Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Blerta na harroi gėrshetat - Odhise Grillo!

    Nena dhe babai
    na e pyesin :
    - Blerte,
    Cfare vizatove
    permbi ate flete?

    - Vizatova veten,
    a nuk e shikoni?
    Ju jeni te rritur
    si nuk e kuptoni?

    -Po c'ke ngaterruar
    blete edhe qershi
    flutur e kalem
    molle dhe kuti?

    Jo asgje, asgje
    nuk kam ngaterruar,
    ne fletore veten
    une kam vizatuar!

    Po habitet nena
    babai ben cudi...
    - Ti nuk je kalem,
    ti nuk je kuti!

    Molle edhe qershi
    ti nuk je, moj Blerte,
    pastaj ketu c'duan
    nje flutur,
    nje blete?

    - Jua thote gjyshja
    pritni kur te vije...
    - Kur s'e dime ne
    gjyshja s'mund ta dije!

    - Jo e di, e di!
    Gjyshe moj, vrapo,
    se c'kam vizatuar,
    eja na trego.

    Ja ku erdhi gjyshja,
    vizatimin pa...
    - Kjo ketu eshte Blerta! -
    prinderve u tha.

    Se, kur afron mbremja
    edhe do te flere,
    i kendoj nje kenge,
    qe gjumi ta zere.

    Gjumi mbi qepalla
    vete edhe vjen
    une, nje kenge, mbeses
    nis edhe i them :

    " I ke faqet molle,
    syte si qershi
    hunden si kalem,
    gojen si kut".
    Pa, i them : "Je blete"
    Pa i them : "Je flutur",
    se eshte punetore,
    sepse eshte e bukur.

    Pra ne vizatim
    eshte vete Blerta
    vecse ka harruar
    te beje...gershetat!


  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-11-2002
    Postime
    6
    E lezetēme!

  3. #3
    i/e larguar Maska e ionian
    Anėtarėsuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200
    Shume e bukur !Me kujtoi nje kohe tjeter kur ishia "i madh" dhe recitoje ne nje konkurs per shkollat fillore ate vjershen qe nuk mbaj mend kur e ka shkruar dhe qe fillon keshtu
    "Na kish qene nje cun njehere
    si te gjithe cunat e tjere
    emrin e kishte Artan
    dukej djale kapedan "
    Une kaq mbaj mend .E di kush te gjithe???????

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Odhise Grillo: Balada e burrave


    Kam pasur njė gjyshe
    mbi tė gjitha gjyshet,
    kur ajo tregonte,
    heshtnin dallėndyshet.


    Kur fliste ajo,
    mbanim vesh dhe gurėt,
    thaheshin mocalet,
    lulėzonin drurėt...


    Po ku je, moj gjyshe,
    se mė dogji malli,
    je prapa njė ylli,
    a prapa njė mali?


    Kur tė kujtoj ty,
    kėngėt e pėrrallat,
    gjumi edhe sot
    vjen m'i mbyll qepallat...


    Moj e mira gjyshe,
    kur tė sjell nė mend,
    mė kujton njė re,
    mė kujton njė shkėmb.


    Po c'shkėmb mė kujton,
    cfarė reje vallė
    aty ku rreh deti
    dhe si mal ngre valė?


    Mė kujton shkėmbinjtė
    nė Vuno, pėrposh,
    pa mė kujton retė
    pėrmbi Mjegullosh.


    Kur isha i vogėl,
    shpesh tė kam pyetur:
    - Kėta shkėmbinj c'janė,
    pse rrinė tė heshtur?


    Dhe ti mė tregoje,
    gjyshe gojėmjaltė:
    E di pse qėndron
    ky fshat e kjo baltė?


    Se nė krahė i mbajnė
    shkėmbinjtė me thinja
    nėn qiellin me diell
    dhe me vetėtima.


    Po shkėmbinjtė c'janė,
    mund tė mė tregosh,
    qė me valė i rreh
    deti kaltėrosh?


    Burrat qė s'e lanė
    vetėm kėtė vend,
    qė mbetėn nė fshat
    dhe u bėnė skėmb...


    Ata pėrmbi supe
    mbajnė kėtė dhe,
    ku ka mbirė ulliri,
    ku jetojmė ne.


    Po retė nė qiell
    cfarė janė vallė?
    Pėrse vijnė e ikin
    dhe pėrse qajnė?


    Janė kurbetllinjtė
    qė ikin mė natė,
    qė i lanė pas
    fshatin edhe gratė.


    Edhe shkuan larg,
    tė huaj, tė shkretė,
    me ditė e me javė,
    me muaj, me vjetė.


    I hėngri kurbeti
    dhe nė vend tė largėt
    hapėn varr pėr vete,
    pėr ne hapėn plagėt...


    Tani i merr malli
    edhe bėhen re,
    vrapojnė nė qiell
    dhe vijnė te ne.


    Me lotė tė nxehtė
    mallin zėnė e derdhin,
    pastaj nisin kthehen
    prapė andej nga erdhėn.


    Na u dhemb nė zemėr
    edhe plagė e kanė,
    qė morėn kurbetin
    dhe fshatin e lanė.


    Shkėmbinjtė e Vunoit
    dhe retė qė qajnė,
    janė fshati ynė,
    janė burrat tanė!


    Kam pasur njė gjyshe,
    mbi tė gjitha gjyshet
    kur ajo tregonte,
    heshtnin dallėndyshet!

Tema tė Ngjashme

  1. Odhise Grillo, shkrimtari i dashur i fėmijėve
    Nga StormAngel nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-10-2013, 11:04
  2. Ndahet nga jeta shkrimtari Odise Grillo
    Nga BOKE nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-10-2003, 03:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •