Brari
Ti i perngjan pak nje femre me zakone kur komenton per gjerat. Komentet e tua jane pak si jarge, .....te pista dhe te merzitshme. Jo je kelysh i ketij jo je kelysh i atij, a thua se mua po me rruhet shume se cfare opinioni ke ti per mua.
Hoxha paska arritur ate qe ka dashur me ju. Ju ka lene te pacivilizuar e te paqyteteruar tamam 50 vjet. Kjo duket nga menyra se si ti debaton.
Keshtu qe po te le te besosh se Shqiperia ne 45 kishte 5000 intelektuale nga 527 qe numeroheshin vertete, qe mireqenia e bolleku kishin marre malet, dhe sigurisht qe edhe Haxhi Lleshi ishte armik i Hoxhes.
Mos harro se te gjithe ata intelektualet e shquar qe permend zotrote e qe vertet Hoxha i pushkatoi ishin te gjithe dora e Hoxhes fillimisht, dhe besnike te tij deri ne fund. Ata te gjithe mbeshteten apo brohoriten Hoxhen kur ai eleminonte tjetrin. Dhe keshtu une kam te drejte te mendoj se ata ishin jo ndryshe nga Hoxha por vetem me te papushtet dhe me te pafuqishem se Hoxha ne kete aspekt. Ndryshe ata nuk do ti venin Hoxhes nga pas qe ne fillim.
Kjo eshte thelbesore, sepse ka ketu shume qe mendojne se Hoxha nuk kishte aspak intelektuale me vete kur filloi te ndertonte shqiperine.
Megjithate edhe ai sistem kurre dhe asnjehere nuk krijoi nje vakum apo nje shoqeri anti-intelektual si ajo e mbas 92.
Por mua me duket se ne e beme pak si ajo fjala e urte popullore "Per inat te sime vjerre shkoj e fle me mullixhine". Ja edhe ne per inat te Palit e Lenkes ia kaluam pushtetin dhe fuqine alabakeve kokepalare te tipit Cela. Te gjithe ne do ishim shume me mire nese dy klasat kundershtare dje te uleshin per te rregulluar interesat e te dyve jo me ne emer te se shkuares por ne emer te se ardhmes. Pra jo ne emer te konfliktit por ne emer te bashkejeteses. Por mentaliteti bajraktaro-mesjetar i langaraqeve te PD kerkonte larje hesapesh dhe jo bashkpunim. Ne nje shoqeri ku ishim gati te hanim njeri tjetrin te gjalle gjoja per "drejtesi" ne emer te gomarlleqeve te Hoxhes, sigurisht triumfuan tipat si Cela. ja keshtu shoqeria shqiptare u kthye jo vetem ne nje shoqeri me vlera perverte ku i fuqishem tashme nuk ishin as ata qe u persekutuan dhe as ata qe u privilegjuan nga Hoxha por shtresat e llumit, matrapazet e xhahilet qe sigurisht perfituan me shume se te gjithe nga rremuja. Ja ky ishte shteti i Sales mbas 92, shtet ku simboli i suksesit ishin Myftar Celet, shtet me emrin kaos dhe me nje qeveri te quajtur anarki.
Ja pse nuk kishte se si ky shtet te mos rrezohej e dezertonte per 48 ore.
Krijoni Kontakt