh ne te gjithe vendin. Ky "black out" total zgjati vetem 30. Po ckishte ndodhur valle ne Shqiperi. Ndonje defekt njeheresh ne centralet e pakta elektrike te asaj kohe? Nje manover e ndermarrjes qendrore elektrike ne Tirane? Apo...?

    Jo. Asnjera nga keto nuk kishte ndodhur jo vetem ne Tirane. Madje as ne Shqiperi. Ajo po ndodhte mijera kilometra larg. Ne Londer. Ishin 30 minutat e kohes se edicionit te lajmeve te BBC ne gjuhen shqipe. Nje edicion i zakonshem, por qe pritej te shenonte nje zhvillim kulmor dhe te ndikonte ne rrjedhat e ardhshme te politikes dhe regjimit ne Shqiperi. Ne ato minuta Mid'hat Frasheri lexoi ne radion e njohur britanike, mesazhin per krijimin e Komitetit "Shqiperia e Lire".

    Dhjete dite me pare, me 26 gusht 1949 ne France, ai ia kishte dale te bashkonte nen cadren e tij, pjesen derrmuese te partive dhe fraksioneve te emigracionit shqiptar ne perendim. Vec programit dhe qellimeve te Komitetit, Frasheri prezantoi ne Paris, edhe emrat e njerezve kryesore qe do te punonin me te: Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Muharrem Bajraktari, Sahit Kryeziu, Nuci Kota, etj.

    Regjimi i Enver Hoxhes, megjithese i ri dhe pa pervoje, kishte nisur te funksiononte. Madje jo keq. Pasi kishte mesuar dhe mori masat qe asnje qytetar i Shqiperise, te mos degjonte mesazhin per ngritjen e nje komiteti qe synonte rrezimin e qeverise komuniste. Ambasadat funksiononin normalisht. Ndaj, nga selia diplomatike shqiptare ne France, Behar Shtylla njoftonte Ministrine e Jashtme se "AFP dha lajmin e shkurter dhe te zbutur per krijimin e Komitetit "Shqiperia e Lire". Gazeta "Le Monde", i dha publicitetin me te madh dhe shkruan se Fuqite Perendimore e priten me simpati kete komitet". Kryeministri i Greqise, Diomedes u shpreh se "po te kete Shqiperia nje regjim te tille perfaqesues, atehere jemi gati te bashkepunojme ashtu sic duhet dhe me qellime shume miqesore".

    Komuniteti shqiptar i emigracionit te para dhe pas Luftes se II Boterore, qe ndodhej ne kete kohe jashte Shqiperise, u nda ne dy kampe per keto zhvillime te fundit. Ndaj Agjensia Franceze e Lajmeve (AFP), pas 4 ditesh, botoi nje deklarate te Zogut, i cili u shpreh se "nuk e njohim Komitetin Shqiperia e Lire. Pas 7 Prillit 1939, une jam i vetmi autoritet legjitim i shqiptareve".

    Pas Frances, Mid'hat Frasheri shkoi ne Angli. Zv/ Ministri i luftes i qeverise angleze, Xhuliano Emeri, njeriu i caktuar per zbatimin konkret te operacionit kunder Shqiperise,- i keshilloi anetaret e Komitetit: "Ju, ndofta, pritni cdo gje nga te huajt. Duhet t'i merrni vete inisiativat. Duhet te tregoni nje vullnet ne rrugen tuaj, t'i terhiqni miqte e medhenj atje ku e lypin interesat e vendit tuaj fisnik".

    E pasi perfundoi dhe turin britanik, Mid'hat Frasheri u nis drejt SHBA, per te vendosur ne Nee York, e per te qendruar ne seline e perhershme te Komitetit "Shqiperia e Lire". Takimin e pare ne SHBA, kreret e tij, e zhvilluan me Kryetarin e Komitetit "Evropa e Lire", Xhosef Gree. Ky organizem i financuar nga CIA, ishte autorizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, te mbante lidhjet e rregullta me Komitetin e shqiptareve, i konsideruar si "i pari forum ne rolin e nje qeverie demokratike ne mergim".

    "Amerikanet i kane njohur Komitetit "Shqiperia e Lire", edhe te drejten e ngritjes se flamurit kombetar ne zyre"- ishte permbajtja e nje raporti te nisur ato dite nga Nee York, drejt Ministrise se Jashtme Shqiptare.

    Pergatitjet e fundit

    Levizjet e perendimit per te organizuar emigracionin antikomunist shqiptar, nuk kaluan pa u vene re nga emisaret e Tiranes. Ambasadori Behar Shtylla, nga Parisi njoftoi qeverine se "Xhuliano Emeri, anglezi qe ka qene gjate luftes me Bazin e Canes (Abaz Kupin), ka vajtur ne Rome per te organizuar kriminelet rreth Zogut dhe mundesisht t'i inflitroje ata ne Shqiperi".

    Prej ketu mesohet se Tirana nuk ishte ne dijeni te prishjes se Kupit me Zogun ne ate kohe, dhe afrimit te tij me Mid'Hat Frasherin. Kjo inkoherence vihet re edhe ne faktin se Zogu ne kete kohe, mbahej larg planit qe synonte shkeputjen e Shqiperise nga kampi socialist.

    Po te vazhdojme t'i referohemi Nikolas Beathel, "ana ushtarake e operacioneve te ketij plani filloi te zbatohet ne tetor 1949 kur grupet e para te agjenteve britanike te armatosur, zbarkuan ne territorin shqiptar". Ndersa Sigurimi i Shtetit, u vu ne dijeni per kete fakt, nepermjet "nje prej burimeve te rrjetit sekret shqiptar jashte vendit, ne fundin e vitit 1949 dhe fillim te '50. Informacionet per grupet e rendesishme, arriten ne mars-prill te vitit 1950".

    Intensiteti i bandave diversante qe hynin ne territorin shqiptar gjate kesaj kohe, sa vinte dhe po shtohej. Sipas ish shefit te SHIK Irakli Kocollari, "nga fillimi i vitit 1951 deri ne fund te '52, ne Shqiperi u derguan ilegalisht permes, kufirit tokesor, zbarkimit nga deti dhe desantimit nga ajri, 233 grupe te armatosura spiunazhi, ne te cilat u aktivizuan 892 vete".

    Me 23 Mars 1952, Sigurimi i Shtetit u njoftua se kanalet e tij te zbulimit ne Nee York, Kajro dhe Rome se "... pergatitet nje bande me mision teper te rendesishem dhe sekret, qe do te perdoret ne drejtim te Shqiperise me njerez te perzgjedhur dhe nder me te besuarit e anglezeve dhe amerikaneve".

    Operacioni

    Dhe nuk do te kalonte nje muaj kur ne 30 prill 1952, Ministria e Brendshme u njoftua per kalimin e kufirit nga nje grup diversantesh ne zonen e Korces. Ndersa me 5 Maj, nje aeroplan jo larg prej andej, kishte kryer fluturime te ulta. Pas disa ditesh, me 18 maj, ishte njoftuar per levizje ilegale te nje grupi, ne rrethin e Matit. Ndersa te nesermen Ministria e Mbrojtjes kishte njoftuar se "... ishin kapur sinjale te koduara te nje transmetimi me radio, gati ne verilindje te Shqiperise". Ne kete menyre ata kishin rene ne gjurmet e bandes se Zenel Shehut. Pas arrestimit te te cilit, Sigurimi nisi nje operacion, qe me pas mori permasat e nje loje spiunazhi nen emrin e koduar "Liqeni i Vajkalit".

    Ne kete kohe, agjensia e lajmeve Rojter njoftonte me 12 maj 1952 se "ekzistenca e regjimit shqiptar tanime eshte ceshtje javesh". Ndersa me 30 maj AFP lajmeronte se "guerilet po luftojne me vendosmeri".

    Radio "Greqia e Lire" kishte emetuar me 20 prill lajmin se "ne Shqiperi jane formuar njesi te posacme ushtarake te perbera nga parashutiste greke dhe emigrante".

    Por operacioni "Liqeni i Vajkalit", ne qender te te cilit ishte nje radioloje e Sigurimit te Shtetit, vazhdonte te terhiqte nje e nga nje sebashku, thuajse te gjitha fijet e padukshme te operacioneve ushtarake qe pergatiteshin ne Malte, ishullin tjeter Plagia ne detin Egje, apo ne afersi te tre qyteteve te Gjermanise Perendimore: Munchen, Heidelberg dhe Frankfurt. I arrestuari Zenel Shehu, njeri prej kapove te bandave shqiptare, i komunikonte qendres me radio, te gjitha mesazhet e skenarit te Sigurimit te Shtetit.

    Sipas statistikave, rreth 300 prej atyre qe desantuan gjate kesaj kohe, u vrane ne perpjekje me forcat shqiptare te ndjekjes, apo u pushkatuan pas gjygjeve. Grupi i fundit zbarkoi ne Shqiperi ne 1 majin e 1953. Ne krye te tij ishte Hamit Matjani, padyshim me i famshmi nder desantet. Arrestimi i tij, shenoi dhe fundin e operacioneve ushtarake te drejtuara nga CIA dhe MI-6 kunder qeverise komuniste te Hoxhes. Edhe Matjani ra ne gracken e radiolojes se Sigurimit, e realizuar nepermjet ish desanteve te kapur me pare Zenel Shehu e Xhaferr Mema.

    Ne fundin e vitit 1953, Radio Tirana filloi transmetimin e drejtperdrejte te nje procesi gjygjesor publik, kunder grupit te agjenteve te stervitur nga anglo-amerikanet. Pra gjithcka ishte bere e njohur, duke shkaktuar buje te madhe dhe duke u botuar cdo dite ne te gjitha gazetat shqiptare.

    Deshtimi i paralajmeruar

    Sipas ish Drejtorit te CIA-s Uilliam Kolbi, "operacioni deshtoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar ne organizatat e emigranteve dhe lokalizonin vendodhjen e shumices se grupeve pothuajse qe ne kohen kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashute".

    Tradhetia e Filbit nuk ishte e vetmja shenje e rrjedhjes se sekretit rreth operacioneve ne Shqiperi. Sipas Sherbimeve Sekrete Perendimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambjentet e Komiteteve te emigracionit shqiptar ne Rome, ku personeli i Ambasades Shqiptare atje ishte shume aktiv. Po ashtu edhe ne Athine.

    Deshtimin ndoshta e ka pershpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te "qeverise shqiptare ne mergim", Mid'hat Frasheri. Sipas Beathelit, rreth kesa vdekje ende te mistershme "ekziston edhe nje variant i vrasjes (shkaktimit te infarktit nepermjet ilaceve apo nepermjet gazit nga agjentet e KGB-se). Kim Filbi, agjent i dyfishte, i cili kishte qene ne Londer ne shtator te vitit 1949, kur Mid'hat Frasheri e koleget e tjere te Komitetit ishin atje, mendohet se kishte njoftuar agjentet e KGB-se ne Nee York qe te vepronin mbi Mid'hat Frasherin, ashtu sic kishin vepruar edhe mbi disa personalitete te tjera antikomuniste te Lindjes, si Stephan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov, etj. Mid'hat Frasheri u gjend i vdekur sic presupozohet nga nje atak zemre, atehere kur Kim Filbi udhetonte per ne Nee York me anijen "Coronia". Sipas Gabriel Partosh "nje nga mesimet e nxjerra nga fiaskoja shqiptare e CIA-s, ishte konkluzioni i vyer se te kaloje thjesht nga frenimi- nga ndihma qe u jepej regjimeve perendimore per te mbijetuar- te zbrapsja e komunizmit, njera nga slloganet amerikane te viteve '50, ishte dicka tejet e veshtire".

    Por ekziston edhe nje teze e fundit per shkaqet e "fiaskos se CIA dhe MI- 6". Per Reginald Hibbert,- ish oficer i misoneve angleze ne Shqiperi gjate luftes,- "ishte nje shprese e humbur te mendoje se pasuesit e merguar te nacionalisteve, te cilet kishin deshtuar me 1944, do te mundnin, pasi te sterviteshin nga Smajli dhe te depertonin ne Shqiperi, te ishin ne gjendje te ngrinin njerez kunder sundimit te hekurt te Partise Komuniste Shqiptare, pas 6 vjetesh dhune sociale drakoniane".

    - vijon -

    Neser do te lexoni fundin e dosjes per "fiaskon" e CIA per rrezimin e Enver Hoxhes. Pse britaniket jane me liberale per publikimin e fakteve. Dhe deshmia e nepunesit te Drejtorise Operacionale te CIA, Levis J. Dube: Askush nuk mund ta mohoje. Por, as te pranoje publikisht ekzistencen e komplotit. Pasi kjo do t'i shkaktonte deme te renda, sigurise kombetare te SHBA
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Frika nga deshtimi, ministrat e Berishes, ne krye te listes
    Nga ai_shoku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 18:22
  2. Dėshtimi i njė dashurie tė zjarrtė
    Nga babadimri nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 22:49
  3. Gjeniu dhe Deshtimi
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 25-09-2006, 09:04
  4. Ramizi per Enverin..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-06-2005, 17:50
  5. Deshtimi dhe Suksesi I Mashkullit ne Rolin e Tij
    Nga Arb nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2004, 20:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •