e di ngarkesen e kohes tende, dhe mungesen e deshires te lexosh pa seleksionuar. Me beso.................. se do te habitesh, kenaqesh , mrekullohesh , do te mbushesh , vuash kenaqesisht , pa llogaritur perfitime te tjera, lexo te vetmin liber shqip absolutisht te bukur , absolutisht te madh , jo vetem te letersise shqipe , por shume me gjere... dhe vereteto keto qe te thashe , pls , pls, Lexo librin "Funerali i pafundme" te Visar Zhitit.
Eshte pikerisht ai liber qe i ka munguar gjtihe letersise ne pergjithesi, dhe deshperueshem biblotekave tona, qe se fundi po mbushet me autor te medhenj , te vendeve te medha.
Libri eshte i mbushur plot me metafora te pelqeses tende, metafora pothuaj te virgjera, eshte i mbushur me nje kohe qe nuk mbaron as ne mbarim te librit, as ne mbarimin tone . Eshte nje liber qe do te rroje perjetesisht. Ndoshta keshtu si mbarimi eshte edhe fillimi i tij. Nuk eshte roman edhe pse ashtu e ka shenimin mbi kopertine.
Eshte i kompletuar me nje kulture pa ngjarje e me nje histori te perjetshme me gjithe detajet historike te interpretuara metaforikisht.Eshte libri me i bukur qe kam lexuar keto 5 vitet e fundit, them 5 vitet e fundit, pasi pikerisht keto vite besoj se kam pase nje ngasje cinike pothuaj per te lexuar vetem libra te medhenj.
... E zgjas kaq shume lutjen , se dua ta lexosh. Se kam frike se nuk do ta besh. Eshte e nevojshme te lexosh nje liber ne tre vjet si ky.Eshte fati yne si lexues , qe autori ka qelluar te shkruaj ne gjuhen tone origjinale , e nuk eshte prekur nga asnje perkthyes.
Pastaj do te bindesh se eshte "nje shkolle e re ne letersi".A ta them tull? Ka dicka si natyra e shkrimeve te tua, natyres tende, vecse ai e ka organizuar mrekullisht me sukses.
...Dihet se librat me te bukur nuk i perfillin gazetat. Librat e bukur lexohen me vonese. Se libra te tille kane gjithmone lexues te rralle.Ti je kaq i rralle sa duhet ta lexosh.
Me premto qe do ta lexosh, pls!
Krijoni Kontakt