Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    i/e larguar Maska e Nellye_pr
    Anėtarėsuar
    01-05-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    33
    Une mendoj se ka toleranc fetare ne trojet shqipetare
    Bile mos ta teproj po qe shume vende kane nevoj te marrim shembull Shqiptaret per kete.
    sot ende ka probleme ne britani e madhe ne mes protestanteve edhe te katolikeve. per derisa tek ne nuk kemi pas asnjehere diqka te tille sa te ngrihemi kunder njeri tjeterit musliman-krishter, dhe gjate luftes ne kosov luftuan shqiptaret te krishter se bashku me muslimanet.
    tung

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    29
    Kjo teme eshte shume interesante.
    Toleranca fetare e shqiptareve eshte e admirueshme. Keshtu ka qene vazhdimisht.
    Nje shembull nga periudha e Perandorise Turke: Ne Liban kishte probleme te shumta midis banoreve vendas me fe te ndryshme dhe per te vendosur rregull, Sulltani caktoi nje Pasha Katolik, gje e rralle per ate kohe, dhe ai ishte pikerisht Vaso Pasha nga Shkodra. Me sa kam degjuar, ne historine e Libanit periudha kur ai ka drejtuar vendin pershkruhet si nje nga periudhat me te qeta dhe te mbara per ate vend.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2003
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    17
    UNE MUND TE THEM SE NE SI SHQIPTARE JEMI TLERANTE NDAJ FESE SE TJETRIT DHE SHUME POPUJ NE RAJONIN E BALLKANIT DUHET TE NA KENE INAT PER KETE.
    TOLERANCE ESHTE TA RESPEKTOSH FENE ETJETRIT JO TA PRAKTIKOSH ATE, SE ATHERE JE I TE NJEJTES FE.
    RESPEKT
    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Uroj qe toleranca per fete e tjera te jete si sot ne Shqiperi.
    Brezi yne u rrit ne injorance totale persa i perket fese dhe besoj qe eshte nje vantazh per ne.
    Por ka filluar nje fryme intollerante dhe ekstremiste e importuar qe mund te na ēoje ne perēarje.
    Jam krenar per fene time,por ne te njejten kohe respektin me te madh per fete e tjera.
    Ne fillim vjen njeriu me vlerat e tij,pak rendesi ka ne cilin zot beson.Zoti eshte vetem nje pavaresisht nga vendi ku besojme dhe i falemi...
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #15
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb Re: Toleranca fetare dhe shqiptaret


    Muhammedi a.s . ka thėnė:
    “Jam miku mė i ngushtė i Isait, birit tė Merjemes, si nė kėtė botė, edhe nė tjetrėn”.

    Cdo herė duhet tė jetė prezente fryma e tolerancės, mėshirės dhe mirėsjelljes nė raportet ndėrmjet ithtarėve tė feve tė ndryshme dhe jo ajo e fanatizmit, ashpėrsisė dhe dhunės.


    Njeriu nuk duhet te veproj me drejtėsi vetėm ndaj atij qė do dhe me padrejtėsi ndaj atij qė urren. Ai duhet te mbaj drejtėsinė me cilindo, mik apo armik ... !


    PrInCiPiEl


  6. #16
    Si gjėrat elementare pėr mbajtjen e trupit, si Liria Demokracia e Dashuria e Vėrtetė na duhet edhe toleranca /fetare/ e bashkėjetesa nė mes nesh, pa dallime krahine, ideje etj.
    Toleranca ėshtė deridiku e mirė, por /unė/ nuk jam i kėnaqur, pasi ka katolikė apo ortodoksė qė mė parė /sikur t'i pyesin e t'u kėrkonin bekimin - miratimin prindėrit/, mė parė kishin me i lejuar me u martuar me sllavė e grekėr se me muslimanėt shqiptarė!!!
    E njėjta gjė ėshtė edhe me muslimanėt, qė kishin me i lejuar me u martuar me muslimanė tė kombėsive tjera se me katolikė e ortodoksė shqiptarė!!!
    Fanatizmi dhe ekstremizmi i secilit religjion ėshtė i dėmshėm pėr tė gjithė ne! Po pėrsėris se ata qė mendojnė se shpėtimi ynė ėshtė qė tė gjithė shqiptarėt tė konvertohen nė tė krishterė, janė fanatikė dhe aspak nė rrugėn e Jezu Krishtit. Edhe ata muslimanė qė dėshirojnė tė pėrqafojnė vahabizmin, apo tė vishen si arabė, nuk i shėrbejnė pėr tė mirė as vetė muslimanėve - vėllezėrve tė mi, as kombit tonė. Nuk bėhej me veshje musliman i devotshėm, por me virtyte dhe me veshje normale - tė denjė, me lutje, namaz, mėshirė, tolerancė, dashuri etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nika : 17-01-2004 mė 20:27
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  7. #17
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750

    Re: Toleranca fetare dhe shqiptaret

    Postuar mė parė nga Albo
    Duke qene se shqiptaret jane nje popull qe ka besuar dhe beson ne fe te ndryshme, ku dy fete kryesore jane Islamizmi dhe Krishterimi, cdo njeri mund te pyese si me poshte:

    - A ka harmoni dhe bashkejetese normale midis komuniteteve te ndryshme fetare ne trojet shqiptare?
    - A jane shqiptaret po aq te dhene pas Zotit sic ishin 60 vjet me pare?
    - Si kane ndikuar 35 vjetet e ateizmit komunist mbi jeten shpirterore te shqiptareve?
    - Cdo te thote "tolerance fetare" per shqiptaret?
    - Cila eshte rruga e perhapjes se tolerances fetare edhe tek shqiptare?
    - Cfare roli luan besimi ne Zot ne jeten tuaj?

    Albo
    - edhe ka edhe nuk ka ......... varet sa raciste jane njerezit .....
    - jo , shqiptaret kane filluar te harrojne ............
    - shume ka ndikuar per ata qe kane pelqyer mohimin .......
    - do te thote qe te trajtojne njeri tjetrin njesoj pa dallim feje dhe te pranojne besimin e tjetrit qofte se perputhet me tendin apo jo ......
    - zhdukja e injorances .......
    - shume ...... shume......

  8. #18
    Ashtu si Klevisi 2000 mendojnė tė gjithė pseudobesimtarėt e tė gjithė religjioneve. Budistėt mendojnė pėr fenė e tyre se ėshtė mė e mira, hebrenjtė, tė krishterėt, muslimanėt, bahaatė, induistėt xhainistet, satanistėt etj., tė gjithė e lavdėrojnė vetėm religjionin e vet. Secila fe qė predikon dashuri, bashkėjetesė, mėshirė, solidaritet e tolerancė pėr tė gjithė njerėzit dhe pse jo edhe pėr krijesat e tjera ėshtė e mirė. Secila e ka mėnyrėn dhe rrugėn e vet pėr shpėtimin e shpirtit, por kur ato institucionalizohen dhe komercializohen bėhėn si partitė politike dhe i humbin ēelėsat e shpėtimit tė shpirtit. Dashuria e vėrtetė = religjioni i vėrtetė nuk mund tė pėrkufizohet nė dogmat e religjioneve tė ndryshme. Ato janė mbireligjionet. Zoti poashtu ėshtė mbi to, apo ėshtė mbi tė gjitha dhe u takon tė gjithėve. Zoti ėshtė Dashuri! Dashuria ėshtė Zot! E dua Zotin duke u munduar me i dashur tė gjithė pa marrė parasysh pėrkatėsinė fetare, raciale etj.
    Kisha dashur qė tė shkruhet njė libėr fetar qė tė pėrfshijė thėniet mė tė mira, mė tė drejta e mė tė shenjta nga tė gjitha fetė, dhe tė besohet dhe tė ushtrohet vetėm njė fe nė gjithė njerėzimin. Nėse nuk e shkatrrojnė veten dhe Tokėn ajo dikur nė tė ardhmen e largėt do tė ndodhi!!!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Duke qene se shqiptaret jane nje popull qe ka besuar dhe beson ne fe te ndryshme, ku dy fete kryesore jane Islamizmi dhe Krishterimi, cdo njeri mund te pyese si me poshte:

    - A ka harmoni dhe bashkejetese normale midis komuniteteve te ndryshme fetare ne trojet shqiptare?
    - A jane shqiptaret po aq te dhene pas Zotit sic ishin 60 vjet me pare?
    - Si kane ndikuar 35 vjetet e ateizmit komunist mbi jeten shpirterore te shqiptareve?
    - Cdo te thote "tolerance fetare" per shqiptaret?
    - Cila eshte rruga e perhapjes se tolerances fetare edhe tek shqiptare?
    - Cfare roli luan besimi ne Zot ne jeten tuaj?

    Albo
    - Harmoni fetare ka ne shqiperi. Te pakten midis populit kjo eshte. Kjo ceshtje eshte nje faktor social dhe nuk pritet me thike. Nuk duhet harruar se kontribut luan edhe injorance e popullit per fene se ciles i perkasin. Dhe per kete nuk e fajeson dot popullin. Kjo tolerance fetare shrtrihet me shume ne kulturen qe ka populli yne. Pra harmoni dhe bashkejetese ne popull ka.


    - Kete nuk e di. Jam me afer JO-se. Me perpara duhet te kene qene me afer Zotit si popull. Per kete duhet pare se sa rendesi i kushtonte populli yne me perpara praktikave fetare.


    - Kane thelluar injorancen dhe kjo injorance ben qe sa here te trajtohet dicka secili ka ato emocionet qe fillojne nga besimi i tij fetar megjithese nuk mund ta njohe ate aq mire.

    - Tolerance fetare per shqiptaret eshte:"Te beje c'fare te doje!", ne shumicen e rasteve. Natyra e popullit tone thashethemaxhi dhe qe nderhyjme si shume ne punet e te tjereve prish pak pune. Ketu edhe une fjalen TOLERANCE une e kuptoj qe secili e toleron, e le te lire, "e duron". Pra si kuptim fjale une do kuptoja ashtu sic toleron nje femmije qe ben zhurme nderkohe qe ti ke nje bisede te rendesishme ashtu edhe tolerojme njeri tjetrin.

    Ajo qe do te ishte me e rendesishme sesa tolerance do te ishte dialogu midis besimtareve te feve te ndryshme. Pra mos ta tolerojme njeri-tjetrin ne kuptimin qe behet ne shqiperi por te ulen besimtaret e feve te ndryshme dhe te mesojne fene muslimane nga nje musliman dhe jo se si e kupton nje i krishtere, dhe ta mesojne fene e krishtere nga nje i krishtere dhe jo se si e kupton nje musliman ate. Si dhe gjate dialogut te diskutojne per vlerat e perbashketa qe ata kane.

    - Secili te mesoje fene e tij dhe jo te beje tifozllek.

    - Kujdesi qe te mos demtoj te tjeret me fjale e me vepra.

  10. #20
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Duke qene se shqiptaret jane nje popull qe ka besuar dhe beson ne fe te ndryshme, ku dy fete kryesore jane Islamizmi dhe Krishterimi, cdo njeri mund te pyese si me poshte:

    - A ka harmoni dhe bashkejetese normale midis komuniteteve te ndryshme fetare ne trojet shqiptare?
    - A jane shqiptaret po aq te dhene pas Zotit sic ishin 60 vjet me pare?
    - Si kane ndikuar 35 vjetet e ateizmit komunist mbi jeten shpirterore te shqiptareve?
    - Cdo te thote "tolerance fetare" per shqiptaret?
    - Cila eshte rruga e perhapjes se tolerances fetare edhe tek shqiptare?
    - Cfare roli luan besimi ne Zot ne jeten tuaj?

    Albo
    - Po
    - se di por mendoj se nuk ka ndryshime te medha.
    - Jeta shpirterore nuk ka te beje shume me zotin megjithate per te dashur te rri ne teme: Cfare eshte shkaterrimi i kishave dhee xhamive ne gjithe vendin? pikesrisht shkaterrimi i asaj pjese ne ty qe te lidh me besimin shpirteror. Pra Komunizmi nuk shkaterroi vetem ndertesa por edhe shpirtrat e njerezve
    - Jo shume dhe mesa di une ishin me shume se 35 vjet.
    - Kjo eshte pyetje e veshtire pasi toleranca e besimit ka qene gjithmone ne nivelin me te larte ne bote ne shqiperi. Nje profesor albanologjie Gjerman ka thene:
    " shqiptaret nuk eshte se tolerojne besimin fetar ata thjesh nuk besojne se ky i fundit ka nje ndikim te madh te individi" dhe me vone duke cituar: " Feja e shqiptarit eshte shqiptaria" vazhdonte mendimin duke thene se per shqiptaret gjera me rendesi paresore jane " gjaku (familja) dhe Toka"
    - Ne sapo kemi marre nje cmim nga UNO per tolerance fetare. Vendet e tjera marrin shembull nga ne.
    - Une besoj ne zot por ama besoj dhe te njeriu.... Besimi ndikon jeten time dhe une ndikoj ate...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga njeriu2006 : 20-12-2005 mė 10:17

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  2. Rexhep Qosja: Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  3. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •