Ne kete teme jane te ftuar te gjithe ata qe mendojne se mund te kontribojne me shprehje qe pasqyrojne vlera reale te gjuhes tone. Keto shprehje ndihmojne per ta njohur me thelle pasurine frazeologjike e gjuhes se folur te popullit si dhe mundesine qe t'i kuptojme e t'i perdorim drejt shprhjet popullore.

Aerodrom – i I qenka ba kryet aerodrom: paska mbetur fare pa floke, qenka bere tullac.

Afroj – Po me afrohen ditet: po me afrohet dita e fundit, dita e vdekjes (d.m.th eshte plakur)

Aj – Zura gjuhen aj: kafshova gjuhen, heshta.

Ajame – a Tash asht ajama e peshkut: tash eshte koha kur gjuhet peshk me shumice. Tash asht ajama e ullishtes: koha kur bien e mblidhen ullinjte.

Ajke – a Ia mori ajken: ia mori mazen; I mori kajmakun: mori pjesen me te mire te nje gjeje. Ajka e djalerise: pjesa me e mire e djalerise.