Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Motivet e emigracionit shqiptar

    Emigracioni shqiptar eshte i krahasueshem tashme me nje epidemi mbarekombetare qe ka prekur pak a shume cdo familje shqiptare. Kemi deshmuar nje flluks te madh largimesh nga trojet shqiptare ne Ballkan kryesisht drejt vendeve te Europes Perendimore dhe kontinentit te Amerikes Veriore. Te gjithe i njohim pasojat e emigrimit dhe traumat familjare qe keto krijojne fale ndarjes fizike nga njerezit e aferm.

    Duke qene se shumica e anetareve tane jane emigrante vete, do desha tu bej pyetjet e meposhtme:

    - Cilat jane shkaqet e emigracionit masiv shqiptar?
    - Cilat jane pasojat negative te emigracionit?
    - Cilat jane pasojat pozitive te emigracionit?
    - Si e shikoni ju te ardhmen tuaj dhe te familjes tuaj?

    Albo

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Pirro i Epirit
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    Scotland
    Postime
    37

    Post

    Albo,
    faleminderit per kete teme. Po pergjigjem shkurt. Emigracioni shqiptar ne permasat dhe porporcionet qe ka marre eshte nje plage pasojat e se ciles ka fiilluar ti vuaj Shqiperia dhe do vazhdoje ti vuaje per shume kohe.
    Shkaqet;
    - Shkaterrimi i shpreses se zhvillimit te Shqiperise me revolucionin sllavo-greko-mafioz te vitit 1997.
    - Humbja e sovranitetit politik te Shqiperise qe pasoi me glaberimin e te gjitha resurseve ekonomike rentable nga kompanite shteterore greke.
    - Pamundesia per te bere biznes ne Shqiperi dhe prosperuar pasi gjithcka eshte perqendrur ne duart e nje klani te ngushte njerezish te rrethit qeveritar, qe per interesat e tyre te ngushta dhe padroneve te tyre brenda dhe jashte vendit vrasin e presin cdo dite. Ky grup pushtetplote ka perqendruar rreth vetes klanet me te pamoralshme, pafe, patdhe qe merren me trafic parash te pista, droge, tregti femrash jo vetem shqiptare po nga mbare lindja.
    - Pushteti i 4tert eshte ne duar te mafias vendase dhe asaj te vendeve fqinje.

    - Instuticioni i votes se lire eshte vetem histori. Pavaresisht se kush shkon per te votuar, sa shkojne, e per ke votojne resultati ne Shqiperi eshte i paracktuar. Pra votat jane kot. Askush nuk i numeron fletet e votimit.

    -Drejtesia eshte inegzistente. Ose me fjale te tjera, drejtesia ekziston per te fortet dhe te varferit ekstreme qe skane para te paguajne prokuroret dhe gjyqtaret.

    - Shkolla dhe shkollimi edhe ashtu me cilesi te dobet jane bere privilegj i nje grupi gjithnje e me te vogel njereziz qe kane para dhe pushtet. Nese fjala vjen veriun ne kohen e komunizmit e ndaloi Enveri tani e ndalon varferia, mungesa e shkollave mesuesve etj. Jo rastesisht emigrimi i veriut ka qene teper masiv vitet fundit.

    Pasojat negative:
    - Pjesa me emdhe a atyre qe jane larguar nuk kthehen me pasi jane sistemuar ne vendet ku kane shkuar. Gjendja ne Shqiperi perdite po behet edhe me e e pashprese sepse ajo pjese vitale qe presupozohet te shkunde sistemet dhe regjimet e ka braktisur vendin. Aty kane ngelur, mafiozet, optimistet ekstreme, dhe te varferit qe skane mundesi te largohen.

    - Edhe sikur gjendja te rregullohej mrekullisht me nje te shkrepur te cakmakut duhen dekada te tera per te arritur nivelin e zhvillimit te vitit 1996.

    Positive:
    Ne nje situate ideale te venies dore te SHBA-se per ta hequr Shqiperine nga thonjte e Greqise nje pjese e shkolluar ne perendim perfshi edhe autorin e ketyre rrjeshtave do ktheheshin ne Shqiperi dhe pervojne dhe diturite e fituara ketu do ti vinin ne funksion te zhvillimit te Shqiperise me nje mentalitet te ri perparimtar dhe jo aziatik.

    Do te doja ta shihja perspektiven ne Shqiperi, pasi si Shqiperia vend nuk ka. Ai qe ka provuar peshen e mergimit e di se cka dashur te thote Cajupi me vargun...ku te duket balta me e embel se mjalta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pirro i Epirit : 13-06-2003 mė 21:30
    Liridashes

  3. #3
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666

    Re: Motivet e emigracionit shqiptar

    Postuar mė parė nga Albo
    Te gjithe i njohim pasojat e emigrimit dhe traumat familjare qe keto krijojne fale ndarjes fizike nga njerezit e aferm.
    Nuk thuhet "fale ndarjes fizike nga njerzit e aferm" sic e ke shkrojtur ti, por per shkak te... Besoj se nuk ke nevoje te ti shpjegoj arsyet pse eshte keshtu dhe jo ashtu...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    - Cilat jane shkaqet e emigracionit masiv shqiptar?

    Kryesisht shkaku primar i emigracionit shqiptar eshte ekonomia skandaloze qe gjendet ne Shqiperi. Se dyti eshte epidemia e korrupsionit qe ka pushtuar vendin tone duke filluar qe ne perqendrimin e bizneseve ne doren e social-komunisteve te cilet gjithe djersen e 3 million sklleverve te akumuluar per 50 vjet e ndane midis syre me renien e komunizmit. Se treti nje pseudo-edukim qe mjerisht sistemi arsimor shqiptar i ofron nxenesve duke filluar qe nga klasa e pare fillore e deri ne arsimim universitar. Nuk dua te permend ketu raste nga me vulgaret qe vijne nga klasat e studenteve te universitetit te Tiranes. Se katerti, dua te permend nje grup qytetaresh shqiptare qe me te vertete kane besuar dhe vuajtur per idealet e tyre te cilet nga zgenjimi dhe persekutimi e lane vendin e tyre per te gjetur lirine dhe drejtesine e vertete ne Perendim. Keta jane te paket ne numer, sepse shumica vdiqen burgjeve, por ketu mund te perfshijme te gjithe familjet e te persekutuarve e internuarve qe me daljen nga kampet e punes nuk paten asnje mundesi e shprese per te filluar nje jete normale ne Shqiperi.

    - Cilat jane pasojat negative te emigracionit?

    Pasoja me negative e emigracionit eshte se shume emigrante detyrohen te rrijne me vite te tera derisa te naturalizohen (marrin dokumentat) ne shtetet e huaja ku jetojne, pa pare familjet e tyre. Familjet tona jane copetuar dhe gjymtuar fizikisht e shpirterisht.

    Pasoja e dyte me negative eshte se ne po rritemi ne vende te huaja ashtu te rritur para kohe sic jemi. Mundesite per te krijuar familjen tende me nje bashkekombes jane shume te pakta. Vetmia dhe ne ca raste depresioni i bren emigrantet e sidomos ata pa familje e pa miq te vertete. Nje fenomen i vrojtur shpesh eshte se komunitetet shqiptare nuk jane solidare dhe disa here me te drejte, sepse shpesh njohja me emigrante te tjere shqiptare nuk te len te ecesh perpara sipas kerkesave te vendit ne te cilin ndodhesh dhe ka raste qe me shume te krijon probleme se te permbush nevojat shpirterore qe nje shoqeri e paster te ploteson. Plus, qe xhelozia midis shqiptareve eshte e tmerrshme. Kush ecen perpara shihet plot smire dhe zili, ne vend qe te inkurajohet ne udhen qe ka ndermarre. Ne emigracion kane dale shume nivele njerezish dhe kjo e ben akoma edhe me te veshtire krijimin e miqesive me bashkekombesit e tu jashte.

    - Cilat jane pasojat pozitive te emigracionit?

    Per mua pasojat pozitive te emigracionit kane qene shkollimi shume i mire, zgjerimi im shpirteror (spiritual), njohja me kulturen amerikane dhe mundia qe me eshte dhene te marr ato gjera pozitive nga ajo, si shikimin e punes sende dhe jo futjen e hundes ne punet e tjetrit. Pervec njohjes me kulturen amerikane, nje kulture kaq demokratike me kuptimin e mirefillte te fjales, me eshte dhene mundesia te njihem me njerez te ndryshem te botes dhe te kuptoj pak nga kulturat e tyre. Horizonti im eshte zgjeruar se tepermi. Ne te njejten kohe une kam arritur te reflektoj nje imazh te paster e bukur te Shqiperise tek te huajt, per te cilin jam krenare. Secili nga ne eshte ambasador i vendit te vet atje jashte ku ndodhet dhe cdo veper e jona ndikon ne opinionin qe nje i huaj krijon per te gjithe shqiptaret te teresi. Mbi te gjitha ato cka thashe me lart, une kam arritur ta shoh nga larg e me qarte kulturen shqiptare dhe zhvillimet e fundit politike e ekonomike qe prej 1998. Me zemer te plagosur kam pare ne distance vendin tone duke u perpelitur pas facades se bojosur te komunisteve. Me vjen t'i tund e shkund te gjithe ata qe jetojne atje dhe pretendojne se si jeta ne Shqiperi nuk ka, ata femije biznesmenash te korruptuar e komunistash se lindur, qe jane te verber kundrejt vuajtjeve te popullit perreth dhe mendojne vetem per qejfet dhe veten e tyre. Po te kisha qene atje nuk do te kisha ditur ta beja kete lloj ndryshimi dhe krahasimi sepse nuk do ta njihja lirine, demokracine dhe tregun e vertete kapitalist. Mendoj qe shume te rinj te gjenerates sime te cilet po shkollohen neper Perendim jane te te njejtit mendim me mua. Vete fakti qe shume te rinjve shqiptare po u hapen syte dhe mendja jashte shtetit perben te vetmin ngushellim dhe shprese per Shqiperine. Ky eshte aspekti me pozitiv i emigracionit, siguria se nje dite bijte e shqipes do te kthehen per te shpetuar dhe rindertuar nje shoqeri shqiptare demokratike e te pakorruptuar.

    Si e shikoni ju te ardhmen tuaj dhe te familjes tuaj?

    Une ate e shoh ne vendin tim, Shqiperine, por kur te shkoj atje dua te jem pergatitur nga ana profesionale dhe ne gjendje per te bere ndryshime per mire ne ate vend.
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2002
    Vendndodhja
    philadelphia USA
    Postime
    11
    HI all ,se pari dua tju pershendes te gjitheve,dhe me behet qefi qe jeni reale te gjithe e shikoni te verteten ne sy.edhe une jam me nje mendim me ju,edhe une si te gjithe te tjeret,jam larguar jo nga ana ekonomike ,por si rrodhen ngjarjet ne vendin tone jeta u bo e pasigurte,qe te jetoje atje duhet te jesh ushtar dhe kriminel i pushtetareve,psh gramoz rucit tosit te nanos,majkos metes edi rames ,tani vone etj etj.politika e ka zhytur ate vend ne nje humnere qe ska shpresa me dal ndonje here sa te jen gjalle ky brez qe po e drejtojne sot.jane 10 veta qe po pasurohen ne kuriz te gjithe sklleverve shqiptar qe jetojne brenda dhe jashte vendit,qe punojne dhe leket prap ja mer pushtetari me nje apo me nje forme tjeter,psh piramidat ,ndertimtarin sot thote boje vilen hotelin apo pallatin neser vjen dhe ta prish.per pozitive nuk shikoj ndonje pozivitet nga emigracioni, sidomos per brezin pak te madh qe kan punu 30 vjet ne shiperi dhe i ka ra prap nga filllimi me punu ne emigracion.nejse me fol ka shume,se jemi shume te indinjuar nga rruga qe kemi mare te detyruar nga plerat e kombit qe drejtojne sot vendin tone. vetem nja fjal ka njel zoti na ndihmofte e na bekofte knej ne emigracion te na japi shnetin. dhe me shpirt i jap mallikimin politikaneve shqiptare.tju eci mbare e mire kudo qe te jeni vllezer e motra. bye all.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Me duket se shum vete ketu e theshtezojne ceshtjen e emigracionit ne banalitete te tipit 'erdhen komunistet, nano, ruci, asfalia dhe ikem' e budallalleqe te tjera te ketij tipi. Te jemi te qarte se emigracioni si fenomen shpreh nje prirje te bendshme te individeve per ti shpetuar jo vetem veshiresive ekonomike sic e paraqitin mendjelehtesisht disa, por pe ti shpetuar ne radhe te pare asaj fryme mbytese, asfiksuese, gjysem anadollake qe sundon shpirtin e atyre indvideve shqiptare qe kane nje fare kulture dhe edukate. Ta quash emigracinin pasoje e 1997 eshte ose miopi ose injorance,se per te qene te sakte vala me e madhe e emigranteve ishte ne fillim te viteve 90. Une per vete kam ikur qe nefillim te 1995, kur lulezonin piramidat. Sipas mendesie me lart une duhe te rrija ne shqiperi se ishte koha e arte e demokracise. Nuk eshe aq e thjeshte. Ne Shqiperi ekzistojne nje mori arsyesh qe te mbledhura bashke e bejne ikjen te domosdoshme. Edhe 10 here me e zhvilluar se sot te ishte shqiperia, edhe sikur te qeverisej nga njerzit me te afte e te pakorruptushem, une do kisha ikur. Se nuk eshte vetem ceshtje manaxhimi politik, por ne radhe te pare eshte realiteti mbytes shqiptar me varferine dhe mediokritetin e vet qe te vret, te afikson, dhe me kalimin e kohes te tjeterson gjersa nje dite e gjen veten duke bere te njejtat gjera qe ke kritikuar me pare, qe nga hjyrje-daljet pa hesap te komshiu pa e vrare mendjen per privacine e tjetrit e deri tek thashemet e pafund, cmira pakufi, nenshtrimi ndaj konceptit te nderit si kulti i shoqerise qe e zbeh individin dhe inicitiven individuale ne maksimum. Eshte hapesira psiko-reale shqiptare qe te nxit te levizesh, sepse shqiperia eshte teper e vogel dhe e ngushte per ti percuar individit modern shqiptar arritjet me te medha te njerezimit nder shekuj, gje cka eshte me teper e realizueshme ne vende me histori e kulture te perbotshme, si Franca, Anglia, Italia, e deri diku USA. Kjo analize eshte teper me e komplikuar sec po tjerr une ketu, por po e le me kaq tani.

    Nuk shoh pasoja negative madhore te emigracionit, pervecse traumave emocionale qe shkakton ndarja nga familja. Dhe deri diku emigrimi i nje pjese te intelektualeve te paket shqiptare.

    Nga ana tjeter, te gjithe shqiptaret e emigruar besoj se kane fituar shprehi te sjelluri dhe edukate perendimore te cmuar e cila manifestohet ne ftohtesi gjykimi, gjakftohtesi, shmangje nga bisedat pa buke, urtesi, permbajtje dhe tolerance, tipare qe jane aq te spikatura perballe mendesise ballkano/orientale qe na eshte mbujtur ne qelize qe ne femijeri ne formen e filxhanit te permbysur te kafese para te cilit humbasim kohe te cmuar si budallenj, dhe 'hallves dhe specave te mbushur'. Per vete, si kapitalin me te madh gjate ketyre 8 vjeteve jashte nuk quaj stabilizimin ekonomik, por transformimin e ngadalte psikologjik. Me keto qe them nuk dua apak te hedh poshte perfundimisht traditat e popullit tone se fundja ai eshte edhe identiteti im,por nuk mundte rri pa vene ne pah cenet e shoqerise tone, ato qe ndoshta indirekt na kane bere te ikim, pavaresisht se vetes i themi qe 'ika per shkaqe ekonomike'.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juliano1
    Anėtarėsuar
    03-09-2002
    Postime
    142
    Shkaqet
    Per te njejtat arsye qe ti dhe une lame Permetin
    Pasojat-
    Derisa ti dhe une nuk do kthehemi Dhembeli s'ka per te ndryshuar
    Pasojat +
    Kur une te bek diēka per vendin tim se ti e ke treguar veten ( pa folur per kulturen e re me te cilen perballemi)
    E ardhmja e familjeve
    Pyetje pa mend ...
    .....................................
    .....................................
    ------------------------------
    --------------------------------

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    Shkaku qe emigruam familjarisht ?
    Situata e rende ekonomike. 5 veta me 2 asistenca.

    Pasojat negative ?
    Travma psiko-shpirterore + gjithcka kjo permbledh.
    Harrese e gjuhes meme+traditat etj (ca me dashje ca pa dashje, mos harroni qe kemi nje mani te kopjojme gjithcka te huaj)
    Largimi i ajkes se Shqiperise
    90 % e atyre qe iken nuk kthehen me mbrapsh pas 10-20 vjetesh

    Pasojat pozitive ?
    U zhvilluan si individuale (dhe jo si komb) si nga aspekti arsimor-edukativ ashtu dhe nga ai psikologjik.
    U beme te njohur kudo. Tregojme jashte vendit tone vlerat e shqiptarit ne mbare boten dhe sa shpejte mesojme gjuhet e vendeve ku shkojme !

    Te ardhmen e familjes time ?
    Nuk e di per femijet e mi te ardhshem ku do jete me mire te lindin ! Them ne Shqiperi por me gjysem zeri tani per tani.

    Prindrit e mij fatkeqesisht i shoh ne te ardhmen te jene akoma ne kurbet.
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  9. #9
    @njoftime.com Maska e Benni
    Anėtarėsuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    anes Elbes, anes Sprees
    Postime
    56
    Cilat jane shkaqet e emigracionit masiv shqiptar?

    Une po perqendrohem tek kjo pyetje kesaj radhe.

    Temehapsi, e quajti „epidemi“ levizjen masive te shqiptareve per tu larguar nga vendi.

    Tamam ashtu eshte, kjo epidemi infektoji pothuajse nje popull te tere, gje e pa pare ne historine e njerzimit.

    Po, Si filloj kjo epidemi?

    M.q.se i takoj pikerisht atyre 10.000 vetave te pare qe mbollen virusin e ikjes,
    i bera pyetjen konkrete vetes:

    Pse ike ti Beno dhe shoket e tu ateher ne vjeshten e vitit 1990 ?!

    Ja se c“fare mu pergjigj vetvetja:

    Ne vitet 80 une ndigjoja barsaletat e te rriturve me temen:
    C“fare do bej vaki sikur te hapen kufijt ? Hamendjet ishin nga me interesantet.....

    Pse?
    Dalja jashte shtetit ishte privilegji me i madh aso kohe!

    Dalja pa leje, arratisja ishte e denushme rende, deri me vdekje.
    Pra ishte nje molle e ndalume!
    Keshtu lindi psikoza ne popull per te provuar mollen.

    Populli kureshtar ndiqte si i etur stacionet e huaja te TV (Sllavin + Italianin...)
    Jetonim vetem me endrra dhe deshira per te jetuar e shijuar ato qe shikonim ne TV.

    Ne te rinjt (rrushat e shoqeris) kuptohet qe pas ndonje Elektrik Blu ne 12 te notes, na behej mendja dhall fare te nesermen…, buke e kripe dhe RTM ishte parrulla e vlonjateve….

    Cunat, versniket e mij po merrnin inot gocat, se ishin qamet kurrnace ne drejtim te dashnis, ishin shume larg nevojave dhe fantazis se djemve, gocat shikonin urin e djemeve dhe edhe me keq e shtrengonin,
    E keshtu me radhe, nje rreth djallezor, bllokade e tmerrshme lum miku… shume me e keqe se bllokada imperialisto-revizioniste…e miro mir!

    Pakenaqsia me kujtohet se ishte ne gojen e secilit, mundesia dhe shpresa per ndryshime
    ishte 0,......opo s“kishte sy per qafe fare....

    gjepura do thote dikush, mirpo hidhini nje sy fotografive te vaporeve
    ne vitet 90-91, cuna te rinj qe u vlonte gjaku or tungjatjeta.....vajza s“kishte fare...

    Me kujtohet si tani, kisha nja 3 muaj me njeren, vetem puthje, me shume nuk e lejonte zakoni
    Zakone te poshtra!

    Nje dite prej ditesh me thote-:
    Beni po te kishe motor, sa qef do kisha te iknim bashke ne Durres!
    Po ikim me tren – ju pergjigja, po marrim edhe buke me vete (djath dhe domate)...

    Jo mor vlla, donte motociklete zonja..... Mua ma futi krymin, thuj si te dush ti!
    Imagjinoja Benin me motor, nga mbrapa duke mu shtrenguar pas shpine tjetra,
    me ndizej gjaku vetem ta mendoja, imagjinoja se c“do benim tek shkembi i kavajes
    me mikeshen time, (shkembi ishte vend ii cifteve ahera, xham xhim rreth e qark, vend pellumbash per jorgjica) fantazi kisha plot, kisha pare shume filma me dashuri....
    mbret or dhe kaluar mbretit me dukej vetja....mirpo endrra me dilte dhe me mbetej vetem shija e hidhur e zhgenjimit dhe e pamundesis per tja arritur, duhej sajuar nje motor se s“ben....

    Me te thene te verteten motivi Nr.1 qe kisha per te ikur ishte te bleja nje motor dhe te vija te beja qejf me zocken time….
    Le qe pastaj me motor me thoshte kjo rradakja ime ndryshojne pozitat e Benit, nga lutes ne i lutur.....zgjidh e merr….
    Duket gje e vogel kjo, por Beni e kishte zet te ishte lutes, pune karakteri s“ke c“i bo, s“ndryshohet kollaj.
    Do ti qe po dukej nje rreze shprese qe Beni te behej me motorr.....ata qe hyne ne ambasada i lane te dilnin.....shpejt na erdhen lajmet se andej mund te fitohej ne muaj edhe 2000 Marka.....

    Baba dhe nona ime marr se bashku sillnin aso kohe 100 Marka ne Muaj.

    Ne si cuna po mesonim integralin dhe derivatet, keshtu qe kaq llogari te thjesht dinim me e bo, 2000 kundrejt 100.

    O burra Beno, cuna c“fare presim, tja mbathim!!! ....dhe kthehemi mbas nja 2 vjetesh si bosa fare!!!....
    Nje rruge e dy pune, te provojme edhe ne te varferit femra tamam qe u vjen era livando, ne syte e mendjes kishim sex bombat qe kishim pare ne TV,....po mbaheshim me neve, po kishte zinxhir te na lidhte???

    Pse iken te tjeret pas nesh kete le ta tregojne ata vete....une fola per zanafillen e epidemis.....

  10. #10
    Anetar i respektuar
    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Vendndodhja
    UK BIRMINGHAM
    Postime
    29

    Motivet e emigracionit shqiptar

    Duke mbeshtetur mendimin e nismetarit te temes, zotit Albo,
    ngaqe dhe ketu ku jetoj eshte e njejta teme pothuajse qe diskutoj cdo dite me shoke te tjere bashkeatdhetare, emigracioni eshte epidemi e rende per kombin.


    Ana negative e vetme dhe shkaterruese eshte largimi nga shoqeria, ndarja nga familja dhe kontributi (qe duhesh ta japim per kombin tone)qe japim per ndertimin e shoqerive dhe kombeve te huaja. Meqe pjesa dermuese jane moshat 16-30 (meshkuj)


    Ana pozitive eshte qe hapem syte dhe pame boten pas gjithe atyre viteve nen zgjedhen e diktatures.

    Faleminderit.
    BESA E SHQIPTARIT SI PURTEKA E ARIT

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •