Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17

Tema: Tek-Tuk

  1. #1
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Tek-Tuk

    Ti ike

    Ti je qellimi im
    Qe s'te arrita kurre
    Te desha qe femije
    Dhe sot qe jam burre.

    Ti me vjedhe zemren
    Pa ia ditur vleren
    Me zbukurove gjumin
    Kur me rrembeve endrren.

    Ti ike pa me pyetur
    Ne s'e per ty kam mall
    Ti ike pa e ditur
    Nese jam vdekur apo gjall.

    Ti ike diku larg
    Por jo larg zemres time
    Me je skalitur ne shpirt
    Brumosur ne kujtime.

    P.S...Tek -Tuk thjesht kur skam cfare te bej,vij ketej nga forumi letersise e stervitem ne perdorimin e tastieres.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Nė njė tastierė mos e humb kohėn
    nėse vėrtetė ti je FLORIRI....
    Vargjet e tua vėrtetė mė lodhėn...
    nga bejtexhinjt ti je mė i miri ♥♥♥

  3. #3
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Z.Agim Doci faleminderit per vleresimi tuej...thjesht jane gjera te castit qe kane nevoje te skaliten e perpunohen ne shume drejtime.Sidoqofte prania e vleresimit tuaj me shton kurajo.

    Dashuri e Pare

    Nga syte e mi rrodhen ca pika loti
    Dhe si orteke te zjarrte rreshqiten nga faqet e mia
    me largimin tend humba gjithcka
    Por kurre s'do te me shuhet per ty dashuria

    Ne endrrat e mia ti rend si zog shtegtar
    Dhe une si shqiponje nga pas te ndjek
    Ti me shfaqesh si lule e mbushur me nektar
    Dhe une porsi bleta qe me buze te prek

    Kaluan shume kohe qe me s'te kam pare
    Per gjithcka rreth nesh malli me ka marre
    Jam zemergur,por per ty kam qare
    Se ishe ti e imja dashuri e pare.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ndiqe zogun shtegtar, kurre mos hiq dore
    thithja nektarin lules deri ne pafundesi
    te rrjedhe loti i ngrohte, shi pranveror
    le ta djege gjithe boten zjarri Dashuri.

    Floriro, meqe nuk te jepja dot reputacion po shkruaj ketu. Shume te bukura vargjet, mos u merr kot me grindje andej ketej neper forum, Poezia te shkon me teper.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-06-2005
    Vendndodhja
    nuk dihet
    Postime
    44
    Citim Postuar mė parė nga FLORIRI
    Ti ike

    Ti je qellimi im
    Qe s'te arrita kurre
    Te desha qe femije
    Dhe sot qe jam burre.

    Ti me vjedhe zemren
    Pa ia ditur vleren
    Me zbukurove gjumin
    Kur me rrembeve endrren.

    Ti ike pa me pyetur
    Ne s'e per ty kam mall
    Ti ike pa e ditur
    Nese jam vdekur apo gjall.

    Ti ike diku larg
    Por jo larg zemres time
    Me je skalitur ne shpirt
    Brumosur ne kujtime.

    P.S...Tek -Tuk thjesht kur skam cfare te bej,vij ketej nga forumi letersise e stervitem ne perdorimin e tastieres.

    Kjo me pelqeu mua shume.
    "Me zbukurove gjumin
    Kur me rrembeve endrren"...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Urime FLORIRI. KESHTU SHKRUHET.

  7. #7
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Atje..

    Atje ku rruget maten me lapidaret e vdekjes
    Eshte nje zemer qe rreh vetem per mua
    Atje ku plumbat i rane ne zemer heshtjes
    Pret nje shpirt te me thote te dua

    Atje ku qielli qau me lot te zjarrte gjurmelenes
    Del vajza ne ballkon dhe zemren ia cel henes
    Atje ku lulet u vyshken ne fillim te pranveres
    U rriten lulekuqe qe dashuri i dhane zemres

    Atje ku malet flasin me gjuhen e kreshtave
    Me klithmat e shqiponjes blegerimat e qengjave
    Atje ku lumi vrapon tinez mes grykash
    Ndeze zjarr ne zemer mes plumbash dhe qytash

    Atje ku fati shtriu doren e tij mizore
    Jete te sapo nisura i ktheu ne kuj mortore
    Atje ku shamizezat nuk mbaruan kurre
    Ajo dashuron me zemer ndezur furre

    Atje ku lotet me njomen syte
    Atje..diku ne shqiperi
    __________________________________


    PS..Agim Doci flm per vleresimin.
    SG Djali flm edhe ti...flm dhe per strofen e bukur
    D-i-a-n-a flm per vleresimin
    Pamvaresisht se nuk jane gje..nejse
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 29-06-2005 mė 09:24
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Me ka marre malli per eren e mimozave ... me ka marre malli per shqiperine , pavaresisht se rruget maten me lapidare dhe shamizezat nuk mbarojne kurre....
    Me pelqeu.
    Dhe mos ji kaq modest ...

  9. #9
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    PER TY

    Per ty do behem ere
    Te kaloj dete oqeane
    Te perkedhel lehte floket
    dhe qerpiket e zinj

    Per ty do beja shume
    por falje s'mund te kerkoj
    se e di qe se meritoj
    princesha ime e bukur

    Per ty do te kendoj
    Neteve pagjume
    Ne parvazin e dritareve
    poshte qiellit yjeshume

    Per ty do me marre malli
    Per zerin tend dhe fjalet
    Per syte e bukur
    Qe dikur i desha

    Per ty do te merzitem
    Kur dielli perendon
    Nen muzgjet e kuqerremta
    qe dikur te degjoja zerin

    Sot Neser kurre me
    Ti sdon te me shohesh
    Te kam fyer dhe je lenduar
    Ashtu si dhe un

    Kur dikush hyn ne mes
    meson per ne
    Atehere gjithcka mbaron
    Dashuria fale ktij sekreti jeton

    Ti sekretin se mbajte
    Ndersa une po
    Ti vleresove te pavleren
    Me shume se zemren time

    Per ty dhe do te shkruaj
    Per ty dhe i kam treguar
    Asaj qe tashme kam ne krah
    Per ty do kem dhe urrejtje
    si shpirtrat e dashuruar....

    E di qe ti me doje
    Me ke dashur qe kur
    Une te kuptoja te ndjeja qe larg
    Ashtu si me kuptoje ti

    Te thash je e komplikuar
    Te thash je e mire je shpirt im i vogel
    Te fyeva ne seder te thashe te urrej
    Fjale qe nga shpirti nuk dilnin

    Mora zjarr u ndeza
    Nuk munda te pranoj nje ndarje te tille
    Pa lot ne sy dhe nje urim
    ashtu si na ndodhte me pare

    Lere zerin e zemres te flase
    Dashuria e mposht urrejtjen
    pranoje nje urim nga une
    ne mungese te nje perqafimi

    Pranoj disa fjale qe dalin nga zemra
    Telutem harro dicka nga e kaluara
    degjoje zerin e zemres time
    Qe po te flet...

    E di qe je merzitur
    Nuk prisje nga un gjera te tilla
    Por me ler te them...te them vetem njehere
    Te kam dashur aq sa me ke dashur ti..

    Harroji disa caste vetem per nje cast
    dhe pranoje nje urim nga une
    Nje urim prej nje shpirti qe e ndjeve dhe te ndjeu
    Te me mbetesh gjithnje princeshe .....kjo ishte PER TY
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 14-03-2006 mė 20:46
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    FLORI i dashur, ke shqetsim poetik ne vargjet e tua. Une te pergezoj me gjith zemer se ke hedhur ne forum gjera me vlere dhe padyshim te sinqerta.

    Vajzes qe i drejtohesh po i thur edhe une disa vargje...miqesisht:

    Ti e kuptove dashurine time
    dhe shpirtin tim rebel
    Ti vjen princeshe neper kujtime
    e prej andej kurr nuk del.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •