Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 56
  1. #1
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695

    C'eshte ose si duhet krijuar letersia per femije

    A duhet postuar apo shkruar poezite kur edhe me femijet vrapojne pas fluturave apo te ecet me kohen, duke nenkuptuar edhe tematikat!!!???
    Te gjitha jane thene

  2. #2
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    dikur eshte shkruar keshtu poezia per femije

    Flutur, flutur vashe e bukur
    ti e bardhe une e bardhe
    lume pranvera qe ka ardh

    Ti e kuqe une e kuqe
    mbush livadhi me burbuqe

    Ketu mund te kete edhe shkelje te ligjeve natyrore.
    Femijet mund te rriten e te fillojne te shkojne ne shkolle pa pare flutur ne natyre, se c'ben ajo ne te vertete.
    Flutura perndryshe nga biologet konsiderohet si nje nder insektet me te demshme te bimeve!
    Te gjitha jane thene

  3. #3
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    neper kantiere
    vendlindjen e ka
    po banore deti
    e vertet une jam

    Thelle nder oqeane
    rruget i perbij
    sa me kurs nga jugu
    e sa ne veri
    Te gjitha jane thene

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Une mendoj se brezat sa vijne dhe perparojne dhe jane edhe me te zhvilluar fizikisht, edhe me te zgjuar. Vete zhvillimi shoqeror kerkon disa standarte te tjera ,me te larta se sa na kerkoheshin neve.
    Sot femijet mesojne gjuhe te huaj qe ne kopesht, lozin ne kalkulator dhe njohim me mire gjuhen e tij sesa ne te rriturit.Pra per mendimin tim , edhe letersia duhet te eci me kohen. Me duket se poezite me flutura dhe me fjale pa kuptim thjesht per rime, nuk sjellin asgje per intelektin ne formim te femijes.Per mendimin tim poezite, tregimet, perrallat duhet te jene pak me komplekse, te nevojisin edhe fjale te reja me shpjegimet perkatese dhe me kuptime- morale(morali i fabules) Femijet kuptojne shume me shume se sa duam ne te pranojme. Na duket sikur jane te vegjel dhe "budallenj" por PSE-te e tyre ndonjehere na zene aq ngushte sa nuk na e merr mendja.
    Une mendoj se te gjitha duhet te jene interaktive, jo thjesht fjale te hedhura me rime por me shume pergjegjesi sepse qe ne femijeri fillojne te krijohen idete e para, estetika, normat e moralit, gjykimi, llogjika, deshirat per nje forme apo nje tjeter te artit.
    Une kam menduar te shkruaj edhe per femije por asnjehere nuk e kam marre me seriozitetin e duhur.
    Letersia per femije nuk eshte aq e thjeshte. Imagjinata e tyre eshte aq e madhe dhe fantazite aq te gjalla sa ke te besh me nje juri shume te veshtire per te te pranuar si shkrimtarin e tyre.
    Laguna Blu

  5. #5
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    SHpirta , cuni im ne cerdhe kishte vizatuar 9 xhuxha, perderisa edukatorja per kete e kishte qortuar.
    Cuni im ka 5 vjet.
    Ai ia kishte thene ne fytyre.
    Po mire ate perrallen qe na lexove, pse aty jane shtate , edhe une dua te bej 9 dhe i kishte bere.
    Per cudine time edukatorja e kishte vene ne skene borebardhen.
    Cunin tim e kishte bere njerin nga Xhuxhat, po kesaj radhe meqe kishin deshire te merrnin pjese ne shfaqje te gjithe ishin bere xhuxha 11 djem, te tjerat vajza: lule apo edhe ndonje kafshe tjeter.
    Mbase ishte qendrimi i cunit tim , po nuk jam i sigurte.
    kur munden te paraqiten 7 xhuxha pse te mos paraqiten edhe me teper.
    Ai kishte meduar se ai , cuni im dhe nje shoqe e tij e kopshtit edhe ata mund te beheshin xhuxha!!!
    Te gjitha jane thene

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Ok dhe cfare do te thuash me kete?
    Shume mire qe i beri te gjithe xhuxha , nese ashtu donte ai, sepse me pas i ngelet hatri dhe fillojne te qarat.
    Femijet duhen lene te lire ne imagjinarta dhe fantazi. Ke te them edhe une , jam shume dakort.
    Nuk e di nese te kam kuprtuar.
    Laguna Blu

  7. #7
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Ne Zvicer , ne vendin e cokoladave , lopa nuk eshte lope e zakonshme, te gjithe femijet e qytetit mendojne se lopa e cokoladave "milka" vertete ka ngjyre vjollce.
    Ashtu kane deshire ta njohin
    Te gjitha jane thene

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Hehehhehe e di kete
    Po cfare te them une ! Une mendoj keshtu sic thashe.
    Sigurisht qe do duhet perzgjedhje sepse nuk mund t'i fusesh te tere ne nje kazan. Varet nga prindi se cfare do i ofroje femijes. Por prape them se duhet kaluar pak mbi nivelin e bazes. Nuk them te mos leme fantazine te punoje. Lopa ngjyre vjollce le te mbetet e tille. Edhe miti i Plakut te vitit te ri eshte i fuqishem , pavaresisht se nuk eshte i vertete si fakt. Jane disa fantazi te cilat nuk mund t'i injorojme dhe t'i luftojme sepse ato bejne pjese ne boten e femijeve. Edhe Liza ne boten e cudirave, eshte nje fantazi, sepse nj vajze e vogel, sado e vogel nuk hyn dot ne labirinthet e nendheshme , por ama ka nje kuptim e gjitha, meson dicka qe aty, pavaresisht se eshte joreale. Une nuk them tregojme vetem gjera reale ,sepse atehere nuk do quheshin perralla. Nepermjet fantazise dhe personazheve qe fluturojne apo qe behen te padukshem , apo kafsheve folese, lopeve vjollce, te transmetojme dicka. Jo llafe te kota pa buke.
    Laguna Blu

  9. #9
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Nje dite femija i kerkoi nenes se tij t'i blinte nje shpate. Arsyetimi i femijes ishte ky: Te gjithe femijet kane shpate, vetem ai nuk kishte.
    Dhe mamaja ia bleu nje shpate.
    Pasi i bleu shpaten, femija kerkoi edhe mburoje , arsyetimi: Te gjithe kane mburoje , vetem une nuk kam mburoje , mama te lutem me blej nje mburoje!
    Dhe mamja, kuptohet, ia bleu edhe mburojen.

    Mama , mama kur kam shpate dhe mburoje dua edhe nje revolver , te gjithe mama kane shpate, mburoje dhe revolver.
    Blema mama blema nje revolver.
    Mamaja ia bleu edhe revolverin dhe siē tregon (Eqremi) femija nuk ndaloi me kaq !!!
    Mama kur kam mburoje shpate dhe revolver dua edhe plumbat, te lutem mama i dua edhe plumbat .
    Mamja se fundi ia bleu edhe plumbat.
    Tani femija kishte:
    Shpate
    Mburoje
    Revolver dhe plumba per koken e tij!!!
    _____________________________________
    Eqrem BASHA eshte njėri nder poetet e rralle shqiptar per te rritur qe shkruan poezi urbane
    Te gjitha jane thene

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Dhe perseri cfare do te thuash me kete?
    A vijme tek fjalet e mia qe femijet nuk jame me si me perpara , lulebore dhe flutura shumengjyreshe?
    Eshte e trishtuar.
    Laguna Blu

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letėrsia e Rilindjes
    Nga militanti1980 nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-03-2010, 16:16
  2. Dy mėnyra pėr ta njohur Krijuesin
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:31
  3. Gjakmarrja: 25-vjecari ekzekutohet mbi biēikletė
    Nga I-amėshuar nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 07:06
  4. A eshte feja Islame e perkryer?!
    Nga Gjoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 20:22
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •