Cfare influence ka patur televizori te ju?
Cfare influence mendoni se ka televizori ne shoqerine tone?
Cfare influence ka patur televizori te ju?
Cfare influence mendoni se ka televizori ne shoqerine tone?
Varet:Postuar mė parė nga Veshtrusja
Nqs do shofesh stacjone lajmesh do mesosh si te genjesh,si te behesh me dy faqe nje te kuqe nje te zez.Meson se si po shkojn ne hen,mars...si luftohet si votohet ect.
Po te shofesh filma te duket se vertet vdesin per dashurin,bosin,politiken...dhe te duket jeta e veshtir nqs filmi o i till ose e leht...varet te filmi qe gjoja "real i modifikuar".
Po te shofesh se si do bej koha neser del me djell e bie shi ose e anasjellta lool
Po te shofesh nga muzika te kenaqet syri kur harxhojn $ 10.000.00 per te rregulluar floket apo thonjt ose degjon muzik dhe vallzon me ritmin.
Po te shofesh nje sport live ja vlen sepse eshte sport dhe nje her do gaboi gjyqtari...ne fund fiton me i miri dhe me i forti.Pra nuk fiton ai qe thot regjizori apo ai qe do ti...
Si perfundim nga televizori meson shum gjera,te mira e te liga...si ti duash.
"O bindu o permendu o merr malet e cemendu"
Se pari:
Televizioni eshte nje mjet informues dhe perzgjedhja e programeve te interesuara per te ndjekur varen nga natyra e njeriut...dmth qe ka te beje me personalitetin apo intelektin e njeriut. P.sh. dikush ka deshire te ndjek vec sportin apo emisone qe kane te bejne me aktivitete sportive. Dikush tjeter ka deshire te ndjek rubrika shkencore apo lajmet me te fundit e shume, e shume interesa te tjera me karakter personal.
Pasi e bera te qarte arsyen te cilen e shtyn njeriun te ndjeke televizionin i drejtohemi pyetjes se shtruar me natyre televizivo-karaktero-influencuese.
Cfare influence ka patur televizori te ju?
Kurrsesi nuk do te lejoja Televizionin te behej "dirigjenti" im per menyren e te menduarit per te vepruar ne situata te ndryshme.
Personalisht, televizioni sherben thjesht si mjet informues dhe vetem ne disa raste si element edukues, por ketu do te permendja vec Kanalet Televizive te cilat kane natyre edukuese.
Se dyti:
Televizioni ne ditet tona po abuzohet nga mjaft individe te paskrupullt te cilet per interesa perfituese personale, e kane shnderruar Televizionin ne sherbim te qellimeve te tyre me natyre "paro-xhep mbushese" pa i vrare ndergjegja se informacioni apo mesazhet te cilat, percjellin ata permes Televizionit mund te ndikojne ne formimin e nje femije apo adoleshenti, i cili do te shoqerohet ne te ardhmen nga nje karakter dhunues, apo agressiv apo karakter te te njejtit kaliber
i cili do te vendosin per fatin e ketij individi.
Ne ditet tona ka rendesi te madhe perzgjedhja e informacionit te cilin nje individ deshiron te absorboje permes Medias Telvizive. Ky fakt shnderrohet ne nje nivel akoma me paresor apo me i rendesishem kur behet fjale per emisionet te cilat duhet te ndjeke nje femije.
Kalojme tek pyetja tjeter:
Cfare influence mendoni se ka televizori ne shoqerine tone?
Nje shembull mjaft i pershtatshem per ket pyetje do te ishte ndikimi qe ka Televizioni tek moshataret e vegjel te cilet sapo kane hapur syte ne kete bote "shumengjyreshe". Ne kete rast lind domosdoshmerisht-urgjentisht (pa nje-pa tre) vemendja e theksuar e prinderit i cili mendohet te jete "kapiteni i anijes" me emriin "familje" Eshte pikerisht brishtesia e moshes, naiviteti me te cilin karakterizohet femija dhe per hir te kesaj natyre te paformuar ende te njeriut ne moshe te tille, keshillohet perkushtimi i prindit per te "gdhendur" apo lejuar formimin e karakterit te lejueshem-i cili nuk rrezikon jeten e ketij individi ne te ardhmen dhe as jeten e pjestareve te tjere te "shoqerise".
Duhet te rrenjoset thelle ne mendje, se fillesat e cdo perpjekje jane e vetmja menyra baze per te prodhuar "kornizen e shoqerise" dhe nje nje moshe te tille femija ka natyre "mbrese-lenese" sipas te ciles cdo sjellje tek e cila eksopozohet femija do te behet element i karakterit te ketij femije. Eshte pikerisht kjo mosha ne te cilen femija eshte ne formim e siper dhe eshte po ajo etape e zhvillimit te njeriut ne te cilen nje forme e caktuar karakteri eshte duke "u gdhendur" ne shpirtin e tij, cfaredo lloj karakteri qe synohet te "stampohet" ne ate shpirt.
Femijet jane ne bashkeveprim te perditshem me pjesen tjeter te shoqerise (nje shmbull konkret eshte Media Televizive) duke degjuar fjalet e "kujtdo" te cilet rrefejne historira te cfaredo lloj natyre apo duke u bere deshmitare te veprimeve me natyre dhune apo moral te dobet dhe si rezultat ata "ndertojne" ne shpirtin e tyre opinione qe ndodhen shume larg te atyre se cka mendojme ne se ata duhet te zoterojne kur te rriten.
Sot, ēensurimi i materialeve Televizive eshte mjaft i perhapur per te vetmen arsye, pasi keto programe, eshte vertetuar shkencerisisht, ndikojne karakterin e njeriut ne etapen e tij, ne formim e siper, deri sa ata te arrijne "moshen e arsyes"
Eshte urgjentisht e domosdoshme te behen te gjitha perpjekjet qe "tingujt e pare te shoqerise" te kesaj bote, me te cilat nje femije ndeshet duhet te jene "tingujt me te perkryer" me respekt ndaj virtyteve.
Ne Televizion ka programe me natyre nga me te ndryshmet qe prej atyre edukuese e deri tek ato me karakter te dobet moral...
Perzgjedhja e ketyre programeve "shumengjyrshe" do te "kurorezoje" natyren, apo karakterin e shoqerise se ardhshme ne pergjithesi...
EXODUS
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 16-05-2004 mė 13:59
EXODUS, megjithese epiteti yt me rrenqeth pak, eshte gjithnji kenaqesi te te lexoj, eshte karakteristike metodike e jotja te pergjigjesh ne menyre te shtjelluar, artikulative dhe shpesh shume formalisht per nje pyetje relativisht te thjesht
Persa i perket pyetjes ne fjale, televizioni sigurisht ka nje influence madhore ne shoqerine tone pasi eshte mjeti informues me i ndjekur nga te gjitha moshat qe arrin te skalise dhe ndikoje, qofte pozitivisht apo negativisht shikuesit.
E megjithate jetojme ne shoqeri kapitaliste ku gjeja primare eshte perfitimi e per hir te ketij cdo ideologji morale kryqezohet, sakrifikohet. Atehere, pikerisht ketu kerkohet nderhyrja prindit, ai ka per te vendosur se cfare duhet e cfare nuk duhet te shohe femia tij dhe perderisa censura nuk praktikohet aq sa duhet(per te mos thene fare) atehere censuren do e veri prindi ne fuqi.
Dhe mbi lajmet, vetem javen e kaluar lexova nje artikull tek gazeta amNY ku thuhej qe lajmet televizive me te mirefillta qe jepen nga Tom Brokaw(ny behet fjale) jane gjithsesi qesharake pasi dhe ketu diskutime mbi evenimentet e rendesishme zgjasin afersisht 5 deri ne 7 minuta nga 35 minuta lajme. Pjesa qe mbetet, plot 30 min mbushet me pseudo lajme, si i ngeli macja Ms.Rodriguez ne maje t'catis dhe se si nje samaritan i mire aty prane shpetoi jeten e maces, kesaj shoqeje te vetme te Ms.Rodriguez, pasi familjaret e tjere i kan vdekur; te mos harrojme lajmet teper informative qe marim mbi flirtin e ri te Jeniferit me Markun; apo se si kengetarit Sting kot i kan hapur namin si sex machine ne shtrat se ai eshte vetem nje burre i thjesht me kerkesa seksuale normale pra asgje ekstreme, moret vesh ju admiruesit e Stingut qe nuk kapet dot lajmet javen e kaluar?
Nejse, dua te them qe informacioni qe paraqitet nga rrymat televizive ndikon shume ne menyren e te menduarit te nje njeriu, sic e tha dhe Exodus me lart, mbetet ne varesi te prinderit te filtroje programet qe femijet e tyre duhet te ndjekin.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KaLTerSi : 17-05-2004 mė 16:28
Toleranca, eleksiri i lirisė.
TV, ka nje ndikim teper te madh ne shoqeri, cdo kush prej nesh eshte i ndikuar pak a shume prej televizorit...une mendoj se televizori tek ne ende nuk ka influence te madhe sa qe ka ne vendet e europiane e sidomos ne USA...atje shume gjera behen sic duan disa shoqeri televizive...sepse e kane ne dore audotiriumin dhe mund te manipulojne me ta shume lehte..
My silence doesn't mean I am gone!
Pervec faktit argetues dhe informues asgje me teper.
Krijoni Kontakt