Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 35 prej 35
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e xhulius
    Anėtarėsuar
    01-05-2003
    Vendndodhja
    jupiter
    Postime
    9
    Sharjet per myftar ēelen mund te beheshin kur ai ishte gjalle nuk duhet te ishte shkak i hapjes se ketij debati vrasja e tij.Aq me teper qe ne shqiptaret nuk e kemi zakon ti shajme te vdekurin sidoqe te kete qene.
    Ata qe kane pasur simpati per te le ta lavderojne kurse ato qe e kane urryer te mos flasin se nuk eshte mire.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Shkodran, harroji zakonet e qepes, ktu spo shahet njeri po po denoncohet fenjomeni i alabakerise qe na e ka zene frymen, ne menyre qe te mos biem viktima sic rame me koke te piramidat, ok

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Duke qene nje kompani mafiozesh inteligjente KLANI eshte mire te lexohet sepse ata djemte aty dine shume gjera.
    Ata jane sikur thote ajo shprehja...Te penes e te pushkes...pra te hurit e te litarit.
    Ata jane prane kapove te politikes e prane kapove te mafies biznesmene...shkurt dine cdo gje.
    Nuk eshte keq pra te shohim c'thote KLAN per rastin "CELA".

    Klan shkruan:

    -------------------

    Dy plumba ne Tuz

    Myftar Cela, me i pasuri i veriut te Shqiperise, eshte ekzekutuar ne Tuz, nga ortaku i tij. Metamorfoza e biznesmenit me 8 klase shkolle, qe ne 10 vjet, vuri nje pasuri rreth 15 milione USD. Portreti i njeriut qe ndihmoi lideret e PD dhe PS, harxhonte 500 mije USD ne vit per futbollin dhe bente bamiresi duke patur alergji nga taskat e shtetit. Qe me shume se nga borxhet, ra viktime e karakterit

    Nga Alfred Peza



    Myftar Cela e ortaku i tij vrases, malazezi me origjine shqiptare Bajram Cunmulaj

    Ne dhjetorin e vitit te kaluar, pakkush nga ata qe u ndodhen ne "Duty Free Shop-in" ne anen shqiptare te doganes se Hanit te Hotit, e kuptoi se c'bisedonin ne menyre te tensionuar dhe ne pranine e dy baballareve Myftar Cela dhe njeriu qe do ta qellonte ate per vdekje gjashte muaj me vone, Bajram Cunmulaj. Pas shume minutash, kreret e dy fiseve me te pasura prane kufirit mes Shqiperise dhe Malit te Zi, gjithesesi ishin ndare duke u perqafuar me njeri- tjetrin. Madje, dikush eshte gati te rikujtoje se Liko Mani Cunmulaj, i ishte drejtuar te birit, Bajramit: Per pak me korite tek Ram Cela, o Bajro.

    Dy "delegacionet" kishin sheshuar ne kete menyre nje keqkuptim te madh per llogarite e kontrabandes dhe bizenseve te perbashketa te 10 viteve te fundit. Duke u kthyer secila pale, me e qete drejt shtepive te tyre ne Tuz e Bajze te Malesise se Madhe. Fillimisht Cunmulaj kishte pretenduar se Cela, i detyrohej 1.4 milione marka. Por, pas kujtimit te disa llogarive qe Bajro "i kishte harruar", duket se ishte gjetur formula e mirekuptimit per hesapet e pambyllura nga "biznesi" 10 vjecar i naftes, cigareve, kafese dhe miellit.

    Por, do nuk do te kalonin me shume se 6 muaj, kur ne mbremjen e 14 qershorit, dy plumba pistolete te shtena nga dora e Bajram Cunmulajt, do ti merrnin jeten presidentit te futbollit te Vllaznise se Shkodres, Myftar Celes para Hotel "Imperial" ne Tuz. Nje lajm i bujshem qe u perhap brenda pak sekondash, ne te gjitha ambjentet e rendesishme te politikes, biznesit, sportit dhe redaksite e mediave te te dy vendeve. Ata qe i kishte njohur nga afer, nuk do ta besonin kete fund fatal te miqesise se vjeter te dy milionereve te rinj.

    Por, c'kishte ndodhur gjate ketyre 6 muajve te fundit, mes dy njerezve- simbole te pasurimit nga luftrat dhe tranzicioni i shteteve te tyre ne Ballkan? Te cilet si pakkush ia kishin arritur t'ia dilnin mbane per shkak te rrethanave te kohes, rastesise, prakticitetit, lidhjeve apo edhe nga qenia e tyre ne kohen e duhur, ne vendin e duhur.

    Kush kishte qene i interesuar per te shkaterruar kete binom mes dy pinjolleve me te spikatur te familjeve me emer, pikerisht tani qe ata i kishin vene ne vije edhe bizneset e ligjshme? A kishte patur mundesi qe nje i trete te zgjidhte mosmarreveshjet e tejkalueshme mes tyre? Apo, sedrat e lenduara te malesoreve nga nje fjale me teper ne gjaknxehtesi e siper, arrijne te triumfojne ende nde ato ato ane, mbi parate, famen, pushtetin dhe miqesine shumevjecare? Nje pyetje komplekse, sa edhe vete jeta dhe portreti i Myftar Celes dhe ekzekutorit te tij, Bajram Cunmulaj.

    Kohet e arta

    Me 1993, ne kohen e luftes ne Bosnje, kur regjimi sapo kishte ndryshuar ne Shqiperi dhe ekonomia socialiste po shkaterrohej plotesisht, mijera qytetare ne Shkoder e Malesi te Madhe te mbetur pa pune e pa asnje prespektive, ishin gati te sfidonin embragon e OKB per ish Jugosllavine. Myftar Cela, nje ish shofer ne kohen e Enver Hoxhes qe jetonte ne Bajze prane Liqenit te Shkodres, ishte me i shetitur se te tjeret. Madje ishte nga te paret qe kishte udhetuar ne Mal te Zi ne kerkim te pershtatjes me kushtet e reja te ekonomise se tregut.

    Levizje qe sipas burimeve shume te aferta me te, e kishin bere qe ne nje kombinacion rrethanash, te takohej me nje personazh te famshem, i njohur me emrin Krajsli. I cili shume shpejt ishte bere nje nga boset e rinj te kontrabandes ne Malin e Zi dhe me lidhje shume te forta me kreret me te larte te politikes vendase. Ne ate kohe, Milo Gjukanovic, njeriu qe do te behej me pas President e tani Kryeminister ne Podgorice, ishte Drejtori i Pergjithshem i Doganave te vendit. Krajsli, qe tashme eshte i kerkuar nga drejtesia italiane per trafik nderkombetar cigaresh dhe mendohet se eshte strehuar ne Zvicer, kishte gjetur keshtu nje partner ne Shqiperi.

    Per shkak se ndoshta nuk fliste mire serbo- kroatisht, miqte e Celes thone se ai mori fillimisht si perkthyes Bajro Cunmulajn. Nje burre aktualisht 52 vjecar, nga familja bajraktareve te Hotit, e me banim ne Tuz. Ne shtepine e te cilit, Celen e kishte cuar me 1993, nje nip i tyre nga Lezha. "Bosi" malazez thuhet se nuk e kishte shume perzemer, Bajron. Por, Myftar Cela nuk kishte ndermend te ndahej prej tij. I pari i Cunmulajve tani kujton se "cunat filluan te merreshin me tregeti nafte dhe punuan 2-3 vjet sebashku. Djemte e mi i gjeten Celes treg ne Mal te Zi per karburantet qe vinin nga Shqiperia".

    Por, pas Marreveshjes se Dejtonit qe i dha fund luftes ne Bosnje, ne dhjetorin e 1995, u mbyllen edhe rubinetat e karburantit. Ndaj "puna vazhdoi me miellin dhe me vone me cigaret. Bajro gjente mallin dhe e dergonte te Myftari ne Shqiperi. Pastaj filloi tregetia e kafese. U blene 18 maune per transportin e mallrave dhe 2 boset rane dakort qe fitimin ta ndanin pergjysem".

    Ne vitin 1996, per shkak te parave dhe lidhjeve te ngushta me PD, Myftar Cela dhe lideri i dhjetorit '90 Azem Hajdari, ishin zgjedhur bashkepresidente te ekipit "Vllaznia" ne futboll. Me pas deputeti demokrat terhiqet dhe Cela do te mbetej shefi i vetem i ekipit shkodran. Pas trazirave te 1997, kur shtetit nisi ti rikthehej dalengadale qetesia, me instiktin e nje biznesmeni te lindur, Myftar Cela kuptoi se po vinin kohe te tjera per tregtetine. Ndfaj, ftoi Cunmulajt te investonin per ndertimin e nje pularie. Nje investim qe pasonte ngritjen e nje pike karburanti dhe me pas, blerjen e nje tjeter pularie ne Lunder te Tiranes dhe ndertimin e nyjeve te inverteve e betonit. Nje pasuri qe ne total, flitet se llogaritet tashme ne rreth 15 milione dollare.

    Ne kete menyre, njeriu qe kishte deshire t'i shmangej shpeshhere detyrimeve doganore, por qe kurre nuk u mor me trafik armesh e droge, kishte hyre ne nje stad tjeter cilesisht me te larte te veprimtarise se tij; ne investimet e ligjshme prodhuese. Te cilat e shnderruan shume shpejt Myftar Celen, ne nje nga njerezit me te pasur e te fuqishem te veriut te Shqiperise.

    Pasaporta e tij u be vila e mrekullueshme e standartit perendimor, qe bie lehtesisht ne sy te kujtdo, qe udheton mes Shkodres dhe Hanit te Hotit. Nje banese qe ishte bere streha e vizitave te dendura te familjes Conmulaj dhe anasjelltas. Ndaj ne arkivin e dy familjeve jane fiksuar ne celuloid shume dreka dhe darka intime, ndersa burimet prane tyre, thone se grate dhe femijet kalonin thuajse cdo vit, per shume jave sebashku pushimet verore ne plazhet e Ulqinit. Ishin kohet e dashurise se madhe, kur Myftar Cela do te sponsoriznote realizimin e nje dokumentari per te parin e deres se Cunmulajve. Ne ate kohe Liko Man Cunmulaj, u dekorua nga Presidenti Meidani per kontributin ne pajtimin e gjaqeve ne dy anet e kufirit dhe veprimtarine patriotike te familjes se tij.

    Problemet

    Por, rruga e pasurimit te dy familjeve, nuk kishte qene e lehte. Gjate vitit 1998- '99, pavaresisht se investimet prodhuese po jepnin fitime te majme, Cela dhe Cunmulajt, vazhdonin edhe tregetine. Babai i Bajros kujton se "djemte dhe Myftari jane marre edhe me cigare. Por, nje dite na vijne te shtepia njerez te armatosur, qe na thone se i keni bosit te furnizimit, 200 mije marka borxh. Ne folem me Myftarin dhe ai na tha se ua kam dhene leket. Por, ne dhjetor '99 ata rikthehen serish. Dhe me 7 janar 2000, ortaku i Celes sulmohet dhe plagoset ne Podgorice. Vetem pas kesaj Myftari paguan 50 mije euro duke na cliruar nga borxhi",- rrefen Liko Man Cunmulaj.

    I cili shton se ne kete kohe, djemte e tij kerkojne te ndajne njehere e mire llogarite financiare me bosin shkodran. Familja shqiptare e Tuzit pretendonte se ai i kishte borxh 1.4 milione marka gjermane, ose rreth 600 mije euro. Nje fature qe Celes i eshte dukur e ekzagjeruar, duke u bere shkas per t'i tensinuar per rreth 2 vjet marredheniet mes tyre. Keshtu deri ne dhjetorin e 2002, kur u zhvillua takimi ne Han te Hotit mes dy djemve, ne prani- ashtu sic e don zakoni ne raste mosmarreveshjesh te tilla,- edhe te 2 baballareve te tyre te moshuar.

    Te dy palet japin versione te kunderta per kete ngjarje. Njerezit prane Myftarit thone se gjithcka u mbyll ne paqe, pasi partneri nga Tuzi pranoi "harresen" e disa llogarive. Ndersa babai i Bajros, pretendon krejt te kunderten. "Ne dhjetor djali i tha Myftarit ja ku jane hesapet, pastro llogarine 1.4 milione marka, ose beje sipas burrerise tende. Por, Myftari u nxeh dhe tha; Mjaft! Kam dashur t'ju jap dicka dhe tani nuk ju jap asgje. Na ofendoi. Dhe duke ikur tha: Hajt pushka top ju befte',- i tha "Gazeta Shqiptare", Liko Man Cunmulaj, i cili shton se "une ju luta, por ai iku. U ndame keq".

    Gjate kesaj kohe, Myftari flitet se i rralloi udhetimet e dendura ne Mal te Zi, derisa atje nisi te shoqerohej me shpesh me Jakup Pepicin dhe nje deputet malazez me profesionin e mjekut, te cilet i kishte njohur nga Bajro. Nje raport qe sa vinte e forcohej, ne perpjestim te drejte me ftohjen e raporteve te tij me Cunmulajt. Nje marredhenie qe mund te kete patur ne mes edhe mundesine e nje devijimi te raporteve tregetare, qe mund te kete renduar sedren e bajraktareve te Hotit.

    Portreti

    "Me nje besim absolut tek vetja, duke udhetuar thuajse gjithnje i vetem ne timonin e makines pa roje e badigarde, Cela nuk e kishte per gje t'i fliste rende cilitdo qe do ta meritonte. Por, nga ana tjeter respektonte "partneret burrerore", duke qene gjithnje dyshues per ata qe tentonin "t'ia fusnin". Nje kompleks ndoshta nga te qenet vetem me 8 klase shkolle, ne nje pozicion nga ku i duhej te qarkullonte dhe menaxhonte miliona e miliona dollare, ne nje vend dhe situate, ku cdokush eshte gati "te te shkule nje qime". Ai ishte nje njeri qe nuk do te pranonte kurresesi t'i merrje "per qorrlek" qofte edhe 500 leke, e qe ne nje moment dobesie, mund te te dhuronte milona".

    Keto jane disa nga penelatat e trasha me te cilen shume njerez qe e kane njohur nga afer, te vizatojne portretin kompleks te Myftar Celes. Nje biznesmen te cilit rrallehere i hynte ne pune kompjuteri, zyra luksoze, kontratat zyrtare me firma e vula avokatesh a noteresh. Qe bente transaksione te cilat mund te mos i dinte asnje i aferm i familjes, perfshi dhe gruan. Kishte alergji t'i paguante nje per nje taksat "shtetit te korruptuar", por qe nuk kursente te hidhte gati 500 mije USD ne vit per futbollin shkodran dhe aktiviteteve te ndryshme kulturore e artistike.

    Jeta publike e kishte mesuar vitet e fundit, te ishte me i kujdesshem per te notuar ne te dyja rrymat e forta te politikes shqiptare. Duke qene gati te paguante ne borderote e pularise ne Shkoder, edhe shefat lokale te PD. Por duke ndihmuar edhe ne viziten triumfuese te Nanos e Xhoit ne Stadiumin "Loro Borici", e me pas kalimin pa probleme te nates se pare te kryeministrit ne qytetin e Shkodres. Me ndikimin e Celes, thuhet se Bajram Cunmulaj u angazhua qe nepermjet nje kusheriri shef policie ne Podgorice, vizita e Nanos te realizohej per mrekulli dhe pa probleme ne Malin e Zi.

    Presidenti i "Vllaznise" i bindur ndoshta ne privatizimin e shpejte te klubeve te futbollit do t'ia shperblente investimet, bleu truallin dhe ndertoi 2 fusha futbolli per stervitje, me permasa nderkombetare. Ndersa me 500 mije USD e tij, UEFA- s dhe FSHF- se, u realizua rikonstruksionin i plote i Stadiumit "Loro Borici", qe ka tashme sistemin e ndricimit, rrethimin dhe stolat plastike per 20 mije tifoze. Investime qe i dhane ekipit ku ka lindur futbolli shqiptar, kampionatin ne sezonet 1997- '98 dhe 2000- '01 dhe te kalonte turin paraeleminator te Liges se Kampioneve, duke u eleminuar me pas vetem me nje gol diference, perballe Gallatasarajt te Turqise.


    Drejt vdekjes

    Futbolli ishte jo vetem pasioni dhe dobesia, por edhe sfida e Myftar Celes. Nje pasion qe e kishte sjelle ate ne paraditen e se shtunes se 14 qershorit, ne tavernen e Hotel "Dajti" ne Tirane, per te forcuar rradhet e kuqebluve per sezonin e ri me Ahmaten e "Dinamos" dhe Karioken e "Partizanit". Ne ate kohe, ka marre nje telefonate nga Jakup Pepici, miku i tij i ri malazez. Ndaj, pasdite ka lene pas kryeqytetin, per te udhetuar drejt Shkodres. Rreth ores 20. 00 ka mberritur ne vilen e tij ne Bajze. Dhe i ka thene familjareve se do nisej per nje kafe ne Tuz. Gruaja i eshte lutur te qendroje se ishte vone. Por, pasi ka marre makinen e vellait te tij, Rifatit pasi te vetes i ishte prishur kondicioneri, eshte nisur drejt Hanin te Hotit, ku e prisnin Jakupi dhe mjeku deputet. Kane biseduar rreth 40 minuta ne kembe, aty ne toke neutrale. Nje bisede pa deshmitare, qe nese zbardhet ndonje dite, mund te sqaroje mjaft enigma.

    Duke mos patur dokumenta, Myftari ka lene aty makinen, per te udhetuar drejt Tuzit me miqte e tij. Tre miqte jane ulur ne kafen e Hotel "Imperial", ku pas disa minutash ka hyre Bajro e vellai i tij Hask Cunmulaj. Te cilet i kane kerkuar mikut te vjeter, qe te bisedonin.

    "Po t'i ulu e bisedojme ne tavoline. Se keta te dy une i kam njohur prej teje",- eshte pergjigjur Myftari.

    Por, Cunmulajt kane dale, duke i thene se "po te presim jashte".

    Pas pak minutash, bosi i veriut te Shqiperise ka dale jashte i shoqeruar nga Jakupi, nderkohe qe Doktori-deputet i Malit te Zi, ne menyre te cuditshme per te tilla raste te tensionuara, eshte nisur drejt makines per t'u larguar. Pse u largua ai? A parandjeu dicka te keqe? Apo dicka e mundonte lidhur me ata shfaqe te papritur ne ate ore te vone te vellezerve te armatosur Cunmulaj ne hotel Imperial? Pikerish njeri nga vellezrit, Hasku e ka kapur Myftarin per krahu duke i thene: "Hajde ne makine me ne". Por, ketu ka shperthyer dhe ka nxjerre koke, karakteri kapadai i tregtari 46 vjecar shqiptar, qe i eshte kunderpergjigjur ashper: "Te njoh se cfare m... je, ndaj hiqi duart".

    Ky nervozizem e tension momental, i shoqeruar edhe me shperthimin e inateve te akumuluara, duket se ka detyruar Bajron qe t'i vendose Myftarit, pistoleten ne brinje. I cili pasi ka ndjere tyten e ftohte "ne mish", kthehet i turfulluar dhe i cuditur, duke i'u hakerryer mikut te tij; "C'fare po ben". Por, ne moment ka ndjere nje plumb t'i futet thelle ne trup. I jane erresuar syte dhe ka nisur te lekundet, derisa nje plumb pas veshit qe i ka dale afer syve, e ka rrezuar mbi trotuarin para Hotel "Imperial", ne qender te qytetit te Tuzit.

    Pas disa oresh, vrasesi Bajram Cunmulaj eshte vetdorezuar ne polici, bashke me armen e krimit. Familjaret e Myftar Celes, pas gjemes jane perpara dilemes se madhe per te ndjekur rrugen e gjakmarrjes. Apo ta falin mikun- vrases, e te rinisin jeten e re, duke administruar pasurite e trasheguara. Ndersa Cunmulajt jane ngujuar, ne pritje te pajtimit ose te marrjes se gjakut. Nje zhvillim qe do te ndizte ndoshta, nje nga zinxhiret me te pergjakshem te hakmarrjes mes dy fiseve te njohura e me te pasura, ne dy anet e kufirit shqiptaro- malazez.

    Nje lume gjaku qe mund te ishte parandaluar kohe me pare, me ndermjetesine e nje pale te trete, e urte, e pushtetshme dhe e besuar nga te dyja palet. Nje veprim qe mund te kishte evituar vrasjen e bujshme te 14 qershorit. Duke kursyer jeten e Myftar Celes, njerit prej simboleve te pasurimit marramendes te tranzicionit 12 vjecar shqiptar. Qe nga hici, diti te shfrytezoje mjaft mire rrethanat dhe kohen, per t'u bere nje nga njerezit me te pasur te Veriut te Shqiperise.

    ------------------

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Postime
    24
    O Brari , o gjysme injorant e gjysme pordhac!
    Mund te me thuash kur eshte pushkatuar Lipe Nashi ,more karafil?
    Te kam thene gjithmone te pellasesh me pak.Me pak genjeshtra jo per ty po per te rinjte qe nuk i njohin shume gjera .
    Hajt paē fat dhe dhe e pafsh Berishen dhe Rugoven ne enderr sikur shikoje dhe shokun Enver.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Actek kur hyn ne debat merr mundimin e cito pjese nga tjetri e vere ketu e pastaj bej kritiken ose sharjen.

    Une nuk do kontrolloj ter forumin te gjej se ku e gjete ti lipe nashen.

    Ti thua se une genjej.

    Nxirre ketu frazen ku une genjej edhe ballafaqohemi me te verteten.

    Lipe Nashe ish drejtor i Naftes ne vitet 1970 u arrestua bashke me nje tufe te madhe inxhinieresh te naftes dhe nga ai grup pati te pushkatuar dhe te burgosur me afate te gjata.

    Ti ku e ke hallin ne nderhyrjen tende?

    Me urren mua?

    E di.

    Ti cfaqesh ne Forum vetem te me shash mua si ato hafijet te cilet i mbron e per te cilet te ha meraku.

    E verteta eshte qe Lipe Nashi e ing Plaku etj e hengren keq nga PPSH dhe vrasja apo burgimi i gjate i tyre nuk te shpetojne ty nga boshesia e krruarjes me mua.

    Mos je gje cun i ndonje nga ata qe ishin prokurore ose deshmitare qe ja bene gropen atiij grupit te talentuar te inxhinierve tane te Naftes.

    Majmun !

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Rrethi ēiklistik i Shqiperisė ndėr mė tė vjetrit nė Evropė!
    Nga Omari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-08-2007, 04:39
  2. Londėr: Burg pėrjetė vrasėsit shkodran
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 21:34
  3. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Kara Mahmud PashĖ Bushati
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-04-2005, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •