DURRES (27 Qershor) - Mielli i nisur pak kohė mė parė nė Durrės nga CRS-ja nė formė ndihme pėr kopshtet dhe ēerdhet, ka qenė i shoqėruar me njė raport-analizė, sipas tė cilit ai rezultonte me parametra normalė dhe i pėrdorshėm nga njerėzit. Fletanaliza ka tė shėnuar mjaft qartė datėn 14 prill, ndėrkohė qė viti 2003 lexohet me vėshtirėsi. Sipas analizės fiziko-kimike dhe asaj bakteriologjike, tė cilėsuara nė kėto dokumente, mielli nė dokumente rezultonte brenda normave higjeno-sanitare tė lejueshme pėr konsum njerėzor. Por pas dyshimit tė pronarit tė fabrikės qė duhej tė prodhonte bukėn pėr ēerdhet, Fatmir Sula, i cili ka kėrkuar vetė qė analizat tė pėrsėriteshin, laboratori i Inspektoriatit Sanitar shtetėror tė Durrėsit dhe ai i DBU-sė, analizuan mostrat e miellit qė kishte mbėrritur nė Durrės. Mostrat u analizuan mė 16 qershor, pra vetėm pak ditė pas mbėrritjes sė sasisė prej 4 tonė miell nė Durrės. Rezultatet e nxjerra nga institucionet shtetėrore ishin krejtėsisht tė kundėrta aq sa u vendos bllokimi i menjėhershėm i miellit deri sa ai tė bėhet gati pėr groposje. Organizata amerikane CRS, nėpėrmjet ndihmave tė Departamentit Amerikan tė Agrikulturės siguron ndihma nė ushqime pėr 23 mijė familje shqiptare qė kanė vėshtirėsi ekonomike. Doktor Mehdi Hoxha, Inspektor sanitar shtetėror i cili ka kontrolluar miellin dhe ka asistuar nė groposje, ka sqaruar dje pėr "Gazetėn Shqiptare" rrethanat e tjera se si u zbulua ky miell, i cili nė rast se pėrdorej nė kopshte dhe ēerdhe mund tė rrezikonte jetėt e fėmijėve. Ēfarė treguan analizat e kryera pėr kėtė sasi mielli? Analizat treguan se ai ėshtė i papėrdorshėm, madje i rrezikshėm pėr jetėn e njerėzve. Pėr tė marrė rezultate sa mė tė sakta u bėnė analiza nga dy organe, si nė ato fiziko-kimike edhe ato bakteriologjike. Norma e lejuar pėr pėrdorim ėshtė 2000-25000 qeliza nė njė gram bazil mezenterik. Ndėrsa mielli nė fjalė rezultoi me njė ngarkesė mykore 3200 gramė produkt, pra i palejueshėm dhe u vendos bllokimi e groposja e tij. Po nė rast se do tė pėrdorej ky miell ēfarė do tė ndodhte? Pėrdorimi i kėtij mielli sjell infeksion nė bark, qė shoqėrohet me tė vjella dhe temperaturė tė lartė. Ai mund tė shkaktojė edhe sėmundjen e patates tė cilėn ne dhe BDU kemi vite qė luftojmė pėr ta parandaluar. Meqenėse ju keni pasur edhe herė tė tjera lidhje me kėtė organizatė, ēfarė dini pėr aktivitetin e saj? CRS-ja dikur ka pasur filial edhe nė Durrės ashtu si dhe nė disa qytete tė tjera. Por aktualisht, ata kanė ende tė hapur vetėm njė degė nė Tiranė. Ky ėshtė dhe shkaku qė mielli erdhi prej andej nė formė dhurate pėr Bashkinė e Durrėsit, me qėllim qė tė bėhej bukė pėr fėmijėt e kopshteve dhe ēerdheve. "Nuk dimė se si ėshtė mykur mielli nė fabrikėn e furrės nė Durrės, por ne do tė hetojmė pėr tė ditur tė vėrtetėn", kėshtu ka deklaruar dje drejtoresha e Catholic Relief Services, (Shėrbimet Katolike tė Lehtėsimit), Kristin Dormaven. Pas skandalit tė Durrėsit, ku 4 tonė miell tė dėrguar nė formė ndihme nga CRS-ja, pas analizave tė bėra nga Inspektoriati Shėndetėsor i Drejtorisė sė Bujqėsisė dhe Ushqimit nė Durrės, ka rezultuar i mykur, drejtoresha e organizatės gjatė gjithė ditės sė djeshme ka pasur takime me drejtuesit lokalė tė qytetit bregdetar. Sipas saj, e gjithė sasia e miellit qė ka CRS-ja ėshtė analizuar sipas procedurave normale nga Drejtoria e Higjienės, Tiranė nė prill tė vitit 2003. "Pjesė e kėtij mielli ėshtė edhe saisia qė ėshtė transportuar nė Durrės mė 6 qershor tė kėtij viti dhe nga analizat e bėra ai ka rezultuar i pėrshtatshėm pėr konsum njerzor", thotė Kristin Dormaven. Askush nga pėrfaqėsuesit e CRS-sė nuk e ka idenė se si ka ndodhur qė ėshtė mykur mielli qė do tė bėhej bukė dhe do tė shpėrdahej nė formė ndihmė nė kopshtet e Durrėsit. Drejtoresha e kėsaj organizate thotė se pėr kėtė incident janė vėnė nė dijeni edhe Departamenti i Bujqėsisė i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, i cili ėshtė donatori kryesor i kėsaj organizate. Pėrsa i pėrket sasisė sė 4 tonėve miell i cili ka rezultuar i papėrdorshėm, drejtoresha e organizatės thotė se nė bazė tė procedurave, mielli do tė groposet. Por kjo pasi tė ribėhen edhe njė herė analizat nė depo e mė pas nė furrė pėr tė ditur shkaqet qė kanė ēuar nė mykjen e mielli tė destinuar pėr ushqimin e fėmijėve. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt