dhe...un po e ndjek qellimin tim-, me avion
Dikush eshte strukur ke nje pritje e thenshme pazefjale.
dhe...un po e ndjek qellimin tim-, me avion
Dikush eshte strukur ke nje pritje e thenshme pazefjale.
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
Metja ishte i dashuruari i perjetshem, dhe bile i tille do te vdiste deri sa te gjente dike mbi te cilen do te derdhte tere pasion e dashurise se tij, e kete Kipi nuk e kishte vene kurre ne dyshim.
Im ate gjithashtu besonte se Metja ishte nga ata meshkuj qe kishte lindur per te qene perjetesisht i i dashuruar, bile e conte aq larg kete mendim sa supozonte se nese Metja do te kishte jetuar ne kohen e lashtesise romaket me siguri do ta kishin quajtur perendine e tyre te dashurise jo Kupido, por Metido, a dicka e tille .
Me pelqente ta degjoja tim ate tek fliste per dashurine, per menyren se si ai e shikonte ndjenjen, per epitetet qe ai me zhdervjelltesine e mendjes ia vishte imazhit te dashurise.
Nuk do ta harroj kurre ne jete nje nate korriku kur bashke ishim ulur ne veranden e shtepise. Ai pinte kafe, ndersa une shikoja qiellin. Gjithcka ishte kaq e qete, kaq e plote, e fiksuar mbi telajon e zeze te nates. Gjithcka ishte ne vendin e saj, ishte ne funksion te atij momenti.
Befas im ate e theu heshtjen.
Dashuria eshte si nje pele e zeze bir, si nje pele qe nuk ja ke hypur kurre, por qe pasi e ke lidhur forte me litare liri, e ke futur ne nje haur te erret, ku drita e diellit eshte mysafire vetem pak ore ne dite, bile dhe ne ate kohe ajo deperton turpshem ne skutat e, mbushura me pluhur.
Eshte nje pele kaq e bukur bir, kaq e fuqishme, e zeze si kjo nate, dhe hapesira e haurit eshte e vogel per te. Ajo eshte krijuar per te gdhendur me trokun e saj fushat e pafundme, I hane kembet per te vrapuar, i djegin mushkrite nga ajri i ndenjur i haurit, ndersa drita e diellit e acaron, e ben nervoze.
Ti e ushqen, kujdesesh per te, dhe ajo behet me e forte, rritet ne erresiren e haurit, harron driten, nxihet edhe me teper nga ceshte, nxihet me kohen ndersa dera e haurit dhe litaret klaben.
Dashuria eshte tamam si kjo pele bir, e cila nga momenti ne momente kerkon te shpertheje ne cjerrje hingellimash, ne vrape pa fund, eshte e frikshme si e zeza e shpines se saj qe shkelqen nga djersa, e ashper si krifa qe ti nuk guxon as tia prekesh.
Mospervoja, dhe frika e lidhin dashurine ashtu si litaret e lirit shtrengohen pas qafes se peles, ndersa veshtrimet e vajzave, buzeqeshjet e tyre e ngacmojne ate si ajo drita e diellit qe i bie mbi syte e kafshes se eger.Por mos harro, dera e haurit po kalbet dhe litaret heret a vone do te keputen.
Nje dite kur drita e diellit, si nje hajdute te gjej nje shteg ne mes te derrasave te kalbuar dhe tia ngacmoj asaj syte e medhenj, ajo do te ngrihet mbi kembet e para, dhe ti i tmerruar do te shikosh permasat e kafshes qe litaret dhe hauri nuk mund tja ndalin me vrullin. Po djalosh, ti do te shikosh gjene me te bukur e me te frikshme, nje pjese te gjalle nate qe keput litaret, qe shperthen deren dhe behet gati te sinfonine e ikjes. Askush nuk mund ta ndale me vrrullin e saj, askush nuk mund ta ndaloje me ate.
Kjo ndodh edhe me dashurine bir, vetem se dashuria nuk di te vrapoje aq bukur sa pela, e kjo eshte arsyeja pse ajo nuk na braktis kurre, por na bashkangjitet si nje pjese qe nuk do te na braktise per tere jeten.
Qellon qe pelen ta marre malli per haurin, e nganjehere te kthehet tek ne, ashtu e zeze , si kujtimi qe mbolli ne shpirt nje dashuri qe se jetove kurre, nje dashuri paralitike qe nede fle brenda haurit te zemres tende.
Dhe nata vazhdonte te ishte e zeze, si shpina e peles, a ndoshta e erret si qellimi i kesaj bisede qe mbeti e fiksuar ne pjesen perfekte e ketij momenti.
Vazhdon
Ndersa qellimi im qe jam ketu jane fjalite e tua..
Ka shume thjeshtesi dhe force ne to.
Pres vazhdimet
If you can't be a good example, then you'll just have to be a horrible warning.
Catherine Aird
Ne pjesen ballore te pubit Kipi kishte nxjerre nje goxha lajmerim i cili te binte ne sy qe nga larg. Perpara tij ishin grumbulluar pothuajse te tere klientet e rregullt duke krijuar nje mase heterogjene moshash, seksesh, qellimesh. Pajua ishte i vetmi qe qendronte larg grumbullit, dhe nuk bente gje tjeter por ecte me hapa te medhenj nervoze duke i ardhur verdalle hyrjes se pubit, por duke qendruar larg prej saj a thua nje force e padukshme e shtynte ate sa here qe dora e tij e shtrember, ne te cilen vertitej si nje shtojce natyrore bastuni, i afrohej deres se pubit. Ligori kishte veshur fytyren me solemne qe kishte mundur, dhe kishte marre nje qendrim si ai qe marrin futbollistet kur jane duke degjuar himnin kombetare. Kushedi se cfare dialogu luhej ne skuten e kokes se tij. I vetmi person qe nuk e kishte marre mundimin ti afrohej lajmerimit ishte Xhil Meleqi, i cili me nje shprehje moskokecarese qendronte i ulur ne nje cep te barit dhe kthenete here pas here shishen e birres. E pata te veshtire ti afrohesha lajmerimit per ta lexuar ate, aq i madh ishte grumbulli i kureshtareve rreth tij, por Ekstrefi nje djale i gjate i cili mund te shikonte mbi kokat e kureshtareve e qe lexonte me veshtiresi nga te qenurit miop pati nderin ta leciste ate per mua.
“He mo Ekstref, cfare thuhet,” e pyeta , ndersa fytyra e tij mori nje pamje te cuditshme. “Kipi ka vendosur ta ktheje lulishten mbrapa pubit ne varreze ku mund te prehen te tere klientet e rregullt” tha Ekstrefi, dhe iku si i ngrire me nje shprehje te hallvosur ne fytyre.
Cfare?
Kipi eshte i cmendur, dhe per kete nuk kam pse te dyshoje me ,mendova ndersa Luiza mu afrua me nje ngerdheshje prostitute, dhe pasi peshtyu perpara kembeve te saja, tha shprehjen e rradhes.
“Te vdekurit e te gjallet do te defrejne bashke, nje cope parajse mbi toke, nje vend ku nuk do te mund te perflasim ata qe nuk jane me, nga frika se varret do te na shohin venger”-pastaj iu drejtua deres e godidti me shkelm ate, dhe hyri pa terhequr vemendjen e askujt.
Ne bar Kipi kishte filluar te mblidhte emrat e atyre qe kishin rene dakort te prenotonin varret, ndersa kishte edhe nga ata qe kishin filluar te zgjidhinin vendin qe do tu dukej me i pershtatshem. Ligori po perpiqej ta bindete Kipin se ai kishte deshire qe ne koken e varrit te tij te vendosej nje flamur spanjolle e cili do te qendronte mbi nje shtize te gjate 3 metra, por pikerisht mbi vendin qe ai kishte parapelqeyr te sherbente si varr per te ishte nje rrap i madh i cili do ta pengonte shtizen e per pasoje flamurin.
Ligori po i lutej Kipit qe ai ta prsite rrapin, por kete duket se e kundershtonte me force Ekstrefi te cilit do ti pelqente qe trupi i tij te prehej nen deget e rrapit.
Sakaq ne nje tavoline tjeter kishte filluar nje goxha sherr midis Metes dhe Feizos. Metja nuk donte qe Feizoja te varrosej afer varrit te tij, pasi sipas tij Feizoja kishte nje shpirt te trazuar, dhe nuk kishte per ta lene te qete shpirtin e gjeneralit qe te fundosej ne qetesine e jetes se perjetshme. Luiza kishte hypur ne maje te tavolines dhe me syte e fiksuar ne tavane kishte filluar te kendonte me ze te larte, ndersa shprishte nje buqete me lule, petalet e te cilave binin mbi koken e Mozit qe ishte duke ngasheryer sepse Kipi i kishte caktuar nje varre afer places qe atij i pelqente ta quante “e cmenduar”.
Pajua nuk fliste me asnje, por vazhdonte te vinte verrdalle neper lokal, dhe qendronte te ecuren e tij nervoze vetem atehere kur veshtrimi i tij perplasej me ate te Xhilit, tregtarit te gjendjeve.
Kipi, mbeshtetur mbas banakut nuk dinte se kujt ti kthente me pare pergjigje, nuk dinte se ke te kenaqte ne ate konflik varresh, qe kishte pushtuar klientet e pubit dhe qe i kishte terhequr ata larg nga qellimi i vertete i jetes, i kishte terhequr ne gracken e mendimit se vdekja kishte qene gjithmone aty, qe nga lindja e tyre.
Mund te pasqyrohet me me shume personazhe dhe me shume situata, por kaq tani per tani.
Vyzhydyn (Y-ja eshte goxha seksi)
sa per zgjedhjen e emrave qe ke bo per personazhet meriton vleresim me vete...jane sa kontradiktore me situatat qe i ke vene ne to aq edhe objektive (ne sensin qe po c'rendersi ka nese ai quhej meti, keti apo beti?)Postuar mė parė nga nitROSHI
me kenaq stili e redhshmeria jote..vazhdoje ..dhe pa qellim![]()
Miliveci nuk vinte shpesh ne pub.
Kesaj here ai ishte ulur ne nje nga ato tavolinat e futura, ku zakonisht uleshin dashnoret, dhe bashke me te ishte edhe nje tip i gjate i holle, me nje fytyre diabetiku, i cili miratonte me gjeste gjithcka qe Miliveci thoshte.
Me vone mesova nga Ligori qe ky ishte Jacja, njeri i keputur e i urte tek zoti.
"Duhet te jete e bukur, dhe e sinqerte" thoshte Miliveci, "e per me teper duhet te me perkasi vetem mua"
". Ajo duhet te jete vetem e imja, plot shkelqim, e dlire. Duhet te me jepet me te pare, dhe pa u sforcuar, ndryshe cvlere do te kishte". Duhet te jete kaq e prekshme, dhe perhere e njejte, e fresket, si te ishte hera e pare"
Jacja vetem tunde koken, ngrinte vetullat lart sikur donte te thoshte se c'kuptim do te kishte nese ajo nuk do te ishte sic po pershkruante Miliveci, dhe pastaj kthente goten e rakise.
"Do te te paguaj mire"- thoshte Miliveci, "por kuptohet qe ajo duhet te kenaqe shijen time".
Teksa degjoja kete bisede midis tyre mendova se Jacja po i shiste ndonje prostitute Milivecit, i cili njihej si nje njeri teper i vetmuar, qe ia kishte perkushtuar jeten e tij insekteve.
Njerzit qe kishin qene ne shtepine e Milivecit thoshin se ai kishte mbi 1500 lloje kandrash qe ia kishte lene trashegimi gjyshi i tij bashke me nje shtepi te madhe, dhe nje llogari bankare me 10 shifra.
Ne fillim Miliveci nuk i kishte dashur insektet dhe kishte pranuar tia shiste ato nje koleksionisti Kubanez, por avokati i gjyshit te tij, i kishte bere te ditur se ai nuk mund te perfitonte trashegimin nese nuk do te kujdesej per insektet.
Ato shtoheshin jashtezakonisht shpejt, dhe kujdesi ndaj tyre i merrte Milivecit pothuajse gjithe diten.
Avokati i gjyshit i vizitonte insektet cdo jave, pasi plaku i kishte lidhur nje rroge per ta bere kete, dhe nese ai vinte re qe ndaj tyre nuk ishte treguar kujdesi i kerkuar, ai kishte te drejte tia rimerrte Milivecit pasurine dhe tia jepte ate njeriut me te afert nga gjaku i cili do te kishte deshiren dhe vullnetin te kujdesej per to.
Keshtu duke mos dashur te humbtete pasurine e majme qe gjyshi i kishte dhene ai filloi ti perkushtohej atyre, e me kalimin e kohes, edhe ti donte ato. Miliveci thoshte se insektet ishin kaq te ngjashme me njerzit, bile edhe me te qyteteruara. Ato jetonin ne koloni mjafte mire, duke u kujdesur per njera tjetren, duke u sherbyer insekteve me te dobeta. I shikonte se si leviznin te heshtura ne labirinthet e dhomes se xhamet, dhe adhuronte persosmerine e levizjeve te tyre qe drejtohej nga nje qellim unik, ai i mbijeteses.
Dhoma e xhamet ishte nje inkubator, qe gjyshi i tij e kishte ndertuar ne katin e nendheshem te shtepise dhe qe ngrohej nga nje kaldaje me gas. Temperatura ne themelet e shtepise ishte gjithmone kostante, gjithmone ngrohte. Miliveci zbriste atje poshte dhe nuk bente gje tjeter vec i shikonte se si ato brenin ushqimin qe ai u hidhte, e bashke me te edhe sekondat, minutat, oret, .... jeten e tij.
Pa e kuptuar Miliveci kishte filluar te ndihej i rendesishem, tek shikonte qe prania e tij ndiqej nga mijera sy.
Brenda tij lindi ideja se ato i vlersonin levizjet e tij te shpejta, admironin shkathtesine me te cilen ai pergatiste ushqimin , e shume te tjera si keto. Ai ishte zoti, i atij inkubatori te mbushur me insekte, me larva, fati i te cilave lidhej vetem me sherbimet e njeriut zot.
Casti qe i pelqente me teper ishte momenti kur ai hapte driten e inkubatorit, dhe shikonte se si miliona kembe fillonin te leviznin ne drejtim te vrimave, ku ai u hidhte me pas ushqimin.
Sikur te mund ti dallonte nga njeri -tjetri ai do tu kishte vene edhe emra, dhe kjo me siguri do ta kishte bere me te plote ate komunikim e tyre. E pse jo ai edhe mund te fliste me secilen prej tyre. Qe te jemi plotesisht te vertete, kishte patur raste qe e kishte bere kete, por i ishte krijuar pershtypja se nuk e kishin degjuar, e prandaj do te preferonte ti drejtohej me emra te pervecem, per ta patur me te lehet qe tu terhiqte vemendje.
Insektet jane si njerzit thoshte shpesh ne pub, duke filluar te bente nje sere krahasimesh midis te dy specieve, krahasime qe mbaronin atehere kur degjuesi e shprehte fare hapur mungesen e ineteresit.
Miliveci tunde koken dhe thoshte se ata nuk mund ta kuptonin, sepse kurre nuk e kishin pare mbreterine e tij te insekteve.
Miliveci besonte se insektet jo vetem ishin ne gjendje te benin dallimin midis tij dhe cdo frymori tjeter, por ato edhe i ishin mirenjohese ndaj sherbimeve te tij. Sa mire do te ishte sikur ato te mund te buzeqeshinin mendonte Miliveci. Keshtu ai do ta kishte me te lehte te kuptonte gjendjen e tyre. Do te mund te kuptonte kenaqesine e tyre, admirimin e tyre ndaj tij.
Ato nuk mund te buzeqeshnin.
Kipi u solli edhe nga nje gote tjeter raki dhe me beri shenje qe ti afrohesha barit ne ate menyre qe askush tjeter vec meje te mos ta shihte. E kuptova qe kishte dicka per te me thene, ndaj iu drejtova barit me kujdes qe te mos terhiqja vemendjen e Milivecit dhe burrit me fytyre si prej diabetiku.
Kipi mbaroi se sherbyeri nje ushtari qe qendronte mbeshtetur ne bar, dhe qe po bente shume pyetje rreth veres se kuqe. Kipi me qetesine qe e karakterizonte iu pergjigje te gjitha pyetjeve dhe pai i mbushiu nje gote vere ushtarit mu afrua ngadale.
"E more vesh se cfare ka vendosur te beje Miliveci me pasurine qe i ka lene xhaxhai" me tha po mi hedhur syte.
" E si mund ta di une, ai nuk flet me asnje" iu pergjigja pa shprehur as me te voglen shenje kureshtje edhe pse isha i bindur nga biseda qe kisha degjuar se ai do te blinte ndonje kurve.
"Ka vendosur te blej buzeqeshje nga te gjithe qoset e qytetit"- tha ligori, duke mos luajtur as edhe nje muskul te fytyres se tij.
"Dreq" thashe pa habi. Pra Miliveci kishte qene duke i pershkruar burrit qose jo nje prostitute, por nje buzeqeshje, qe kishte vendosur ta blinte prej tij pasi te nenshkruanin kontraten.
Ne fund te fundit kush ishte ndryshimi midis nje buzeqeshje falloco dhe nje prostitute. Asnje ndryshim vec faktit se prostituta eshte me e moralshme. Ideja e berjes se kontrates e bente edhe me te poshter kete punen e buzeqeshjeve, mendova me ze te larte, ndersa nga cepi i pubit ku ishin ulur te dy burrat, kishte filluar nje spektakel buzeqeshjesh.
Ps .Edhe kjo ka nevoje per me shume pune si dhe per tu korrigjuar nga gabimet ortografike. Jane vetem ide te cilat do te ripunohen ne draftin perfundimtar.
Vyzhydyn
Te nesermen qe pa u gdhire mire Miliveci me nje tufe qosesh te tjere kishin zaptuar deren e avokatit te qytetit. Kishin vendosur te benin kontratat e blerjeve te buzeqeshjeve. Qoset mbanin te gjithe ne duar ragiografite e gojeve te tyre, si dhe zotoheshin se nuk do te shkulnin as edhe nje dhemb nga goja pa marre me pare leje nga Miliveci. Kuptohet qe Miliveci donte qe buzeqeshjet te mbeteshin identike ashtu sic kishin qene heren e pare, dhe nese shkulja e nje dhembi do ti ndryshonte ato, atehere kontrata midis paleve do te konsiderohej e pavlefshme.
Ne mes te qoseve qe kishte seleksionuar Miliveci ishin edhe 7 vellezerit Berdalla, te cilet te tere se bashku kishin vetem 8 dhembe ne goje.
Vetem vellai i madh i tyre kishte dy dhembet e qenit.
Miliveci plot seriozitet qendronte perpara tyre dhe u kerkonte qe te demonstronin buzeqeshjet, duke bere me mendjen e tij nje seleksionim te fundit.
Me ne fund ai e beri mendjen top se koleksioni i tij i buzeqeshjeve nuk do te kishte fare vlere pa buzeqeshjet e vellezerve shtat larte, te cilet ne fakt dukeshin si nje buzeqeshje identike ku e vetmja gje qe ndryshonte ishte pozicioni i dhembit te vetem qe ata kishin ne goje.
Teksa u hodhi nje shikim te shpejte burrave te ngerdheshur qe ashtu te vendosur ne rradhe prisnin ne ethe konfirmimin perfundimtar te tij, Miliveci mendoi se pikerisht buzeqeshjet e tyre ishin nje thesar i vertet, investimi me i zgjuar qe kishte guxuar te bente, shprehese te gustove te tija te holla, dhe nuhatjes se tij artistike.
Keto ne fakt nuk jane thjeshte ngerdheshje mendoi Miliveci, por nje harmonizim perfekt i rrudhave te shkaktuara nga argasja e diellit me boshllekun qe shkakton mungesa e perberjeve kockore qe ne i quajme dhembe.
Gimja nje meso burre qe kishte ardhur tek avokati per disa probleme te tijat, i shikonte i habitur mozaikun e buzeve, tundete koken, dhe mbase edhe i vinte inat qe zoti nuk e kishte bere qose.
Ishin te paket ata qe e dinin arsyen e takimeve te Gimes me avokatin. Kipi me pati thene njehere se Gimja na paskesh rene ne dashuri me nje femer qe e shihte ne enderr, dhe qe pas kesaj kishte vendosur te ndante gruan. Me gjithe perpjekjet e avokatit per ta bindur se dashuria e tij nuk ekzistionte vecse ne imagjinaten e tij, dhe se kurre nuk mund te behej e dashura apo gruaja e tij, Gimja ishte mese i vendosur ta ndante te shoqen.
Nuk eshte ajo qe kemi, apo mund te kemi, por ajo qe duam, ajo qe na udheheq jetet i kishte thene Gimja Avokatit, dhe i kishte kerkuar qe ky ti jepte per te firmosur letrat e divorcit te shoqes se tij.
Imelda, e shoqja kishte kujtuar se Gimes i kishin bere magji, ndryshe si do te mund te shpjegohej kjo lajthitje e tij ne kete moshe e aq me teper qe ata kishin dy femije. Kur ajo e kishte pyetur Gimen se pse po e bente nje gje te tille, pse po e shkatarronte familjen e tyre, Gimja qe nuk ia dinte emrin personazhit te enderres se tij, ishte menduar per nje cast dhe pati thene emrin e se emes.
E kishte pagezuar dashurine e tij imagjinare me emrin e te emes e cila, kishte vdekur vite me pare, kur ai kishte qene ende cilimi.
Gjeneral Metja pati qene i vetmi qe kishte gucuar ta pyeste se si ishte ajo, gruaja qe Gimja shihte ne enderr, por ne vend te pergjigjes kishte marre nje fytyre qe nuk shprehte aspak miqesi. Ishte fytyra e nje burri xheloz, i cili eshte gati te humbasi edhe jeten e tij, por jo dashurine.
Kipi mendonte se dashuria e Gimes do te vdiste atehere kur ai do ta prekte ate, e meqense ajo ishte nje enderr, atehere ai do te rendete pas saj perjetesisht.
Vyzhy
Ndihem i lire, i lire ne prezencen e saj, i lire ne mungesen e saj qe nuk ben gje tjeter por rendonte me teper se te gjitha pranite e mbledhura sebashku. Ajo kishte qene aty, kishte marre fryme nga ajri i asaj dhome ku une kaloja pjesen me te madhe te dites. Zeri i saj pati kumbuar i plote ne ate hapesire te zymte, si e zeza e syve pas nje nate te gjate pagjumesie, e une vazhdoja ta ndieja, tmerresisht ndieja rendesen e gjithckaje qe sillte mungesa e saj, prania e saj ne te shkuaren time.
Kipi nuk fliste.
E c'me duheshin fjalet e tij boshe, teorite e pafund te mbushura me komente qe nuk mund te ma afronin ate, te ma benin te kuptueshme, apo edhe te prekshme, qofte edhe per nje sekonde.
Nje sekonde nganjehere eshte me teper se mjaftueshem. Ne nje sekonde mund te shikosh krijimin e botes, fundin e saj, ngizjen e dites qe rrjedh ag, dhe kullon pergjakjen e qiellit. Nje sekonde ishte gjithcka kisha, nje sekonde e kapur ngerc ne turravrapjen e kohes, nje sekonde mbi te cilen mund te shtrija gjithcka te dashur ne te shkuaren time, e gjithcka enderroja per te ardhmen, e akoma mund te tepronte prej saj kohe per te vdekur e rilindur.
Ne hyrjen e pubit u duk fytyra e zhbere e Fejzos, e zverdhur, si gjethja me e vjeter e vjeshtes, e mbushur me reniet e burrit qe ende nuk ka mesuar te eci.
Ka edhe me keq mendova, dhe i bera shenje Kipit ti mbushte nje nga une.
Fejzoja as syte nuk i ngriti, e rrekelleu me nje fryme, dhe mbeshteti koken mbi pellembe. Tani qe po e shikoja me vemendje vura re se ai kishte koke te madhe.
Nese Ligori per cdo qethje qe bente do tu kerkonte klienteve te tij ta paguanin ne varesi te siperfaqes se kokes, atehere Fejzoja do te ishte ai qe do paguante me teper nga te tere.
Ky mendim me beri te qesh, ndersa po perpiqesha te gjeja klientin me koken me te vogel.
Metja nuk e kishte koken dhe aq te vogel, megjithate po te hiqja nga siperfaqja e saj pjesen tullace, ai mund te klasifikohej nder ata qe paguajne me pak.
Dhe perseri qesha, ndersa fytyra e habitur e Luizes qe ngjante me nje pikture te shekullit 17, me kishte futur tre here ne rrenje katrore. I nxorra gjuhen Luizes, e cila pas kesaj u ngrit dhe doli ne oborrin e pubit per te vendosur nje tufe me lule, mbi vendin qe kishte zgjedhur per tu varrosur pasi te vidste.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 08-04-2004 mė 15:06
Pacuku dhe e shoqja kishin mbi 5 ore qe prisnin te takoheshin me avokatin, por dukej se do te ishte e pamunudur, pasi Miliveci dhe ata qe e shoqeronin nuk do te mbaronin pune me te (avokatin) edhe per nja 3 ore te tjera.
Ata kishin kohe te martuar por zoti nuk u kishte falur femije. Te lodhur nga vetimja e cila eshte nje ndjesi qe ia zhvat qellimin jetes dhe natyres se njerzve, me ne fund Pacuku dhe e shoqja, Ismetja, kishin vendosur te adoptonin Koten, nje plake qe i kishte mbushur te 70-at, dhe qe jetonte e vetme ne azil.
Kotes nuk i ishte mbetur me fryme me njeriu ne kete bote.
Semundja e sklerozes e kishte katandisur ne ate ferexhe sa ajo tashme kishte harruar emrat e funksionin e sendeve qe i mbushnin dhomen e vogel.
Gjithmone tregonte me gisht nga sendi apo nga objekti te cilin donte, qe tia jepnin, e kur ishte vetem ne dhome, ngrihej cale cale e merrte ne duar dhe i therriste me nje emer te cilin e sajonte aty per aty.
Me teper se emer ishte nje grumbull zanoresh dhe bashketingelloresh qe i vinin pershtat ose zhurmes qe objekti shkaktonte gjate perdorimit, ose formes, ngjyres, permasave te tij. Keshtu gotes se ujit, meqense ishte e tejdukshme dhe kishte nje siperfaqe te lemuar, e cila shoqerohej nga nje zhurme karakteristike kur mbushej me uje, Kotja i therriste "fllaqke", ndersa kepuceve ishte mesuar tu therriste "takashka". Cuditerisht emrat qe u vinte vete sendeve nuk i harronte kurre.
Kipi mendonte se brenda kokes se saj ishte instaluar nje logjike e re, nje menyre e re e te parit te gjerave, e cila nuk ekziston tek njerzit, por zhvillohet brenda tyre dhe fiton statusin e shqises. Fjalet e panjohura qe ajo i ndillte nga zhurmat, ngjyrat, format e sendeve, i kapte me shqisen e saj te re, i hidhte ne lufte kunder memecerise qe po perpiqej tia lidhte mendjen.
Aq shume u zhvillua kjo shqise tek Kotja sa njerzit qe nuk e njihnin mendonin se plaka fliste ndonje gjuhe te huaj. Mjaftonte qe ajo te shikonte nje objekt, dhe per te sajonte nje emer, te cilin nese e perserisje disa here rradhasi te mbushej mendja se sendi qe kishe perpara quhej tamam ashtu sic e therriste Kotja dhe jo sic ishte thirrur deri atehere.
Pacuku dhe Ismetja qe aq shume kishin qene te lodhur me te perditshmet identike, deshironin cmendurisht nje femije. Nje djale e vajze, qe tua mbushte dhomen e shpirtin me gugatje, me te qeshura engjellore, nje femije qe ta mesonin te fliste, te ecte, te ushqehej, te sillej.
Nuk eshte shkruar qe te shtohemi, u kishte the Pacuku miqeve, te tij, pa dhene ndonje sqarim si i kujt ishte faji per kete. Per dy jave kishte gjemuar nga thashethemet Berberhana e Ligorit, dersa te tere e moren vesh me ne fund se trungu i Pacukut, do te mbetej nje kercu prej nga nuk do te dilte as edhe dege e vetme.
Pas kesaj ai kishte filluar te kerkonte se bashku me te shoqen nje femije per te cilin mund te kujdesej, por dukej se kerkimet e tyre kishin qene te pasuksesshme. Ismetja kishte nje uri per femijet qe i trembte edukatoret e institucioneve, apo prinderit e deshperuar qe perpiqeshin te gjenin njerez te mire per tua besuar frytin e dashurive te tyre te pamundura.
Kur shikonte nje femije, ajo skuqej ne fytyre sikur e kishin perveluar me uje te nxehte, fillonte te dridhej si ta kishin kapur edhe e vjeshtes, i kercenin syte perpjete, e merrte ne krahe femijen, ia fuste turinjte ne gushe dhe nuk reshtete se puthuri deri sa kalonte edhe ne histeri. Me shume mundim punonjesit e jetimores arrinin tia hiqnin te voglin nga duart, ndersa ajo shkrehej nga te qara e ulerinte si bishe.
E kush mund te mos e mendonte se me tere ate dashuri, nese mund te quaj keshtu, ajo mund ta mbyste femijen.
Kjo kishte qene arsyeja qe edhe pse ajo i plotesonte te tera kushtet per te bere adoptimin , askush nuk pranonte ti besonte asaj nje femije. Te trishtuar der ne kocke per perpjektjet e tyre te deshtuara me ne fund ata vendosen te adoptojne Koten, plaken me interesante te azilit te pleqeve, qe menaxhohej nga kisha franceskane, ne krye te se ciles qendronte At Gabrieli.
At Gabrieli pasi i kishte bere nje interviste te shkurter ciftit, e pasi kishte marre prej tyre premtimnin se do ta donin dhe do te kujdeseshin per plaken sikur te ishte femija e tyre, ra dakort qe tua jepte ate per adoptim.
Dhe ja ku ndodheshin tani perpara zyres se avokatit, te heshtur, te mpiksur si dy trungje nga padurimi per ta bere te tyren 70 vjecaren, qe me ne fund do tua mbushte dhomen me gugitjet e fjaleve qe ajo kendshem sajonte.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 12-04-2004 mė 13:12
Vras mendjen per titullin e ketij tregimi, qe nuk i gjej nje mbiemer te paperdorur si "i bukur" , "i vecante" " art qe flet me gjuhen e te vertetes etj etj etj etj .... qe edhe pse ka shume mbiemra te gjtihe jane te perdorur me duket, ne mos te perdorur shpesh , jane te perdorur rralle.
Thashe shume sa duket sikur po e vras mendjen per mbiemrin ....
Jo!
Per titullin ne fakt po e vras.
"adaptimi i vonuar i nje femije ,te vonuar"
Ky eshte njeri titull qe polli mendja ime e vrare per here te pare.
Shikoje nje cike, pls.
(mendjet pjellin vetem te vrara, vrite edhe ti nje here mendjen per titullin , edhe pse nje titull eshte shume i parendesishem per te vrare nje mendje . Po ti futja nje te vrame edhe per nje titull te vogel te nje tregimi te madh)
El_jote!
Krijoni Kontakt