Koha Jone
NENA HEDH NE LUME FEMIJEN E SAPOLINDUR
Berat-Nje nene ka braktisur femijen e saj te sapolindur, duke e hedhur ne lumin e Otllakut, 5 km larg qytetit. Trupi i mbytur i femijes eshte gjendur ne periferi te lumit nga fshataret qe kane tokat e tyre pergjate bregut te lumit. Kane qene fshataret qe kane lajmeruar menjehere policine. Ne vendngjarje kane mberrritur dhe nje grup ekspertesh kriminale, te cilat thane se femija eshte i seksit mashkull dhe eshte gjetur i mbytur pasi e kane hedhur ne lume. Pas hetimeve paraprake policia eshte vene ne kerkim te autoreve te ketij krimi, qe sipas tyre mendohet se jane prinderit e femijes. Burime te policise bejne te ditur se nga te dhenat paraprake tashme ka rene ne gjurmet e ciftit qe ka braktisur foshnjen. Policia kriminale ka shoqeruar dy persona qe mund te jene cifti qe ka braktisur foshnjen. Emrat policia nuk i ben te ditur per hetime te metejshme.
D.Xhelili
Krijoni Kontakt