Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28

Tema: Vezet!

  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    veza behet me e mire nga te gjitha e skuqur me vaj. ja se ne sa forma mund te zkuqim ose zjejme vezen.

    Lyeni tiganin me nje furce me vaj. Aq ja ta njomet por jo qe te kulloje vaji. lereni te nxehet mire dhe hidheni vezen, me pas perdorni tiganin per te kethyer vezen vetem nje here mbas 30 sekondash. lereni vezen ehe ne anen tjeter po per 30 sekonda. do te shihni se e bardha e vezes do te jete e skuqur kurse e verdha akoma e lengshme.

    2 hidhni ne nje tigan uje dhe vereni te zjee deri ne temperaturen 100 grade biles deri sa te beje flluska. cajeni vezen dhe leshojeni ne uje te nzehte dhe lereni brenda deri sa ajo te zjeje. Kjo varet nga shija juaj se sa te zjerre e doni vezen. nzirreni me luge me vrima qe ti kulloje uji. keshtu mund te zjeni vezen dhe ne te njejten kohe te mos mundoheni te qeroni guaskat.
    jam e sigurt se disa nga ju e pelqejne vezen lluqke dhe n.q.s e deshironi te zjerre por edhe lluqke eshte e veshtire ta qeroni. Kjo eshte nje menyre per te mos u lodhur.

    3 hidheni vezen ne tigan, perseri tigani te jete shume pak i lyer me vaj. N.q.s ju e doni te bardhen e vezes pak te lengshme, lereni vezen ne tigan pa e kethyer vetem per 30 seconda. hidhini nje pike uje tiganit dhe mbulojeni me kapak. do te shihni mbas 30 sekona te tjera se veza siper ka zene nje cipe te holle por e bardha e vezes nuk eshte bere plotesisht. hiqeni nga tigani dhe hidheni ne pjate. dhe hajeni.

    Keto jane disa menyra per te gatuar vezet qe te mos hani lyre por te jeni te shendetshem. zgjidhni se c'fare hani dhe menyren e gatimit sepse eshte teper e rendesishme per shendetin tuaj.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Vezet!

    VEZĖT janė tė kėshillueshme nė sajė tė vlerave tė tyre ushqimore pėr tė gjitha moshat e popullatės. Pėrvec kėsaj, ato janė mjaft tė rekomandueshme pėr fėmijė, tė moshuar, vegjetariane, etj. sepse pėrmbajnė elementėt e domosdoshėm pėr tė siguruar njė ushqim tė ekuilibruar.
    VEZA ėshtė ushqimi mė i asimilueshėm nga organizmi i njeriut. Nga njė studim ndėrkombėtar, ka rezultuar se renditja e ushqimeve pėr sa i pėrket vlerės biologjike ose shkallės sė asimilimit tė vlerave ushqimore qė ato pėrmbajnė ėshtė:
    VEZA - assimilohet plotėsisht (100 %) kurse Qumėshti 91 %
    VEZA ndihmon nė pėrtėritjen dhe ushqimin e lėkurės, tė kockave, tė trurit, tė nervave, tė gjakut, mbron mėlcinė, etj.
    VEZA ėshtė njė ushqim shumė i mirė pėr sėmurėt me nerva pasi ajo pėrmban lesitinėn qė rindėrton celulat e sistemit nervor, lesitina e marrė nėpėrmjet vezės merret mė shpejt sesa lesitina e marrė nė formė tė lirė.
    VEZA ėshtė shumė e mirė pėr tė sėmurėt nga diabeti kėta njerėz janė shumė tė ndjeshėm ndaj albuminės qė pėrmbajnė ushqimet e tjera, kurse albuminėn e vezės e pranojnė me kėnaqėsi. Gjithashtu me anė tė vezės pėrgatiten disa ėmbėlsira dhe pasta tė posacme qė nuk dėmtojnė tė sėmurėt me diabet.
    Pėrdorimi i VEZĖS ėshtė shumė i suksesshėm kundėr sėmundjes sė tiroideve qė shkaktohen pėr mungesė tė Jodit (Goitre-Basedof). Kjo vlen mė shumė pėr VEZĖT e prodhuara nga pulat e rritura nė zonat bregdetare pasi kėto pėrmbajnė mė shumė jod se pulat e rritura nė zonat e tjera.
    E verdha e VEZĖS si e zierė ashtu dhe e pazierė tretet me lehtėsi, prandaj ėshtė njė ushqim shumė i mirė pėr fėmijėt.
    VEZA pėrdoret gjithashtu dhe ėshtė e rekomandueshme edhe pėr tė sėmurėt me reumatizėm, zemėr, tension, ulcėr etj.
    VEZĖT janė tė rekomandueshme pėr gratė nė muajt e parė tė shtatėzanisė sepse pėrdorimi i tyre mund tė reduktojė rrezikun e defekteve nė lindjen e fėmijėve. Njėkohėsisht, janė mjaft tė rekomandueshme pėr nėnat qė ushqejnė fėmijėt me qumėsht gjiri.
    Pėrdorimi i VEZĖS shton aftėsinė seksuale si pasojė e pėrmbajtjes sė hormoneve.
    Nė pėrgjithėsi mund tė themi se VEZĖT janė tė mira si ushqim pėr tė gjithė pasi nuk pėrmbajnė hidrokarbone dhe yndyra e tyre tretet shpejt.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Clemanseau, burri mė i fortė i Francės dhe Tigri i luftės sė Pėrgjithshme, hante 8 vezė nė mėngjes dhe 5 vezė nė mbrėmje.
    Eskymo, njė komb qė jeton nė veri tė Europės nė mes tė borės e tė akullit, pėrvec peshkut ushqehen dhe me mjaft vezė me tė cilat plotėsojnė shumė mirė nevojat ushqimore tė trupit.
    Persianėt kishin njė ritual tė pėrhershėm qė konsiston nė kėmbimin e vezėve si shenjė e fillimit tė pranverės. Arsyeja e kėtij rituali qėndron nė besimin se veza ėshtė embrioni i jetės. (rikthimi i botės nė jetė pas ndėrprerjes letargjike gjatė dimrit)
    E njėjta gjė sot pėrdoret gjatė pashkėve kristiane tė cilat jo rastėsisht janė nė pranverė pasi japin kuptimin thellė tė rikthimit nė jetė. (pėrplasja e vezėve tė lyera)
    Nė botė veza konsiderohet si ushqimi qė ka furnizuar pėr shekuj me radhė proteinėn mė tė mirė me origjinė shtazore dhe si ushqimin qė ka shpėtuar popuj tė tėrė nga rreziku i tė mosushqyerit ose tė ushqyerit tė keq.
    Qytetėrimet antike, egjiptianėt, persianėt, grekėt e romakėt, e kanė kuptuar mjaft mirė se veza e pulės ėshtė burim energjie dhe vlerash tė papėrsėritshme ushqimore.Nė Egjypt veza konsiderohej njė privilegj dhe monopol i faraonėve, sacėrdotėve dhe shtresave tė larta tė shoqėrisė.
    Nė Romėn Antike veza gjendej vetėm nė tavolinat mė tė rėndėsishme dhe ruhej vetėm pėr miqtė mė tė rėndėsishėm

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Si tė dallojmė kur njė vezė ėshtė e freskėt?
    VEZA e freskėt kur thyhet qėndron kompakte dhe e plotė, kurse VEZA jo e freskėt hapet dhe e verdha e saj nė tė shumtėn e rasteve prishet. Kjo ndodh se me kalimin e kohės karakteri i proteinės nė VEZĖ ndryshon dhe pakėsohet.
    VEZĖT e freskėta zakonisht mund tė fundosen nė ujė tė ftohtė. Megjithatė, nėse lėvozhga ėshtė e hollė ose e krisur VEZA mund tė notojė nė sipėrfaqen e ujit edhe kur ėshtė e freskėt.
    E bardha e VEZĖS pėr VEZĖT jo tė freskėta ėshtė mė transparente sesa e bardha e VEZĖVE tė freskėta.
    Dhoma e ajrit tek VEZĖT e freskėta ėshtė mė e vogėl sesa ajo e VEZĖVE jo tė freskėta. Kjo ndodh se me kalimin e kohės pakėsohet lėnda mbrojtėse nė lėvozhgėn e VEZĖS duke lejuar nė kėtė mėnyrė qė lagėshtira dhe dioksidi i karbonit tė largohen nga VEZA nėpėrmjet poreve tė lėvozhgės dhe kjo gjė zmadhon dhomėn e ajrit.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Si ta konservojmė vezėn?
    VEZĖT e mbajtura nė frigorifer rrojnė 4-5 herė mė gjatė se VEZĖT qė mbahen jashtė.
    Mėnyra mė e mirė pėr tė ruajtur VEZĖT ėshtė tė mbahen nė bikerina nė frigorifer sepse poret e ndodhura nė lėvozhgėn e VEZĖS (rreth 17.000 pore nė sipėrfaqen e njė VEZE) lejojnė depėrtimin e erėrave nga ushqimet e tjera qė ndodhen pėrreth si dhe mundėsojnė tharjen e pėrmbajtjes sė VEZĖS. Kartoni i bikerinave ndihmon nė parandalimin e kėtij efekti si dhe mban VEZĖT nė tė njėjtėn temperaturė gjatė hapjes dhe mbylljes sė frigoriferit duke ruajtur kėshtu freskinė e VEZĖS.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Veze Skoceze



    Pėrbėrėsit pėr 4 persona:

    6 vezė, 200 gr mish vici i grirė, 40 gr bukė e thekur e grirė, 30 gr miell, vaj ulliri, kripė, piper.

    Pėrgatitja:

    Zihen 4 vezė nė njė enė plot me ujė. Koha e zierjes duhet tė jetė ekzaktėsisht 8 minuta nga momenti qė fillojnė zierjen. Pas kėsaj, ftohen nė ujė tė ftohtė tė rrjedhshėm, u hiqet lėvozhga, u hidhet pak kripė dhe piper.

    Merret me dorė pak mish i grirė dhe mbulohen vezėt e ziera.

    Nė njė tas rrihen vezėt e mbetura. Mielli dhe buka e thekur e grirė vendosen nė dy pjata tė ndryshme.

    Vezėt e mbuluara me mishin e grirė lyhen me miell, lyhen me vezėt e rrahura, dhe pastaj lyhen me bukėn e thekur tė grirė.

    Pastaj skuqen pėr 10 minuta nė vajin e ullirit tė nxehur shumė, rrotullohen shpesh, kullohen nė kartėn e kuzhinės, u hidhet kripė dhe shėrbehen tė ngrohta.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Veze te Zeza



    Pėrbėrėsit pėr 4 persona:

    6 vezė, 100 gr vaj ulliri, 120 gr sheqer pluhur, gjysėm luge caji kanellė pluhur, njė e bardhė veze, kakao.

    Pėrgatitja:

    Vendosen vezėt nė njė enė me ujė tė ftohtė dhe zihen pėr 8 minuta, hiqen dhe lihen pėr nja dy minuta nė ujė tė ftohtė.

    U hiqet lėvozhga, ndahen pėrgjysėm pėr sė gjati dhe u hiqet e verdha, duke patur kujdes qė tė mos lihet as njė cik e verdhė.

    Tė verdhat e hequra vihen nė njė tas, rrihen me njė pirun, shtohet sheqeri, kakao dhe pėrzihen bashkė deri sa tė bėhet njė pėrzierje e butė dhe homogjene.

    Mbushen zgavrat e krijuara tek gjysmat e tė bardhave me pėrzierjen qė morėm mė sipėr duke patur kujdes qė tė mos dali jashtė.

    Nė njė pjatė pėrzihet kakao dhe kanella pluhur, kurse nė njė tjetėr rrihet e bardha e vezės.

    Tė bardhat e ziera tė pėrgatitura mė lart lyhen disa herė me kakaon dhe me tė bardhėn e rrahur, pastaj skuqen me vaj ulliri tė nxehur shumė duke mbajtur pjesėn e prerė lart.

    Kullohen nė kartėn e kuzhinės dhe shėrbehen tė vakėta.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Involtini me Veze



    Pėrbėrėsit pėr 4 persona:

    6 vezė, 60gr gjalp, 6 feta tė trasha proshutė e pjekur, 300 gr bizele tė njoma, salcė domatesh (sa tė nevojitet), kripė, piper.

    Pėrgatitja:

    Pėrzihen vezet me pak gjalp, kripė dhe piper, vendosen nė zjarr dhe, sapo tė jenė mpiksur mirė por akoma tė buta, fiket zjarri. Shtrohet njė fetė proshutė, mbushet me vezėn e sapo hequr nga zjarri dhe mbėshtillet role.

    I njėjti veprim pėrsėritet dhe me fetat e tjera tė proshutės.

    Pasi skuqen bizelet e njoma me pak gjalp, iu hidhet salca e domatet dhe kripė dhe gatuhen bashkė. Pas kėsaj vendosen nė njė tavė.

    Mbi bizelet sistemohen involtinit e pėrgatitura mė parė.

    U hidhet ca piper nė sipėrfaqe dhe ngrohen pėr 10 minuta nė furrė para se tė hahen.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Veze Amerikane


    Pėrbėrėsit pėr 4 persona:

    8 vezė - 25 gr gjalp - 8 feta tė holla proshutė - salcė Worcester (me dėshirė) - kripė - piper i bluar nė moment.

    Pėrgatitja:

    Vendosen fetat e proshutės nė njė enė qelqi zjarrdurues e cila vendoset nė zjarr tė moderuar dhe, sapo tė fillojnė tė skuqen fetat e proshutės, u hidhet gjalpi. Pas kėsaj hidhen vezėt nė distancė nga njėra-tjetra.

    Vendoset ena nė furrėn qė kemi nxehur mė parė dhe lihen aty pėr rreth tre minuta ose mė shumė, deri sa e bardha e vezės tė jetė bere.

    Nxirret ena nga furra, u hidhet vezėve pak kripė dhe piper tė bluar nė moment dhe sipas dėshirės sprucohen me dica pika salcė Worcester.


    P.S Te gjitha informacionet per vezet jane marre nga kompania Floryen.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    estella

    vertet, u impresionova nga gjithe studimi per vezen.lol.

    te them nje ide te vogel?ne fakt eshte nje lloj vjedhje konstante qe une bej restoranteve.po te shohesh menune mund te mesosh menyra nga me te ndryshme sesi ngaterrohen shijet. nuk e di por me omeleten kam mani ta kopjoj.

    enjoy your weekend.

    p.s... ne te vertete, e di c'do desha.te cohem nje te shtune a te djele dhe te me sjellin ne krevat nje omelete meksikane me nje gote te madhe leng portokalli.ti???

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •