Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 82

Tema: Qėllime

  1. #51
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Nit' se harrova

    e di ngarkesen e kohes tende, dhe mungesen e deshires te lexosh pa seleksionuar. Me beso.................. se do te habitesh, kenaqesh , mrekullohesh , do te mbushesh , vuash kenaqesisht , pa llogaritur perfitime te tjera, lexo te vetmin liber shqip absolutisht te bukur , absolutisht te madh , jo vetem te letersise shqipe , por shume me gjere... dhe vereteto keto qe te thashe , pls , pls, Lexo librin "Funerali i pafundme" te Visar Zhitit.
    Eshte pikerisht ai liber qe i ka munguar gjtihe letersise ne pergjithesi, dhe deshperueshem biblotekave tona, qe se fundi po mbushet me autor te medhenj , te vendeve te medha.
    Libri eshte i mbushur plot me metafora te pelqeses tende, metafora pothuaj te virgjera, eshte i mbushur me nje kohe qe nuk mbaron as ne mbarim te librit, as ne mbarimin tone . Eshte nje liber qe do te rroje perjetesisht. Ndoshta keshtu si mbarimi eshte edhe fillimi i tij. Nuk eshte roman edhe pse ashtu e ka shenimin mbi kopertine.
    Eshte i kompletuar me nje kulture pa ngjarje e me nje histori te perjetshme me gjithe detajet historike te interpretuara metaforikisht.Eshte libri me i bukur qe kam lexuar keto 5 vitet e fundit, them 5 vitet e fundit, pasi pikerisht keto vite besoj se kam pase nje ngasje cinike pothuaj per te lexuar vetem libra te medhenj.
    ... E zgjas kaq shume lutjen , se dua ta lexosh. Se kam frike se nuk do ta besh. Eshte e nevojshme te lexosh nje liber ne tre vjet si ky.Eshte fati yne si lexues , qe autori ka qelluar te shkruaj ne gjuhen tone origjinale , e nuk eshte prekur nga asnje perkthyes.
    Pastaj do te bindesh se eshte "nje shkolle e re ne letersi".A ta them tull? Ka dicka si natyra e shkrimeve te tua, natyres tende, vecse ai e ka organizuar mrekullisht me sukses.
    ...Dihet se librat me te bukur nuk i perfillin gazetat. Librat e bukur lexohen me vonese. Se libra te tille kane gjithmone lexues te rralle.Ti je kaq i rralle sa duhet ta lexosh.
    Me premto qe do ta lexosh, pls!

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    El

    Po ta kesh vene re, e tere kjo qe kam shkruar eshte vetem nje, nga fillimi deri ne fund.
    E tere kjo nuk eshte tregim, as novele, e as roman. Eshte qellim, ne vetvete.

    U bene tre vjet a mos me shume qe nuk kam lexuar asnje liber letrar, bile dhe ato qe kam nisur i kam lene pergjysem. Nuk te premtoj qe do ta mbaroj Zhitin, por po te premtoj qe do ta filloj.
    me ka marre malli.

    Te perqaf.

  3. #53
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    kjo me pelqen. shume. pa fjale. thjesht doja t'a ngrija
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Cdo te diele Luiza bente homazhe mbi varrin e saj te ardhshem. Ajo si gjithmone mberrinte para hapjes se pubit, veshur me nje fustan te zi dhe me nje buqete te madhe lulesh, shkonte ne pjesen e mbrapme te barit, dhe pasi bente tre here kryqin plandosej mbi ate cope toke e fillonte te qante me ngasherim.
    Shpesh qante mbi varrin e saj per ore te tera, dhe duhej nderhyrja e Kipit a e ndonje tjetri per ta hequr prej andej. Ata I afronin nje gote raki te cilen ne me te shumetn e rasteve ajo e refuzonte, pasi nuk donte te shkonte e pire ne shtepine e atit.
    Pastaj me syte e skuqur e me floket e prishur nga te qarat shkonte e bente nje pershpirtje per veten e saj ne kishen e qytetit, e nganjehere kur mendonte se e kishte tepruar me te liga falte edhe 10 ave maria.
    Vone ne mesdite e shikoje te dehur, te fillonte te fliste per jeten e pertejme, per kohen qe rrjedh si uje e per sekondat qe nuk kthehen me. Ndryshe nga Luiza qe njihnim deri atehere tashme ajo ishte shnderruar ne nje plake te trishtuar qe dehej cdo mbremje e qe gromesinte sidomos kur perpiqej te artikulonte fjale te gjata e gjuha e trashur nga pija sillej si peshk i hutuar ne lugacen e thare te gojes.
    Me vinte keq per Luizen.
    Ajo ishte me sentimentale nga ckishim menduar, dhe Kipi kishte qene i pari qe e kishte vene re kete. ”Kjo puna e varrit po e vret ngadale Luizen”- tha ai, me nje ndjenje te ngjyrosur me tone faji, pasi kishte qene pikerisht ideja e tij ajo e paracktimit te varreve.
    Xhili, I fundmi I Meleqeve nuk fliste asnje fjale.
    Ai dinte me shume se te gjithe ne rreth vdekjes.
    Ai qe eshte duke vdekur, fillon te shikoj fytyren e nje te panjohuri, thoshte Xhili, ndersa Luiza I hodhi nje veshtrim tere te pranishmeve te pub, e kur pa se I njhte te gjithe u ndje me e qete.
    Eshte engjelli I tij I vdekjes, qe e ndjek, i qendron prane dhe pret sekonden e duhur per tiu afruar e per ta cikur ne sup. Gjithe jeta te parakalon brenda nje sekonde te vetme, per tu lidhur gogel me hukatjen e fundit.
    Fryme-nxjerrja e fundit qe shoqerohet me nje renkim te lehte, me nje gervame, e me syte qe fokusohen mbi fytyren e tij (engjellit).
    Prandaj duhet tja mbyllesh syte te vdekurit, thoshte me bindje Xhili, pasi engjelli nuk mund te largohet prej aty per aq kohe sa ai, I vdekuri, I ka syte e hapur.
    Ne nje fare menyre,eshte rob I veshtrimit te tij.
    Kishte pare shume te jepnin shpirt ne duart e tij Xhil Meleqi, u kishte mbyllur shume rahmetlinjeve syte, e kishte degjuar kaq fryme-nxjerrje sa nuk mund te thuhet. Prezenca e atij qe vdes eshte gjeja me e kuptueshme ne dhomen ku eshte I shtrire trupi I tij, Te tere qajne, ulerasin, dhe nuk mund ta shikojne ate qe sillet perreth copezave te jetes qe ka lene ngado. Shpirti vazhdon te sillet per inerci neper dhome, te bej ato qe ka bere prej vitesh, tu flase atyre qe qajne, por ata nuk mund ta shohin, e per me pak ta kuptojne prezencen e tij. Brenda tyre eshte instaluar tashme dhimbja, nje ndjenje kapricoze, egoiste qe na lidh syte e mendjes e na ben te ndiejme keqrdhje me teper per veten se per te ikurin, per ate qe eshte shperbere ne coperza kujtimesh.
    Jeta fillon me frymarrjen e mbaron po me te thoshte Xhili, ndersa Luiza vendoste doren e saj ne kraharore sikur donte te vertetonte se akoma ishte duke marre fryme.
    Pershkrimi I Xhilit ishte rrenqethes, por jo te gjithe donin te mendonin vdekjen. Kishte edhe nga ata qe idene e vdekjes e pertypnin si cimcakiz per te vrare karien qe shkakton nje jete pa probleme.

    Ne piken me te dukshme te barit qendronte Pacuku me te shoqen e ne mes tyre Kotja e veshur me nje fustan roze, e me nje pale corape te kaltra poshte te cilave fshiheshin varixhet, rrudhat e damaret e kembeve te deformuara nga vitet qe ajo mbante mbi shpine. Pacuku e shikonte me adhurim, e plot dashuri i perkedhelte te bijes se tij floket e kapur gershet, dhe perlotej nga nje ndjenje qe e njohin vetem prinderit.
    Kotja qe aq shume ngjante me nje prostitute plake, dukej se ishte e humbur mes atyre njerzve prania e te cileve nuk I thoshte asgje, nuk I ngjallte asnje kujtim. Ajo ishte e perzgjedhur nga koha qe mbasi ishte perplasur mbi ndonje trup qiellore ishte shformuar e ishte kthyer serish tek plaka duke i dhuruar jo vetem fustanin, kordhelet, e corapet e mendafshteta por edhe nje pale prinder 30 vjet me te rinj ,e nje shishe Amstel te cilen ajo e pinte me gllenjka te medha.
    Lepinte perimetrin e buzeve me nje gjuhe qe ngjante me teper me nje spec te rrudhur, dhe perhumbej serish ne mendime, a histori qe i ngataroheshin ne koke.
    Ne pjesen “Non Talker” te barit ishte ulur Metja qe duket se nuk donte te fliste me askend, vec te pinte e te dehej.
    Kishte qene ideja e Kipit ta ndante pubin ne dy pjese, ne “talker “ dhe ne “non talker”. Ne ta paren uleshin ata qe e kishin shpirtin e mbushur plote e qe nuk donin te degjonin a te shihnin kend me sy, vec te pinin e te beheshin tape. Mbi tavolinat e kesaj pjese Kipi kishte vendosur pasyra te medha ne te cilet mund te shikoheshin te heshturit, e te rreflektonin mbi gjendjen ne te cilen ishin fundosur.
    Kur ndokush fillonte te conte zerin ne dialogun e tij me veten, Kipi e kapte per krahu dhe e vendoste ne “talker area”, pastaj I kerkonte qe ai te mos e ngrinte zerin por te fliste aq sa ta degjonte vetem maja e tij e hundes.
    Kotja kishte rrekellyer birren e saj te 7 dhe ishte zgerlaqur mbi tavoline, ndersa prinderit e saj kishin filluar ta mbanin per krahu. Nuk duhet ti kishim dhene kaq shume per te pire I thoshte nervoz Pacuku te shoqes e cila I fshinte djerset plakes.
    Kotes I shpetoi nje pordhe. Te tere qeshen mbas kesaj.
    Kishte mjaftuar keshtu nje pordhe e Kotes per ti hedhur te tere nga trishtimi qe kishte mbjelle eksperienca e Xhilit, ne ngazellimin dhe harene e jetes pa kokecarje.
    Nje prodhe vlen nganjehere me teper se cdo eksperience mendova, por pata frike te shtrengohesha nga frika se mos ndyja veten.

  5. #55
    "Si i doni floket? Shkurt apo normal?". Kesaj pyetjeje une i pergjigjem gjithmone me "Ashtu si i keni edhe ju" edhe kur berberi eshte femer. Me pelqen pastaj te verej shikimet qe ai ose ajo i hedh vetes ne pasqyre here pas here si nje piktor qe po ben autoportret.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Eksperience e lezetshme kjo e flokeve, por une do te kisha preferuar te degjoja nje pordhe.
    Apo edhe ti ke frike se mos ndyn veten???
    Ska gje se edhe vete-dhjera ne nje fare menyre eshte nje lloj eksperience qe heret e vone na hyn te tereve ne pune.
    Hajt pra cpret, fillo te shtrengohesh!!!

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Ronan

    Ronani, nje ziosh leshator, me nje koke e trup dy here sa te mijat eshte nje miku im anglez, i cili vjen e me viziton pothuajse cdo vit, qe nga kthimi im ne atdhe. Si te gjithe anglezet, edhe Ronan e enderron aventuren, deri ne ate faze sa e ben te duket qesharak. Per te ardhja ne Shqiperi, te cilen atij i pelqen ta quaje jo pa sarkazem vendin e shqiponjave, eshte nje beme qe ja vlen te krenohesh.
    Bile une pa me te voglin dyshim besoj se kthimet e tij ne Londer ai i imagjinon si funde te udhetime te lavdishme apo eksperienca a njohje te fituara gjate eksplorimit qe ai ashtu si paraardhesit e tij e kane zakon i bejne botes. Nuk mund ta imagjonj dot Ronanin pa ate patetizmin qe karakterizon popullin anglez dhe e mbush ate me nje vetbesim idiot.
    Ne fakt nuk duhet te nxitohem ne lidhje me prejardhjen e tij, pasi edhe pse eshte lindur ne Londer, Ronan i ka rrenjet goxha te ngaterruar, te ngatarruar si leshte e kokes qe mban mbi shpatullat e gjera.
    Pa patur asnje prove, por duke i besuar nuhatjes sime ne njohjen e shpirtrave une do te thoja qe Ronan eshte cifut.
    Nje cifut anglez! E cfare me teper se nje anglez cifut do te kisha guxuar ti kerkoja zotit te me dhuronte per mik???
    Ronan me priste i ulur kembe-kryq ne qender te qytetit. Sa kishte zbritur nga taksia dhe ashtu i parruajtur dukej si arab. Shume nga kalimtaret vetem i hidhnin nje shikim te mbushur me habine qe u derdhej nga syte e vazhdonin moskokecares rrugen, me kureshtart kishin dale nga berberana e Ligorit a nga pubi i Kipit dhe dic thoshin midis tyre, femijet i ishin mbledhur perreth dhe qeshnin me babaxhanerine e tij, ndersa mizat, ato ishin te vetmet qe duket se e bezdisnin mikun tim qe kishte parkuar prapanicen e tij leshatore ne qender te qytetit.
    Kur me pa tundi doren i gezuar, sikur donte te me terhiqte vemendjen per te me treguar se ku ishte, a thua une kisha ndonje shanc per te mos e vene re ate katana qe nxinte ne ate dite te bardhe korriku.
    Ishte dersitur e kete mund ta vertetonte me teper se kemisha e lagur kundermimi i tij.
    E perqafova jo pa mall. E doja kete shkerdhat anglez, me gjithe djersen, gromesimat, pordhet, ironine, padobishmerine bile edhe corapet e tij.
    Rruges per ne shtepi Ronani me pyeti per gjerat e zakonshme.
    Ishte nje nga ato bisedat qe bejme kur takojme nje te dashur qe nuk e kemi pare prej kohesh e truri ne perpjekje per te seleksionuar nje pyetje per te qene na zihet kaps, keshtu qe duam sduam ne bejme nje pyetje klishe e biseduesi na jep po nje pergjigje klishe. Ti nuk mund te formulosh asnje pyetje edhe pse ato jane aty brenda duke angullire padurim e duke kafshuar e terhequr palat e trurit.
    Pas pese minutash ishim ne shtepine time, qe ishte me rremuje se arka e Noes (besoj qe arka e Noes me tere ato kafshe qe jetonin me te duhet te kete qene nje vend shume i piset, kundermues, e rremuje). Une ndryshe nga Noe kam nje arsye per te justifukuar rremujen e shtepise sime. Une si gjithmone jetoj vetem, e qe pas vdekjes se tim ati edhe me vetem se me pare.
    Ronan nuk e vuri re rremujen. Ai hodhi ne mes te shtepise valixhen e mbushur me rroba te palara, u freskua me nja dy grushta uje, dhe pasi me perqafoi perseri me tha se donte te pinte dicka. Ishte i etur e donte te rrufiste nje birre te fohte nga ato qe mund te gjesh vetem ne pubin e Kipit.
    Nderroi kemishen, hodhi pak deodorant i cili e beri edhe me te peshtite aromen qe vinte e te dy bashke u nisem drejt pubit, une per te bere detyren time si nje shqiptar mikprites e ai per te perfunduar misionin e tij ne njohjen e ketyre njerezve, ne berjen e radiografise se asaj pjese te botes qe i ishte mohuar pa te drejte atyre per 50 vjete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 13-07-2004 mė 12:39

  8. #58
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    c'mund te shtoj per ronan (qe pata rastin ta takoja ne Londer), asgje - pervecse: syte i shkelqejne, ashtu si nuk i shkelqejne askujt tjeter. jan te fshehur pas qerpikeve te gjata e te shpeshta, ashtu si c'do qime qe del prej trupit te tij.

    "its bad karma to steal books from the library."

    te fala dhe i thuaj me ka borxh nje vizite ne Irlande.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  9. #59
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    vetem per ronanin:

    mrkuczaj@hotmail.com says:
    hej
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    aty je
    dor says:
    po
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    po ku e lame qepare
    dor says:
    me kembe perpjete
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    dhe e qiva une ate
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    ketu e lame apo jo
    dor says:
    po pra
    dor says:
    kush je ti?
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    he me aman
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    cfare po thoje
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    e di qe rte dashuroj une ty
    dor says:
    e di
    dor says:
    po kush je
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    jam ne qe te kisha ne listen time
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    ke kamer ti
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    dhe nga je
    dor says:
    e paska lene msn hapur ai ****?
    dor says:
    mbyllja te lutem o njeri i mire
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    cili *** kete vetem une e perdor
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    po deshe nga je
    dor says:
    ej
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    he
    dor says:
    ti nuk je mrkuczaj
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    nga e di ti
    dor says:
    se po te ishe mrkuczaj do kishe nje gjoks te madh me lesh, nje ***** leshatore, dhe mbi te gjitha nuk do dije shqip
    dor says:
    tani
    dor says:
    te lutem
    dor says:
    mbyllja pak se e paska harruar hapur
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    po kam dhe nje ashtu temath
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    kete e harrove
    dor says:
    edhe une te madh e kam
    dor says:
    po ,mbyllja
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    e mire po sme thge nga je nuk e mbyll
    dor says:
    tirons
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    ik ***
    dor says:
    *** edhe vete
    dor says:
    degjo
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    mos me shaj se nuk ja mbyll
    dor says:
    do ja mbyllesh te lutem?
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    po deshe me thuaj te lutem qe ta mbyll
    dor says:
    po une te thashe tre here
    dor says:
    sa tip i dhishem#
    dor says:
    cerriks je?
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    po deshe me thuaj te lutem qe ta mbyll
    dor says:
    apo gramshiak?
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    cerriks
    dor says:
    po pse s'degjon pra
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    po deshe me thuaj te lutem qe ta mbyll
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    po deshe me thuaj te lutem qe ta mbyll
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    po deshe me thuaj te lutem qe ta mbyll
    dor says:
    hahahahahaha
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    po deshe me thuaj te lutem qe ta mbyll
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    po deshe me thuaj te lutem qe ta mbyll
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    po deshe me thuaj te lutem qe ta mbyll
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    po deshe me thuaj te lutem qe ta mbyll
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    po deshe me thuaj te lutem qe ta mbyll'
    dor says:
    ej
    dor says:
    s'me rruhet fare
    dor says:
    e mbyll apo se mbyll ti
    mrkuczaj@hotmail.com says:
    e mire ik *** ae po hap timen
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    U ulem ne nje qoshe te pubit, nga ku mund te shikoje pothuajse gjithe hapesiren e "talker area", dhe pasi moren ndonje birre te ftohte u shtruam ne muhabet nderkohe qe syve te kureshtareve nuk u shpetonte pothuajse asgje. Ronani u buzeqeshte te gjitheve, e i prirur nga nje miresi e pashpjegueshme perpiqej te tregohej sa me miqesor. Tek fiksova fytyren e tij te stermadhe te mbuluar me qimet e ashpra qe mbulohej nga ngerdheshje e lengesht, e ndersa shikoja levizjet e tij te ngathta por te vendosura, dhe koken e madhe te deformuar nga kaska e regbise mu krijua pershtpja se isha ulur ne tavoline jo me Ronanin qe njihja der atehere, por me nje te semure nga down syndrome.
    Qesha!
    Qeshi dhe ai.
    Pastaj Ronan nxorri aparatin fotografik, dhe ashtu si te gjithe turistet filloi te fotografonte cte mundete.
    Dikush filloi te krekosej, dikush te buzeqeshte a te luante indiferentin, dikush te merrte poza e bile edhe te krihej ne menyre qe te dukej sa me mire ne fotot e te huajt, e dikush tjeter shprehu edhe zemerim per guximin e tij te tepruar.
    Ronani vetem buzeqeshte.
    "Niti, kush nga keto zonjusha te bukura zoteron dashurine tende", me tha me nje te qeshur te hidhur, pasi me e reja ne pub ishte Tabena, nje grua fjalepak rreth te 50-ve, qe ishte e gatshme te jepte shpjegime te pafundme rreth gjithckaje qe mund ta pyesje.
    Ajo tashme kishte marre nje poze te cuditshme qe shprehte ankth, lumturi, turp, dhe epsh njekohesiht, duke pritur qe Ronan ta fokusonte me aparatin e tij.
    Cuditerisht Anglezi nuk gjeti asgje te cuditshme ne qenien e saj, keshtu qe vetem i buzeqeshi.
    Kam rene ne dashuri me nje fjali te shkurter I thashe, por nuk besoj se me kuptoi.
    E crendesi kishte kjo.
    Ne fund te fundit ai ishte anglez, e shume gjera I shihte ndryshe, madje edhe qellimet e tij ishin te tjetersoj nga ato tonat, te papertypshme per ne.
    Nje ore me vone pasi kishim rrokullisur disa te mira kishim filluar te diskutonim rreth faktit se si do te ulerinte nje ujk homoseksual, e me pas si do te ndikonte dhimbja e prostates tek ulerima e nje ujku.
    Ndersa kthenim nje nga nje gotat e birres deklamonim ulerima ujqish qe kishin filluar te beheshin gjithmone e me te forta me rritjen e sasise se alkolit te konsumuar.
    Te tere kishin filluar te qeshnin me ne, ndersa kishte nga ata qe po perpiqeshin te merrnin pjese ne loje.
    Po nje peshk homoseksual si ben,- pyeti Fejzo dhe priti qe une tja perktheja kete Ronan.
    Ronan zgjati buzet perpara, dhe levizi ne nje menyre te cuditshme pellembet e duarve,e mua me dha me te vertete pershtypjen e ndonje peshku homoseksual.
    Te tere qeshen.
    Fejzoja vetem tundi koken sikur donte te thoshte se nuk ishte I kenaqur me imazhin qe krijoi Ronan.
    Ai kishte kohe qe kishte sajuar nje teori te re, sipas se ciles jeta e cdonjerit nga ne ishte e lidhur ngushtesisht me nje send. Pas kesaj ai e kishte shpallur veten Zotin e Dollapeve.
    Nuk kishte mbetur kush pa qeshur, ndersa Fejzo vetem perpiqej ti gjente secilit nga ne sendin perkues qe ne nje fare menyre me ane te formes qe kishte, te shprehte personalitetin e te Zot.
    Per Fejzon une duhet te isha Zoti i Autobuzeve, e nuk beja gje tjeter vec luaja shah me to. Me pelqeu, kjo ide edhe pse kishte kohe qe nuk hypja ne autobuz. Kur ja shpjegova teorine e re Ronanit, ai u zhyt ne mendime dhe me kerkoi ta pyesja me takt Fejzon se zoti I kujt mund te ishte Ronan.
    Fejzoja u mendua pak, sikur donte ti jepte rendesi pergjigjes se tij, nderkohe qe te qeshurat kishin mbetur peng te interesit te shprehur nga I huaji. Ai ktheu nje gllenjke, ja nguli syte Ronan dhe tha se Ronan ishte zoti I Makines se Rrojes.
    Ronan u ngrit ne kembe, mori goten e birres ne dore, dhe pasi e bere gezuar me Fejzon e pa te arsyeshme te mbante nje fjalim, ashtu sic bejne Mbreterit ne rast kurorezimesh.
    Nuk me kujtohet gjithe tha e c'tha, por nuk mund te harroj fjalet e fundit qe mu desh jo vetem ti perktheja por edhe ti interpretoja, me kerkese te Ronanit sigurisht.
    Ato ishin pak a shume :” Per mua burrin qe vij nga ishulli, ky eshte nje moment I paharruar te cilin do ta kujtoj perjetesisht me nderim. Zoti e bekofte Angline, zoti bekofte Mbretereshen”
    Pastaj me nje fryme ai ktheu ate qe kishte mbetur nga gota e birres e perqafoi forte trupin e thare te Fejzos, dhe porositi birre per te tere. Fjalet e fundit te tij kishin bere me teper efekt se I tere fjalimi I cili nuk kishte kaluar pa aprovimin e te pranishmeve. Ata tashme kishin zene rradhe ne barin e Kipit e porosisnin birren e premtuar nga miku. Me teper efekt fjalet e tij kishin patur tek Luiza e cila ashtu e perlotur mu afrua me mori per krahu e me kerkoi qe ti thosha Ronan se ajo e ftonte ate ne varrimin e saj, por me kusht qe ai te mbante nje fjalim si ky I sotmi.
    Ronan u perkul me nderim perpara saj, I puthi doren e rregjur, I nguli nje veshtrim ne syte e perlotur e sikur ti ishte jo vetem zoti I Makines se Rojes por dhe I tere gjithesise, tha se ndihej thellesisht I prekur dhe I nderuar nga ftesa e saj.
    Ne nje te qinden e sekondes Luiza mendoi “ Cfare mashkulli, I hodhi nje veshtrim atij nga koka tek kembet e u ndje e dashurar me te”, te pakten kjo ishte pershtypja qe mu krijua mua, Zotit te Autobuzeve.
    Cuditerisht te tere filluan te mendonin me seriozisht ne lidhje me teorine e Fejzos, duke dashur te gjenin me ngulm e pse jo edhe te dashuroheshin a lidheshin perjetesisht me sendin qe ngulshem uleriste me ane te ekzistences se tij emrin e te Zotit.
    Nga jashte u degjua buria e nje autobuzi.
    Ishte urbani qendres qe sapo beri rrokaden me firzamoniken e 21-shit, mendova dhe I buzeqesha fytyres se lumtur te Zotit te Dallopave, qe dic bluante ne koken e tij.
    Mbase nje qellim I ri po e shtynte te hartonte nje teori te re qe me bindje ju them se kur te vinte koha do te na habiste te tereve.

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Turizmi nė Shqipėri: 1 milion turistė nė sezonin veror tė 2012
    Nga Eglantina_A nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 24-09-2012, 16:17
  2. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 06:11
  3. Po shfrytėzohet procesi negociator pėr qėllime partiake?
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-07-2006, 04:24
  4. Perdorimi i psikiatrise per qellime politike ne Shqiperi
    Nga wittstar nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-08-2004, 11:34
  5. Shtajner shpall AKSH-nė organizatė terroriste
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 07:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •