g 55
-----------
Vullkani "Bregdet" nė shpėrthim
(Nga aktivi i Himarės pėr pronat)
V.Lazeri, gazetar
Salla e kinemasė ishte plot e pėrplot, kishte edhe nė kėmbė. Doktorit tė shkencave Polo Cakalli, qė hapi e drejtoi me kulturė aktivin, nuk i erdhi radha tė ulej nė shesh.
- Ju lutem zotni, shumė mirė i thatė, por... lėreni tė flasė edhe ai shoku.... Ju lutem, pėrmbahuni, prona - ėshtė jeta, identiteti, atdheu, pėr zemėrimin ndaj hajdutėve tė pronave tona, do vendosim bashkarisht ē'duhet tė bėjmė... Ju lutem... ju lutem, lerini tė flasin dhe tė tjerėt!
Kėshtu, nga fillimi deri nė mbarim, drejtuesi u la kohė tė lirė mbi 22 diskutimeve tė thonė fjalėn e tyre pėr mohimin, grabitjen e tjetėrsimin e pronave, tė mundit, djersės e gjakut tė derdhur, pėr t'i bėrė mbi gurė e pėr t'i mbrojtur me gjak nė shekuj, nga breza tė tėrė.
Salla nuk u qetėsua pėr asnjė minutė. Nė atė zhurmė e acarim tė paparė ndaj qeveritarėve e pushtetarėve vendorė, Polua, drejtuesi, dėgjoi nga larg: "Djalo... lermė dhe mua, jeto, tė tė thom ca fjalė!" Dhe shami e rroba tė zeza pėr tė rėnėt e mynxyrat, baraku i bregut, me mbi tė 80-tat mbi supe, por pa rrudha e ballėlartė, nėnė Harikli Bixha nga Dhėrmiu, tha:... "More, ē'janė kėto qeveri dhe mbi kėto rripa vėnė dorė, qė kemi ngritur dheun ngarkuar me thasė, e ngjitėm lart e bėmė shkalla (tarraca), i mbollėm me ullinj e portokalle e i lulėzuam? Jazėk! Kėta hajdutė qė vijnė firi-firi, nė det do t'i hedhim".
Dhe Aleksandra Zoto nga Vunoi, me kulturė, por edhe e indinjuar, plotėsoi mendimin e tha: "Qeveritarėt si lukuni, tė ndihmuar nga rrugaēėt e bashkisė sė Himarės, u turrėn mbi pronat tona pėr t'i shitur e pasuruar. Tre dynym qė kisha nė Jalė, dy njerėzit e Gramoz Ruēit po ngrenė vila. Kur vate burri im e tha, -"ajo ėshtė toka ime", kriminelėt i treguan kallashnikovin e i thanė: do tė ikėsh, apo...? E pra, kjo qeveri ėshtė e hajdutėve, jo e bregasve tė ndershėm, punėtorė, por edhe trima, prandaj"...
Nuk u ul fare i riu Spiro Fotiadhi nga Dhėrmiu. Me duar, me gjeste, i revoltuar nė kulm, sikur t'i kishte pėrpara qeveritarėt hajdutė, thua se do t'i shqyente.
- Mirė more djalė, ke tė drejtė, por...
- Ēfarė por... ata tė na marrin pronėn, jetėn, ne tė rrimė? Ku ėshtė qeveria, pse bėhet ortak me hajdutėt e jo me ne, punėtorėt e ndershėm? Nuk do t'ia falim! Edhe Presidenti na premtoi. Pse nuk i detyron? Kushtetutėn e ka.
Njė shpėrthim i vėrtetė u ndie aty nga rreshti i dytė. Me mend, me argumente, i revoltuar, gazetari Ideal Serjani nga Sasai, tha: "Kush e lė tė livadhisė pa fre nė pronat tona, "Millosheviēin e Bregut", kryetarin e komunės Lukovė, Ferdinand Dhramin? Patjetėr qė prapa tij qėndrojnė kryetari i qarkut, prefekti me mbėshtetėsin kryesor, deputetin e zonės Sabit Brokaj, qė vjen, shkel, piketon e ngre fshatin turistik nė Lumė-Bunec mbi pronat tona, tė Piqerasit, Sasait, Lukovės. Ku e ka gjetur kėtė forcė Ferdinand Dhrami, qė u ndan tokė tė prurėve nga ana e anės pėr interesa elektorale, apo Gramoz Ruēi, nė Dhėrmi e Sarandė? Mbahen nga ligji 7501, qė ka nxjerrė shteti, i cili nuk ka titull pronėsie, as pėr vete. Si na mbajnė pronėn, dheun e babait, atdheun? Ferdinand Dhrami, bregasit nuk kanė vdekur, ata janė gjallė! Ka ardhur koha, ja vdekje, ja liri!"
Si uragan shpėrtheu Kiēo Qesari nga Qeparoi, pėrfaqėsues i mbi 25 mijė emigrantėve bregdetarė nė Athinė, ai tha: "Banda qeveritarėsh me pushtetarėt vendorė po grabisin pa pushim bregun. Ata po mbjellin farėn e pėrēarjes, por bregasit janė tė fortė si shkėmbi. Ky aktiv sot tė piketojė goditjet ndaj hajdutėve qeveritarė. Ne nuk do rrimė nė Greqi, do kthehemi nė vendin tonė, ta lulėzojmė. Vaj halli po nuk na kthejnė pronat tona grabitėsit qeveritarė! Bregun nuk e kanė mposhtur mbretėri e perandori tė tėra. Le t'i vėnė me mirė gishtin kokės! Presidenti tė mbajė premtimin."
Diskutime tė zjarrta e propozime konkrete pėr ditėt qė vijnė pėr kthimin e pronave tė Zotit, bėnė Kristaq Vera e Paskal Nesturi nga Palasa, tė cilėt propozuan qė ēdo fshat, me njė komision tė posaēėm, tė penalizojė cilindo qeveritar nga qendra nė bazė, qė ka vėnė dorė nė pronat e veēanta e tė pėrbashkėta tė fshatit. Ata popozuan bashkėfshatarin e tyre Milo Petromilo, nėnkryetarin e bashkisė Himarė, i cili ka vėnė dorė nė pronat e shumė fshatarėve tė Himarės e mė flagrantja, ka grabitur tokė edhe nė varrezat e fshatit tė tyre, Palasė. Koēo Koka nga Qeparoi, duke treguar paudhėsitė e bėra nga disa kryepleq nė ndarjen e tokave, sipas ligjit famėkeq 7501 dhe vazhdimin edhe sot tė grabitjeve tė pronave tė pėrbashkėta, i kanė acaruar shumė fshatarėt. "Tė mos tė guxojė njeri tė shkelė, se ne do t'iu tregojmė vendin!
Pėr kryetarn e komunės Lukovė, foli edhe arsimtari nga Shėn Vasili Koēo Vjero, i cili tha se "Ferdinandi u jep tė ardhurve nga pronat tona, se pasurohet pėr vete". Ky duhet tė penalizohet se ka vjedhur, kurse Petro Rondo nga Himara dhe tė tjerė, akuzuan Lefter Xanin, punonjės kadastre nė bashki, qė ka kthyer 44 ha, nga kullotė nė tokė bujqėsore, pėr t'i ndarė e shitur sipas ligjit fashist 7501, qė tė bėjė regjistrimin e pronave me kėtė bazė, pėr tė pėrligjur vjedhjet. Kėto ai do t'i vjedhė nga populli i Himarės, po nuk mblodhi mendjen. I revoltuar, por me mend foli edhe kryetari i shoqatės "Bregdeti", Sarandė, ing.Hitro Zhupa, i cili tha: "Kthimi i pronės tė zotit, kushtėzon zhvillimin e bregdetit. Qeveria t'i bėjė mirė llogaritė me krahinėn tonė!"
Metlli Shehu nga Borshi, i revoltuar tha: "Mjaft mė me fjalė, premtime e mashtrime. Tashti duhet me veprimet konkrete, tė fillojmė me bllokimin e rrugėve"{. Pas diskutimesh tė shumta e tė zjarrta, e mori fjalėn edhe kryetari i PBDNJ-sė pėr Himarėn z.Vasil Bollano, i cili pėrmbledhtas tėrhoqi vėmendjen:
- Pėr specifikėn qė ka krahina, qeveria duhet tė legalizojė kthimin e pronės tė zotit, sipas kadastrės sė para vitit 1945.
- Rakordimet e fshehta tė dokumenteve pa bazė kadastrėn, janė tentativė pėr humbjen e identitetit tė pronės private, me pasoja tė rrezikshme.
- Unė solidarizohem me vendimet konkrete tė kėtij aktivi tė menēur e burrėror tė bregut.
Nė atė shpėrthim tė sallės qė sinjalizonte fundin, u pranua tė thoshte fjalėn e tij, si njė pėrmbledhje konēize tė atyre ēka u thanė, z.Milto Nasti nga Lukova, i cili, sikur i vuri vulėn tė gjitha propozimeve tė pjesėmarrėsve, duke thėnė: "Tė paralajmėrojmė mė parė shtetin e qeverinė, qė po nuk na kthyen pronat, ne do tė bllokojmė rrugėt nacionale gjatė korrikut!"
Duartrokitjet ishin miratimi i propozimeve unanime tė kuvendit, qė u konkretizuan si mė poshtė:
Protestė paralajmėruese
Mbi moskthimin dhe vazhdimin e grabitjes tė pronave nė bregdetin Jon, Palasė-Sarandė
Drejtuar: Presidentit tė Republikės, zotit Alfred Moisiu
Kryetarit tė Kuvendit, zotit Servet Pėllumbi
Kryeministrit tė Shqipėrisė, zotit Fatos Nano
Tiranė
Dyqind pėrfaqėsuesit e popullit tė 17 fshatrave tė bregdetit Palasė-Sarandė, tė mbledhur nė Aktivin e Himarės mė 14 qeshor, tepėr tė revoltuar, protestuan ashpėr ndaj qeveritarėve tė tė gjitha niveleve dhe pushtetarėve vendorė, pėr moskthimin dhe vazhdimin e grabitjes sė pronave tė tyre tė trashėguara.
Burra, gra dhe tė moshuar, me lot nė sy, tė acaruar dhe tė papėrmbajtur nė shkallėn mė tė skajshme, shfaqnin me zė tė lartė, me duar e me gjeste, urrejtjen ndaj qeverisė, qė bėn veshin e shurdhėr dhe mban qėndrim indiferent e mospėrfillės ndaj kėrkesave e protestave tė bregdetasve, qė kanė ditur gjatė gjithė kohėrave tė nderojnė e respektojnė udhėheqjet e ndershme, por po me kaq ashpėrsi, janė vėrsulur e do tė vėrsulen edhe sot ndaj qeveritarėve mafiozė, qė me ligjin 7501 dhe ligje tė tjera ēnjerėzore, grabisin e bėjnė biznes me pronat tona dhe pasurohen, kurse djemtė tanė rropaten nėpėr botė pėr bukėn e gojės.
Pėrfaqėsuesit e popullit tė bregdetit nė Aktivin e Himarės, nė zbatim tė detyrave tė Kuvendit Mbarėbregdetar e tė mitingjeve masive tė Himarės e Sarandės pėr zgjidhjen e problemit tė pronės, qė e ēoi bregdetin nė katastrofė tė plotė dhe popullin e saj drejt shpėrbėrjes, paralamėrojnė qeverinė:
Nė qoftėse nuk legalizon vendimin e Kuvendit Mbarėbregdetar, qė mbėshtetur nė Kushtetutė, me konsensusin e shumicės, kuvendi i ēdo fshati t'i kthejė pronėn ēdo trungu familjar, kulteve fetare dhe pronat e pėrbashkėta ēdo fshati, sipas kadastrės sė para vitit 1945, populli i bregdetit, si njė trup i vetėm, do tė zbatojė kėto veprime:
1. Ēdo fshat me njė pėrfaqėsi tė organizuar, do tė fillojė penalizimin e qeveritarėve, kryetarėve tė bashkisė, komisioneve, kryepleqtė, kryetarėt e komisioneve tė tokave dhe punonjės kadastre qė, duke shfrytėzuar poste e ligje tė caktuara, kanė vėnė e vazhdojnė tė vėnė dorė, me ēfarėdo maske, mbi pronėn private tė ēdo kategorie.
2. Ēdo tentativė e qeverisė, Ministrisė sė Bujqėsisė, qarkut e prefekturės, apo pushtetit vendor: bashki, komunė, pėr tė rekomanduar shifrat e pronave tė shpėrndara dhe grabitura, me totalin qė figuron nė kadastėr, me qėllim qė t'ia paraqesin si tė rregullta pėr t'ia dorėzuar USAID-it pėr tė bėrė regjistrimin, pa vajtur prona e kadastruar para 1945 tek i zoti, do tė ndalohet nga populli dhe do tė ketė pasoja.
3. Nga fillimi i korrikut e nė vazhdim, populli i bregdetit do tė bllokojė rrugėn nacionale Vlorė-Himarė-Sarandė, derisa qeveria tė legalizojė kthimin e pronės private, sipas kadastrės sė para vitit 1945.
U bėjmė thirrje presidentit, Kuvendit, qeverisė qė me njė mendje tė kthjellėt, pėrgjegjėsi tė shtetit ligjor, detyrimit Kushtetues dhe konventave ndėrkombėtare tė ratifikuara edhe prej tyre, tė legalizojnė zgjidhjen e pronės pa kosto dhe eksese nė bregdet, pėr t'i hapur rrugėn e bllokuar pėr zhvillime turizmi, nė dobi tė popullit tė bregdetit dhe tė ekonomisė sė vendit. Veprimet e kundėrta do tė kenė pasoja tė paparashikuara nga bregdetasit tejet tė revoltuar, pėr tė cilat ju do tė mbani pėrgjegjėsi!
Pėrfaqėsia e popullit tė bregdetit nė Aktivin e Himarės.
Mė 14 qershor 2003
Shėnim: Vendimet e Aktivit tė Himarės do t'i bėhen tė njohura Bashkimit Europian, SHBA-ve dhe forumeve tė politikės ndėrkombėtare, me pėrfaqėsi nė Republikėn e Shqipėrisė.
- Firmat e pėrfaqėsuesve e aderuesve nė vendimin e Aktivit tė Himarės, ruhen nė arkivin e shoqatės "Bregdeti"
Pėr kryesinė e Shoqatės AK "Bregdeti"
Kryetari
Vangjel Llazari
------
Krijoni Kontakt