Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,341
    Postimet nė Bllog
    22

    Si e shprehni ju Atdhedashurine?

    Shpesh here ne forum te gjithe ju besoj se keni hasur mendime nga bashkeatdhetare te ndryshem shqiptare ndjenja te forta patriotizmi ose nacionalizmi. Kete e bejne ne forme komentesh ose hapje temash qe me shume se diskutim, pasqyrojne ndjenjat dhe emocionet e momentit. Nuk ka asgje te keqe qe te manifestosh te tilla ndjenja, eshte e drejta e cdo shqiptari qe ta beje nje gje te tille.

    Ajo qe une dua te hedh ne diskutim eshte perkufizimi dhe evidentimi i te gjitha akteve patriotike qe shqiptaret po bejne ne trojet shqiptare apo ne diaspore. Pyetjet e mia jane direkte per secilin nga ju:

    - A jeni krenare qe jeni shqiptare? Nese po, cfare u shtyn te jeni krenare?
    - Cfare roli ka luajtur fakti qe jeni shqiptare ne karakterin dhe personalitetin tuaj?
    - Ne cfare formash e shprehni ju atdhedashurine dhe patriotizmin tuaj?

    Duke e patur te qarte qe ne forum marrin pjese edhe anetare qe nuk e kane per nder te mbiquhen "patriote", do tu doja te beja te qarte qe ne kete teme jane te lutur te japin mendim vetem ata qe e ndjejne detyrimin moral ndaj kombit dhe popullit shqiptar.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Artiste Maska e Kuntakinta
    Anėtarėsuar
    18-01-2003
    Vendndodhja
    Bregu Lumit High Street
    Postime
    180
    - Krenare qe jam Shqiptare?! Sigurisht qe jam. Jam krenare sepse kemi nje histori te gjate dhe Shqiperia, ajo toke e vuajtur dhe e varfer, ka nxjerre koka qe respektohen e admirohen anembane.

    - Cfare roli ka luajtur fakti qe jam shqiptare ne personalitetin apo karakterin tim? Besa, ndershmeria, bujaria, fisnikeria mbahen si virtyte te shqiptarit. E rritur ne nje ambjent me njerez me te atilla virtyte, eshte mese e llogjikshme te mendosh qe ato virtyte mund te jene percjelle dhe tek une apo tek te tjeret (kuptohet ne proporcione te ndryshme per njerez te ndryshem).

    - Atdhedashuri une quaj kur une si shqiptare mundohem te mbroj vendin tim me aq sa mundem e te tregoj te mirat e te qenurit shqiptar tek te huajt (sepse ndodhem larg). Me pak fjale, mundohem te jem ambasadore e mire per kombin tim. Jo thjesht me fjale, por me vepra. Duke punuar me korrektesi, ndihmuar me sa mundem ato qe kane nevoje, dhe duke u sjelle e njerezishme.

    I dua Shqiperine dhe shqipetaret
    Sinqerisht
    Dorina
    :-)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    Nuk me ka rastisur te njoh nga afer njerez qe te mos ndjehen krenare qe jane shqiptare.

    Jam krenare qe jam shqiptare dhe kete do ta percjell dhe te pasardhesit e mi. Arsyeja eshte e thjeshte. Kam lindur aty nga prider shqiptare, jam brumosur me ate gjuhe, me Nolin, Cajupin etj. Im gjysh me la amanet gjate gjithe jetes time te kem bese, te jem e drejte me te gjithe dhe krenare per prejardhjen time.
    Shqiptarizmin nuk e ndroj as me fene dhe as me te gjitha pasurite e botes. Ky fakt me ka bere njeri te mire me te gjithe kuptimin e fjales. Thelle brenda meje besoj se shqiptaret jane nga njerezit me te mire ne bote.
    Atdhetarizmin e shpreh duke mbajtur lart emrin dhe dinjitetin e vendit tim kur te tjeret perpiqen ta shkelin. Kur therras me vend e pa vend qe jam shqiptare.

    shqiperi te dua me shume se gjithcka !
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Cool

    ----------------------------------------------------------

    Duke share italianet!



    ----------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Njeriu mund tė jetojė me dy atdhe

    Desha tė prek kėtu njė problem me rėndėsi. A mund tė vazhdojė shqiptari tė jetė patriot shqiptar edhe pas shumė vitesh nė mėrgim?

    Disa mendojnė se kjo pyetje ėshtė e panevojshme. Disa do tė mė pyesin: More Ullmar, a din gjė pėr vėllezėrit Frashėri, Fan Nolin, Cajupin, Filip Shirokėn dhe shumė tė tjerė? A mos mjaftojnė si shembull se si shqiptari mund tė jetojė pėr shumė vite nė mėrgim, duke ruajtur atdhedashurinė?

    Shembujt janė tė padiskutueshėm. Atėherė do tė zgjeroj problemin pakėz: A mund tė ruash patriotizmin tėnd shqiptar edhe pse ti fillon tė marrėsh pjesė aktive nė jetėn shoqėrore tė vendit qė tė ka dhėnė strehim?

    Besoj se po, bile bile besoj se patriotizmi i verbėr dhe fanatik, i cili nuk pranon mentalitetin, shoqėrinė dhe traditat e njė populli tjetėr ėshtė shumė i dėmshėm. Nė thelb ky lloj patriotizmi, i cili mohon tė mirat e shoqėrive dhe kulturave tė tjera, hedh poshtė tė gjitha pėrpjekjet pėr pėrparim, tė gjitha impulset pozitive qė vijnė nga jashtė. Nė qėndrime tė tilla fshihet frika, ndjenja e inferioritetit, qė njeriu pėrpiqet tė largojė me mjete tė rrejshme...

    Duke u nisur nga parimi i barazisė (tė gjithė popujt dhe individėt janė me tė njėjtėn vlerė si tė tillė) ne mund tė ruajmė cdo gjė pozitive nga kultura jonė, duke pranuar elementet pozitive nga popuj tė tjerė.

    Tė flas konkretisht, si individ, unė Ullmar Qvick kam fituar shumė nga kontaktet me shqiptarėt. Kam mėsuar shumė gjėra gjatė viteve, dhe shqiptarėt me tė cilėt kam pasur kontakt (qindra apo mijėra) sigurisht kanė fituar dicka prej meje. Se paku kanė fituar njė lloj optimizmi kur kanė qenė tė rrezikuar, kur jeta nė mėrgim ka qenė e mbushur me halle dhe shqetėsime. Unė u kam dhėnė atyre njė fare terapie, thjesht me njė bisedė njerėzore..... sepse unė kam qenė gjithmonė nė vendin tim tė sigurt.
    Kontaktet e vazhdueshme me botėn shqiptare, cfarė ndikim kanė pasur pėr mua si suedez? U zhduk patriotizmi im suedez me kalimin e kohės? Jo, po bėj shaka ("hajgare") duke thėnė: Jam bėrė 100% patriot shqiptar dhe 100% patriot suedez!! Sikur u zmadhua zemra..... tė mirat qė mėsova nga bota shqiptare u futėn atje, tė mirat suedeze shihen nė njė dritė tjetėr....

    Jam krenar tė jem suedez, por mikpritja shqiptare, kujdesi njerėzor sidomos ndaj pleqve - janė shenjė dalluese pėr shqiptarin qė nuk mund tė gjej nė kėtė ambient tė ftohtė. Dhe pėr hir tė shqiptarėve jam i vetėdijshėm pėr tė metat tona....

    Nė fund: Jam i bindur se cdo shqiptar nė vend tė huaj duhet tė ruaj si thesare gjuhėn, kulturėn dhe traditat e mira (traditat e keqija tė largohen nga pėrdorimi).Pėrvec kėsaj ai/ajo duhet tė mėsojė cdo gjė me rėndėsi nga ambienti ku jeton, pėr tė pasuruar jetėn shqiptare. Ai/ajo kur kthehet nė vendlindje mund tė japė ndihmesė pėr zhvillimin e vendit - por me mirėkuptim dhe modesti. Nėse ai/ajo mbetet nė vend tė huaj, prapė me kontaktet qė mban nė vendlindje, mund tė japė njė ndikim tė mirė.

    Kam gruan shqiptare, kosovare, kam njė vajzė suedezo- shqiptare. Ajo momentalisht bėn "kursin intensiv" tė gjuhės shqipe nė Prishtinė. Me shqipen do tė vazhdojmė mė me dėshirė kur ajo kthehet nga vendlindja e Mamit.
    Ullmar Qvick

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-02-2003
    Vendndodhja
    Helsinki
    Postime
    32
    Edhe une jam shqiptar qe e dua,respektoj atdheun ku kam lindur dhe kam kaluar vitet me te dashura te jetes time. E them kete sepse,ne radhe te pare vitet e femijerise jane me te lumturat.Ketu ku jetoj femijet nuk e bejne jeten sic e kemi bere ne,keta jani si robote mbas kompjuterit tere diten,shume te ftohte,pa resperkt per kerkend.
    E dyta kur e lam vendlindjen erdhem ne nje vend tjeter me tradita te ndryshme dhe ne kundershtim se si ishim mesuar.Ruajtja e kultures,gjuhes.... dhe mungesa e tyre na beri me shume patriote dhe na rriti atdhedashurine.
    Une ne fillim vajta ne Greqi dhe atje pash nje urrejtje te madhe per shqiptaret. Duke na mohuar dhe vjedhur historine e prejardhjes tone deri duke na detyruar te ndryshonim emrat tane. Por si mund te duroj nje qe i thot vetes shqiptar duke ia mohuar te tera.Kjo eshte nje ane tjeter qe te ban patriot,qe te rrit atdhedashurine duke ju kunderpergjigjur jo vetem grekerve por te gjitheve qe na perbuzin.
    Tani ndodhem ne Finlande ketu pothuajse nuk dine fare per vendin tone(traditat,historine...).Ne `97 e moren vesht ku bie Shqiperia.Perdite mundohem tu tregoj si ne pune dhe ne shoqeri se cfare virtytesh kemi ne. Se cdo te thote bese,bujari.... qe i gezon cdo shqiptar qe me te vertet i thot vetes shqiptar.
    Por dicka me ka bere pershtypje ketu ndershmeria ka arritur kulmin(aspak korrupsion).Qe dicka e tille ka arritur kulmin tek ne.Ky korrupsion po na mban shum larg nga Evropa.
    PER NJE SHQIPERI SI EVROPA.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Pėrshtypjet nga bota e huaj kanė lidhje me pozitėn tėnde

    I dashur Julian:
    Nuk dua tė bėj polemikė kundėr pikėpamjeve tė tua, sepse jam i bindur se ti je i sinqertė. Pėrshtypjet qė ke nga Greqia dhe Finlanda janė mjaft negative. Dhe ti ke ardhur nė kėto vende nė rrethana mė tė pafavorshme, duke kėrkuar azil dhe punė.
    Pėrshtypjet e mia nga Greqia janė krejt tė kundėrta. Nė ishullin Kretė mė trajtuan shumė mirė. Sidomos mė kujtohet se ata ishin shumė bujar nė dy raste kur nuk kisha marrė me mua parį tė mjaftueshme. Nuk ishin tė mėrzitur fare - kėtu nė Suedi do tė kisha njė problem tė vėrtet nė raste tė tilla.
    Finlanda ėshtė vend i pastėr, me natyrė tė mrekullueshme. Sidomos mė tėrheqin liqenet nė pjesėn lindore tė vendit. Kam bėrė shumė vizita nė Finlandė, kam mėsuar pakėz gjuhėn finlandeze, e cila ėshtė jashtėzakonisht e vėshtirė. Njerėzit janė shumė miqėsor, kur kuptojnė se unė jam suedez dhe megjithėkėtė kam mėsuar sadopak gjuhėn e tyre. Finlandezėt kanė ndier mėri ndaj suedezėve pėr arsye historike. Klasa sunduese nė Finland ishte suedishtfolėse, suedishtja gjuha e zotėrinjve. Por ndaj meje kanė qenė shumė mikpritės.
    Kush e lexon tekstin e Julianit dhe e krahason me tekstin tim do tė mendojė: Pse kėto dallime tė mėdha?
    Pėrgjigja ėshtė e lehtė: Juliani ėshtė hasur me racizmin nė Greqi dhe me mosbesimin ndaj imigrantėve qė ėshtė mjaft i dukshėm nė Finlandė. Suedia ka pranuar shumė tė huaj, Finlanda mė pak se vendet e tjera tė Evropės perėndimore. Nga ana tjetėr, kur erdhėn refugjatėt nga Kosova nė vitin 1999, ndodhi e kundėrta: Finlandezėt nė komunat ku u strehuan kosovarėt bėnin cmos pėr ti ndihmuar nė tė gjitha drejtimet. Pastaj kuptuan se e tepruan, sepse njeriu duhet tė ecė me kėmbėt e veta!
    Parakushtet e Julianit kanė qenė shumė tė dobėta. Dua tė tė kėshilloj, Julian: Jeto jetėn tėnde nė Finlandė ndėrsa ti banon atje! Tė jesh fizikisht nė mėrgim dhe shpirtėrisht nė vendlindje ėshtė shkatėrruese pėr njeriun. Mėso sa mė shumė pėr gjuhėn dhe kulturėn e Finlandės, interesohu pėr jetėn e vendit.
    Kunati im Hysen, i lindur nė rrethin e Dibrės, erdhi nė Suedi nė vitet gjashtėdhjetė. Ai shumė herė ėshtė mė i orientuar rreth jetės shoqėrore nė Suedi se unė! Ai erdhi vetėm, kaloi shumė kohė me suedezėt, ndoqi emisionet televizive dhe gazetat me shumė vėmendje. Por ai ka mbetur shqiptar dhe flet mirė pėr vendlindjen e vet.
    Vėrejtjet e Julianit dhe pėrshtypjet e mia tė dy janė tė sakta, megjithėse janė plotėsisht kontradiktore! Cdo gjė varet nga pozita e vėzhguesit!
    Mė nė fund, ke tė drejtė nė lidhje me korrupsionin. Kėtu luan rol fakti se shteti dhe rendi shoqėror kanė qenė shumė stabilė nė vendet skandinave. Kur shteti ėshtė i dobėt rritet korrupsioni.
    Ullmar Qvick

  8. #8
    raku
    i/e ftuar
    ullmar
    te kam lexuar ne nje post te meparshem dhe ke thene qe je suedez dhe jam shume i habitur ne pastertine e menyres se folurit shqip.tregon shume rreth intelektit tend.
    megjithate juliani nuk foli ne postin e mesiperm per mosbesimin qe finlandezet kane per emigrantet ,por per mosnjohjen qe ata kane rreth shqiptareve dhe gjuhes dhe kultures shqiptare.kjo eshte normale ,pasi finlanda eshte shume larg dhe shqiperia eshte shume e vogel me permasa gjeografike.dmth ai nuk foli aspak keq per finlanden dhe nuk ma don mendja qe ka ndonje shqiptar ne bote te flasi keq per vendet skandinave.
    persa i perket grekeve ,mendimi yt eshte shume i gabuar rreth tyre.ja te jap une shembuj konkret qe te bind pak a shume.
    megjithese ti ke shkuar ne greqi dhe te ka pelquer aq shume dhe njerezit kane qene te afert dhe mikprites ,ashtu eshte kudo qe shkon.ai eshte biznesi i turizmit.greket e din qe ata kane nje ekonomi ne rritje dhe kjo eshte ne pergjithesi fale turizmit.ata e din qe po nuk u sollen mire me turistat ,ata jo vetem qe humbin nga biznesi i tyre privat por edhe ekonomia e greqise ne pergjithesi ka humbje te medha.kjo munt te duket joreale dhe e pabesueshme por eshte e tille sepse ti nuk din shume rreth grekeve dhe politikes greke ashtu sic finlandezet nuk din asgje rreth shqiptareve.ne kemi jetuar me shekuj prane grekeve dhe mund te them me bindje qe dime me teper rreth tyre sa cdo vend tjeter ne evrope me perjashtim te maqedonise.kjo e fundit as nuk konsiderohet shtet sipas politikes greke e cila ka ne dore presidencen qesharake te bashkimit europian.be eshte organizate qesharake per mendimin tim dhe i vetmi shkak shqiperia kerkon te anetaressohet eshte shkaku ekonomik.mund te flas me teper rreth kesaj ne postin e meposhtem....

  9. #9
    raku
    i/e ftuar
    sic e thashe me siper ,greqia e cila eshte presidenca e rradhes e be ,nuk e konsideron maqedonine si shtet por si shtese e epirit verilindor.ma do mendja qe ti se dije kete!
    nje pjese e madhe e ligjeve greke jane ne mosperputhje me ato te vendeve te tjera evropiane ,megjithate greqia eshte pjese e be dhe presidente e saj ne te njejten kohe.paksa e cuditshme apo jo?
    ky vend i cili e konsideron veten modern dhe evropian akoma se ka hequr ligjin e luftes qe ka pasur me shqiperine dhe akoma nuk vazhdon ti konsideroj camet minoritet.megjithese shqiperia i konsideron greket minoritet ,greqia nuk e ben nje gje te tille.a e din ti ullmar se pas greqishtes ,gjuhet e dyta te folura jane frengjishtja dhe anglishtja?
    si eshte e mundur kjo kur shqiptaret jane minoriteti me i madh dhe kur vete agjencia e lajmeve greke ne fundin e vitit te kaluar tha se ka 2 milione shqiptare qe punojne dhe jetojne ne greqi?
    kjo eshte prapagande politike po me pyete mua!
    kur nje turist i huaj shkoi ne korfu para dy vitesh ,ai pyeti nje nga banoret e ishullit se kishte deshire te shkonte ne shqiperi dhe ta vizitonte ate vend pasi eshte shume afer .banori i ishullit i tha ketij turisti nga hollanda se shqiperia eshte vend shume i rrezikshem dhe vend hajdutesh, dhe po shkove atje nuk kthehesh me.
    keto jane vetem pak nga faktet konkrete qe une mund te jap ty se po vazhdova une s'marr fund atehere.
    politika e be eshte komplet rraciste dhe propagandistike.e udhehequr nga vendi me pordhac [me fal per shprehjen],franca ,e cila ka ne dore vetem interesat e saj.
    franca e ketij kontinenti kaq modern dhe me kulture qe te gjithe banoret duhet ti jene krenar e cila ishte kundra luftes ne kosove dhe bosnje,e cila mbronte kasapin e ballkanit ne vend te njerezve te pafajshem qe masakroheshin nga dita diten.be per mendimin tim eshte nje organizate ekonomike qe qendron si kukull kur vjen puna e poltikes dhe nuk ballafaqon problemet me serioze qe hasin te gjithe kontinentin tone.be eshte organizate kukull me plot kuptimin e fjales.ky eshte shkaku qe ne shume parlamente te vendeve te evropes qendrore qe kerkonin anetaresim ne te ,u vu ne tryeze kredibiliteti i kesaj organizmi dhe interesi qe vendet e tilla si cekia dhe polonia do kishin po te anetaresoheshin ne kete organizem.madje vete ish presidenti cek vachlav havel ishte kundra hyrjes se cekise ne be.qe ta jap shkurter une ty ,fakti qe greqia ben si ti doje qefi dhe ndjek politiken qe ndjek ,ka te bej shume me kredibilitetin qe bashkimi evropian ka si organizem.si mendoni ju z.ullmar?

  10. #10
    Ullmar, pershendetje.

    Keni kapur disa aspekte interesante ne shkrimin tuaj. Mendoj qe patriotizmi eshte virtyt i nje personi dhe jo ves, apo dicka e tille, sic mundohen ta shprehin shume vete.

    Patriotizmi ka te beje me qenien tone, me ate qe kemi qene, jemi dhe do te jemi. Mire apo keq, ne jemi shqiptare dhe duhet te mundohemi te nxjerrim ne pah vitytet tona.

    Shqiptaret kane nje histori komplet ndryshe nga suedezet dhe eshte veshtire te besh paralelizma midis ketyre dy kombeve.

    Ne jemi nje popull qe historikisht jemi sulmuar dhe grabitur dhe kurre nuk kemi sulmuar apo grabitur te tjeret. Cfare kemi bere, ka qene per mbrojtjen tone, te identitetit. tokes, familjes, kultures, tradites tone.
    Ne rast se te paret tane nuk do te kishin luftuar dhe besuar ne qenien e Shqiptarit si Komb, sot ne nuk do te ishim ketu duke shkruar shqip, por do te ishim njerez pa identitet, ose me identitet te huazuar.


    Ne rast se do ti ndanim shqiptaret ne disa kategori, une mund te permend ato me kryesoret sipas mendimit tim.

    Ka shume shqiptare, te cilet duke u nisur nga interesa te momentit nuk shohin shume larg dhe kujtojne se gjithcka ka te beje me mireqenien personale dhe jo me ate te pergjithshme. Pra ne rast se une jam mire, gjithcka eshte mire gjithashtu.
    Por kjo eshte teper e gabuar, pasi ne shume raste, mireqenia e momentit do te thote te zhvishesh nga identiteti yt, emri yt e gjithcka me vlere qe ti ke. Pra ne kete rast, mund te them qe ndiqet motoja e Prostitutes. Mjafton qe te besh para dhe nuk ka rendesi se si i ben ato. Tek e fundit jeton me mire se nje njeri qe punon nje pune tjeter dhe nuk fiton aq para sa ajo.

    Por realiteti tregon dicka tjeter. Qe nuk mund te lesh shenje te qenies tende ne rast se vepron me egoizem dhe pragmatizem momental. Eshte njelloj si te investosh diku ne ne truall, ku nuk je i sigurt qe neser do te ekzistoje aty.
    Bota ka ecur perpara sepse ka pare larg, ka parashikuar se cfare do te ndodhe ne te ardhmen dhe ka investuar ne te sigurten.

    Suedezet kane akoma kombin e tyre, dhe ruajne akoma traditat dhe zakonet, megjithe jane nga popujt me mireqenie me te larte ekonomike bote.

    Sikur te paret tuaj te mos kishin bere ate qe kane bere, ju ndofta sot do te ishit pushtuar dhe asimiluar prej ndonje populli tjeter.
    Pune e madhe do te thote dikush. Por ju nuk do te kishit sot ate mireqenie qe keni, ne rast se nuk do te kishit vepruar ashtu si keni vepruar. Ndofta do te quheshit ruse, apo dicka tjeter dhe do te trajtoheshit si qenie inferiore. Nuk do te kishit kete emer qe keni sot ne Bote, por ndofta do te konsideroheshit si delinkuente, mafioze etj etj.

    Njeriu ja di me shume vleren dickaje ne momentin qe nuk e ka ate. Kjo eshte arsyeja qe shqiptaret manifestojne patriotizmin me shume se suedezet etj dhe qe gjithashtu ata shqiptare qe jane jashte, me shume se ata qe jetojne ne Shqiperi, ose shqiptaret e Kosoves me shume se ata te Shqiperise.

    Pra pervec atij grupimi te pare, ekziston dhe grupimi tjeter, i shqiptareve patriote, qe dine te vleresojne qenien e tyre, te ruajne e te punojne per te trasheguar vlerat e veta. Ka shume qe jetojne jashte trojeve shqiptare ( ka shume qe jetojne dhe atje), te cilet perpiqen per te bere dicka per veten e tyre dhe per te tjeret megjithese ne shume raste, ata nenvleresohen ose perqeshen.

    Pervec ketyre dy grupimeve ekzistojne dhe dy te tjera me te vogla, ose me mire qe jane te shkrire deri diku me ato te mesipermet dhe qe jane ne kahe komplet te kundert me njera-tjetren.

    1- Etnocentristet, pra ata qe mohojne gjithcka te huaj. Kam hasur shpesh ne shqiptare qe nuk dine te vleresojne te huajin dhe ato qe ai ka bere. Po te shetisesh Boten, sheh shume gjera te bukura te ndertuara nga njeriu (i huaji), qe ne nuk i kemi bere dot dhe qe te mahnisin. Ne vend qe te mesojme prej tyre, i injorojme. Injorojme menyren e se si e kane ndertuar shtetin dhe shoqerine e tyre, ndertesat, urbanistiken etj etj.
    Mendoj qe shqiptaret duhet te marrin anen pozitive te shume gjerave, pasi jo cdo gje e huaj eshte e keqe. Le te mesojme se si kane arritur keto vende te huaja te kene suksese ne ne fushat ekonomike, sociale, politike etj dhe ti veme ne zbatim ne vendin tone.

    2-Persona qe dashurojne gjithcka te huaj dhe injorojne gjithcka vetjake. Per ta Bota ka gjithcka dhe ne nuk kemi asgje. Keta jane me te prirur drejt asimilit dhe prej tyre nuk mund te presesh asgje te mire. Natyrisht qe keta kozmopolite, mund te jene te suksesshem ne jeten e tyre personale, por qe shoqeria nuk perfiton asgje. Vitet e fundit eshte vene re nje fenomen i tille i cili sa po vjen dhe po perhapet. Keta imitojne cdo gje te huaj dhe kujtojne se Bota ka ecur parpara me ato parime.
    Ka shume prinder qe i vene femijeve te tyre emra jo shqiptare. Ka te tjere qe perqeshin cdo gje kombetare dhe marrin fenomenet negative te shoqerive te huaja ku jetojne. Mendoj qe ka te beje me teper me ceshtje karakteri dhe ndjenjen e inferioriteti qe i shoqeron keta persona. Shkaku kryesor per kete fenomen eshte Izolimi totalitar qe iu be Shqiperise gjate 50 viteve te regjimit komunist. Per 50 vjet, duke mos pasur kontakte me Boten, shqiptaret humben orientimin ne lidhje me ate qe po ndodh. Komunizmi na zhveshi nga te gjitha vlerat morale e patriotike. Eshte njelloj sikur nje njeriu tja lidhesh syte dhe ta rrotullosh rreth vetes per disa kohe. Pasi tja hapesh, ai do te terhiqet nga e bukura dhe vezullimi aparent dhe do te mundohet te largohet prej atij vendi pa i hedhur syte prapa.
    Bota gjate kesaj kohe eci perpara dhe ne nuk e ndoqem. Tani mundohemi te vrapojme qe ta arrime dhe kujtojme se duke zhveshur identitetin tone, mund ta arrime me shpejt.

    Shqiptaret ashtu si kombet e tjera ne Bote, duhet te konsiderohen si nje komunitet apo familje, me rregullat, traditat dhe vitytet e veta. Ky komunitet eshte i perbere nga shume individe qe kane role te ndryshme te cilat jane me pak ose me shume te rendesishem. Cdo veprim i pakujdesshem e i pamatur kushton shtrenjte, si per patriotin ashtu dhe per te tjeret.
    Veprimet e pandergjegjshme te politikaneve tane, po i kushtojne shume shtrenjte popullit tone. Perdite po largohen dhe cdo dite qe kalon, eshte nje dite vuajte per shoqerine dhe individin.

    Ne shqiptaret nuk e meritojne kurrsesi kete gje, pasi kemi qene nje popull i vuajtur qe kemi luftuar gjate gjithe historise per te ruajtur trojet tona. Ato troje jane te lara me gjak shekullor nga te paret tane dhe do te ishte mosmirenjohje te abuzoje me kete gje.
    Ne kurre nuk kemi sulmuar popuj te tjere per ti grabitur, perkundrazi, jemi dalluar per Bujarine dhe Mikpritjen tone. Kushdo qe ka patur probleme, ka gjetur strehim dhe ushqim ne token dhe shtepite tona.
    Jemi i vetmi vend ne Europe ku numri i cifuteve pas Luftes se II Boterore ishte me i madh se ai i paralufte. Strehuam me mijera ushtare italiane kur u rrezikuan te viteshin nga gjermanet, ne nje kohe qe na mbanin te pushtuar prej 4 vitesh, na kishin vrare dhe donin te na kolonizonin. Shqiperia ndryshe nga Suedia apo shtete te tjera, ka qene shesh beteje per mijera vite dhe nuk ka mbetur ushtri u huaj pa ardhur e luftuar aty.

    E pra, eshte derdhur shum gjak ne ate vend per te harruar. Patriotizmi na ka mbajtur te gjalle si Komb dhe vetem duke ruajtur ate qe kemi tonen mund te mbijetojme ne kete Bote.


    Pershendetje dhe Komplimente per gjuhen. Shqiptaret duhet te mesojne nga kjo gje.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kultura e Debatit
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 12-09-2014, 06:56
  2. Mund ta shprehni dashurinė nė njė letėr?
    Nga Crazy_Girl nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-05-2008, 19:12
  3. A ka ndjenja qe s'mund te ja shprehni te dashurit/dashures?
    Nga sLimShady nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 12:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •