Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 82

Tema: Qėllime

  1. #21
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Pse edhe ti Cruel e njef Feizon?
    Atehere duhet ta dish ate teorine e tij per dragonjte dhje.res, ti cilet fluturuan mbi mbreterin e Mbretit Artur, dhe i dhjene te gjithe qytetaret.
    Ne teorine e tij, Fejzoja besonte se dragonjte ishin kafshe jo mish ngrenes, e aq me pak zjarr leshues. Ata vetem se dhis.nin vend pa vend, e ne me te shumten e rasteve mbi kokat e qytetareve. Mbreti Artur caktoi Joni Zemer-Ujkun ti zhdukte ata (atehere epitet e tipit zemer luan, ujk, cakall ishin grada te nje hierarkie te paravendosur nga mbreti, mendonte Fejzo).
    Joni deri atehere kishte qene kloun ne nje cirk levizes, dhe fakti qe detyra e re qe i kishte caktuar mbreti do ti jepte atij mundesine te hynte ne oborrin e mbreteror, bile mund ta bente njeri mjafte te afert me Arturin, beri qe ai ti hynte me zell punes, e pas nje kohe shume te shkurter Dragonjte ishin zhdukur.
    Arturi mbeti jashte mase i kenaqur nga sherbimi qe Joni i kishte bere, pasi tani mund te dilte i qete ne parkun e tij, e te shetiste bashke me te dashurat, pa patur frike se ndonje dragua mund ti fluturonte mbi krye e ti sperkaste me jashteqitjen e tij, e cila ne varesi te asaj qe kishte ngrene mund te ishte e nje varieteti te paparashikueshem ngjyre a ere.
    Joni pas kesaj u be kalores, dhe arturi e shkroi emrin e tij ne librin e historise, perkrahe vepres se madhe qe ai kishte bere per qyteterimin, por faktet historike tregojne se Arturi ka bere disa deformime te historise.
    Joni nuk njihet si vrasesi i dragonjeve dhjeres, por si vrasesi i dragonjeve zjarre leshues. Kuptohet Arturi nuk do te pranonte qe kombi i tij te njihej nga bota si nje komb i dhjere koke e kembe nga dragonjte, prandaj edhe e kishte manipuluar historine.
    Kjo me pak fjale kishte qene teoria e Fejzos, e cila i kishte kushtuar atij jo vetem vendin e punes (asokohe kishte qene pedagog ne fakultetin e historise), por edhe miqesine e Kipit i cili nuk e kishte pelqyer faktin qe Joni kishte qene klloun.
    Po Fejzos aq i bente, ai ishte historian dhe detyra e tij ishte ta paraqiste historine ashtu sic ishte me te gjitha te vertetat e saj, pa bere manipulime, per hire te shoqerise, apo edhe presioneve te bera nga eproret.

    Vazh

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Xhili (Xhevahir Meleqi) jeton ne nje qyteze te Shqiperise ne nje kohe kur ka avoketer dhe hoxhallare dhe i jati i tije, Meleq Meleqi ose Xhemal Meleqi punon varrmihes.

    Kjo kohe o eshte Kohe e Zogut o Kohe e Berish-Mejdanit.

    Megjithate nuk besoj se Plaku i Xhil Varrhimesit te qytezes perdor shprehjesi "klas" ose "Show".

    Ja c'thuhet ne tregim;

    ---
    Kishte qene varrimi i Soses, nje plake e vetmuar qe jetonte ne dalje te qytezes. I jati ia pati besuar atij ceremonine e Soses, per te cilen paguante xhamia.

    Flet i jati Xhilit tani:

    -Ne u bejme njerzve sherbimin e fundit, i pati thene i ati Xhilit, prandaj duhet te jesh krenar per punen tende, dhe jo ta shikosh ate me neveri. Nuk ka azgje (asgje) me serioze se nje grusht dhe hedhur mbi nje arkivol i kujdo qofte ai, e prandaj duhet ta besh bukur bir, duhet ta besh me klas. Ne jemi njerzit qe zbukurojme vdekjen, e bejme ate serioze, respektojme fundin e jetes, ne mbyllim siparin, ne shfaqemi gjithmone atehere kur show i dikujt ka mbaruar, e per kete duhet te ndiesh respekt. Keto i pati thene i ati Xhilit diten kur ai percolli per ne boten tjeter Sosen, e Xhlit do ti rendonin keto fjale njesoj si grushti i dheut hedhur mbi arkivolin e plakes.
    -----

    Nitrosh Kadareja fjalet e personazheve nuk jane te tuat qe ke pare Show ne Londer.
    Kur flet ti si autor...futja..jepi frazeologjise Kadarejane ose Markeziane pa tollon mirpo ... Personazhi...nuk eshte me joti..e ai duhet ngjyrosur pak a shume sic eshte..

    Ti shkruan bukur por mos "hin shum thell" se sdin me dal pastaj..

    Urime..vazhdo..

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    1) Edhe ne kohen e Zogut, edhe ne ate te tanishmen ka edhe Varremihesa edhe Avoketer.

    2) Fakti qe ai eshte varremihes nuk do te thote qe eshte injorant, e per me teper mund te kete goxha kulture. Mos i paragjyko njerzit nga puna qe bejne, sepse do te me shtyje te mendoja se je siperfaqesor!

    3) Te gjithe personazhet jane te jashtezakonshem, nuk i perkasin kesaj bote. E VETMJA GJE REALE NE TREGIM JANE QELLIMET, VETEM ATO JANE NJERZORE.
    Emri Meleq do te thote engjell ( nga turqishtja) dhe nuk eshte perdorur pa qellim. Po ta lexosh me kujdes do ta kuptosh.

    4) Une nuk ndjek skema kur shkruaj Brar, une jam Niti, dhe shkruaj all Nitce, po ti rrofsh qe na lexon e na keshillon, se na behet qefi qe na begenis.

  4. #24
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kjo ishte arsyeja perse thashe, perderisa nismetari ja dha pergjigjen atij qe komentoi "bota" (dmth ne) nuk ka vend per fjale, pasi fjala nxjerr fjalen dhe ngaterrohen gjerat kot.

    Pergjigjet me lart i hoqa, ne menyre qe tema te vazhdoje ashtu sic kishte filluar.


    Pershendetje te gjitheve!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Nuk mund te thuhet saktesisht se cfare viti kishte qene, atehere kur Fejzoja kishte rene ne dashuri me nje shitese marketi, por te gjithe mund te thonin se si kishte nisur kjo dashuri.
    Ajo nuk kishte patur azgje terheqese per syte e nje mashkulli, bile edhe Fejzos nuk i ishte dukur terheqese deri diten kur ai shkoi ne dyqanin e saj per te blere nje kavanoz recel.
    E di qe per shume nga ju eshte qesharake, por ai kishte rene ne dashuri me shitesen vetem nga menyra se si ajo shqiptonte "RECEL".
    Kishte mbetur i magjepsur tek shikonte levizjet e buzeve te saja te cilet ne hapje-mbyllje te pavetedijshme kishin shqiptuar aq mrekullueshem fjalen "recel".
    Nuk besoj se shitesja, emri i se ciles nuk me kujtohet tani, e kishte shqiptuar qellimisht ashtu fjalen recel, por di te them qe ajo e kishte goditur drejt e ne zemer njeriun e hekurt, keshtu i pelqente Kipit ta quante Fejzon te cilin ai, ne baze te analizave qe kishte bere e klasifikonte tek njerzit e ftohte, aspak te ndjeshem.
    Qe prej asaj dite Fejzoja u be bleresi me i rregullt i recelit, aq sa ne berberanen e Ligorit kishin filluar te qarkullonin thashetheme qe thoshin se nje dashuri e tille do ta vriste Fejzon, do tia plaste zemren si ate te nje demi qe rend pertej frymemarrjeve e plandoset fuqi-prere mbi rere, duke ndjekur vec me sy rene e kuqe, paprekshmeria e se ciles polli vdekjen.
    Me ose pa qellim, im ate thote se demat nuk vdesin nga infraktet, por kush mund ta dije te verteten.

    Nje dite te bukur dyqani nuk kishte patur me recel, e te njejten dite Fejzoja bleu nje tufe te madhe lulesh, dhe i kerkoi shiteses qe ajo te martohej me te!!!
    Askush nuk do ta kishte besuar, por ajo me nje fodullek te tepruar e kishte refuzuar kerkesen e tij, duke nxjerre si justifikim si nuk do te donte ta kalonte jeten me nje njeri qe nuk dinte te hante gje tjeter vec recelit. Kishte qene shume e dhembshme ajo qe kishte ndodhur me pas, aq e dhembshme sa Luiza nuk kishte thene asnje nga ato frazat e filmave, por ne menyre te pavetedijshme ishte perplasur tre here me te njejten shtylle, kishte uleritur fort, kishte leshuar nje sprruco peshtyme, dhe kishte ikur.
    Ligori e Kipi kishin thare nje kile raki dellinje brenda 20 minutash, pastaj ishin puthur ne buze dhe kishin heshtur.
    Te gjithe i kishte trishtuar kjo ngjarje aq shume i kishte trishtuar sa pronarit te dyqanit iu desh te shkruante nje deklarate te madhe ne te cilen thuhej se ai personalisht distancohej nga veprimi i shiteses se tij, dhe se nuk kishte dashur asnjehere qe kjo ngjarje te merrte nje drejtim te tille.

  6. #26
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ue c'me kenaq ti mu..., me mbush....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #27
    Priceless Maska e boys_ashes
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    World
    Postime
    58
    edhe mua me kenaq.... po per te mbush sma do mendja se do e provoj ndonjer .
    The Truth will set you "Free"

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2002
    Postime
    63
    mire

  9. #29
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    VAZHDOJE po mos harro ta perfundosh ndonje dite se na plase!!!
    Ezekiel 25-17.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Kane ardhur kohe te veshtira, aq sa mendimi se ne nje te ardhme do te mund te vdesim eshte bere e vetmja shprese qe na mban gjalle.
    Pajua tentoi te vetevritej per te 15-en here, e per te 15-en here fatkeqesisht u gjend dikush aty prane per tia hequr vdekjes nga kthetrat e per ta perplasur ne kete cope poshtersi qe per shkurt njerzit i therrasin JETE. 15 here nuk jane pak per te hequr veten qafe. Duhet te jesh goxha i vendosur per ta bere nje gje te tille, por duhet edhe te gjesh oren e duhur per te vdekuren. Ti gjithe kishin qeshur me Odisene e vetevrasjeve te tija, e shume te tjere kishin menduar se ai ishte vetem nje humbes, nje njeri i pazoti per tu vetevrare.
    Im ate thote se Pajua kishte gjendur oren e gabuar per tia hequr vetes, por une nuk mendoj se kjo ishte arsyeja.
    Per te vrare veten duhet me shume se nje burre, duhet nje burre i cmendur, e Pajua i kishte dhene provat per kete. Ishte thjesht shakaja e ndonje engjelli, apo ndonje qellim i servirur me sarkazem ai qe i ishte lidhur neper kembe, e nuk e lejonte Pajon te vraponte drejt fundit te jetes se tij.
    Luiza tha se vetevrasjet e Pajos jane bere si serite e telenovelave, e paskesaj te gjithe qeshen, bile edhe Kipi. Une mendoj se qekur njerzit kane filluar te luajne rrolin e zotit, gjithcka eshte shnderruar ne nje telenovele te gjate e te merzitshme, fundi i se ciles eshte seria me te cilin kleriket trembin boten.

    vazhdon

    O juljan, po ty kush ta ka vene koburen ne koke qe ta lexosh kete mor lal.

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Turizmi nė Shqipėri: 1 milion turistė nė sezonin veror tė 2012
    Nga Eglantina_A nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 24-09-2012, 16:17
  2. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 06:11
  3. Po shfrytėzohet procesi negociator pėr qėllime partiake?
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-07-2006, 04:24
  4. Perdorimi i psikiatrise per qellime politike ne Shqiperi
    Nga wittstar nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-08-2004, 11:34
  5. Shtajner shpall AKSH-nė organizatė terroriste
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 07:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •