Gjithcka eshte e verdhe, gjithcka.
Gjithcka eshte e verdhe, gjithcka.
E cmund te jete me e verdhe se nje enderr, apo se nje qellim i vjeter????
Asgje.
Tani ne fund te krevatit kam vendosur nje sunduk. Nuk e mbaj mend nese e kam blere, ma kane dhuruar, apo e kam vjedhur diku. Mundesia se mund ta kem krijuar vete eshte plotesisht e perjashtuar. Ronani sot nuk ka thene as edhe nje fjale. Ai vetem eshte heshtur, ka gerrvishtur me qerpiket e gjate ajrin qe i mbeshjelle fytyren dhe pastaj ka rrekelluar plote 10 shishe birre.
Pulit pikellueshem syte, a mbase nuk eshte pikellim por nje re kotesie qe po i rreshkete nga syte e blunjte.
Po po, ai eshte i trishtuar.
Kjo nuk mund te jete sajesa ime.
Qendroj perpara tij, dhe e di qe nuk ka as te shkuar e as te ardhem ne ate fytyren e stermadhe te mbushur me zbrazeti, me mungesa. Nje fytyre anemike, pa asnje shprehje, si nje klithem qe nuk thote asgje, vec sinjalizon se dicka e papelqyeshme ka ndodhur, e mbase do te vazhdoje te ndoth per qa sa ti nuk ben asgje per ta ndaluar.
E c'duhet te beja me Ronan.
Hapa nje bisede ashtu si kot.
I tregova nje kuriozitet rreth rinoceronteve, e ai ma ktheu po me nje kuriozitet qe nuk mu duk edhe aq interesant. Biseda e filluar dha shpirte pasi une kisha thene fjalen "ashtu" te cilen e kisha ngjyer me nje habi hipokrite.
Pastaj u ngritem.
Ne nje cep te barit kishin qene duke biseduar deri atehere Kipi, Ligori, dhe nje burre qe se kisha pare deri atehere. Duhet te ishte ndonje jabanxhi.Ai, kishte nje fytyre tinzare plot vraga. Nuk kishte as vetulla as qerpike, e as qime ne hunde. Me qose nuk e bente nena.
Po bisedonin rreth nje adrese, bisede qe nuk me interesonte keshtu qe nuk ja vura veshin, por dola duke i pershendetur me dore.
(Nuk e di pse i jap tere keto hollesi idiote sikur jam ne hetuesi. Me siguri me eshte ebre zakon nga te ndenjurit vetem.)
Nejse po vazhdoj.
Te dy, une e Ronan u drejtuam per ne shtepine time, dhe krejt pa thene asnje fjale ngritem te dy kokat per te pare qiellin.
Ishte nje nate e bukur, e ngrohte e mbushur me lloj lloj ererash qe treteshin ne hapesire bashke me ate drite te mekur qe nuk dihej nga vinte.
Nuk kishte hene.
Mesiguri drita vinte nga zinxhiri i panatallonave te mija qe e kisha harruar te hapur.
E mbylla ate dhe pashe qe gjithcka u fundos ne erresire.
Pastaj e kuptova qe bashke me zinxhirin kisha mbyllur edhe syte.
Nuk qesha edhe pse e kisha bere kete enkas per te marre veten me te mira, ashtu sic bejne perendite sa here qe ndihem te trishtuara e sajojne ndonje loje te cilen ne me te shumten e rasteve e paguajme ne, une ,ronani ju te gjithe se bashku.
Ronan, sikur te me kishte lexuar mendimet po vershellente kengen e vellezerve Bluz Me, You, very body..... lalalaaaaa.
E pabesueshme!
Kjo ishte me shume se nje koecidence.
E si mund ta kenaqja veten ne ate vaketire te ndricohej nga nje drite e mekur e vaket, qe nuk dihej se nga buronte, kur ne krahe kisha nje njeri gjuhe gozhduar, e mbi koke me ishte ulur nje paranoje qe po me merrte shpirtin????
Asgjeja ime, dhe gjithckaja ime ishin vendosur ne anet e kunderta te peshores, e une pashe se ishte vendosur nje ekuliber.
Gjithcka qe kisha nuk me perkiste.
Ronan ktheu koken nga une, dhe me tha nje tjeter kuriozitet idiot, duke prishur ekulibirin perfekt e ketij casti.
Ishte hera e pare qe kishte tentuar te hapte nje bisede ne kete dite, dhe e kishte bere pikerisht atehere kur une isha zhytur ne te thellat e mia.
Asgjeja dhe gjithckaja u shkrine me njera tjetren e une ndjeva peshen e tyre mbi shpine, sikur ti kisha mbajtur ashtu prej shekujsh, ndersa vazhdoja te ecja me hijen e tij ne krah.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 16-09-2004 mė 15:44
Ti e degjon zerin????
Nuk e di se nga vjen, a c'mund te jete???
Eshte fjale, zhurem, ofshame, ngasherim, gervame, melodi, ulerime, bucitje, gjemim.
Eshte krraku me i pafajshem , shperthimi me naiv.
Eshte e qeshura e pare, .........e fundit.
Eshte qarja e femijes qe ti perkund ne krahe, eshte belbezim, dridhje tingujsh, vibrim i ajrit qe gurgullon mbi siperfaqen e mendimit tend.
E ndjen zerin???
Ai eshte aty brenda kokes tende, mbylli syte dhe degjoje.
Eshte dalta me te cilen ti gdhend qellimin tend, e me pas nje veshje qe ti e pret nepermjet ideve, por qe asnjehere nuk mund ta mbath persosmerisht ate, sepse qellimi ndryshon ne sekonda, e sado te sakta te jene matjet e tua, pjese te tij do te mbeten lakuriq, e pa mundur te mbathet prej tij.
E degjon zerin???
Ai nuk resht kurre se qeni brenda teje, e mbase kjo ta ben te veshtire perqendrimin per te degjuar ato qe te thote.
Ja , tani, nga brenda vetes degjoj nje zhurem, nje uturime e paforme, qe ngrihet si avull, si mjegull drejt fytit tim, aty kondensohet e bastaj shkeputet ne trajten e pikave per te goditur qellimin tim te ri, e per ta skalitur ate ne formen e idese akoma te paqarte.
Ideja fle ne mjegullen e uturimes sime.
Po, tani e degjoj edhe me te plote shkeputjen e tingullit, qe can me nje fishkellim gerrvishtes hapesiren nga fyti im, ne drejtim te mases se paforme te qellimit, duke shkaktuar nje tak... tak....tak te vazhdueshem e duke e gdhendur ate ngadale.
TAK.......TAK.....TAK.
Dikush po troket ne dere.
Zhurma nuk vika nga brenda meje.
Ngrihem per ta hapur, duke degjuar nje tjeter ze te me flase nga perbrenda.
Kush mund te jete????
Pse te kene ardhur????
A do rrine???
Zeri nuk resht se pyeturi, e aty per aty pergjigjet po vete, ndersa midis pyetje-pergjigjeve shtrihet paranoja, frika, mendime idiote te cilat ushqehen me trupat e njera tjetres.
Brenda teje ndjen dileme???
Po qellimi ku eshte ???
Qellimi nuk duket, degjohet vetem nje kakofoni zhurmash, qe heshten sapo ti perballesh me fytyren e atij qe eshte mbas deres????
Mbas deres postieri.
Laze memeci, i therrisni te tere.
Lazja kishte lindur memec.
Nuk mund te fliste, ndersa brenda tij ziente nje ze qurrash, qe here pas here edhe ulerinte, por Lazja i mesuar ta injoronte , nuk ia vinte fare veshin.
"E ceshte nje ze, kur nuk ka vesh per ta degjuar ate" pyeti nga brenda meje zeri im?
"Mendoj se nje ze qe nuk degjohet, eshte si nje spermatozoit qe nuk ka asnje veze per te mbarsur" u pergjigj nje ze i dyte.
Nje ze i trete tha se eshte nje mastrubim, dhe te tre zerat qeshen.
Qesha edhe une.
Lazja, dhe heshtja e tij mbanin ne duar nje pako.
Nderkohe qe zeri im ia nisi serish.
C'eshte ajo pako ne duart e tij???
C'te kete brenda???
Kush ta kete derguar????
Nga vjen???
Mos ta kane sjelle gabimisht ty????
Pastaj Lazja me dha dicka te firmosja, me leshoi pakon tek kembet, dhe shkoi duke tundur doren, ndersa zeri im filloi serish????
Hape, te shohesh cka brenda.
Hape shpejte.
Mbylla deren, dhe tek degjoja zhurmen e hapave te lazes qe po zbriste shkallet, i bindur nga zeri qe kishte filluar te leshonte njemije e nje pyetje, zhurma te pakuptimta shqeva pakon e kartonit, dhe pashe se ne fund te saj ishte nje qese plasmasi, e mbi te te nje cope pusull.
Shqeva qesen e plasmasit e ndjeva se si bashke me habine dhe tmerrin tim ne dhome u shpernda nje ere e qelbur.
Ne pako ishte nje fetus gjysem i kalbur.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 16-10-2004 mė 13:16
sa mire jeni ju :PPPP
te them te dua eshte pak te fal zemren e ke hak me mire te them te verteten, i yti do jem per jete, dashuria ime do te perfundoj kur deti te shteroj kur dielli te me ndricoj, kur mua ne varr te me mbulojn atehere jam e detyruar te harroj
Ne syte e tu,heshtje kozmike,ne fytyren tende heshtje romantike,ne fjalet e tua as po as jo,me thua te lutem:"me do apo jo
LoVe^-^BeBy
Ekzistenca e njeriut eshte si nje rreth qe fillon me lindjen e tij dhe mbaron atehere kur rrethi mbyllet. Perimetri i rrethit eshte jeta . Disa rrathe jane te medhenj, e disa te tjere nuk arrijne te jene as rrathe, jane vetem pika, vija te lena pergjysem, njolla ne peisazhin e gjalle e te levizshem te botes.
Keto mendoja e isha i sigurte se jeta e fetusit, ishte nje njolle, nje ekzistence te cilen une dhe e dashura ime as qe e kishim konceptuar me pare, nje fillim i paqellimshem qe kishte rrjedhur, buruar me teper se nga pakujdesia, nga natyra jone krijuese.
E cuditshme se si lind jeta, e cuditshme se si mbaron ajo.
Ai tani ishte nje cope te gjakte mishi qe vinte ere te peshtire, shkaktonte shtriqjen e zorreve drejt fytit tim. Nese do ti kisha dhene nje mundesi mund te kishte qene pjella ime, por tani ai ndodhej ne fund te asaj kutie kartoni ne formen e nje njolle gjaku, e nuk ishte as mish, as sekrecion, as gjak e aq me pak qellim.
Ishte nje pjese e imja dhe nje pjese nga trupi i nenes se tij te perziera se bashku ne lojen tone epshake, e qe ishte perplasur ne telajon e jetes jo nga ndonje qellim, por nga nje shtytje energjie absurde, e pakonceptueshme , duke mos mundur te konturonte asnje figure, por duke mbetur nje njolle e turbullt.
Nuk dija se c'duhet te beja me te, por kaq shume kuptoja se me perkiste, se nuk mund ta braktisja, ta hidhja, e aq me pak ta lija ne ate gjendje mjerane.
U ndjeva fajtor e vendosa se te pakten pjeses qe me perkiste mua duhet ti jepja nje qellim, duhet ti jepja nje tjeter mundesi????
U pushtova nga deshira per ti dhene nje qellim fetusit tim, e kjo me beri te ndihem krijues.
A nuk krijoi zoti demonin nga vetja e tij, e nxorri ate nga e pandergjegjshmja e vete per te mbetur perfekt???
A nuk ishte me pare demoni, (i damuni) pjese e zotit qe kishte lindur brenda tij si nje qellim i pashpjegueshem, si nje energji absurde e huaj, negative, e qe ai vete per te mbetur i persosur e kishte nxjerre nga vetja, por nuk e kishte braktisur ate, nuk ja kishte mohuar atij ekzistencen, por vetem i kishte dhene nje forme te cilen jo vetem mund ta njihte, shquante, e identifikonte si nje pjese te keqe te tijen, por edhe mund ta luftonte ate pasi vetem keshtu ai mund ti mohonte atij rikthimin tek vetja, vetem keshtu mund te justifikonte qellimin per te cilin e ksihte krijuar.
Behemi te mire vetem duke luftuar pjeset tona te keqija.
A nuk kishte nisur ekzistenca e ketij fetusi si dicka e paqellimte, si nje loje per te shfryre epshet tona, duke na shkaktuar ate kenaqesine e rreme, e te ndjerit krijues, kur luanim me trupat e njeri -tjetrit e ndienim se si vetepermbanim forcen per te dhene jete, per te krijuar dicka, te cilen ne nuk e deshironim.
Nuk mund ta braktis ate.
Duhet ta beje perseri pjese timen, e pastaj ti jap atij nje qellim, nje qellim qe nuk ja dhashe kurre, ta bej ate demonin tim, per te shmangur keshtu vrarjen e ndergjegjes, per te mbetur nje njeri i mire.
Vendosa ta perdorja fetusin tim per te krijuar nje demon, te cilit me pas do ti jepja te gjitha te keqijat e mija, do ta nxirrja nga vetja, e keshtu do te mbetesha i paster.
C'do gje perfekte e ka demonin e saj.
Ashtu ajo nuk mund te me hunte ne pune, por do te me rendonte ne shpirt si guri mbi shpinen e sizifit, qe paqellimshem e mban ate, duke e bere edhe me te rende se pesha e tij e vertete.
Po si ta ri-beja ate pjese timen????
Kjo ishte pyetja qe pasoi meditimin tim, ndersa nga dhoma tjeter u degjua zeri i lodhur i Ronanit.
Heeeeey, Nit po vdes per te ngrene dhe frigoriferi eshte i zbrazur .
Qesha.
U zhbera ne te qinden e sekondes, trupi mu mbulua me djerse te ftohta e gjunjet mu drodhen, ndersa ndjeja turrvrapjen e mendimit tim ne kafazin e kraharorit.
Nuk di ne ishte me i shpejte se rrahja e zemres ai turravrap, a zemra me kishte kohe qe me kishte ndalur ne vend, por di se ndjeva gjakun te me ftohej e trashej si zhive, syte te me hapeshin, ngjyrat te ndizeshin, e gjerat ti shikoja me qarte.
Uria e pafajshme e Ronanit ishte rrugadalja ime.
Fetusi kishte dale nga trupi im natyrshem, ne formen e nje nevoje biologjike e po ashtu ai duhej te rikthehej tek une.
Mora ne duar kutine dhe tek ndieja peshen e asaj qe isha duke bere, iu drejtova Ronanit: "behu gati te hash gjellen me perfekte qe te ka qelluar ndonjehere".
Atij i shkelqyen syte, ndersa une tani pa asnje dileme vendosa ta ribeja fetusin pjese timen ne menyren me te natyrshme, me njerzore, e njekohesisht me demoniake, duke e ngrene ate.
Postuar mė parė nga nitROSHI
RRETHI PERFEKT...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 12-01-2005 mė 23:48 Arsyeja: gjuhe e huaj
Memory is a kind
of accomplishment
a sort of renewal
even
an initiation
Shpesh shkeputemi aq shume nga ato qe duam, te rrethuar nga zhurma e gezueshme e asaj qe kemi, sa nuk mund te mos ndihemi te humbur ne mermerimen e qellimeve qe shoqerojne gjithe qenien tone.
Ne jete ka gjera qe ndodhin, qe pritet te ndodhin, e te tjera qe nuk reshtin se ndodhuri.
Nuk ka jete,ka vetem frike per te vdekur.Njerezit marrin fryme,lexojne shpesh libra te vjeter,por nje dite e dine qe do t'i braktisin sepse ato nuk jetojne;kane te drejte vetem te ekzistojne.Vdekja eshte dasma me e mrekullueshme qe na perket te gjitheve;ne nuk e dime,por te gjithe ate po presim,se kur duhet te jete ai ēast.Gjithēka qe bejme eshte vetem frike se nuk do te jetojme me,por harrojme qe vdekja po na pret dhe ajo shikon ashtu e vetmuar nen tingullin shpues te endrrave jetesore.
Mirsevjen Vdekje!Ti je gjeja me reale ne kete bote mbushur me abstraksione dhe poezi dashurie,te neveritshme.Po te presim sepse ti permban enigmen,qartesine dhe thjeshtesine ne veprim.
ap, Paris.
Ronani shfletonte librin e guzhines, duke kerkuar nje recete per te gatuar fetusin tim,ndersa verberisht besonte se kjo qe po benim ishte pjese e ndonje riti te lashte te te pareve te mij.
Libri i guzhines ishte kthyer sakaq ne mendjen e tij ne nje liber te mbushur me formula magjike qe sherbenin jo vetem per te shuar urine por edhe per te gjetur rinine e perjetshme, per te prekur lumturine, a ndoshta lavdine e humbur te mbreterise angleze, por aspak nuk i shkonte ne mendje se ai liber po na sherbente per te gatuar nje qellim qe do te ushqente mungesen e lodhur te ekzistences time.
Plot vitamina, plot proteina, dhe mjaft e ushqyeshme, thoshte ai neper dhemb ndersa me gishtin e tij te madh shtypte pjesen e prere te kordonit umbelikal.
Kjo qe ishte duke bere ishte padyshim per tu shenuar diku, ishte nje aventure, ishte dicka qe asnje nga moshataret e tij nuk kish patur guximin ta mendonte e jo me ta bente- thoshte me ze te larte duke mos fshehur ngazellimin qe e kishte pushtuar.
Duhet ta fotografoj kete moment, ndryshe askush nuk do te me besoj- tha per nje cast, por une e binda se nese do te fotografohej do te humbiste te bukuren e saj.
Eshte mire qe ca gjera te jene vetem tonat mik, nuk mendon keshtu, i thashe.
Ai beri sikur u bind dhe vendosi te me ndihmoje.
Grime holle qepet, i ferguam ne vajin e nxehte, e pasi shtuam domate te grira dhe perime te tjera, hodhem ne tiagn fetusin qe nga kontakti me vajin e nxehte, leshoi nje shkulm avulli te gjakt.
Pastaj ajo mase qe s'ish as mish e as gjak u shkri, u be njesh me perimet dhe aneksi u mbush me nje arome qe cuditerisht ishte e kendshme.
Ronani u pergjunj ne mes te dhomes dhe filloi te thoshte dicka neper dhemb, pastaj u ngrit mu afrua dhe me tha se sapo kishte patur nje vegim, dhe kishte pare ate qe duhet te beja ne keto caste.
Ti e ekzagjeron Ronan, nuk ka asgje magjike, ne nuk po bejme asgje te jashtezakonshme, ky nuk eshte rit, eshte thjeshte nevoje per tu ushqyer- i thashe ndersa edhe e vete e dija qe kjo qe po benim nuk ishte aspak normale.
Ai heshti, tundi koken dhe paqesisht hapi nje shishe vere te bardhe gjysmen e se ciles e hodhi ne tenxheren qe velonte.
Pas nja nje gjysem ore, atehere kur menduam se ushqimi ishte gati, shtruam tavolinen dhe pasi beme nje ndarje te barabarte te ushqimit u ulem per ngrene.
Ronani kerkoi qe te thoshim nje lutje, sepse sipas tij duhet te falenderonim zotin per kete ushqim aspak te zakonshem qe na kishte rezervuar, ndersa une ndjeja mbrapa veshit tim frymarrjen e nje qellimi te ri, zemra e te cilit kishte filluar te pulsonte ne mollezat e gishtave te mij.
Nuk fola, mbylla syte, dhe fillova perkund nevojat e mija. Kish ardhur koha qe ato te flinin pak.
Ne sfond degjoheshin hungerimat dhe gulcimat e Ronanit i cili edhe ai, kishte filluar te vriste urine e tij, duke futur ne bark nje pjese timen, ate me te mistershmen, me te frikshmen, duke u ushqyer me gjysmen e asaj qe neser do te ishte demoni im.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 24-04-2006 mė 15:50
kjo nuk te lejohej
Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?
Krijoni Kontakt