Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Tragjedi, gjashtë fëmijë të mbytur në një ditë

    Tragjedi, gjashtë fëmijë të mbytur në një ditë

    Lajmi i ores 8:35 PM

    POGRADEC (14 Qershor) - Gjashtë fëmijë janë mbytur sot në Korçë, Tiranë e Peqin. 4 fëmijët e familjes Guri nga fshati Leminot i komunës Pirg të Korcës, janë mbytur në një rezervuar. Viktimat janë tre motra e një vëlla, Alda Guri, 16 vjeç, Florenca 14 vjeç, Brunilda, 12 dhe Orges Guri 11 vjeç. Orgesi kishte hyrë në rezervuar për t'u larë, por ai nuk ka dalë dot. Motrat janë hedhur në rezervuar për ta shpëtuar, por edhe ato kanë gjetur vdekjen. Ndërkaq, 11 vjeçari Vangjel Gjoni është mbytur ndërsa lahej me shokët në ujërat e liqenit të Çekrezit në Tiranë. Kurse në Peqin një tjetër 13 vjeçare është mbytur, teksa lahej në ujërat e Shkumbinit. ro/ro(News24/BalkanWeb

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tmerr...

    Pse ndodhin keto... le te diskutojme..

    Gjithmon kane ndodhur fatkeqesi me femijet ne ujrat e Shqiperise.

    Ne radhe te pare kjo tregon munges kujdesi nga prinderit e ne radh te dyte nga Shteti.

    Shqiperia ka aq breg det sa te kenaqi gjith vogelushet Shqiptare ne pasionin per tu lare ne uj.

    Dikur kishte kampe femijesh ku nen kujdesin e Mesuesve ose udheheqesve te pionereve organizoheshin pushimet verore.
    Fatkeqesite ne keto anmbjente ishin shum me te vogla sepse femijet ishin nen veshgimin dhe disiplinen e ketyre kujdestareve te kampeve.
    Filozofija e Kampeve te pionereve bazohej ne idet Musoliniane-Hitleriane te Fashizmit si dhe ne idete Socialiste qe u apikuan ne vendet lindore.

    Ne Shqiperi deri ne vitet 1980 e ca funksionuan kampet rregullisht ku femijet shkonin nje 20 ditesh e pushonin te organizuar ne Kampet e Shumta qe hapi Shteti socialist.
    Kampe te tilla kishte Durresi, Vlora, Pogradeci (ujore) e Dajti e voskopoja (malore).
    Keto kampe ishin ne fakt dhe vazhdim i Shkolles sepse dhe kujdestaret ishin mesues dhe kish nje program edukativ e Sportiv te mire.
    Me po-rdhjen e puneve nga PPSh mbas prishjes me Kinen ..po-rdhi dhe Burimi i pashtershem i fondeve ku shteti kish mundesi dhe te mbante kampet me buke dhe te ndertonte bunkera gerxheve.
    Me kalimin e viteve ra kujdesii per kampet derisa u shuan fare.
    Megjithse femijet e familjeve te puntoreve e fshatareve shum pak i shijuan kampet sepse shumica ishin femij kuadrosh qe i gezuan ato kampe..perseri kjo menyre e kalimit te pushimeve verore nga Femijet nen kujdesin e Shtetit e te njerzve specialiste te punes me femije mbetet gjeja me e bukur e Socializmit Shqiptar.

    Mund te them me bindje se numri i krimineleve te dale nga femijet qe pushuan ne kampet e pionereve te Kohes se PPSH-se eshte 1000 here me i vogel se banditet e dale nga armata e femijve qe u rriten kazaneve te plehrave neper qytete e mezhdave me ferra te fshatrave.

    Nga vitet 1990 e deri sot femijet jane rrugve.
    Ata lahen neper gropa e rezervuare e bredhin rrugve si "Pirajat "e LIMES ne PERU.

    PD ne pushtet beri nje verr ne uje per te ringjallur kte tradite te mire te viteve te PPSH.
    PD nuk ishte Parti e femijve por parti per Cac Angjela e Ed Ramusha e Myftar Cela e Lul Berisha e Leart Shyta e Vladimir Gura e Zan Causha me xhupa te zinj lekure.

    Femijet jane femije dhe nji Shtet duhet te merret me ta..por PD u morr me realizimin e pasioneve per nxjerrje mullaqesh jasht te miseve e Sfilata prostitutash te kurvicave te TV shqiptar qe pergatisnin prostituta te cilesise se larte per Boset jasht e brenda.

    Pamvaresisht se PD e beri fshatarin BOS e i dha mundesi qe fshatari te edukoje e te ushqeje femijet 100 here me mire se PPSH-skllavo pranarja staliniste por PD nuk e kuptonte se fshatari i skllaveruar Shqiptar kish harruar te ishte Prind.
    Kishte 40 vjet qe fshatari kish humbur cdo virtyt njerzor.
    Cdo familje fshati ne Shqiperine e Enver Hoxhes vidhte ku te mundete qe nga Plaku 80 vjec e deri tek femija 8 vjec.
    Kjo mase Fshataresh-prinder te Fshatit nuk mjaftonte ti lihej Toka e Lopa por atyre u duhej kontrolluar Edukimi e mir rritja e Femijve.
    PPSH merrej pak ose aspak me edukimin e Femijve te Fshatrave.

    Ata ishin Ushtria e Banditve qe rritej e rritej e egersuar e nje Dite do te zaptonin krejt Shqiperine.
    Mjaftojme te kujtojme qe ne cdo 10 vrasje 7 kryhen nga bij fshataresh. Mjafton te kujtojme vitet e Rremujave e universitetin e Kamzes te masakruar nga pleq burra e femij fshatare.
    Kurse 97 -ta eshte kulmi.

    Pra disa gjenerata femijesh rriten ne kushtet e pa-shtetit e te xhungles e Dhunes e poshtersive.

    Ndersa ish femija fshataro-proletar i viteve 1960-70-80 rritur ne fukarallek e ne babezitje sot eshte nje Bandit-Baba qe shkon ne Klub e femija i tije shkon mbytet gropave ose vjedh e perdhunon ose trafikon sapo i del leshi nen bark.

    Shteti duhet te marre ne Dore kujdesin per Femijet.

    Bregu i detit tone eshte i mrekullueshem per Femijet e ai Breg para se te jete i Xhoanave e Monikave e Rudinave me xhunga e pa xhunga duhet te mbushet me KAMPE Femijesh nen kujdesin e Shtetit.

    Athere prinderit do shkojne te qete neper pune e femijet nuk do mbyten.

    Cdo femije duhet ne Shkolle e ne Kampe te mesoje notin nen kujdesin e Mesuesve ....

    Kjo mundesi eshte fale natyres Shqiptare.

    Natyra jone duhet bere nje PLUS per Popullin e jo nje Miniere ari per banditet PD-iste e Socialiste te Bashkim Koplikve e Ilir Ruc-Metave..

    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 15-06-2003 më 09:32

  3. #3
    kavajs
    Anëtarësuar
    26-05-2003
    Vendndodhja
    terrapinemashkullore...(bologna)
    Postime
    5
    O Brari,me pelqeu shume shkrimi yt.komplimente!!
    me respekt,goni

  4. #4
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Brari dhe po u hapen kampet, nuk mendoj qe prinderit do ti cojne femijet e tyre ne to. Une pershembull nuk do kisha besim.
    Do te ishte me mire neqofse mesuesi/ja kujdestare e klases te merrte nxenesit e vete dhe ti conte ne plazh. Prinderit do kene me teper besim ke mesuesi kujdestar sepse e kane takuar ne mbledhjet e prinderve. E njohin dhe pak a shume njohin dhe studented e tjere ne klasen e femijes se tyre. Gjithashtu femija eshte rritur me nxenesit e klases dhe eshte me i/e lehtesuar te shoqerohet me ato.

    Keto eskursione mund te behen te shtunave ose te dielave.
    Mesuesi te perjashtoj ato nxenes qe ai nuk kontrrollon dot ne klase, ato qe bejne gjurulldi. Ti vej kusht qe neqofse sillen mire ne klasat e ardhshme atehere do te lejohen te vijne.

    Pastaj mesuesi mund te perdori eskursionin ne avantazhin e tij. Duke e presuar klasen qe te ndihmojne njeri tjetrin te kuptojne mesimin. Neqofse e gjithe klasa e kupton mesimin atehere i pret plazhi.

    Rrugen per ne plazh ta paguajne prinderit e femijve dhe gjithashtu ti japin ushqim me vete.


    Kjo me duket si zgjedhja me e mire dhe me e lehta per tu realizuar.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Ju njerez nuk ndjeni keqardhje per keto qe ndodhin,po duhet te diskutoni per kampet e shtepite e pushimit..ku te gjithe e dime se femijet e privilegjuar kane shkuar zakonisht..
    Me vjen keq per keto familje per tragjedite qe kane pesuar..eshte e tmerrshme..sidomos per Prinderit qe humben 4 femi...
    Sdi fjale qe ti ngushelloj..

  6. #6
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Shkodrane82,
    Te gjithe ndihejme tmerri sepse i iken femijet nje familje.
    Ne po diskutojme si mund te ndalojme keto ngjarje qe te mos perseritet.
    Ti ke ndonje mendim?

  7. #7
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Ti a mendon se une dhe ti duke diskutuar ketu do jemi te zotet te ndryshojme ndonje gje??
    Aman se kur spo jane te zotet ato qe kane ne dore te bejne dicka..jo me ne...

  8. #8
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Shkodrane82, ke te drjete ne ato qe the. Po prap neqofse shume njerez e kerkojne qe nje gje e tille te ndodhe, atehere do te behet realitet.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Diskutimet tona ketu kane rendesi sepse kemi mundesi te verifikojme pikpamjet tona e jo vetem tonat por dhe te Botes.

    Ne koh te PPSH thuhej se Imperializmi Amerikan eshte Gogol.

    Ne vitet e Demokracise ju vu vize cdo koncepti kolektivist e socialist.

    Ne fakt shoqeri ideale nuk ka por ka shoqeri te mira e te keqija.

    Qe te kuptosh se sa e mire eshte nje Shoqeri duhet te shikohen statistikat.

    Te pasur ka e do kete ashtu dhe te varfer.
    Nje shoqeri e mire eshte ajo ku ka pak te varfer e Shum te pasur dhe e keqe eshte ajo ku ka shum te varfer e pak te pasur.

    Njerzit nuk jan njesoj.
    Ka njerez tip tigra, ka tip lope, ka njerez tip pula ka dhe skiftera.

    Ne se hiqet SHTETI behet kasaphane. Tipat tigra rrembejne cdo gje ne emer te inisiatives se lire e konkurrences.
    Keta behen Miliardere e kusuri skllever.
    Prandaj shteti ve kufij e rregulla qe tipi tiger te mos ket mundesi te perlaje cdo gje por te ngeli dicka dhe per sklleverit.

    Kush jane femijet qe mbyten?

    Kryesisht jane femije me prinder fukarenj.
    Ata kane vetem nje mundesi te bejne qejf. te zhyten neper gropa, kanale me zhaba e Kamina me bretkoca.
    Per ata ajo rera e plazhit te Golemit ose Vlores eshte enderr.
    Eshte enderr qe ata te jene ne Breg det me Mamin dhe babin dor per dore e te shkojne tek pista te hane akullore.

    Njiher nje miku im fshatar me takoi ne Plazh.
    Plazhi ishte ding me Tiranco-Durrsake.
    Ai tha:
    ububuja...gjith ky milet ketu e un tha qe ne pik te mjesit kam hapur nja 12 metra kanal koprative e kta bejne qejf..nga djersa jone..

    Vertete... fshataret kurre nuk pane me sy gabina plazhi.
    Asnji vajze fshati nuk beri banjo dielli e nuk veshi brek banjo ndoj here e mendo grate e plakat fshatare.

    Sot plazh ben vetem nje kategori akoma me e vogel se ajo ne Koh te Enverit.

    Bosi i Naftes shkon ben pushime tek Motel-Bordelli i Bosit te Prostitucionit.
    Bosi i Misrit dhe grurit pi me Bosin e Pularive tek Motel -Bordelli i mikut te Moz Rucit e keshtu me radhe.

    Pse te kete BOS NAFTE dhe Hekuri?

    Mund te kete nje ndermarrje serioze e varur nga Shteti qe te tregetoje e fitoje me Naften dhe Pulat e Hekurin dhe taksa qe keto ndermarrje serioze i japin Shtetit krijojne mundesine e hapjes se Kampeve verore per Femijet.

    Boset harxhojne per dashnoret e tyre e jo per femijet e nji Shkolle.

    Edhe ne se Bosi afrohet tek nje Shkolle me ndihmu ai ka mendjen me kap ndoj zysh te re e bile dhe ndoj nxense e me to te iki ne Motell-Bordell tek Shoku vet.

    Prandaj duhet Shteti.

    Do thot ndonjeri...dashke Komunizem ti..

    Jooo..Komunizmi i PPSH-se ishte i keq. Nje femije te nje Babai Terbaciot -Kapoist i jepte mundesi te shkonte cdo vere ne Kamp e nje femije tjeter ja nxinte jeten duke i thene...kelish kulaku ose kelish armiku..

    Duhet nje Shoqeri e drejte sepse Shqiptari ska pse te shtrydhe Shqiptarin sepse jemi te gjithe o kusherij o krushqi e duhet gjet nje rrug e mire ne te ardhmen.

    Nexhmija fitoi pik tek Nen Tereza sepse kur erdhi Ajo e cuan tek kampi pionerve ne Durres e ajo u knaq...bravo tha..
    Nexhmija me Ram- Mizen nuk ishin budallej ta conin te kazanet e plerave ne Laprake ku Femij e minj e mace luanin ne nje vend.

    Pra Nano e Meta mos te bredhin mbas qejfeve por te sigurojne Femijve pushime Verore njerzore nen kujdesin e Mesuesve e te veprimtareve shoqerore.

    qashtu pra...

    Dhimbja e prinderve qe kane fatkeqesi me femijet eshte e patregueshme prandaj per hir te femijve u duhet holluar me kerbac Qafa e Mullaqet miliardereve tone dhe ato Miliarda te shkojne ne Gojet e Mijra e mijra femijve e te behen me ato miliarda Kampe e Shkolla ashtu si duhet.

    .......

  10. #10
    *Polite* Maska e euphoric^girl
    Anëtarësuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    beyond^paradise
    Postime
    57

    Re: Tragjedi, gjashtë fëmijë të mbytur në një ditë

    Postuar më parë nga Shijaksi-London
    Tragjedi, gjashtë fëmijë të mbytur në një ditë

    Lajmi i ores 8:35 PM

    POGRADEC (14 Qershor) - Gjashtë fëmijë janë mbytur sot në Korçë, Tiranë e Peqin. 4 fëmijët e familjes Guri nga fshati Leminot i komunës Pirg të Korcës, janë mbytur në një rezervuar. Viktimat janë tre motra e një vëlla, Alda Guri, 16 vjeç, Florenca 14 vjeç, Brunilda, 12 dhe Orges Guri 11 vjeç. Orgesi kishte hyrë në rezervuar për t'u larë, por ai nuk ka dalë dot. Motrat janë hedhur në rezervuar për ta shpëtuar, por edhe ato kanë gjetur vdekjen. Ndërkaq, 11 vjeçari Vangjel Gjoni është mbytur ndërsa lahej me shokët në ujërat e liqenit të Çekrezit në Tiranë. Kurse në Peqin një tjetër 13 vjeçare është mbytur, teksa lahej në ujërat e Shkumbinit. ro/ro(News24/BalkanWeb


    oh wow sa gjunaf ....shume e dhimbshme kjo fatkeqesi
    share a smile with everyone, hold a kiss for only one :)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Umberto Eco
    Nga Pedro në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 07-10-2013, 21:13
  2. Përgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 09-12-2008, 19:45
  3. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 31-01-2007, 06:02
  4. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 05:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •