Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Politikat shoviniste greke dhe shteti shqiptar

    Kohet e fundit maredheniet Shqiperi-Greqi jane bere objekt shqetesimi fale disa politikave te qeverise greke qe jane pranuar dhe mbeshtetur pa kushte edhe nga pala shqiptare. Keto ceshtje jane:

    - Dislokimi i ushtareve greke ne bazen ushtarake te Bishtit te Palles. Kuvendi i Shqiperise ka aprovuar nje dekret me votat e partise ne pushtet per te pranuar nje plan te tille te ideuar nga ministri i mbrojtjes Majko me kerkesen e grekerve. Presidenti Moisiu e ka kthyer mbrapsht kete ligj po partia ne pushtet duket e vendosur qe me shumicen e kartonave ne kuvend ta realizoje kete projekt.

    - Problemi i dynenshtetesise, nje projekt tjeter grek qe godet ne menyre krejt te hapur interesat kombetare shqiptare. Ky plan eshte nje plan i vjeter grek qe ka gjetur mbeshtetjen e kryesise se qeverise dhe partise socialiste. PS ka njohur pretendimin grek se ne Shqiperi jetojne 300 000 greke dhe eshte e gatshme tu japi ketyre shqiptareve kombesi greke. Greqia nga ana e vet gjithashtu kerkon te beje nje riregjistrim kombetar te popullsise ne Shqiperi, ne menyre qe ajo te diktoje me politikat e saj mbi emigrantet shqiptare ne Greqi, nje "konvertim" kombetar nga shqiptar ne grek. Vetem ata qe do te deklarojne kombesi greke neper pashaportat shqiptare, edhe pse mund te mos jene te tille, do te pajisen me dokumenta dhe lejeqendrime ne Greqi.

    - Greqia prej dekadash tashme mban ne fuqi nje ligj lufte me Shqiperine, me qellim qe te mos lejoje kthimin e popullsise shqiptare came ne tokat e te pareve, qe aktualisht jane ne territorin grek.

    - Se fundmi, mesuam nga emigrantet shqiptare ne Greqi, se pala greke po planifikon te mbylli kufirin e saj me Shqiperine per 2 muajt e veres duke mos lejuar keshtu qe emigrantet shqiptare te kthehen per pushime ne Shqiperi. Kjo behet me qellime ekonomike pasi Greqia kerkon qe emigrantet shqiptare te shkojne per pushime ne Greqi dhe jo ne Shqiperi duke realizuar keshtu nje cikel te mbyllur te levizjes se kapitalit: emigrantet shqiptare punojne e fitojne ne Greqi, por duhet te shpenzojne edhe ne Greqi per pushimet e tyre dhe jo ne Shqiperi.

    Cili eshte qendrimi juaj per keto ceshtje?
    Cfare prisni ju nga shteti shqiptar ne lidhje me keto shqetesime serioze?
    A eshte qeveria shqiptare pro politikave greke ne dem te interesave shqiptare, apo eshte thjeshte e pafuqishme per te bere dicka?
    Cfare mund te bejme ne si shqiptare per te mbrojtur interesat tona kombetare?
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2

    Re: Politikat shoviniste greke dhe shteti shqiptar

    keni folur shume drejt albo.jetoj perdite mes grekeve dhe ju kuptoj shume mire.politika qe ndiqet ndaj shqipetareve eshte me te vertete shoviniste.por nuk eshte vetem politika qeveritare,eshte dhe rracizmi ai qe na i ka bere nervat daulle.nje rracizem fetar dhe etnik.jam i sigurte qe greket nuk jane te sinqerte me shtetin shqipetar per sa i perket 2nenshtetsise ata me kete gje kan arritur qellimin e tyre shekullor,(aneksimin) e vorio epirit.kurse per sa i perket problemit cam bejne sikur eshte histori e kaluar.presim diten kur te kthehemi ne shqiperi e te shpetojme nga kthetrat greke,por qe te ndodhe kjo duhet qe shqiperia te beje perpara.
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Temė shumė e qėlluar kjo Albo

    Bishti i Pallės
    -mendoj se edhe deputetėt tani nuk do ta miratojnė atė marrėveshje, duke pasur parasysh edhe shumė deklarata tė fundit tė shumė deputetėve tė PS kundėr kėsaj bashkė me gjithė deputetėt e opozitės, dhe edhe njėherė ata qė dalin pėr kėtė marėėveshje duhet qė tė mos votohen mė dhe tė shkarkohen urgjentisht nga zgjedhėsit e tyre

    Problemi Ēam dhe ligji i luftės

    Pėr kėtė duhet qė shteti shqiptar sė bashku me gjithė shqiptarėt tjerė kudo janė ta ngrejnė kėtė ēėshtje para diplomacisė botėrore pėr ti bėrė presion qeverisė greke, qė ky problem tė zgjidhet menjėherė sė bashku me tė drejtat kombėtare tė kėtyre dhe ēamėve tjerė qė jetojnė atje.

    Problemi i dynėnshtetėsisė

    Gjithė shqiptarėt qė janė nė Greqi tė mos e pranojnė dyshtetėsinė greke, dhe ata qė kanė kursyer nga puna e tyre tė kthehen e tė investojnė nė vendin e tyre dhe nė kėtė mėnyrė u hapin vende tė reja pune edhe atyre qė s'kanė arritur tė kursejnė por edhe vėllėzėrve tė tyre nė Shqipėri.
    Zgjidhje tjetėr pėr kėtė problem mund tė jetė edhe reagimi diplomatik por edhe i gjithė shqiptarėve kudo qė janė kundėr greqizimit tė dhunshėm tė shqiptarėve nga ana e qeverisė greke duke shfrytėzuar gjendjen e tyre tė vėshtirė ekonomike edhe pse zgjidhja e parė ėshtė zgjidhja mė e mirė e kėtij problemi.

    Problemi kryesor nė marrėdhėniet shqiptaro-greke ka qenė dhe do tė jetė kisha ortodokse shqiptare, dhe pėrderisa tė kemi grek dhe qelbėsira si ai Janullatos nė krye tė kishės gjithmonė do tė kemi probleme tė natyrave tė kėtij lloji. Ju kujtoj kėtu se kur kisha jonė shqiptaro-ortodokse kur u pavarėsua dhe kishte klerin shqiptar jo vetėm me gjak dhe zemėr nė gjysmėn e parė tė shekullit tė kaluar nuk kishim probleme tė tilla me grekėt, tė gjitha asociacionet vori-epirote nė Greqi u zhdukėn dhe problemi ēam morri rrugėn e zgjidhjes, dhe po them prapė problemi kryesor ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė ky, prandaj edhe ju apeloj gjithė shqiptarėve por veēmas atyre ortodoksė qė ta largojnė atė nga kisha dhe ta vėjnė nėn dorėn e tyre kėtė institucion tė shenjtė tė tyre menjėherė, njė sekondė e mė parė dhe edhe njėherė gjithė shqiptarėve qė janė pėrkohėsisht tė punėsuar atje tė kthehen dhe tė investojnė nė vend tė tyre, dhe tė kthehen edhe shqiptarėt tjerė tė punėsohen nė vend tė tyre pastaj,dhe kėshtu nuk na duhet asnjė varėsi ndaj grekut sepse edhe nuk meritojmė ne sė pari por edhe ata vet, se nuk janė askushi.


    Politika shqiptare, duhet tė pastrohet nga disa qelbėsira politike sa mė parė qė tė jetė e mundur, dhe tė mendoj, veproj e punoj me gjithė shpirtin, zemrėn e forcėn pėr vetėn e tyre, bijtė e tyre qė do tė thotė pėr interesat kombėtare, ēdo sekond i vonuar nė kėtė ēėshtje ėshtė shumė i madh, prandaj menjėherė qė tė gjithė nė punė.

    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    i/e larguar Maska e benevolent
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Vendndodhja
    Turqi
    Postime
    10
    Tashme e shoh qe jane ne dijeni te gjithe Shqipetaret dhe sidomos brezi yne per politakat dinake dhe shkaterrimin ne maksimum te Shqiperise nga pala Greke.Per kete ka shume argumente qe tregojne me se miri kete komplot apo komplote qe organizon pala greke kunder nesh.Une do te doja tju tregoj nje rast te thjeshte ku dhe ne kete rast ato bene qe perseri Shqiperine ta injorojne duke mos percjellur kulturen tone te brishte.Ne Turqi po organizohet nje festival te veglave me fryme ku merrte pjese dhe bandoja e Republikes sone.Mirepo kur te gjithe shtetet u paraqiten Shqiperia nuk erdhi,dhe e dini perse?
    Gazetat ketu shkruajne qe bando Shqipetare per pamundesi ekonomike ishte nisur me autobus per te kaluar nga Greqia qe te vije ne Turqi.Mirpo Greket duke mos u dhene viza tranzit per te kaluar i kane kthyar dhe nuk i kane lejuar qe te vijne.Sot po zhvillohet festivali dhe per fat te keq Shqiperia duke patur ftesen dhe vendin e caktuar mungon e perse....?
    Komentet e tjera ua le juve qe ti gjykoni...............!
    Pershendetje te gjithe Shqipetareve...!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juniku
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    ATHINE GREQI
    Postime
    96
    Mua gjeja me ironoke qe po degjoj ketu eshte :kur thuhet fjala SHTETI SHQIPTAR . une mendoj se me politikanet qe kemi neve ,as kemi dhe as do te kemi kurre nje shtet te denje per te perfaqesuar shqiptaret dhe SHQIPERINE ne arenen nderkombetare ,le te zgjidhet njehere ky problem dhe pastaj te kerkojme te drejtat tona nepermjet nje shteti dinjitoz.Sa per GREQINE kam gati 13 vjet qe punoj dhe jetoj dhe me duket nje vend i huaj qe kam 2 muaj qe kam ardhur ,kush jeton aty dhe ka ndjekur ngjarjet e gjithe ketyre viteve te mergimit tone mendoj se do te me kuptoje drejt .

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-08-2002
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    68
    Kush ka lexuar fare pak histori , besoj se do ket kuptuar qe '' Konceptimi dhe ideja e fjales '' Drejtesi'' eshte ne vartesi te mirfillte nga fuqia e interpretuesit !

    Ku eshte cudia ne lidhje me Greqine dhe politiken qe ndjek ?
    Kjo a nuk eshte politika qe ndjekin Italia ,Serbia , Turqia ( keta jane gjitonet tane ) Anglia , Gjermania, Spanja , Portugalia Rusia ,Kina............. e deri tek lokomotiva e ekonomise boterore Amerika ? { akoma gjaku i femijeve Irakiane s'eshte tharre }
    Ca ka ketu qe te mos kuptohet ? Te jini te sigurte dhe Shqiperia po te ishte nje fuqi e madhe ekonomike , te njejten rruge do zgjidhte !
    Gjithe historia njerezore a nuk eshte nje lufte e vazhdushme midis fuqive te ndryshme per te neshtruar , shtypur e shfrytezuar , nje lufte per te ndare pasurite ,dhe per te patur zona nen influence ?

    Gjerat jane me te thjeshta nga sa duken miq te dashur : Nje vend ( shtet ) ka dy mundesi , ose te jete ne ''klabin''e fuqive te medha ose tek ''klabi'' i Kolonive Moderne. Eshte mese e qarte se ku ndodhet shqiperia ,dhe ku gjendet Greku , dhe deri sa realiteti eshte ky qe eshte , jo vetem bishtin e Palles , por edhe ''Pallen'' vet do e marri Greku dhe kush do interesohet !
    Por edhe ne e kemi kuptuar mire rolin tone { rolin e nje vendi te ndervarur politikisht } para disa muajsh Shqiperia beri kerkese qe Amerika te ngrinte baza ushtarake ne token Shqiptare .........( ''fatkeqesishte'' per disa e ''lumturisht '' per disa te tjere kerkesa nuk u aprovua )
    Por valle problemi eshte pse te jane Greket qe duan te ngrene nje baze ushtarake e pse nuk jane Amerikanet ?
    { italianet e turket jane sistemuar ...... }

    Por ja ta shofim problemin dhe nga nje aspekt tjeter :
    Per gjendjen kritike te Shqiperia mos valle kane faje Greket ? Mos valle kerkojme ne drejtim te gabuar arsyen e tragjedise Shqiptare ?
    * A s'jane ''trimat ''e ketij kombi qe e ndoten ,e plackiten , e perdhunuan ? { nuk mjaftuan 50 vjet eksperimente por erdhi dhe plugu i anarshise demokratike per te hapur palaqe te reja mbi trupin e Shqipes se sfilitur , duke shkateruar gjithcka te dobishme , dhe mbi te gjitha dinjitetin ,krenarine dhe cdo ndjenje njerezore qe nder shekuj ishin brumosur . Ndofta ju kujtohen traditat shqipetare , mikpritja , besa , respekti ndaj jete njerezore .............. ku jane valle ?}
    * A s'jemi ne shqiptaret shkaktare te kesaj gjendjeje ?
    * Kontrabanda , vjedhjet dhe shkaterimet , piramidat , depot e armeve , prostitucioni, shkaterimin e rendit ,e te ushtrise , dhe mbi te gjitha te sistemit arsimor , keto pse i harroni ? Pse kerkoni qe Greket te na respektojne e te mendojne per ne , kur ne vet nuk duam shpine tone ?
    ...........presim diten qe te shpetojme nga kthetrat e grekut e te kthehemi ne shqiperi......... {keto thote BANI } ca flet or burre ? Dmth ty po te mban me pahir Greku ,e po te luten greket qe mos te ikesh eee ?
    ............ gjithe shqiptaret qe jane ne Greqi mos paranojne kombesi te dyfishte..............{uauuuu sa mendim rinovues qe paska dodoni } Dmth qe ta kuptoje une ( se nuk jam shume inteligjent ,per keto qe po thua ) mik i dashur , qeveria Greke po na detyron te marim shetesi te dyfishte dhe ne te shkrete perpiqemi me cdo meyre per mos e marre eee ?
    Po nderrini i kombesise dhe i emrave prej shume shqipetareve mos valle dhe kjo u krye me force nga ana e shovinistave Greke ? Dmth ne shqipetaret jemi Ok ,greket na detryojne te bejme ato qe bejme ndaj atdheut tone !!!
    Dhe nuk mjaftohesh me mendimin e pare ,por e thellon duke thene :''........ kush ka mbledhur leke te kthehet e ti investoje ne Shqiperi .............'' dmth ne bejme qef ketu ne greqi , kemi nga 1 miliadre euro ne banka dhe , rime qe rine nuk bejme dhe ndonje investim ne shqiperi , se eshte gjynah , ne te rime e te bejme qef ketu ne Greqi e familjet tona ne shqiperi te vuajne per buke ................ mire e kuptova apo jo ?
    Keni idene e atyre qe thoni ore cuna ,apo .............. .
    Me fjale qenkeni patriota te medhenje ju or trima .Lum shqiperia qe ka bije te tille .( po keni se nga te ngjani ! )
    Bani po pse nuk mer atobuzin per Kakavije a Kapshtice e per 6 ore do jesh ne Shqiperi grupo ? Kush po te mban larg atdheut tend dhe nuk po 0te lejon te besh detyren tende si Shqipetare ?
    Po ti or dodoni , je ne USA dhe i ke len Shenden Shqiperise dhe po na jep udhezime se ca duhet te bejme ne te greqise ? Bravo , shume shpejte e kuptove filozofine e jetes amerikane.
    Ej or miq te dashur , nese duam te ngushellojme veten , atehere ndryshon puna , te pakten ta dij dhe une , dhe mos bej analiza kote , per realitetin shqipetare !
    Nje eshte e verteta miq te dashur nese duam qe Shqiperia te jete nje vend dinjitoze , krenar dhe i pavarur duhet te rimekembet e te fuqizohet ne te gjitha menyrat ( ekonomike, politike , sociale , kulturore .......... ) duhet te fitoje pavaresi ekonomike . Por qe te harrihet kjo gje ne radhe te pare duhet te bejne autokritiken tone , te gjejme gabimet , te bejme spastrimin nga gjithe qelizat kanceroze te shoqerise tone ( politanet te kalbur , te korruptuar , injorante e burracake ) dhe pastaje le te ngreme krye ndaj padrejtesive qe manipulohen ndaj te ardhmes dhe jetes tone nga fuqite e medha .Por deri ne ate moment , skemi shume mundesi devijimi praktikisht { realiteti dhe gjendja e shqiperise eshte jashtezakonisht kritike }
    Dhe sa per camerine dhe ligjin e luftes , dua tju them dicka : pse valle problemi i nje pakice , duhet te kthehet ne problem te mbare shqiptareve , pse valle mos drejtohen camet ndaj organeve Evropiane dhe te kerkojne aty te drejtat e tyre ?
    Me respekt !!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sydylimri : 28-06-2003 mė 22:37
    :T

  7. #7
    sydylimrit; ty mor vlla ta pska bo menjen greku pordh . po te kujtoj qe greket jane ata qe pavarsisht qe shikonin trupat e masakruara te shqiptareve ne kosove.pa pike turpi mbanin anen e arkanit e te milloshevicit.qe ti shpjegoj ty eshte budallallek se ti jeton ne greqi.emrin si e ke bere kosta .jorgo vangjel apo dhimitri? se vetem ktu ndryshohen emrat,mos me thuaj se dhe kte e bejme me deshire?ca si puna jote i duhen greqise.SHnet vlla
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-08-2002
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    68
    Ja kjo eshte kultura juaj , nuk as keni aftesine dhe as burrerine te degjoni nje mendim te kundert .......... shpaloseni dhe ngrijeni sa me larte flamurin e injorances ,se vetem ajo ju ka mbetur !
    :T

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juniku
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    ATHINE GREQI
    Postime
    96
    sydylimri jam dakort me pikepamjet e tua ,por te mos u veme faj edhe atyre qe se kane idene se cdo te thote te jetosh dhe te punosh ne GREQI!Do te thosha qe gjendja ekonomike ne SHQIPERI do te ndryshoje edhe gjendjen politike {te dyja keto jane te varura nga njera tjetra},neve si popull jemi me plot kuptimin e fjales bageti ne aspektin politik,sepse sado qe neve te mos duam dicka do te behet gjithmone ajo qe duan qeveritaret,apo e kam gabim?.Te vetmen gje qe kemi ne dore neve eshte vetem nje vote ne 4 vjet,te cilen e dime shume mire se si e shperdorojme.E vetmja gje qe duhet te bejme eshte te presim te ngopen te paret e kombit dhe pastaj kur te filloje te derdhet nge tenxherja e tyre te fillojme te marrim nganjecike neve qe jemi nga poshte {dhe mundesisht duke u perleshur me njeri tjetrin}.Te me falni se kam shkruajtur ne forme te pergjithshme por mendoj se nuk u largova shume nga tema .
    sa per GREKUN neve thoshim nje fjale te urte ne kohen e ENVERIT :greku grek ngelet .ju flm. per vemendjen

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Une kisha nje pyetje per te gjithe ju pavaresisht nga ajo qe mendoj.
    Si mendoni qe do te silleshim ne shqiptaret ne qofte se do te kishin qene greket te emigronin ne vendin tone?
    Nuk dua te bej polemike mos me keqkuptoni,une mbroj mendimin tim ēdo njeri te vetin.
    Eshte thjesht nje kuriozitet qe dua ta heq
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  3. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2002, 13:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •