Teme interesante kjo te pakten per ne anetaret e ketij Forumi qe u beme vite jashte ne Perendim.
Cilat jane shkaqet e emigracionit masiv shqiptar?
Une po perpiqem si Rez te hedh disa rreshta per situaten time asokohe.
Nuk do shkruaj hartime standarde si ato ne ore te letersise ne vitet 80 neper gjimnaze, ku pa marre parasysh
se cfare teme do na binte dihej kallepi ishte gati.
Per mendimin tim anetaret e ketij forumi jane te rinj e te reja qe thuajse shumicen e kohes e kalojne duke
lexuar shkrime gazetash, revistash, publikime analistesh, shkrime patetike atdhedashurie dhe kur lexon te
tilla nga dita ne dite te bie interesi te lexosh te njejtat gjera deri ne fund.
Merreni me mend kur shkrime te tilla standard merzisin anetaret qe kane ardhur nga ajo kohe, po per brezin e
ri, i cili ngaqe u be vite jashte ka probleme me shqipen...e jo te tjerat.
Une u largova nga Tirana ne shtator te 1991 sapo mbarova maturen tek Petro Nini Luarasi.
Ne ate kohe luftonim per mesatare per te dale ndonje e drejte studimi.
Dalja jashte shtetit ishte jo vetem enderr e parealizueshme, por edhe te te dilte dikush jashte nga fisi e
te te sillte ndonje rrobe te jashtme ishte ku e ku.
Ne ate kohe duhet te kishe ndalu ndonje goce ti propozoje ne rruge, shabllonet e kohes. Per kete te duhej
nje look i pranueshem. Me nje pale xhinse te jashtme mund te nderrmerrje ndonje tratative...si dihej.
Korriku i 90-es na kapi pas vitit te trete.
Papritmas dalja jashte nuk dukej me enderr e paarritshme. Per vete nuk ma mbajti me inicjative vetjake.
Ama inicjative tregova tek anija "Partizani" ne mars te 1991, prape si kofini pas te vjelave.
Edhe nje tentative per nga Jugosllavia perfundoi ne Struge.
I tregoj te gjitha keto se ne ate vere te 91 cunat e tirones nuk e kishin me mendjen per te drejta studimi,
apo per propozime vajzash rrugeve.
Historia nxorri ne plan te dites epidemine: "Me ca ferren!"
Kush ishte palluqe dhe cun mami rrinte ne Shqiperi.
Nuk di te jem larguar nga Shqiperia per arsye politike.
Nuk kam qene aktivist politik dhe nuk me ka pas shqetesu shume si 18 vjecar se a ka pas pluralizem ne
shqiperi apo jo.
Bota jone ne ato kohe ka qene: Petro Nini, xhiroja e bulevardit dhe kur do bonim ndonje mbremje me gocat e
klases, kush do sillte manjetofonin, si do mblidheshin leket te blihej konjaku dhe llokumet e te tjera si
keto.
Nuk me kujtohet te kemi bere plane minimi te sistemit komunist apo vendosjen e nje sistemi perendimor. Bile
edhe ne xhiro te asaj kohe ne te cilen merrte pjese gjithe rinia e brezit tim nuk me kujtohet ndonjeri qe te
kishte ambicje politike dhe qe i duhej ndejt larg.....
E qarte qe nga ekonomia e atyre viteve ishim pertoke. Vitet e talloneve nje here ne jave gjalpi e djathi e
mishi dhe me pas vezet a ku mbaj mend me se ca tjeter....
Dikush me siper kishte permend qe ikem edhe nga mentaliteti i rendomte ballkano - anadollak.
Me duhet ti jap te drejte. Une kam qene ke ata cuna Tirons qe nuk rrinin kurre ke lagja, por cdo mbasdite ne
xhiro. Kisha shume shoke qe nuk e kalonin pragun e lagjes. Keshtu qe per mendimin tim eshte edhe pune tipi
puna e te dalmes.
Ngaqe Nena ka pas punu jet e mot shefe kuadri ne rrobaqepsi, njoh me dhjetera raste grash te ndara nga burrat
me femij te cilat kane pare te vetmin shans daljen nga Shqiperia sa me larg atij vendi, atij ambjenti
thashethemes, atij mentaliteti, atyre opinioneve. Eshte per te ardhur keq kur sheh qe ky grup popullate nuk ka asnje shans te nje jete normale ne atdheun me normat qe u mesuam ne.
Diku nga vitet e fajdeve ra pak muhabeti i Epidemise se daljes si rrjedhoje e fondacioneve bamirese....
Me kujtohet 1997 dhe 1998 ethet qe kapen xhiron e Tirones ne ate kohe per vendin e Mbretereshes. Une si
pushues duke pire ndonje birre degjoja ke Parku Rinia majtas e djathtas vetem nje fjale :"LONDRA" thirrej eldorado e re.
E qarte qe USA dhe CANADA kane qene gjithmone "Evergreens-at" e xhiros, por edhe portofoli per enderra te
tilla duhej te kapte shitjen e ndonje gjeje te madhe te patundshme kollaj.
Me kujtohet qe kemi qene nje grusht cunash bashkmoshatere asaokohe(91) qe sikur ishim me perpara, me te
pakenaqur me boten rreth nesh me prespektivat ne Shqiperi.
Tirana dhe Shqiperia po ndryshojne goxha dita dites nga ndertimet dhe pamja e jashtme.
Mentaliteti brenda qendron. Ky eshte edhe ai i ashtuquajturi "Schock" kulturor qe pesojme ne Shqiptaret e
Diaspores kur shkojme atje me pushime.
Por nje gje duhet ta kemi te qarte. Gjerat ne Shqiperi behen per nje grup njerezish te caktuar me kerkesa
dhe nevoja te caktuara dhe pikerisht per Shqiptaret qe banojne ne Shqiperi.
Permbushja e nevojave ekonomike, kulturore, sociale, psikologjike, argetuese, turistike behet vetem per ata
dhe jo per Shqiptaret e Diaspores.
Ky mosrealizim i "KENAQESIVE" tona na e ben ende teper te veshtire kthimin ne atdhe.
Do desha te falenderoja anetaret me siper qe me dhane kenaqesine te lexoj postimet e tyre.
Hallall koha qe keni harxhuar!
Pershendetje
Rezi
Krijoni Kontakt