Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 82

Tema: Qėllime

  1. #31
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Nuk cudita kur mora vesh se Pajua kishte vendosur te ndalonte perpjekjet e tij per tu vetevrare.
    Ai vete ua kishte thene ne sy mjekve te spitalit se kishte vendosur te hiqte dore nga vetevrasjet e tija, dhe se qe sot e tutje do te jetonte per te pare te tjeret te jepnin shpirt. Mbase ky kishte qene qellimi qe zoti e kish lene mbi toke. Une jam i paracaktuar te shikoj vdekjen e ketij qyteti, pati bertitur Pajua me sa ti hante fyti, dhe kjo i kishte trembur jo pak mjeket e spitalit.
    Une do te jem ne vdekjen tende, bile edhe ne tenden, pati shenuar ai me gisht te pranishmit, dhe kishte zgurdulluar syte, sikur kishte dashur ta bente me profetik kete moment.
    Qe prej asaj dite, Pajua nuk kishte lene varrim pa shkuar. I veshur gjithmone me te zeza ai shkruante ne nje bllok te zi, shenime qe askush nuk nuk dinte c'ishin, pasi askush nuk kishte patur rastin ti lexonte.
    Kur ndokush nuk kishte dhene akoma shpirt, por lengonte i shtrire mbi ate cep jete qe ende vazhdonte te qendronte e gozhduar ne rutina frymemarrjeje, Pajua ia cukiste ballin me shkopin e tij, dhe i belbezonte ne vesh, ji i qet bir, shtriqu, dhe prit krahet e vdekjes, sepse tani ti je per udhe. Pastaj hapte bllokun e zi, dhe shkarraviste mbi te shenimet enigmatike. Kipi thoshte se Pajua po perpiqej te gjente rradhen e vdekjeve qe do te ndodhnin ne te ardhmen, dhe mbase nje dite do tia dilte te gjente se kush do te ishte rahmetliu i ardhshem.
    Kur Mandrilla, ishte ne shtratin e vdekjes, te afermit e tij, nuk e kishin lene Pajon ti afrohej shtratit te te semurit, sepse mendonin se Pajua ndillte vdekjen, por kishte qene vete Mandrilla qe kishte kerkuar qe Pajua ta vizitonte. Kur Pajua kishte hyre ne dhome Mandrilla ia kishte ngulur syte, e zbehur me nje shprehje qe dukej se thoshte "me ler te shkoj, mos me mbaj me". Pastaj ai kishte mbyllur syte, dhe ze-fikur kishte mundur te shqiptonte,"po vdes Pajo, po vdes".
    Pajua i kishte cukitir lehte ne ball me bastunin e tij dhe i pati thene ne vesh "Vdis i qete Mandrilla, vdis i qete, dhe te qofte dheu i lehet"
    Pas kesaj Mandrilla kishte mbyllur syte, dhe kishte qendruar ashtu nje ore rresht, deri sa kishte nxjerr frymen e fundit e cila tek te vdekurit shoqerohet me nje renkim te lehte, nje zhurem te keputur, qe ligesht te rreshket mbi gjunje e te vjeth fuqine.

    Vazh

  2. #32
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    jam kureshtar te shoh ku do perfundoje kjo veper por c'eshte me e rendesishmja KUR do perfundojne Qellimet e Nitroshit...
    Pse e more per keq ore mua me pelqen si shkruan prandaj po e lexoj
    Ezekiel 25-17.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Gjeneral Metja (keshtu i therrisnin), ishte nje sakat qe ne hierarkine e ushtrise nuk ishte ngjitur kurre me larte se kapterri, e qe kishte humbur gjysmen e trupit si pasoj e nje granate qe kishte shperthyer nga nje pakujdesi.
    Ai ulej gjithmone prane oxhakut ne nje cep te Pub-it, i rrethuar nga kureshtare qe donin te degjonin historite e tij. Nuk me pelqente te ulesha afer tij, sepse nuk mund te duroja eren e keqe qe leshonte, por historite dhe rumuzet ja doja.
    Karrocen ia shtytente nipi i Luizes, nje djalosh plak, qe nuk njihte asnje nga moshataret e tij, e qe i bente yzmet plakut pa pranuar asnje shperblim.
    Pajua thoshte se kur Gjeneral Metja do te vdiste djaloshi do te trishtohej pa mase, pasi ai nuk mund te rrinte asnje sekond pa plakun, por kete e bente sa here qe Luiza nuk ishte e pranishme, pasi ajo shume mire mund tia merrte shkopin nga dora dhe tia thyente Pajos ne koke, nese e degjonte.
    Ajo qe mund te them per Gjeneralin eshte qe ai dinte cdo gje per femrat, bile shume thone qe ne te ri kishte qene i pashem, e dashnor i zjarrte.
    Shpesh te rinjte, i kerkonin keshilla, e ai pashai i dashurise, ose gjenerali roze sic i pelqente Kipit ta therriste, krekosejmbi karrigen e sakatit, bente nje sfere imagjinare me duar dhe i pyeste te rinjte: "E dini se cfare eshte kjo qe bera tani" dhe pa pritur pergjigje pergjogjej po vete " kjo eshte boshlleku i femres, qe nje mashkull i mire di jo vetem ta shquaj por edhe ta mbushi me dashurine e tij". Pastaj tek i shekonte sy-humberit te habiteshin me gjuhen e plakut, ai perplaset fort grushtin ne tavoline, kthente me fund goten e rakise, bente nje ahhhhh qe i dilte fuqishem nga shpirti dhe qeshte me budalallekun e tyre.
    "Femra eshte stuhi ndjenjash, eshte uragan dashurie qe mund te te shperthej ne cdo moment, e mund te te gjej te pa pergatitur. Cdo te benit ju pastaj, eeee cdo te benit more spurdhjaker" u bertiste gjenerali ushtareve te tij te rinj, shume prej te cileve ende nuk kishin vene brisk ne fytyre.
    Kipi mendonte se shume prej tyre u trembeshin femrave, e se gjenerali ne vend te demave ( keshtu pretendonte ti shderronte djelmoshat" po krijonte nje tufe pederastesh, qe nuk do te kene guxim te shohin as edhe nje putane ne sy.
    Gjenerali qeshte me Kipin, dhe buciste ne fjalime pijanikesh te mbushura me te verteta te hidhura, qe vetem koha dhe aventurat, mund ti dhurojne.
    Ne nje fare menyre Fejzoja mendonte se plaku ishte profet (profet i marre), por ai nuk kishte mundesine te parashikonte rrevolucionin seksor, keshtu e kishte quajtur Fejzoja teorine e tij me te re, te cilen per nga rendesia ai e rendiste me ate te rrelativitetit.

    Vazh

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Postime
    17
    I poshter
    Te urrej

  5. #35
    rrotull asgjekundi
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    61
    Me falni per nderhyrjen....Nitrosh, duhet te shkruash nje liber me vete mbi teorite e Fejzos. Kur te tjeret do i lexojne do fillojne ta marrin veten me seriozisht.

    cheers

  6. #36

    91

    Spurdhjaku i vogel doli nga pub-i me boshllekun e femres ne koke dhe nje ndjesi te cuditshme qe i levrinte neper trup. Po po, me gjithe keto qe po degjonte kafeneve e bilardove ai po rritej. Zvarriti hapat deri sa i mbajti para nje torbe te zberdhylur mbushur me fara luledielli me gryken te hapur e nje gote rakie me fund te trashe qe qendronte mbi to. Ngriti syte dhe pa Makun, nje jevg qe shiste fara para shkolles ku kish bere tetvjecaren. Me Makun qene rritur bashke dhe benin pjese ne femijrine e njeri–tjetrit pavarsisht se kurre nuk kishin pasur relata shume te ngushta. Maku i zgjati nje grusht fara po spurdhjaku qe po rritej mblodhi buzet e nuk i pranoi.
    - Meri se dua t’i heq qafe. Kjo eshte trasta e fundit e farave. Pasneser filloj me kumbulla rafeza.
    - S’ka me thana?
    - Eh… Iken ato kohe, thanat jane bere monopol tani…
    Te dy filluan te pertypin farat e lulediellit dhe u peshtynin levoret qe me shume u mbesnin neper buze se binin perdhe.
    Nje i huaj qe kalonte aty pari u beri dhe nje foto dy rrjepacukeve. Ta dinin dy trimoshat qe ajo fotoja e tyre duke ngrene fara do perfundonte ne nje gazete te famshme europiane me dicituren “Dy te rinj ne Evropen juglindore qe hane miza e u peshtyjne krahet” do i kishin kerkuar te pakten ca para atij te huajit. Me ato para Maku mund te zgjeronte dhe tregetine e kumbullave rafeza duke hapur pika shitje edhe ne shkolla te tjera kurse spurdhjaku do qeraste tere tavolinen qe mblidhej rreth gjeneralit me nga nje teke fernjak.
    -O Maku,- e theu heshtjen spurdhjaku,- ke degjuar gje ti per boshllekun e femres?
    -Ehe,- ia beri tjetri duke tundur koken e palare. Eshte aq i madh sa mund te futesh tere kete trasten me fara brenda e te mbese vend edhe per nje kaush thana, po nga ata te medhenjte, 10 lekshit…
    Makut i mbeti fjala ne fyt kur para tyre u shfaq Bami, i ati. Na shtate i shkonin prej te atit, sidomos kur pinte dhe kishte dhe rripin e pantallonave shkuar neper iliqe.
    -He pullumbat e Bamkes ca po beni? Po ngroheni ne diell?
    Bami dukej esell e ne qef kshu qe Makut i kaloi frika.
    -Hic ja po flisnim per boshlleqet e femrave…
    Bamka hapi gojen, ktheu turinjte nga qielli e ia plasi nje te qeshure arixhinjce.
    -Pa he, c’po thonit.
    - I mbaruam tani i thame te tera,- u ngut te mermeriste spurdhjaku me syte pertoke mbushur levore farash luledielli qe i huaji i kish marre per krahe mizash.
    Bamka s’po fliste se po i kulloste syte pas nje nuseje te re qe me sa duket kish dale te bente pazarin. Ajo kaloi para tyre me nje buke dyzece ne njeren dore e nje traste plot me zarzavate ne tjetren. U parakaloi me ate ecjen karakteristike te nuseve te reja qe porsa kane bere femijen e pare duke terhequr pas nje pale shapka “albatros” qe benin shllap-shllup e ia mbushnin thembrat e ashpra si leter zmerile gjithe pluhur. Edhe te rinjte ia ngulen veshtrimet pulpave te saj te trasha si kercep per t’u ngjitur pastaj gradualisht e ndalur perseri mbi mollaqet e saj te beshme por ende perpjete qe ferkoheshin pas njera tjetres.
    -O Bami po si ua mbushnin boshllekun femrave qemoti?
    -Ashtu si ua mbushin edhe sot, me borrokoce.
    -Po mbushet tamam fare i tere boshlleku kshu?
    - Jo, eshte e pamundur te mbushet i teri cing per cing.
    -Po si i behet halli te mbushet fycke fare?
    - Po ja ata qe kane para ua mbushin me ndonje xhevair, ata qe jane llafazane ua mbushin me premtime kurse ndonje cope e troke kshu si une ia mbush me keto ketu,- tha Bami dhe kapi ko**t e veta si per t’i bere marshalla. Po ka dhe nga ata qe i kombinojne ama, po ne fund nje m*t del hesapi.
    -Po si i behet te mbushet fare, per fare,- pyet spurdhjaku te cilin gjithmone ne jete e kishin terhequr ekstremitetet.
    - Ah, ashtu s’ka. Vec te kishte vete femra ko**.



    Shkrova kot kshu per sport se kisha nje ore te lire. Nit vazhdoje kete "qellime" se eshte e bukur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 16-07-2003 mė 16:25

  7. #37
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Sokol je i madh!
    Ezekiel 25-17.

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Postime
    17
    Sokol!
    E sforcuar me duket mua kjo e jotja!!!

  9. #39
    As e ve ne dyshim, perderisa meritoka komente te sforcuara.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    "Gjenerali i donte femrat, ndersa pamundesia per ti patur ato ne te vetmen menyre qe nje mashkull mund te kete nje grua ,ishte kthyer ne relike e cila po humbiste vleren bashke me kohen.
    Pamundesia e Fejzos per te gjetur nje femer qe te mund tia lante enderrat e zbukuruara nga mozaike te panevojshme mastrubi -mesh, ishte e nje tjeter natyre, aq e njejte ne dukje, por aq e ndryshme ne thelb, me ate te Gjeneralit.
    Pamundesite nganjehere i saldohen fatit qe ne lindjen tone, bile qe ne ngjizje, e nganjehere ate qellimisht e peshkojme ne cdo qoshe te oqeanit te mundesive, a na serviret mbi nje pjatance ari, ne nje menyren aq te pranueshme, sa do ta kishim te pamundur ti rezistonim deshires per ta patur.

    Nje grua vithe- ngushte, gjoks rebele, me buze te trasha ,mishtore, te enjtura, qe shperthyeshem, heshtur, djallezisht e turpshem njekohesisht te shtyjne ti thithesh deri ne gjakosje, por te cilat nuk do te pranoje kurre ti haje, nga frika se ngopja do te vriste urine qe eshte delli i pasionit ishte personazhi qe cdo kush do do te deshironte te kercente nje tango, nje tango nudo.
    Levizjet e prera, energjike te dy trupave qe kaperthehen nga deshira per ti perkitur pakufishem njeri-tjetrit, jane sa pjelle e deshires per tu ushqyer me trupin e partnerit, aq sa edhe e permbajtjes qe zben gje tjeter vec ndersen kafshimet. Eshte me shume se nje vallzime, eshte nje deshire per te rendur drejt shtegut te ngushte, atij shtegu qe ndodhet mes kofsheve te derdhura ( syte e imagjinates nuk mund ti shohin ndryshe)".

    Keto kishin qene fjalet me te cilat Kipi po perpiqej ti shpjegonte Ligorit ate qe po ndothte midis personazheve te thashetemeit te tyre, ndersa ky e kishte prere ne plot trembedhjete vende teksa ky i fundit plt pasion levizte duar e kembe per te improvizuar nje vallzim tangoje.
    "Po Gjenerali eshte sakat, e ku mund te kerceje tango nje cop sakat" pyeti Logori, e kjo e nervozoi Kipin, aq shume sa ai hoqi peshqirin dhe me fytyren tere shkume doli ne rruge duke bertitur Ti je nje cop idiot, nje briskaxhi i felliqur, nje cop dru i pagdhendur qe nuk duhet te besh gje tjeter vec te heshtesh e te me degjosh kur te te flas!
    Plebej, injorant, dhe katundar qe sa here qe flet i ve derrmen imagjinates sime, dhe mundesise per te kuptuar veten.
    Ligori, qe akoma nuk e kishte kuptuar se kush kishte qene arsyeja e gjithe ketij inati te papritur qe e kishte ndezur mikun e tij sikur ky te kish qene nje dem, e dikush i kish afruar nje shami te kuqe per te fshire hundet, qendronte pa goje ne deren e berberanes.
    Po cpate mor derbardhe, cte thashe kete here, shqiptoi Ligori qe iu duk Kipit edhe me pezull se pyetja qe kishte bere.

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Turizmi nė Shqipėri: 1 milion turistė nė sezonin veror tė 2012
    Nga Eglantina_A nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 24-09-2012, 16:17
  2. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 06:11
  3. Po shfrytėzohet procesi negociator pėr qėllime partiake?
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-07-2006, 04:24
  4. Perdorimi i psikiatrise per qellime politike ne Shqiperi
    Nga wittstar nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-08-2004, 11:34
  5. Shtajner shpall AKSH-nė organizatė terroriste
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 07:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •