Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    i regjistruar Maska e rezi_Mynihut
    Anėtarėsuar
    13-10-2002
    Vendndodhja
    Munich, Germany
    Postime
    367
    Teme interesante kjo te pakten per ne anetaret e ketij Forumi qe u beme vite jashte ne Perendim.

    Cilat jane shkaqet e emigracionit masiv shqiptar?

    Une po perpiqem si Rez te hedh disa rreshta per situaten time asokohe.
    Nuk do shkruaj hartime standarde si ato ne ore te letersise ne vitet 80 neper gjimnaze, ku pa marre parasysh

    se cfare teme do na binte dihej kallepi ishte gati.

    Per mendimin tim anetaret e ketij forumi jane te rinj e te reja qe thuajse shumicen e kohes e kalojne duke

    lexuar shkrime gazetash, revistash, publikime analistesh, shkrime patetike atdhedashurie dhe kur lexon te

    tilla nga dita ne dite te bie interesi te lexosh te njejtat gjera deri ne fund.

    Merreni me mend kur shkrime te tilla standard merzisin anetaret qe kane ardhur nga ajo kohe, po per brezin e

    ri, i cili ngaqe u be vite jashte ka probleme me shqipen...e jo te tjerat.

    Une u largova nga Tirana ne shtator te 1991 sapo mbarova maturen tek Petro Nini Luarasi.
    Ne ate kohe luftonim per mesatare per te dale ndonje e drejte studimi.
    Dalja jashte shtetit ishte jo vetem enderr e parealizueshme, por edhe te te dilte dikush jashte nga fisi e

    te te sillte ndonje rrobe te jashtme ishte ku e ku.
    Ne ate kohe duhet te kishe ndalu ndonje goce ti propozoje ne rruge, shabllonet e kohes. Per kete te duhej

    nje look i pranueshem. Me nje pale xhinse te jashtme mund te nderrmerrje ndonje tratative...si dihej.

    Korriku i 90-es na kapi pas vitit te trete.

    Papritmas dalja jashte nuk dukej me enderr e paarritshme. Per vete nuk ma mbajti me inicjative vetjake.
    Ama inicjative tregova tek anija "Partizani" ne mars te 1991, prape si kofini pas te vjelave.

    Edhe nje tentative per nga Jugosllavia perfundoi ne Struge.

    I tregoj te gjitha keto se ne ate vere te 91 cunat e tirones nuk e kishin me mendjen per te drejta studimi,

    apo per propozime vajzash rrugeve.
    Historia nxorri ne plan te dites epidemine: "Me ca ferren!"

    Kush ishte palluqe dhe cun mami rrinte ne Shqiperi.

    Nuk di te jem larguar nga Shqiperia per arsye politike.

    Nuk kam qene aktivist politik dhe nuk me ka pas shqetesu shume si 18 vjecar se a ka pas pluralizem ne

    shqiperi apo jo.

    Bota jone ne ato kohe ka qene: Petro Nini, xhiroja e bulevardit dhe kur do bonim ndonje mbremje me gocat e

    klases, kush do sillte manjetofonin, si do mblidheshin leket te blihej konjaku dhe llokumet e te tjera si

    keto.

    Nuk me kujtohet te kemi bere plane minimi te sistemit komunist apo vendosjen e nje sistemi perendimor. Bile

    edhe ne xhiro te asaj kohe ne te cilen merrte pjese gjithe rinia e brezit tim nuk me kujtohet ndonjeri qe te

    kishte ambicje politike dhe qe i duhej ndejt larg.....

    E qarte qe nga ekonomia e atyre viteve ishim pertoke. Vitet e talloneve nje here ne jave gjalpi e djathi e

    mishi dhe me pas vezet a ku mbaj mend me se ca tjeter....

    Dikush me siper kishte permend qe ikem edhe nga mentaliteti i rendomte ballkano - anadollak.
    Me duhet ti jap te drejte. Une kam qene ke ata cuna Tirons qe nuk rrinin kurre ke lagja, por cdo mbasdite ne

    xhiro. Kisha shume shoke qe nuk e kalonin pragun e lagjes. Keshtu qe per mendimin tim eshte edhe pune tipi

    puna e te dalmes.

    Ngaqe Nena ka pas punu jet e mot shefe kuadri ne rrobaqepsi, njoh me dhjetera raste grash te ndara nga burrat

    me femij te cilat kane pare te vetmin shans daljen nga Shqiperia sa me larg atij vendi, atij ambjenti

    thashethemes, atij mentaliteti, atyre opinioneve. Eshte per te ardhur keq kur sheh qe ky grup popullate nuk ka asnje shans te nje jete normale ne atdheun me normat qe u mesuam ne.

    Diku nga vitet e fajdeve ra pak muhabeti i Epidemise se daljes si rrjedhoje e fondacioneve bamirese....

    Me kujtohet 1997 dhe 1998 ethet qe kapen xhiron e Tirones ne ate kohe per vendin e Mbretereshes. Une si

    pushues duke pire ndonje birre degjoja ke Parku Rinia majtas e djathtas vetem nje fjale :"LONDRA" thirrej eldorado e re.

    E qarte qe USA dhe CANADA kane qene gjithmone "Evergreens-at" e xhiros, por edhe portofoli per enderra te

    tilla duhej te kapte shitjen e ndonje gjeje te madhe te patundshme kollaj.

    Me kujtohet qe kemi qene nje grusht cunash bashkmoshatere asaokohe(91) qe sikur ishim me perpara, me te

    pakenaqur me boten rreth nesh me prespektivat ne Shqiperi.

    Tirana dhe Shqiperia po ndryshojne goxha dita dites nga ndertimet dhe pamja e jashtme.

    Mentaliteti brenda qendron. Ky eshte edhe ai i ashtuquajturi "Schock" kulturor qe pesojme ne Shqiptaret e

    Diaspores kur shkojme atje me pushime.

    Por nje gje duhet ta kemi te qarte. Gjerat ne Shqiperi behen per nje grup njerezish te caktuar me kerkesa

    dhe nevoja te caktuara dhe pikerisht per Shqiptaret qe banojne ne Shqiperi.
    Permbushja e nevojave ekonomike, kulturore, sociale, psikologjike, argetuese, turistike behet vetem per ata

    dhe jo per Shqiptaret e Diaspores.

    Ky mosrealizim i "KENAQESIVE" tona na e ben ende teper te veshtire kthimin ne atdhe.

    Do desha te falenderoja anetaret me siper qe me dhane kenaqesine te lexoj postimet e tyre.

    Hallall koha qe keni harxhuar!

    Pershendetje

    Rezi

  2. #12
    raku
    i/e ftuar
    shkaqet jane ekonomike.
    pasojat negative jane qe popullate nuk rritet dhe ekonomia gjithashtu.
    pasojat pozitive jane se ato e ndihmojne me buke familjen e tyre.
    e ardhmja ime dhe e familjes time varet vetem nga situata ekonomike dhe politike ne vend.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2003
    Vendndodhja
    Michigan, USA
    Postime
    15
    Motivet e emigracionit shqiptar??????
    PSE? Mendoj qe te gjithe e dine ate.... Enderimi i nje jete me te mire...... Si cdo vend tjeter i bote dhe ne e beme emigracionin ndoshta pak me vone se te tjeret.
    Une jam larguar nga Shqiperia ne 1995 pra teoria e 1997 bie poshte. Mbarova shkollen e mesme ne 1995 dhe nje dite mbas "mremjes te matures" u largova per ne Greqi dhe pse e mbarova shkollen me 9.5. Pra ne Shqiperi nuk kishte te ardhme. 1997 e beri me keq. Kam shume deshire te shkoj nje dite mbrapa po kur kushtet te plotesohen. Njoh shume shqiptare qe punojne, shkojne ne shkolle dhe sakrifikojne per te ecur me perpara. Te jesh i hedhur nuk do te thote qe te largohesh nga Shqiperia. E vetmja aresye eshte botekuptimi i njeriut. Pra dikush e sheh jeten ne Shqiperi dhe dikush nuk e sheh te ardhmen atje.
    Faktoret:
    1) Politika e shtetit shqiptar qe ndikon shume ne psikologjine e njerzve. Korrupsioni i shtetit shqiptar eshte pergjegjes per shume jete te humbura nga shqiptaret
    2) Komunizmi .... Kur e gjithe bota filloi te rindertohej, te emigroje ne u mbylllem. Pra dy divane dhe nje faqemuri ishin standarte te jetes shqiptare... po te njihje"njerez" ndoshta mund te blije nje TV dhe te shijne 4 ore te qelbura te propagandes komuniste.
    3) 1997 ishte nje faktor i vogel qe rrenoi ate ekonomi qe filloi te perterihej
    4)Factor tjeter qe mban emigrimin e gjalle dhe qe shtohet eshte se ne shqiptaret ambientohemi shume shpejt me kulturen e vendit ku shkojme. Madje dhe shqipen nuk ua mesojme femijve....(turp)

    Besoj se mjaftojne te cojne nje te ri ne kurbet.......

  4. #14
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Emigracioni eshte nje virus qe e ka sulmuar Shqiperine dekada vjetesh perpara dhe po te shohesh realitetin jo qe po i gjindet ilac por permasat e ketij virusi po zmadhohen.
    Per shkaqet e emigracionit flet vete gjendja aktuale e varfer dhe e pastabilizuar e Shqiperise. Nuk e ve ne dyshim qe shumica kane emigruar per arsye ekonomike por ka edhe nga ata qe kane lene familjet e tyre per arsye me te forta si rreziku jetes ose diskriminimi politik,intelektual,shoqeror etj.
    Por cfaredo qofte arsyja qe te shtyn te emigrosh nje gje eshte e qarte qe njerezit nisen me mendimin qe do arrijne dicka jashte te cilen ne vendin e tyre nuk munden ta realizonin por per mendimin tim jashte nuk je asgje pervec se nje numer me teper ne shtetin ku jeton..
    Pasojat pozitive te emigracionit jane thjesht integrimi ne nje kulture tjeter dhe mundesia per te marre sa me teper nga kjo kulture.
    Pasojat negative jane pa mbarim duke filluar qe nga transformimi jot total nga nje njeri ne nje njeri tjeter dhe stresin e ke shokun me te ngushte se shoke nuk ke deri te ajo qe harron nene e babe e ka raste qe as ne vdekje nuk merr dot pjese..
    O njerez emigracioni eshte vrases sa do mire te jesh nga gjendja ekonomike dhe me e keqja eshte se eshte nje vrasje qe vret shume avash pa e kuptuar dhe kur ta marresh vesh ti je i vdekur...Guri rende ne vend te vet....
    Pershendetje nga Octapodi

  5. #15
    Esprit libre Maska e Calvero
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Shpella e Ariut, Pilur - Vlorė
    Postime
    100
    Tung tė gjithėve
    Unė do ta ndaja emigracionin nė dy tipe : Nė emigracion masiv me njė fjalė nė lėvizje masive popullsie nga vendet e varfėra dhe me shtesė tė madhe popullsie drej vendeve tė pasura me shtesė tė vogėl popullsie si dhe nė emigracion mė tė kufizuar dhe preēiz tė intelektualėve tė ēfarėdo lloj vendi drejt destinacioneve preēize.
    Tipin e parė tė emigracionit atė masiv e ka kaluar pothuajse ēdo vend i Europės dhe i botės por shumė koh para nesh. Kur popullsia shtohet shumė mė shpejt se sa prodhimi ka pak rrugė pėr zgjidhjen e problemit : luftė civile, luftė pushtuese ndaj vendeve tė tjera apo emigracion. Disa vende tė zhvilluara tė Europės e kanė zgjidhur problemin me tė dyja mėnyrat : me luftra pushtuese tė cilat tė lejojnė tė fitosh toka tė reja dhe pasuri tė reja dhe nė tė njejtė kohė shkaktojnė shuma viktima. Pra me njė gur vret dy zoq. Pushton vėnde tė reja dhe zgjidh problemin e krizės nė vendin tėnd. Populli ynė ngaqė ka qėnė i pazhvilluar dhe i vogėl nė numėr e ka zgjidhur problemin e shtimit tė popullsisė vetėm me emigracion gjatė gjithė shekujve.
    Shqipėtarėt kanė emigruar tėrė jetėn. Emigrimi iu ndalua me forcė vetėm nė vitet e komunizmit me pasojat katastrofike qė i dimė tė gjithė pra emigrimi i sotėm nuk ėshtė ndonjė fenomen i ri dhe i paparė ndonjė herė kėshtu qė mua nuk mė habit aspak. Ai ėshtė zgjidhja e vetme pėr momentin e problemeve ekonomike tė Shqipėrisė. Asnjė lloj sistemi dhe asnjė loj rregjimi sado i pėrkryer tė jetė ai nuk mund tė pėrballojė shtimin e popullsisė nė Shqipėri qė vazhdon tė jetė mė i larti nė Europė. Zgjidhja do tė vij atėhere kur shtesa e popullsisė do tė bjerė dhe shtimi i prodhimit do tė jetė nė gjėndje ta pėrballojė.
    Kuptohet qė emigrimi ėshtė shumė i dhimbshėm dhe ai shkakton trauma tek familjet tona por ai ėshtė njė zgjidhje mė pak e dhimbshme se sa lufta civile apo luftrat me vendet e tjera.
    Emigrimi i tipit tė dytė ai i intelektualėve nuk ka pėr tė pushuar ndonjėherė. Gjithmonė do tė ketė njerėz tė cilėt kėrkojnė tė jenė mė mirė, tė ecin mė pėrpara nė karieren e tyre dhe pėr kėtė arsye do tė ketė gjithmonė njerėz qė do tė emigrojnė. Ata qė janė shkencėtare do ikin nė SHBA psh sepse aty i kanė dhe mundėsitė me tė mėdha pėr punuar dhe ecur pėrpara. Ata qė janė shkrimtarė nė Francė, ata qė e duan muzikėn klasike nė Itali etj. Me kalimin e kohės kėto destinacione edhe mund tė ndryshojnė ashtu siē kanė ndryshuar vazhdimisht nė shekuj.

    Me respekt
    Calvero
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Calvero : 23-06-2003 mė 08:53
    Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes

  6. #16
    olta
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    34
    Brezi im niset ne emigracion per te blere lirine e shpirtit disi te mohuar aty .domosdo nese varesh ekonomikisht varesh dhe shpirterisht Etapa tjeter eshte mbrritja ne token e enderruar per te sig parane e duhur per ta blere lirine dhe pasi i ke siguruar me plot mundime vrapon tek shpirti yt ti vesh kuroren e lirise por teper vone ai eshte i plakur tashme per tu ngazellyer me dhuraten tende apo ndoshta ka vdekur dhe kete relike te fituar me aq mundime mund ta vini mbi varrin eshpirtit tuaj. Jeta eshte shume e shkurter qe te fillosh nga fillimi disa here.
    globi

  7. #17
    olta
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    34
    Shkaqet e emigracionit jane kryesisht shkaqe ekonomike por brezi im largohet te ne emer te 'lirise te privuar'dhe shpreson ta blej kete liri me disa qindarka te fituara atje. Per te fituar keto para duhet te mohoj vehten disa here te mbeshtyj mbi vullnetin e vete me qindra here dhe pasi i ka fituar keto para vrapon tek shpirti i tij ti fali kuroren e lirise te premtuar por teper vone ai tashme eshte plakur ndoshta ka vdekur. Tragjike apo komike
    Ky eshte mergimi. Qe diten qe ti shkel aty nuk jeton por vetem ekziston S.O.S
    globi

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Me duket pak si vision pesimist i jetes.Une e shoh me teper si eksperience.Positive apo negative varet nga shume gjera.Mu dha mundesia te jetoj ne nje menyre tjeter se ajo qe na lejonin ne Shqiperi.Pse flet per te mohuar veten?
    Brezi jone ka qene me me fat se ai i prinderve tane.Eshte me se normale qe gjerat e bukura na mungojne kur po i humbasim ose kur jemi larg.jetoje jeten deri ne fund,lodhe,kerko qe te jete ajo qe te ndjeki.Mos u kenaq vetem me ekzistences por kerko qe te jesh protagonist i vetem i jetes tende.
    me respekt
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Mjellma_ePg
    Anėtarėsuar
    22-07-2002
    Vendndodhja
    New Jersey
    Postime
    11

    PSE?

    E di cfare me vjen inat me shume njerez, qe thone shqiperia nuk ka per te perparuar. Sepse te gjithe shqiptaret qe kane shkuar per vizite ne shqiperi thone qe shqiperia eshte bere shume bukur, e vemtja arsye qe ne nuk perparojme edhe qe nuk ka pune eshte se vete shqiptaret nuk e shtrojne me falni (******) te punojne. Nje shembull. Shumica e shqiptareve shkojne mbledhi ullinj ne Greqi ose punojne ndertim ne Amerike por ato pune nuk duan ti bejne ne shqiperi? Do te thoni ju nuk ka leke ne shqiperi. Po edhe ketej nuk ka leke si kujtoni ju? Po pse punojne njerezit nga dy pune te mbajne nje familje, edhe $5.oo ora punojne njerezit, po punojne ama, por te jene ne vendin e vet nuk bejne asgje duan vetem te pine kafenerave edhe te pine duhan.

    Arsyja qe shumeca e shqiptareve ikin sidomos te rinjte, kane me teper liri, plus qe jane me te pavarur, edhe e di qe ne shqiperi nuk ka pune per te gjithe ose arsim per te gjithe. Po marr rastin tim para kater vjetesh, Kur konkurova per shkolle edhe nuk fitova sepse nuk i kisha te gjitha 10 po 9 ose nuk kisha 7milione leke te paguaja per te fituar shkollen edhe kur mu dha shanci per te vazhduar shkollen ne amerike shkova por ketu mos harroni shumica e shqiptareve pagujne shume leke per shkollen simos pa dokumenta.

    Negative. Nuk ka me keq te jesh larg familjes edhe te perballosh jeten vetem, e vetjma qe te mungon eshte familja edhe shoqeria

    positive. Per femrat liri, per meshkujt e njeta gja me duket, edhe ka vertet shume shance,

    A mund te kthehemi nje here ne shqiperi? Ne qofte se do kemi sigurine e shtetit edhe stabilitetin, po ju a garantoja se shumica e shqiptareve do te kthehej.

    Arsyeja pse nuk kthehemi? Sepse nqs une kaloj kater vjet ne usa edhe paguaj $ 12 mije dollar ne vite per shkollen plus sakrificat qe kam bere nuk mundem te kthehem ne shqiperi nqs nuk kam nje te ardhme te garantuar edhe nje qetesi edhe stabilitet, qe une te ngrej binesim tim pa frike se do vije dikush te ma djegi ose te ma shkaterroje.

    Nese sikush ka arsyet e veta kush detyrohet te iki nga halli, kush nga qefi, por qe te gjithe e dine se mergimi nuk eshte i veshtire, sidomos per ata qe jane pa dokumenta.

    Shpresoj qe shumica e shqiptare te kthehen ne shqiperi se si vendi yt nuk mund te gjesh asgjekundi
    Mjellma.G.M
    “Watch your thoughts; they become words. Watch your words; they become actions. Watch your actions; they become habits. Watch your
    habits; they become character. Watch your character; it becomes your destiny.” :j

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2003
    Vendndodhja
    Michigan, USA
    Postime
    15
    Hello Te gjitheve!
    Kjo eshte teme shume e thelle dhe e dhimshme per kombin shqiptar. Pra te gjthe e kane mendjen per te ikur dhe sa e gjejne rastin ikin. Mund te jene shumica raste ekonomike po dhe nga ana ligjore asgje nuk po behet. Nuk jam dakort me MJellma_pg sepse jo te gjithe Shqiptaret jane dembela. Me duket se ajo shume mire e permend faktin qe ketu ne USA njerezit lajne Pjatat me $5 ora dhe nuk jane dembela. Pse atehere ne qe jemi kaq punetore ketu ne emigracion nuk shkojme atehere ne Shqiperi dhe te punojme????? Atehere a kemi ne te drejte ti quajme ata qe jane ne Shqiperi dembela??? Apo ti kritikojme emigrantet qe punojne pune te rendomta neper bote "Pse nuk punojne ne Shqiperi?". Pra duke ditur gjendjen ekonomiko-politiko-shoqerore te Shqiperise shumica e kupton qe nuk kemi te drejte.
    Emigracioni eshte i veshtire po me e veshtire eshte te jesh ne Shqiperi (nuk e kam fjalen per nje cope buke). Ketu ne ndoshta paguajme shume leke ($15000 ne vit per shkolle) po ne te njejten kohe kemi mundesi. Pra punojme dhe paguajme.
    Ne qofte se ne e quajme veten qe vuajme atehere cduhet te thote nje familjar ne shqiperi qe nuk ka leke te ushqeje femijet me buke. Te behemi pak realiste: Po te ishte mire Shqiperia te gjithe shkonin mbrapa...
    Le te shpesojme qe Qeveria Shqiptare e mbledh mendjen siguron te drejtat e individualit dhe perfundon korrupsion qe po ia pi gjakun gjithe shqiptareve.
    Atehere faji eshte toni qe akoma te endemi neper bote....

    Me Respekt
    Aldi

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •