Thaēi: Rexhepi-Zhivkoviē, takimi qė nxit dialogun


-Gazeta Shqiptare.
-------------------------------------------------------------------------------

Muhamed Veliu

LONDER

Takimi midis kryeministrit kosovar dhe atij serb gjatė Samitit tė Selanikut ėshtė pjesė e procesit tė dialogut nė rajon". Kėshtu ka deklaruar kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, lidhur me takimin Rexhepi-Zhivkoviē, tė propozuar nga Shtajneri. Nė njė intervistė pėr Gazetėn Shqiptare, Thaēi konfirmon se takimi do tė zhvillohet gjatė ditėve tė supermbledhjes europiane nė Selanik. Kreu i PDK-sė ndodhet pėr njė vizitė zyrtare nė Britaninė e Madhe me ftesė zyrtare, gjatė sė cilės ėshtė takuar me sekretarin e Shtetit pėr marrėdhėniet me jashtė, Denis Mekshein, dhe me funksionarė tė lartė tė diplomacisė britanike pėr Ballkanin dhe Kosovėn. Edhe pse delegacioni i Kosovės ende nuk ėshtė pėrcaktuar, ai deklaron se nuk do ta refuzonte pjesėmarrjen nė tė.

Kush do ta pėrfaqėsojė Kosovėn nė Samitin e Selanikut?
Kosova nė Samitin e Selanikut do tė pėrfaqėsohet nga njė grup politik, qeveritar nė kuadėr tė delegacionit tė UNMIK-ut.

Personalisht, a do tė merrni pjesė nė kėtė samit?

Varet nga zhvillimet qė do tė ndodhin ditėt e ardhshme nė Prishtinė. Po bėhen diskutime rreth ēėshtjeve praktike. Unė jam nė favor tė asaj qė tė marrin pjesė njerėz qė janė pėrgjegjės pėr ēėshtje praktike tė zhvillimeve nė Kosovė nė raport me Beogradin. Unė nuk e refuzoj pjesėmarrjen.

Kryeadministratori Shtajner ka arritur tė bindė kryeministrin Bajram Rexhepi qė nė Samitin e Selanikut tė takohet me kryeministrin serb, Zoran Zhivkoviē. Mendoni se ėshtė momenti i duhur pėr ta bėrė kėtė takim?

Dialogu i autoriteteve tė Prishtinės me tė gjithė fqinjėt, duke mos pėrjashtuar dhe Beogradin, ėshtė njė nga prioritetet e dala nga projekti i PDK-sė, moratoriumi, kėshtu qė ajo do tė ndodhė ėshtė njė zakonshmėri e proceseve integruese rajonale dhe perėndimore. Unė i shikoj si tė domosdoshme takimet dhe dialogun midis kosovarėve me tė gjitha vendet e rajonit dhe botėn perėndimore, sepse ne s'mund tė jetojmė tė izoluar.

Ngjarja e 4 qeshorit nė Obiliq ėshtė cilėsuar nga komuniteti ndėrkombėtar si njė ngjarje shqetėsuese nė lidhje me sigurinė e kthimit tė refugjatėve serbė nė Kosovė. Ēfarė qėndron mbrapa kėtyre sulmeve?

Ne e kemi vlerėsuar kėtė akt si njė akt tė tmerrshėm i cili ka ndodhur ndaj njė familjeje serbe. Ky sulm ėshtė i drejtuar kundėr Kosovės dhe kundėr qytetarėve dhe prespektivės sė tyre pa dallime etnike. Kemi ftuar qytetarėt tė bashkėpunojnė nė drejtim tė zbulimit tė akteve tė dhunshme. Unė mendoj se ky akt ėshtė drejtuar kundėr procesit tė kthimit tė refugjatėve, nisjes sė dialogut Prishtinė-Beograd, kundėr angazhimeve tė komunitetit ndėrkombėtar, pėr ta prishur imazhin e mirė tė Kosovės.

Sa e vėshtirė do tė jetė pėr shqiptarėt bashkėjetesa me komunitetet e tjera joshqiptare?

Ne s'mund tė sillemi sikur s'ka ndodhur gjė nė Kosovė. Atje ndodhi njė luftė e tmerrshme, ku pati shumė njerėz tė vrarė. Ne s'pretendojmė ta harrojmė atė qė ndodhi. Ne s'punojmė qė tė hakmerremi, por mundohemi tė punojmė e tė ndėrtojmė njė realitet tė ri tė komunikimit, bashkėpunimit dhe fqinjėsisė sė mirė me tė gjitha komunitetet. I kemi ftuar refugjatėt qė tė kthehen. E dimė qė nuk kemi mundėsi pėr t'u krijuar vende tė punės dhe mirėqenie tė lartė sociale, por u sigurojmė bashkėpunim dhe fqinjėsi tė mirė.

Sa i vėshtirė ėshtė bashkėpunimi midis partive politike tė Kosovės, kur dihet qė divergjencat nga e kaluara janė relativisht tė thella?

Kemi dallime konceptuale, kemi divergjenca rreth ēėshtjeve tė caktuara, por mė e rėndėsishmja, do tė thosha, ėshtė se ne qeverisim nė njė koalicion shumė partiak dhe shumetnik.