Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 40
  1. #21
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    E MERITON AI QE E MERITOJME

    ato fjale (nano po, nano jo) ishin energjia e makinerise naoiste per ta vene ne levizje afatgjate dhe te gjitha ato ofendime ne njeritjetrin ne ps ishin metode serbe (qe nuk i takon shqiparit), sa per ta terhjeke vemendjen e publikut dhe ne fund ata jane e mbeten miq e sundues te shqiprise!

    E meriton te na behet president, ai qe e meritojme (me vepra pa fjale E meriton te na udheheqi - ai te cilin e meritojme!

  2. #22

    Per nanon nga Konica

    Anadollaku nė mesalle
    >
    >
    > Ka ndenjur si nje ka
    > Po ha edhe po ha,
    > Shembet me pilaf,
    > Fruhet me hoshaf;
    > S`ka kohe te flase
    > Hedhe sa te pelcase:
    > Llop nje bakllava,
    > Llop nje hallva,
    > Llop nje revani,
    > Llop muhalebi.
    > Therretic jemedum!
    > - O burra, bre dudum!
    > Kerkon nje syltjac,
    > Porosit nje kulac,
    > Rremben nje bugace,
    > - Te rrembec nje kapace!
    > Te tere per nje darke,
    > Te tera ne nje barke!
    > Kur lodhet sa ngjinjet,
    > Pushon e shtrihet
    > Shtrihet dudumi
    > Dhe na e ze gjumi.
    > Neser kur te zgjohet
    > E, me "bismil-lah",
    > Prape pilaf
    > E prap hoshaf.
    > "Qebap boll-boll
    > Koxha Anadoll!"
    > More dudum kokekungull
    > Gojebuall e barkrrumbull
    > Thuame, te rente pika!
    > C`te duhet ty politika?
    > Hiq, more dudum dore, hajde
    > Te te kllasem ne nje kade
    > Plot me mjalt`e me recel
    > Ha pi e kurre mos del.

  3. #23
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156

    presid

    Per mendimin tim nanos i do ire mami se eshte tradhetar dhe i shitur te MAllagat e athines. Une do te pelqeja kandidaturen e Godos, eshte nje nga figurat e pakta shqiptare e verte.
    Sa per revolucionin e vlora 97, po anetaresimin ne konferencen islamike a e mban mend i nderuar, apo mos ke vene dhe ti ndonje bombe apo ke kaluar nai icik helm te kuq per te helmosur perendimin.
    me respekt
    sn0m

  4. #24
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nje koment per mbylljen qe ka bere me lart alumni


    Dhe Yjet Rrijne e Veshtrojne - idhnimi im.

    Do te duhej Hemingway e te na drejtohej duke na thene se
    nuk duhet te pyesim se per per ke bien ato kembana, Ato bien per ne (per ne shqiptaret e mjere).

  5. #25
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    iliriani a ban me na spjegue se ēka do me thene me keto dy fjali, per kend e ke fjalen, sepse si te tilla shprehin vetem konfuzion. Kush eshte ai president qe e meritojme, pse nuk ia thua emrin, mos mendon ne Nanon? Apo s'ke preferenca por vetem fole sa per te thene diēka?

    "E meriton te na behet president, ai qe e meritojme (me vepra pa fjale E meriton te na udheheqi - ai te cilin e meritojme!"

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Nano po i afrohet portes

    Meqenese po vjen edhe kampionati i futbollit po bej ca lidhje me te

    Kur nisa komentimin e ndeshjes (gara per president)
    Nano dukej se kishte topin ne zoterim dhe po shkonte drejt portes per ta bere gol.

    Duket se Nano e zoteron perseri topin porse nuk duket dhe aq rast i paster per gol

    Po nuk moren pjese ne sulm gjithe ekipi zor se topi do perfundoje ne rrjete dhe ka mundesi qe ndeshja te perfundoje me barazim

    Edhe pas kohes shtese situata ka shume te ngjare te ngelet e
    njejte dhe goli (zgjedhja e presidentit) ka shume mundesi te kerkoje ndeshje tjeter

    Por mundet qe Nano shenon. Ne kete rast pritet qe nje pjese e tifozave te qellojne me shishte nga shkallet e stadiumit apo ti vene zjarrin karrikeve.

    Nano do e marre fitoren per pak kohe ne shtepi se gjasat jane se ndeshja do anullohet dhe ka mundesi qe ekipi i Nanos te perjashtohet nga futbolli per ca kohe

  7. #27
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. mire e ke baobabi, Fatosi nuk ka nevoje per votat e popullit se ai i rregullon vete ato. Problemi qendron a do Fatosi te behet president apo jo. vetem deshire te na kete Fatosi ashtu sic ka deshire qe te ndroje edhe grate. Fatosi po u vu president i shqiperis eshte sikur merr nje paloco te cirkut e ve te qeverise, se ashtu eshte bere ai edhe personaliteti i tij per shqiperin e per shqipetaret. nese cdo njeri ka mendimin e vetet e nuk duhet kundershtuar se nuk eshte e drejt. e kjo eshte demokracia, secili te shpreh mendimin e tij pa u share e ofendur por ta respektosh ate mendim qe ka tjeter, e ta arguetosh me fakte e arsye.
    me shume respekt
    eda

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e dioni
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    15
    O moj Shqipni e mjera Shqipni.

    Edhe nje gje e tille na mungonte, Nano president. E ku do te perfundoje kjo Shqiperi e shkrete. Pa intelektuale pa drita pa rruge, nje zot e di. Para 1 muaji e shet Shqiperine ne hotelet e Greqise dha tani kerkon te behet edhe president. Po pse kaq te mbytyr qenkemi ne Shqiptaret qe nuk dime ti tregojme rrugen as hajduteve dhe spiuneve. Por me e keqja qe edhe i japim edhe "voten". Po pastaj lind pyetja po kush duhet te behet president, ku ta gjejm nje socialist apo demokrat qe parate i ka fituar me djersen e ballit dhe jo me dallavere. Pergjigjia, ska! Atehere te ikim te gjithe nga Shqiperia? Edhe kjo nuk shkon. Zgjidhja! Te ulim te gjithe koken dhe te vegjetojme ne xhunglen shqipetare me shume te papritura, sic ka qene qe prej 100 vjeteve. Edhe nje gje e tille nuk tingellon mire. Ne nje vend ku populli nuk eshte ne gjendje te vendose mbi te ardhtmen e tij ose nuk lejohet qe te vendose mbi nje gje te tille shpresat jane te pakta. Eshte Shqiperia nje vend i tille? Une nuk jam ne gjendje te jap nje pergjigjie te kualifikuar. JU ?

    Pershendetje te gjitheve

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22
    Meta rrezon Nanon, risakrifikon Doklen, zgjedh Meidanin

    Erl Murati/ Ilir Meta do te mbeshtese kandidaturen e Rexhep Meidanit per postin e presidentit te ardhshem te Republikes. Dhe per kete ai ka pergatitur nje strategji te qarte, e cila do te nxirrte jashte loje Fatos Nanon. Thelbi i kesaj strategjie qendron ne faktin se sipas Kushtetutes ne votimin e kater dhe te peste per president, votohen vetem dy kandidaturat qe kane gjetur me shume mbeshtetje ne tre raundet e para. Synimi i "Metisteve" eshte qe te eliminojne kandidaturen e kryetarit socialist pikerisht ne keto tre raunde dhe ne dy raundet e fundit, t'i lihet rruge e lire rizgjedhjes se Rexhep Meidanit. Per te rivalizuar Meidanin ne menyre formale ne keto dy raunde jane menduar kandidaturat e Namik Dokles ose te Sabri Godos. Keshtu, nese Meidani do te kandidonte ne raundin e katert dhe te peste perballe Dokles ose Godos do ta kishte shume me te lehte te merrte 84 votat e PS-se, aleateve, dhe ndoshta te nje pjese te opozites.

    Burime nga grupi i ish-kryeministrit ne PS thane per "KJ" se Meta po mbledh fakte dhe argumenta per te kundershtuar kandidaturen e Fatos Nanos per postin e presidentit. Ai do te mbeshtese Meidanin dhe do "te luftoje" perkrah tij duke kercenuar me te njejten arme qe po perdor dhe Nano. Ate te zgjedhjeve te parakohshme.

    Menyra e pare

    Deputetet socialiste perkrahes te Metes edhe mund ta mbeshtesin kandidaturen e Fatos Nanos ne mbledhjen e KPD-se se PS-se. Por, ata jane pergatitur mos ta votojne ate ne parlament. Me ane te perfshirjes se ish-kryetarit te Kuvendit, Namik Dokle ne lojen presidenciale, "metistet" synojne qe ne raundin e katert te votimit, dy kandidatet qe do te marrin me shume vota te jene pikerisht, Meidani dhe Dokle. Ne kete menyre, eliminohet kandidatura e Nanos dhe parlamentit do t'i duhet te zgjedhe midis presidentit aktual dhe ish-kryetarit te Kuvendit. Keshtu, Meidani do ta kishte te garantuar rikonfirmimin ne kreun e shtetit. Burimet nga grupi i "metisteve" thane se nese do te krijohej nje situate e tille, Dokle do te ftonte parlamentin te votoje per presidentin aktual.

    Meidani mund te marre edhe votat e "levizjes per katharsis" te cilet megjithese e kane quajtur te papranueshem rikandidimin e tij, kane deklaruar se nuk do ta cojne vendin ne zgjedhje te parakohshme. Njeri prej "katharsisteve" tha per "KJ" se ata nuk do te votonin nje kandidature te djathte dhe midis alternatives "Meidani" dhe "zgjedhje" ata do te preferojne te paren.

    Nje nga pikat e forta te presidentit Meidani eshte edhe mbeshtetja e grupit parlamentar te PSD-se dhe zevendeskryeministrit Gjinushi i cli njihet si mik personal i tij. Deputetet e kesaj partie mund t'i bashkohen deputeteve socialiste ne listen me mbi 20 firma qe nevojitet per ta propozuar ate si kandidature per president.

    Menyra e dyte

    Nuk eshte nje rastesi qe kryetari i grupit parlamentar te PDr-se, Nard Ndoka ftoi dy dite me pare te gjitha partite e vogla parlamentare te mbeshtesin kandidaturen e Sabri Godos per president. Kjo eshte pjese e strategjise e grupit te Metes per te mbajtur ne parlament partite e djathta. Kandidatura e presidentit te Asamblese se PR-se nevojitet per te eliminuar ne raundin e katert dhe te peste te votimit, ate te Fatos Nanon. Njelloj si ne rastin e Dokles, Godo do te ishte nje kandidature fiktive perballe Meidanit dhe presidenti aktual nuk do ta kishte te veshtire te merrte 84 vota ne parlament. Kandidatura e Godos do "te thithte" ne Kuvend grupet e vogla parlamentare te se djathtes, te cilat kane gjithsej 14 deputete, dhe kjo do te favorizonte Meidanin.

    Kushtetuta per presidentin

    Neni 87

    ...Kur ka me shume se dy kandidate dhe asnjeri prej tyre nuk ka marre shumicen e kerkuar (84 vota), brenda 7 diteve behet nje votim i katert ndermjet dy kandidateve qe kane marre numrin me te madh te votave. Ne rast se edhe ne votimin e katert asnjeri prej dy kandidateve nuk ka marre shumicen e kerkuar, behet nje votim i peste.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #30
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    E MERITON AI QE E MERITOJME

    fisnik, kur lexon dy fjali logjiko thelle, se nuk shkruaj vec sa me thene dicka edhe kur lgjikon, mos logjiko mbapsht...po ta skjaroj, se tjert e kuptuan fort mire.

    e meriton te na udheheqi ai, qe na e meritojme, se truri i kombit iku jasht me toto e loto, duke i herre krejt intelektualet dhe atdheun e udheheqin kolonizatoret, greket e sllavet, se na kemi desire t'i degradojme ata te aftit, e mbetemi me keta qe jane ne piedestal poltik, kulturor e ekonomik dhe mos te cuditemi kur nano babo na behet president, se e meriton, perderisa atdheu
    po herret dhe mbetet pa te zotet e profesionit...

    perderisa te mesohemi ta nderojme e ta ngritim ate qe ka zotesi
    do te vuajme nen cdokend dhe nga larg ia matim pulsin vetvetes
    jo po behet ai, jo s'po behet, jo po pihet - jo s'po pihet, e popullit lokja po i kihet...e more vesh tash?

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  4. Bashkim Fino kandidati i sė majtės pėr president
    Nga shefqeti11 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  5. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •