Sot dita eshte fare e bute, e patendosur, e rrjedhshme si lumenjte e mi. Nisi sot me ulerima dhe dihatje ngulmuese, u nderpre nga cepat e diellit te papune e me tej e leshoi veten e patrazuar. Nadhenjimi eshte thjesht idiotesi e ekzaltuar, buzeqeshja ngerdheshje serioze dhe hyrja ne portat e kohes tashme eshte mbyllur. Portat e kohes ..dyer te brishta qe nuk njohin celesa, vetem guximtare shpatullgjere qe u hakerrohen me shkopinj gungace nder duar. Vallezimi i atyre qe presin ne rradhe me durim te pashoq merr formen e nje celesi te stermadh, ndersa format e ngrohtesise qe leshojne trupat e tyre jane fare te papercaktueshme. Dikush leshohet nga zinxhiri gjarperues dhe pushon duke dihatur. Te tjere presin duke ferkuar cepat e syve tashme te cakerrisur. Karvani njerezor nuk ka fillim; vetem fndi i ndricon si zhgjenderr e keqe. Asnje nuk kthen koken per nga ai fund, shtrengohen fort ta harrojne dhe ai tashme ka marre formen e legjendes. Vallezimi eshte i cmendur aq sa perleshja e flokeve me qerpiket eshte dicka fare normale. Dikush nderhyn qe te qetesoje gjakrat e ndezura te pritesve plot durim, po ata nuk e njohin qetesine, ajo eshte vetmitare ne ate vorbull mundimesh. Portat e kohes qendrojne te mbyllura me kryenecesi, rojet ngjyre roze do te behen fli per te mbajtur dyert mbyllur, po ata nuk e dine. Dikush shkruan ne nje pusulle te vogel: koha po afron.. dhe ajo kalohet dore me dore. Kjo i jep zemer varganit mishtor, dhe ata u bien daulleve gjithnje e me fort, te bindur qe vetem ashtu do tia terheqin vemendjen kohes, asaj perendeshe perverse qe qesh me pamundesine njerezore. Ja ku eshte edhe vetja ime, duke kercyer me vort se cdokush, e bindur qe kur te happen portat, do jete ajo qe do tia prese floket e me te do ta lidhe pergjate kufijve te te tashmes. E ardhmja do te lepihet e do ti mburret te kaluares se trimi i saj eshte ngjizur me qumesht zanash dhe e ka bere kohen zap!!!!
Krijoni Kontakt