Kryqet nė Shkodėr, muslimanėt kėrkojnė heqjen e tyre
SHKODĖR-Myftinia e Shkodrės ka kėrkuar dje publikisht heqjen e disa kryqeve tė vendosura nė kodrat e Bushatit. Nė njė deklaratė pėr shtyp ajo ka ngritur shqetėsimin se simboli i krishtėrimit ėshtė vendosur nė prona publike qė u pėrkasin gjithė besimtarėve, pa dallim feje. Ky reagim ka ardhur pas njė peticioni qė rreth 60 besimtarė muslimanė tė xhamisė sė Bushati i kanė drejtuar kishės katolike nė Bushat, arqipeshkvisė metropolitane Shkodėr- Pult, pushtetit vendor dhe myftinisė sė Shkodrės. Mė saktė, kryqet janė vendosur nė vendin e quajtur Lemja, nė Zefjan dhe kodrėn e Bushatit.
Myftiu i Shkodrės, Haxhi Bashkim Bajraktari, e ka quajtur kėtė veprim nė vazhdėn e pėrpjekjeve tė disave pėr tė na provokuar , pėr tė krijuar pėrēarje dhe konflikte ndėrfetare. pasi pėr shkak tė neglizhencės mund tė ndodhin incidente pėr tė cilėt ne nuk mbajmė pėrgjegjėsi. Mė tej ai ka shtuar se ky veprim ka cėnuar ndjenjat e komunitetit mysliman tė cilėt i kanė kėrkuar pushtetit vendor, duke kėrkuar zgjidhjen institucionale pėr heqjen e kryqeve.
Ndėrkaq Arqipeshkvia e Shkodrės ka mohuar se ajo mund tė ketė vendosur kryqet apo tė ketė urdhėruar pėr njė gjė tė tillė dhe po tė njėjtėn gjė kanė deklaruar edhe drejtuesit e komunės sė Bushatit.
Precedenti
Kryqi nė Elbasan
Mė shumė se njė vit mė pare, ishte myftinia e Elbasanit ajo qė kėrkoi heqjen e njė kryqi tė madh tė bardhė qė ishte ngritur nė rrugėn nacionale Tiranė-Elbasan, nė Kėrrabė. Ēėshtja pėrfundoi madje edhe nė gjykatė e cila vendosi se nuk kishte asnjė arsye pse tė hiqej kryqi i vendosur nė rrugė nga besimtarėt e krishterė
Po chka kishte me than i shkreti Skenderbe po te ishte Gjall, kur pasardhsite e tij paraqiten anmiqet e vete vehtes ...gjunah ....
Krijoni Kontakt