nuk ke si ta kesh gabim aspak!
nuk ke si ta kesh gabim aspak!
Tema mjafte e goditur Albo.
Por nje teme shume e gjane. Duhet te kesh parasyshe nje gje per mendimin time : lufta qe per 50 vjet i beri patriotizmit rreal rregjimi monist ne momentin ne cilin ndodhet vendi i jon asht ne tranzision. Per rriedhoj ka rrjedhje te vlerave jo vetem nacionale dhe patriotike por edhe rrjedhje te vlerave morale.
Fatkeqsisht nje pjese e madhe e Shqipetareve nuk kan te qarte ate qe quhet "pashaporta personale". Jan te pa percaktuar dhe shkojne per instikt drejt nje microinterresi personal i shtyr nga nevoja e momentit. Atehere kemi nje perzirje ndjenjash nje 'supe' nje supe bastandhe, nje imitim i pa nevojshem i qjithe caje qe vetem Shqipetare nuk eshte. Ndersa me e rrezikshmja qe mbizoteron sot ne politiken shqipetare ashte teoria e re e kosmopolitismit trashgimetere e denje e internacionalizmit.
Faliminderit dj kosmonova. Poezja qe shkruajte me shpreh 100%.
te lumte
kjo behet duke mbrojtur vendin tone nga njerez te cilet i duan te keqen shqiperise.serbet greket etj........
cohuni shqiptare prej gjumi cohuni edhe te gjithe me nje bese shterngohuni, e mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.........
Derisa kam qene ne Shqiperi kurre nuk me ka rene nder mend qe ta var ne mur flamurin e shqipes, por ketu ne USA sapo futesh ne apartamentin tim ai ze faqen perballe.
Derisa kam qene ne Shqiperi mesimet e historise kombetare i mesoja vetem per te marre noten maksimale 10, por ketu ne USA e kam bere uje historine e Ilireve e deri tek ajo e soteshmja, duke ia treguar shume here odiencave amerikane nga me te shumellojshmet qe nga mesuesit e mi amerikane te historise, grupet e te moshuarve pensioniste e deri tek femijet e klasave fillore.
Derisa kam qene ne Shqiperi, isha krenare qe isha tiranase, por ketu ne USA sa here me pyesin se nga cili shtet i Amerikes jam, i them me plot krenari qe nuk jam amerikane, por Shqiptare dhe filloj e i flas per vendin tim, nese ato kane deshire te dime me shume per te.
Si e shpreh une atdhedashurine time?
-duke nderuar veten dhe vendin tim me ane te sjelljes sime te perditshme me te huajt qofte amerikane apo te tjere. Mos harroni se secili prej nesh eshte nje ambasador i Shqiperise dhe ka fuqi qe me ane te sjelljes se tij te krijoje nje imazh te mire apo te keq per Shqiperine tek te huajt.
-duke mesuar dhe dhene maksimumin e forcave te mija intelektuale ne pergatitjen time prefesonale me qellim qe nje dite ta ushtroj profesionin tim ne Shqiperi e te kontribuoj ne rimekembjen e saj.
-duke u martuar me nje djale shqiptar dhe duke mos e perziere gjakun tim me ate te huaj, keshtu qe traditat tona te rralla t'ia pasoj femijeve te mi. Ne shqiptaret jemi si nje "endangered species" qe duhet ruajtur me shume kujdes qe te mos asimilohemi e zhdukemi. Vetem NE mund ta bejme kete gje te mundur me ane te zgjedhjeve tona kur vjen koha per te krijuar familjen.
-duke mos ushqyer urrejtje per popujt e tjere, sepse urrejtja te konsumon perbrenda dhe nuk te le te ecesh perpara, por gjithashtu duke pasur gjithmone parasysh historine me popujt tane fqinj dhe duke qene ne vigjilence te qete ndaj qellimeve te tyre te liga.
-duke vleresuar cdo gje pozitive dhe te mire qe ne pikasim tek popujt e huaj qe ta implementojme ate ne shoqerine shqiptare, por duke patur kujdes qe te mos e transformojme shoqerine shqiptare ne nje te huaj.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Thjeshtesia : 12-07-2003 mė 02:27
"Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)
"All behaviour is motivated." Sigmund Freud
Bravo qe ve flamurin shqiptar ne mur.Bravo qe meson historine e popullit tone.Bravo per te gjitha ato qe ben.
Sa per dijeni une si person nuk kam mundesi te ve flamurin shqiptar ne mur te dera se racistet greke do me denojne me burg te perjetshem.Qe te vete te mesoj historine e popullit tone nuk kam mundesi sepse me duhet te punoj dhe une qe te ha buke.
Kur une them se greket na kane ulur aq poshte ju nuk me besoni.
Na kane bere sikur jemi nje popull kacakesh te zbritur nga malet.
Dhe jo se e bene nje dite por kane 10 vjet qe e bejne.
Po kur nuk kemi politikane vertet patriote qe mendojne per vendin tone mire na e bejne.
ME VJEN KEQ POR KJO ESHTE E VERTETA.
alba-club.blogspot.com
Linke nga Rapidshare.Muzike,filma,lojera,tutoriale.
DJ Kosmonova jeton nė njė situatė tė vėshtirė nė njė ambient antishqiptar. Thjeshtėsia nė SHBA ka mundėsi tjera pėr tė shprehur atdhedashurinė se ti Kosmonova. Por ajo e bėn nė mėnyrėn e vet, ti nė mėnyrėn tėnde, p.sh. me poezinė kuptimplotė qė shkrove dhe qė na bėri pėrshtypje.
Duke udhėtuar nga Klinika e kancerit para disa ditėsh bėra shoqėri nė autobus me njė paciente tjetėr, e cila ėshtė e martuar me njė grek dhe ka kaluar mjaft kohė nė atė fshat ku banon familja e tij. Pas diskutimeve pėr trajtimin qė marrim kundėr kancerit dhe efektet e rrezatimit tė pėrditshėm, u kthyem tek gjendja nė Greqi. Ajo grua ishte shumė e vetėdijshme pėr racizmin grek dhe ajo tha: "Nė atė fshat erdhėn shumė shqiptarė, gati tė gjithė djem tė ri. Por njė familje shqiptare u vendos nė njė shtėpi pėr tu kujdesur pėr njė grua tė sėmurė, dhe e bėnin me pėrpikmėri deri sa vdiq ajo. --- Mė kujtohen sytė e shqiptarėve, nuk i harroj. Ishin sytė e njerėzve qė kanė vuajtur shumė. Dhe cka do tė bėnin, cfarė rrugėdalje kishin?"
Biseda me atė grua suedeze vazhdoi deri nė qytetin tonė, pėr 45 minuta. Secili ka brengėn e vet, Kosmonova, ne nė Suedi jemi nė njė vend tė mirė, demokratik, por kanceri nuk flet pėr demokraci. Dhe mos na trego se nuk mund tė studiosh, pėrballo situatėn, studio dhe vepro pėr tė mirėn tėnde dhe pėr tė mirėn e popullit shqiptar.
Unė, megjithėse jam suedez, po veproj dhe shkruaj pėr shqiptarėt cdo ditė. Larg problemeve tė mėrgimtarėve shqiptar por shpirėrisht i lidhur me ta. Mos u bė pesimist, Kosmanova, jam i vjetėr dhe i sėmurė, por cdo ditė po qesh dhe gėzohem me gjithė shpirt! Shiko edhe anėt pozitive tė jetės sonė, bukurinė e kėsaj jete njerėzore....
Ti Thjeshtėsia bėn dicka konstruktive, dhe dua tė tė falenderoj edhe pėr fjalėt pozitive nė lidhje me shkrimet e mia nė njė seksion tjetėr tė Forumit.
Ullmar Qvick
by coming back home
DJ Kosmonova -
Nuk jam plotėsisht i kėnaqur me fjalėt e mia nė mesazhin e mėparshėm, pėr atė arsye dua tė shtoj dicka:
Pėrbuzja, poshtėrimi, bile armiqėsia - si fenomene nė jetėn tonė tė pėrditshme - mund tė krijojnė njė depresion psikik. Unė vetė kam pėrjetuar kėtė nė fund tė viteve tetėdhjetė kur u mbyll njė shkollė ku punova si arėsimtar, ku tė gjitha pėrpjekjet tona ishin tė kota. Unė si pėrfaqėsues i shkollės nė marrėdhėniet me komunėn ndieva poshtėrim, disfatė.... njė humbje njerėzore. Dy vite pasuan me njė depresion psikik. Isha si nė njė tunel tė errėt, pa shpresė.... Pastaj u rregulluan punėt pėr bukuri!
Pėr atė arsye, Kosmonova, dua tė deklaroj se shqiptarėt tė cilėt janė nė njė depresion pas dėshtimeve njerėzore nė njė ambient racist e kanė punėt shumė mė keq se unė megjithė sėmundjen qė kam (me prognozė pozitive). Vuajtjet fizike qė kam natėn kur shkoj cdo orė nė banjė janė probleme tė durueshme nė krahasim me njė depresion mendor.
Kėtė e deklaroj pėr tė theksuar se unė kam respekt tė plotė pėr shqiptarėt e pėrvuajtur dhe hallet e tyre. Kush ka qenė nė skėterrė dhe u kthye nga atje, kupton shokėt dhe shoqet qė ende dergjen atje....
Me kaq besoj se komenti im u bė mė i plotė.
Ullmar Qvick
Atdhedashuria shprehet me vepra. Shprehet me mbrojtjen e atdheut ne cdo ven qe te jesh dhe ne cdo kohe. Mbrohet duke mos e mohuar te qenit Shqiptar, mbrohet duke studiuar dhe perkushtuar historise, kultures, tradites shqiptare.
Atdhedashuria shprehet ne cdo segment te jetes, ne cdo bisede, ne cdo hap qe hedh, ne cdo bisede ku merr pjese.
Te kesh kulture, kjo eshte atdhedashuri.
Te dish te respektosh tjetrin...dhe kjo eshte atdhedashuri.
Te mos e ulesh kurre koken kur ta shajne token tende, por te kthesh fjalen me fjale, dhe armen me arme. Atdhedashuria eshte ndoshta ndjenja me e madhe dhe me e thelle e epokes ne te cilen jetojme, nje ndjenje pa te cilen cdo gje do te dukej e boshllekte, e pakuptimte. Perben ndoshta dhe arsyen e egzistences se njeriut, dhe akoma me teper te shqiptarit. Misionin e tij ne jete.
Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |
Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu... |
__________________
Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
__________________
Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
Kush t'ka qit me krye ne hi?
Ti ke pas ken nje zonj e rand...
Burrat e dheut te thirrshin NANE...
(Pashko Vasa)
Krijoni Kontakt