Ngaqe eshte shkruar shpejt e shpejt, dhe eshte postuar po u rilexuar ka mjaft perseritje fjalesh, qe e ulin teper cilisine e pjeses.
Cuditerisht nuk me le te bej editimin e duhur.
Ka nevoje te ripunohet.
Ngaqe eshte shkruar shpejt e shpejt, dhe eshte postuar po u rilexuar ka mjaft perseritje fjalesh, qe e ulin teper cilisine e pjeses.
Cuditerisht nuk me le te bej editimin e duhur.
Ka nevoje te ripunohet.
Fejzoja kishte qendruar ne mes te pubit dhe ulerinte qe ta degjonin te gjithe. Nuk e di ne ishte i dehur apo ndonje dallge cmendurie e kishte katandisur ne ate gjendje. Ishte aq i mbushur me ato qe donte te thoshte sa nuk mund te fliste vec duke uleritur. Ishte perleshur me 100 shpirtra te keqinj per tu vjedhur atyre te verteten qe ata e mbanin te fshehur ne B-Y-TH, e tani duhet ta nxirrte kete te vertete sepse ajo po ja zinte frymen. Nuk mund ta mbante me brenda, pasi ajo tashme kishte filluar te hidhte shkelma ashtu si nje femije qe pret te linde hedh shkelma nga padurimi per te pare driten e diellit a per te mbushur mushkrite me fryme. Ndaj edhe fliste me gulce qe shoqeroheshin ne ulje ngritje zerash, me regetima frymarrjesh qe perplaseshin ne fytyrat tona bashke me grafmen e alkolit. Nuk thone kote, cfare del nga ***** e dreqit nuk mund te mbahet fshehur as ne koke e as ne gjoks se eshte e rende e te djeg. Vetem ne B-Y-TH mund ta fshehesh.
Por jam i sigurte se nese Fejzo do ta kishte fshehur ne B-Y-TH-E kete te vertete, atehere do ta kishte te pamundur ta riprodhonte ne nje forme te kuptueshme per ne, e kjo do te thoshte qe lufta e tij me dreqerit do te kishte qene e padobishme.
Ja tek e villte tani para nesh te verteten i tij.
Ronan qe ne fillimi kishte menduar se Fejzo ishte mitologji.
E si mund te jete nje njeri mitologji, kete e kisha te veshtire ta kuptoja, por Ronan ngulte kembe e une nuk kisha deshire ti hyja argumentave me te.
Vjen nje moment kur njohim me teper te vdekur se te gjalle, kur jeta ne ate qe quhet e tashme rrjedh ngadale, e cuditerisht ne drejtim te kundert me veten e saj, duke krijuar keshtu nje vorbull ne qender te te ciles jemi ne. E shkuara eshte kaq e pranishme dhe e tashmja e huaj, nje proteze e adoptuar per te pertypur kohen qe na ka mbetur der ne grahmen e fundit-nisi fejzo fjalen e tij, ndersa ne u ulem ne pozocione te rehatshme dhe e beme vemendjen rrjete qe te mos na shpetonte asgje nga ato qe ai thoshte.
Mplakja eshte thjeshte nje ndryshim i ritmit me te cilen jetojme jeten, eshte nje zhvendosje e kerkesave te tua ne ate qe kam deshire ta quaj harten e deshirave. Ndersa vdekja eshte nje mungese totale e deshires per te jetuar.
Trupi i njeriut eshte si fruti, qe piqet me vdekjen. perfundon ne bark te tokes, kenaq urine e kohes, shijet, deshirat e saj, qe dirigjohen jo nga providenca a rastesia , por nga nje qellim qe na pelqen ta quajme hyjnor.
Ne fakt koha nuk mund te jete e paqellimshme. Ajo rrjedh e duket se asgje nuk mund ta pengoje ate per te projektuar forma te tjera te gjalla, per te shformuar shpirtin e per ti dhene atij nje trajte sa me perfekte.
Imagjinata hyjnore e shqyen a e gris ne miliona pjeseza, shpirtin, pastaj e pertyp ne dhemballe eksperiencash e kur ai eshte grimezuar e fryn si polen mbi mijera forma te tjera trupore, qe gjate ekzistences se tyre mbarsen e shfaqen ne mostra te reja.
Keshta koha rritet brenda kufijve te se pafundmes, eksperienca transmetohet ne breza, e imagjinata hyjnore, forma me e perkryer e dijes, lerohet, plugohet nga kombineme te tjera per tu mbjelle me te tjere shpirta, per te krijuar te tjere njerez, te cilet do te perfundojne ne bark te kohes atehere kur vullneti hyjnor, pasi te kete gromesire do te ndieje perseri uri, deshiren per te shqyer serish shpirtrat.
Ketu rrethi mbyllet.
Mbas kesaj shpirtrat I bashkohen mases se madhe prej nga jane shkeputur perpara se ato te magazinoheshin ne trupat e tane, duke mbartur ne brendesi te tyre vetem anen e virtytshme. Pra ne fakt shpirti eshte materia perfekte qe evoluon qe persoset, e qe kur vjen koha I bashkangjitet te teres.
Shpirtart nuk jane te pavdekshem.
Ato jane pjese e unikes, e shkrihen brenda saj per te marre nje forme te re krejt origjinale qe shpreh ne vetvete nje stad zhvillimi te shpirtit, e eshte nje hap ne evolucionin e qenies. Nuk mund te kete dy shpirtra identike dhe kete mund te themi duke bere nje krahasim ne tere rrafshin kohor te ekzistences se tij, pasi kjo nuk do te ishte e dobishme, e perseritjet nuk I sherbejne askujt. Cdo perseritje do te ishte nje hap ne vend numuro ne marshimin e gjate te evolucionit shpirteror.
Nese nje shpirt perseritet ne kohe do te thote qe ai vazhdon te jetoj, e pikerisht ky perben nje tjeter problem, pasi askush nuk mund te jetoje pafundesisht, gjithcka eshte e riciklueshme, e po keshtu edhe shpirtrat te cilat si te ishin qese plastike a shishe te zbrazura pijesh, shkrihen e hidhen ne kallepe te tjera per te krijuar forma me perfekte, per te kenaqur gustot artistike te arsyes hyjnore.
Keto kallepe ne me te shumtat e rasteve shkaterohen per te evituar perseritjet e ne rastet kur ato kane qene mjaft prane perfektes magizinohen ne histori, a ne ndergjegjet e njerzve.
Format me perfekte qe mendohet se mund te jene krijuar ndonjehere prej saj kane qene profetet, por keta tashme ka kohe qe kane dale nga moda, e nuk mund te kenaqin gustot e forcave levizese.
Ato vec zbukurojne sallonet e tyre si te ishin piktura te vjetra.
Po cfare eshte shpirti???
Shpirti eshte nje mase e shformueshme, e cila shkeputet prej se teres e qe ruan prejardhje te njejte me te. Ai mund te jetoje si nje entitet I pavurur nga cka e rrethon, e po si nje entitet mund te shumohet shtohet e ti bindet vullnetit hyjnor qe ne fakt mund te jete vec enderra e nje femije, e pakuptueshme, por njekohesisht kaq prane qellimit te ekzistences se qenies, aspak e komplikuar me ngritje e ulje deshirash te erreta a me ndikime nga tokesorja qe kumbon kaq e rendomte krahasuar me hyjnoren.
Ishte nje vape perveluese, gjithcka dukej e lodhur, e djersitur, e bardhe nen zhuritjen e diellit,. Insektet e dembelosuar nga tere ajo vape mezi fluturonin e nganjehere te hutuara perplaseshin ne fytyrat e heshtura te atyre qe po degjonin ligjerimin e Fejzos. Ai e kishte vene re se kishte fituar vemendjen e te tereve bile edhte te Xhili Meleqit qe e kishte larguar goten e birres nga vetja e degjonte plot kureshtje rrjedhen e mendimit te Fejzos.
Fejzoja kishte hedhur plot shperfillje mbi tavoline shkrepsen dhe pati deklaruar se ne te ishin aq fije sa edhe shpirtrat qe zoti I kish fryre ne hunde, pastaj kishte perplasur grushtin mbi tavoline dhe kishte ulerire me syte e kapsallitur.
Ky eshte cmendur me duket mua, tha me gjysem zeri Metja qe nuk e kishte pare ndonjehere ne kete gjendje Fejzon.
Po jam cmendur- uleriti edhe me forte Fejzo, te cilin ulerimat e tija nuk e kishin penguar te degjonte pershperimen e plakut.
Jam cmendur, gerthiti po kesaj rradhe me bute, dhe u plandos fuqiprere ne karrigen e tij.
E polli me ne fund te verteten e dreqerve e tani duket i lire, u clirua nga pesha e saj mendova.
Ne kete shkrepse ka po aq fije sa edhe shpirtra me ka fryre zoti ne hunde, pati deklaruar Fejzo e kjo me kishte mahnitur. Ma kishte roberuar imagjinaten me kete pohim, ma kishte lidhur nje nyje ne mes te saj, e tani po ma guduliste me nje fllad te lehte cmendurie,ne menyre qe asgje te mos derdhej jashte tek ajo perpelitej nga permbajtja e te qeshurave.
Po ne fakt edhe mund te jete e vertete qe zoti na fryn ne hunde shpirtra te ndryshem, qe nuk jane as me pak e as me shume por enderra femijesh, a ndoshta edhe imazhe te krijuara gjate lojes se tyre me nje cope plasteline, mendova, por nuk goxova te flisja me ze te larte.
Nuk mund te thosha asgje.
Fjalet e Fejzos te mbushura me harbim dhe vendosmeri, te cilat ashtu te ngarkuara me te verteten e tij verdalliseshin ende ne hapesiren e pubit, do ta kishin shkelmuar cdo belbezim timin, do ta kishin shqyer ate pa nje pa dy e do te ma kishin hedhur tek kembet, plot shperfillje.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 18-07-2004 mė 13:20
he te hongsha ulerimen, se e di qe s'ke mbaruar.
gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli
Metja kishte qendruar ne vendin e tij, ishte shtriqur mbi karrigen e invalidit dhe po pinte rakine e te dellinjes, te cilen e Kipi e mbante te ftohte ne frigorifer.
Afer tij ishte ulur djali plak, nipi i Luizes.
Ai i perkedheli koken me doren e deformuar djaloshit, ndersa ky sikur te mos e kishte ndjere fare ate vazhdoi te pinte i qete goten me qumesht te ftohte.
Metja nuk donte qe ai te vinte alkol ne goje. Alkoli nuk te ben mire per K-O-Q-E-T thoshte shpesh, ndersa i kerkonte me insistim Kipit qe ti mbushte djalit nje gote qumesht.
Ne pub kishte rene nje heshtje e harbuar, qe godiste me cte mundete mendimet tona, sikur donte te shkunde a gjente midis tyre dicka interesante. Fytyrat e sendet tona te ngjeshura ne ate realitet qe here pas here merrte trajta 1 dimensionale, te krijonte pershtypjen e nje blici kujtimesh, ku personazhet kishin te drejte te rriteshin, plakeshin, madje edhe vdisnin brenda kornizave te tija.
Do te ishin ulur te tere ne Non Talker area, por askush nuk ia kishte ngene nje mendimi te tille, bile as Kipi qe ishte mjaft strikt kur vinte puna ne respektimin e rregullave te Pubit te vendosura nga ai, nuk u ndje, por vetem u perlot.
Te tere teshtinim melankoli, te tere ishin te perlotur nga asgjeja qe na kishte perpire hapesiren e syve, si te ishim marinare te nje deti te pafund mungesash, ku ishujt e qellimeve nuk ekzistojne, e bota lakuriqe kerkon te fshihet ne vrundujt e kohes qe shperndahen si kuaj te harbuar ne kokat tona te lodhura.
Hapesira e dhomes ishte mbushur me re melankolie qe tashme kishin njomur gjithkend. Avujt e trishtimit kondensoheshin ne syte e tane e ne te tere lotonim, ngasherinim nen drithma, qanim ne kor.
Nuk e kuptonim as vete shkakun e ketij trishtimi, por e dinim qe po na mbyste.
Po cdreqin kam qe qaj keshtu, therriste Ligori, ndersa currilat e loteve i pershkronin faqet e kuqe. Disa vetem u dridhej buza e mjekrra dhe lotet u rridhnin qete neper gropat qe krijoheshin nga shformimet e fytyrave.
Kishte nga ata qe nuk i mbanin dot gulcimet, a thua u kish vdekur ndokush, a mbase edhe me keq kishin mesuar se kishin vdekur ata vete.
Pikerisht kur situata u be kaq dhjere, e te tereve po na vinte turp nga kjo qyrravitje kolektive, Metja vendosi ta pije tere kete trishtim se bashku me goten e rakise qe kishte perpara, e ta na jepte te tereve nje qellim per te harruar ate qe ishte duke ndodhur.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 26-07-2004 mė 13:54
Fryma eshte shenja e pare e jetes, keshtu besojne te tere.
Por une besoj se gjithcka fillon te ekzistoje ne nje trajte tjeter, me te paprekshme, ne formen e konceptit, pra te ekzistoje si qellim.
Per druvarin ekzistenca e karriges fillon ne koken e tij, pikerisht atehere kur ai shikon nje cope te cfardoshme druri, dhe qellimi per ti dhene asaj formen e karriges e shtyn ate tja filloj punes per te mbrujtur qenien e saj. Pas cdo goditjeje dalte mbi copen e drurit ekzistenca e karriges behet edhe me e afert, ndersa qellimi sorrollatet nervoz duke i parakaluar para syve marangozit.
Ekzistenca e njeriut fillon me konceptimin e tij, qe ne barke te nenes, dhe perfundon atehere kur ai HYU HUKAT brenda tij frymen, shpirtin.
Pra nuk eshte thjeshte koecidence gjuhesore qe AI krijuesi quhet HY.
Gjuha fsheh shume me teper sekrete nga c'mund te mendojme, e kjo sepse bota u krijua nga gjuha.
Me vjen te qesh.
Nje teroi e tille me siguri do ta kishte kenaqur jo vetem profesorin tim te gjuhesise, por edhe nenen time.Do ta kishte bere te lumtur ate grua te shkrete. Ajo do te me shikonte plot dashuri, mua "njeriun e mire" qe jetoja jeten sipas urdherave te zotit, e qe nuk e kisha shperdoruar aspak qellimin e tij per te me krijuar.
Hahahahahahahahaha.
Po po, une tashme po i mendoja gjerat per se mbari, keshtu do te mendonte nena ime, e do te tunde koken e prekur nga ky kthim i imi i papritur, ndersa ne fakt une vec po perpiqesha te luaja ca me kete ide, e pse jo edhe te vidhja formulen e krijuesit e te hukasja vete nje shpirt, qe duke u nisur nga ky qellim aspak i mbare do te krijohej e do te ekzistonte si dicka e padeshirueshme, e pa pranueshme per te tere, mbase si nje demon.
Po ceshte DEMONI, qe te paret tane po aq te trembur e te friksuar prej tij i kane therritur DAMUN.
Tani gjithcka behet edhe me e bukur ne lojen time, e une qe tashme ndihem i ndricuar nga drita e bing bang-ut qe po ndodh brenda meje, nga ky shkelqim djallezor qe me ben te rrenqethem, qe ma mbush gojen me jarge, e me detyron te shtrengoj nofullat, ndiej brenda vetes qellimin me te perbindshem qe mund te me kete pushtuar ndonjehere.
Hahahahahahaaha.
U bene kohe qe nuk kam menduar ndonjehere gjera kaq te mbrapeshta. E fundit prapesi qe kemi bere ishte nje mastrubim kolektiv mbrapa kishes, ku ajo qe na eksitonte me teper ishte ideja se dikush po na shikonte, e kjo na rrenqethte shpinat, ne shtremberonte fytyrat e na bente te shtrengoheshim me teper per te ardhur ne murin e rrjepur te tempullit ndersa kryqi dukej sikur zhvendosej, sikur rrezohej nga vallezimi i reve.
Po kjo ide ishte dicka tjeter.
Ishte me konspirative, sepse i tille ishte qellimi qe me shtynte ta beja ate.
Demoni, eshte damuni modern, ku me teper se evoluim i gjuhes qe ka ardhur me kalimin e kohes eshte loja e hidhur qe djalli ka bere per te fshehur ekzistencen e tij.
Damun ne gegerisht eshte edhe ndryshe i ndare, i damun.
Hey.
Bingooooooo.
Pra ne fillim ishte Ai, si nje i vetem, HYU dhe paqja qe e rrethnote bashke me kolonine e qellimeve te tij te mbara, e me pas erdhi nje nevoj e huaj, nje nevoj qe lindi nga subkoshienca e krijuesit, e qe nuk kishte te bente me mastrubimet e tij, por me deshiren e tij per te krijuar nje monster, nje enderr, nje qellim ndryshe.......
E shtypi krijuesi deshiren e tij te mbrapshte, por qellimi i tij i ri kishte filluar ti shkelmonte subkoshiencen , ti dilte ne enderra te shtrihej mbi cdo qellim e mbi cdo ekzistence tjeter. Tani hobin e tij te krijimeve nuk mund ta kenaqte me HY-katjet e frymeve mbi keto krijesa te dobeta (njerzit).
Ai donte te shfrynte, te derthte qellimin e tij te ri, te krijonte nje vetvete.
Po keshtu duhet te kete ndodhur.
Ai ne fiilim ishte NJE, e me pas krijoi nga subkoshienca e vete nje te DYTE, u nda, e nga ndarja e zotit u krijua i DAMUNI, (DEMONI).
Me ne fund kisha zbuluar se demoni nuk ishte asgje tjeter vec pjese e hyut qe buronte nga e pandergjegjshmja e tij, subkoshienca e tij, e ne te cilen ai kishte instaluar qellimet e tij te ndyra, njemilion fish me te poshtra se mastrubimet e mia ne muret e kishes, njemilion fish me te shfrenuara se instiktet e mia per te ndjere aromen e gjakut.
I kishte lidhur ato si nje kope kuajsh te zinj mbi shpinen e te cileve kishte ngarkuar naten, per ti maskuar ne terrin e zi, per ti bere te pakuptimta per ne, te cilet sakaq te gatshem kishim krijuar nje teroi konspiracie,ate te engjellit qe tradheton krijuesin, e behet nje monster, por ne fakt nuk kishim dashur kurre te besonim se ai krijuesi kishte tradhetuar vetveten e bashke me te edhe ne, pjellen e kolonise se qellimeve te virtytshme.
Perplasa grushtin mbi tavoline, grisa kemishen qe kisha veshur, ndersa jarget me vareshin nga turinjte, fytyra me flakeronte nga te kuqte e terbimit, syte kishin humbur ne vizione inekzistente e penisi me kishte kercyer nga nje ngrefje e terbuar.
Ronani mi kishte ngulur syte i trembur, ndersa une perhere te pare ndihesha tmerresisht i fuqishem, i ndricuar nga nje e vertete qe do ta kisha pjelle edhe pse nofullat i kisha te shtrenguara, e gojen te mbushur me jarge.
Isha i terbuar, e Ronan i trembur.
Nata flinte mbi shpinat e kuajve te zinj.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 06-08-2004 mė 15:40
nga ***** e psonise kete kapsllek?
gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli
E rilexova sot dhe mund te them qe pjesa e me-lartme ka nevoje per ripunim, pasi artistikisht nuk eshte e realizuar, kjo si pasoje e nxitimit me te cilin eshte shkruar.
Ka persritje fjalesh, dhe figuracion mund te ishte edhe me i pasur.
Nuk e di pse e dhashe kete shpjegim, ndoshta per te bindur veten qe kjo nuk eshte asgje po te krahasohet me perroin qe me rrjedh nga brenda.
Kapslleku i me-lartem filloi te me shtrengonte ne fund te barkut, pikerisht atehere kur dikush, nga shume larg, me nisi me poste fetusin e krijeses sime.
Ne pako ishte shenimi.
Merre pjellen tende!!!!!
Ka dite qe ne enderr shoh nje kal te zi, tek vrapon ne nje nate te verdhe arabe, mes per mes shkretetires. Ai eshte atje, duke rendur pambarimisht duke nxjerr afsh nga trupi, si nje kujtim lakuriq perpiqet te mbulohet me qellimin e panjohur, dhe reflekton hijen e tij mbi te.
I zi ish ai, sa s'kish me te zi
Se ish me i zi se hija e tij.
Te zinj si pusi thundrat i kish
E shpinen e kish te zeze pis
Po syte ne ball i kish me te zinj
Si enderra te erreta qe ne koke ndrijn
dhe djersa qe i rridhte nga trup i tij
s'ish djerse por e zeze nate ish
dhe krifa qe valvitej nga era
ish me e zeze se sketerra
dhe trokun e terbuar qe token gdhend
e kish si te zezen qe te le pamend
dhe barkun e kish te mbushur me terr
dhe hingellima e tij e zeze ish sterre
dhe rendja e tij ish qellim i zi
qe mbante mbi shpine nje makth te ri
dhe ritmi i tij qe ndihej fort
ishte nuance e se zezes qe te mbetet ne koke
dhe bishti i gjate ish i zi sa me ska
dhe dhembet i kishte te zinj hata
dhe s'ish vec nje njolle qe nxin
ne naten e zverdhur nga frika e tij
i zi ish si enderra qe shoh
si e zeza e vdekjes qe mbjell nje demon
I zi si qellimi qe me bredh ne mendime
i zi si negativi e endrres time
Oh i zi ish ai, nuk kish me te zi
i zi ne tere qenien e tij
ne kuptimin me te plote qe e zeza mbart
i zi s'ic duhet te jete nje nate
nuk kish ngjyre tjeter qe i tretej ne trup
vec te zezes se nates qe driten zhduk
Ky ishte kali im. I madh i perbindshem ai vrapon ne enderren time deri ne zgjimin tim. Nuk e shoh, por e ndiej ate.Fiket brenda meje, humbet ne qellimet e mija te erreta. Jam i sigurte qe ai eshte diku, dicka kerkon, dicka qe mbase edhe mund tja jap, a mbase tja mohoj perjetesisht.
PS Brodckij ka nje poezi per nje kal te zi, qe te them te drejten me frymezoi te shkruaj kete, por di te them qe e imja eshte origjinale. Nuk mund ta mohoj qe u ndikova prej saj. Kur te mundem do ta shkruaj edhe poezine e Brodckijt.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 22-08-2004 mė 09:09
I ndikuar por e ke ber me frymen tende... te uroj...
po na sjell ende...
po i lexoj me kenaqesi...
Netet arabe nuk jane te verdha por portokalli e erret.
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
Krijoni Kontakt