Dua tė shkruaj sė pari disa rreshta nė lidhje me tekstin e Rakkut, pastaj do tė bėj disa komente rreth tekstit tė Redit.
Rakku, ju keni thyer njė derė tė hapur kur ju shkruani pėr Greqinė dhe grekėt. Jam nė dijeni tė plotė pėr politikėn raciste dhe antishqiptare greke dhe pėr perfiditetin e shtetit dhe kishės ortodokse nė kombinim nė Greqi. Fatkeqsisht ju nuk keni lexuar me kujdes polemikėn time me Olsenin nė kėtė cėshtje. Nuk ju qortoj - ėshtė gati e pamundur tė lexosh cdo shkrim nė Forumin Shqiptar! Ju duhet tė merrni pak kohė pėr tė lexuar kėtė shkėmbim mendimesh nėn rubrikėn "Racizmi shqiptar....".
Rreth mendimeve tė Julianit dua tė ju rekomandoj tė lexoni profilin e tij ku ai shkruan: "Jetoj nė Finlandė. Nuk mė pėlqen, ėshtė vendi i pijanecėve, budallejve nga jeta perfekte." Ky ėshtė opinioni i Julianit, dhe megjithėse unė kuptoj se ai po takohet me finlandezė tė nivelit tė ulėt, e kundėrshtoj. Opinioni i tij ėshtė plotėsisht subjektiv dhe nuk duhet tė merret si e vėrteta objektive. - Dhe dua tė theksoj: AS MENDIMET E MIA PĖR FINLANDĖN DHE GREQINĖ DUHET TĖ SHIHEN SI TĖ VĖRTETA OBJEKTIVE. Unė po shkruaj vetėm pėr vėzhgimet e mia subjektive. Askush nuk duhet tė besojė se as Juliani as Ullmari tregon objektivisht pėr kėto vende dhe popuj. Cdo gjė varet nga rrethanat dhe nga pozita jonė, qoftė si refugjat, qoftė si turist qė shoqėrohet me njerėzit mė tė mirė tė vendit nė fjalė!
Mė nė fund Rakku, jam plotėsisht dakord me ju pėrsa i pėrket politikės sė BE-sė. Ėshtė njė politikė e turpshme - cfarė bėri Evropa nė lidhje me problemet nė Bosnje dhe nė Kosovė?!
Nuk ka nevojė pėr shumė komente - ne dimė pėr kėtė.
Tani disa fjalė pėr tė komentuar rreth shkresės sė Redit. Mund tė them se Redi na bind me qartėsi, logjikė dhe sinqeritet. Dua tė ju pėrgėzoj pėr kėtė tekst nė tė cilėn ju pėrshkruani me mjeshtėri tipat e ndryshme tė shqiptarėve nė mėrgim. Dhe shqiptarėt mund tė krenohen pėr shumė gjėra, pėr mikpritjen, pėr bujarinė ndaj tė huajve dhe pėr faktin se shqiptarėt asnjėherė nuk kanė sulmuar popujtė e tjerė tė gadishullit ballkanik - kanė pėsuar ndėrhyrje brutale, luftėra, masakra - por vetė nuk kanė zaptuar territoret e tė tjerave. Edhe pėr politikėn e shqiptarėve ndaj cifutėve jam nė dijėni - bile kam pėrkthyer suedisht njė material pėr kėtė temė. Pėrkthimi im u shfrytėzua nė njė ekspozitė pėr "kurajė civile gjatė Luftės sė dytė botėrore" nė Stokholm. Unė isha i vetmi suedez me njohuri pėr sjelljet humane tė shqiptarėve nė kėtė rast!
Njė herė tjetėr dua tė shkruaj dicka mbi temėn: "A mund tė mėsojnė shqiptarėt dicka nga rruga e popullit suedez prej skamjes e prapambetjes 150 vjet mė parė deri nė njė shoqėri moderne tė begatshme e demokratike?" Besoj se dicka mund tė ju interesojė, megjithėse parakushtet janė shumė tė ndryshme.
Krijoni Kontakt