Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Pirro i Epirit
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    Scotland
    Postime
    37

    Post Sindromi i "Dashurise se Viktimes per Xhelatin"

    Ka disa fenomene te dhimbshme qe vazhdojne te ndodhin ne shoqerine dhe individualitet shqiptare.

    Ndoshta fenomeni nuk eshte vetem shqiptar por me duket se po ndodh me shpesh me kombin tone. Per t'a ilustruar titullin e mesiperm do permend disa shembuj;

    Eshte i njohur fakti qe Fatos Lubonja ka qene ne burg politik, i persekutuar i dhunuar dhe cuditerisht pas burgut behet nje nga mbeshtetesit e "pavarur" me te flakte te persekutoreve te tij. Perplasjet e fundit qe kane ndodhur me disa klane tes e majtes nuk kane ndonje peshe te madhe dhe nuk e skualifikojne nga te qenit "i semure".

    Gjithashtu, Kurt Kola i burgosur, 4 anetare te familjes te pushkatuar nga rregjimi, perseri me rolin qe luajti se bashku me Lubonjen ne "Forumin per Demokraci" manifestoi Sindromin e dashurise se viktimes per xhelatin.

    Nje gje e ngjashme mund te thuhet per Demacin ne Kosove, 28 vjet burg Mandela i Kosoves, sot eshte nje nga perkrahesit me te flakte te panjugosllavizmit nje "kale troje" i serbeve ne Kosove. Edhe ky pra, eshte nje rast klasik i "Sindromit: Dashuri e viktimes per xhelatin".

    I analizuar fenomeni me gjere ne rang shoqerie, dihet nga te gjithe qe Greqia sot ka marre thuajse teresisht ne dore sovranitetin e Shqiperise; e kontrollon politikisht, ekonomikisht ka ne dore thuajse te gjitha resurset kombetare naften, bankat, telekomin, kompanite celulare, ka asfiksuar thuajse totalisht biznesin vendas, bujqesia eshte jashte konkurences etj.
    Se fundmi ushtarakisht, me marreveshjen per piken me strategjike te Bishtit te Palles qe i dhurohet nje shteti armik (ne baze te ligjeve greke ne fuqi) e megjithate populli shqiptar ne vend qe te mbushte gjitha sheshet ne qytetet kryesore te vendit te kerkonte me cdo kusht anullimin e kesaj marreveshje turpi, hesht dhe nuk ben asgje.
    Edhe kjo sipas meje eshte manifestim i sindromit te mesiperm.

    Do doja ne kete teme te diskutonin diskutante serioze, jashte etheve te politikes momentale. A dini me shume rreth ketij fenomeni nga filozofia, psikologjia e kaluar apo bashkekohore?

    Ju faleminderit
    Pirro Shqiptari
    Liridashes

  2. #2
    Miss. Congeniality
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Shume i dahsur pirro!

    Enveri ka pasur te drejte qe ka thene qe shqiperia ka qene pike startegjike ne mesdhe, dhe duhet mbrojtur nag imjperializmi kapitalisht i fqinjeve ne rradhe te pare. greqia ka ndikuar shume ne sovranitietin e shqiperise, e ka bere ate vend qe ti marri nje fuqi punetore, kapitali me i cmuar, sipas statistikave prej me tper se 500,000 njerez, po i shfrytezon resourcat naturale sepse ne nuk jemi ne gjendje ti shfrytezojme vete, dhe me e forta ehste sepse politika jone dhe marredheniet tona bilaterale me kete shtet jane falco, me teper do ti quaja keto marredhenie unilateral dhe te dhumeshme, qe dhunojne ineresat shqiptare totalisht!
    Po cfare do besh, ne nuk jemi te zot ne kete vend dhe ne jemi shnderruar ne nje koloni te percare si gjithmoni , sipas historise te vendeve fshinje. Pamvaresine ne e kemi jetuar per nje kohe shume te shkurter dhe ajo pamvaresi aq e brishte u thye kur u hapen kufinjte e ambasadat. Shqiperia tashme nuk eshte per shqipetaret por eshte per fshiqet qe perpiqen ta shnderrojne ne nje shkreterire ti marrin cfare ti marrin, te shkaterrojne sistemin ekologjik, njerezit dhe cdo gje tjeter.
    Duhet nje revolucion dhe nje rilindje e re re e shqiperise. Duhet nje organizim i plote i shqipetareve sepse bashkimi ben fuqi , dhe 500, ooo ne greqi a po ku do , e shkaterojne greqine ekonomikisht brenda nje periudhe shume te shkurter po te largohen nga greqia dhe te investojne ne shqiperi,prandaj luhet politika brutale, ne atdhe qe nuk mekembet asnjehere dhe shton urrejtjen ndaj shqiperateve qe te mos rikthehen ne atdhe. Kur te arrije ajo dite qe shqipetaret te kuptojne qe investimet ne Shqiperia kane nje vlere kolosola jo veten persa i perket anes financiare por dhe morale dhe etike atehere shqiperia do behet prape e shqipetareve!
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  3. #3
    Pirro, dhe Laerta!
    Shumė bukur e keni shkruar, vetėm nuk pėrmendėt krimet e mėdha tė grekėve ndaj nesh pėr shumė kohė, por sidomos nė shek. e kaluar nė Ēamėri e nė Shqipėri tė Jugut. Dhe ne shkojmė e shėrbejmė nga halli tek xhelatėt grekė, sepse u kemi shėrbyer edhe xhelatėve /komunistėve/ tanė e tė huaj, nė trojet tona si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri, prandaj jemi nė kėtė gjėndje pėr tė vajtuar. Ende i vrasim patriotėt dhe i duam e i durojmė tradhėtarėt!!! Si Kurt Kola e Lubonja ke mjaft, por jo aq tė njohur... Pak kemi pasur fat me intelektualė e politikanė. Ata shumica janė prostitutanė. Politikanėt patriotizmin e vet, e edhe tė tjerėve e kanė fundosur! Komunizmit nė Shqipėri i kanė rėnė statujat, se ai ėshtė forcuar, edhe mė shumė ėshtė djallėzuar e dhelpėruar dhe ėshtė pasuruar! Ende jemi larg dekontaminimit nga komunizmi. Shpresoj tek gjenerata e re si ata qė kanė ndėrmarrė fushatėn "MJAFT", qė e kam pėrkrahur, e pėrkrahi dhe do e pėrkrahi.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

Tema tė Ngjashme

  1. Sindromi mesdhetar (mediteranien) a e keni degjuar dhe si e kuptoni.
    Nga Marya nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 10:24
  2. Sindromi i mallkimit te Udines /Janusz Leon Wishenieski
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 22:14
  3. Duhet larguar sindromi i mjekut-biznesmen
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 15:28
  4. Parlamenti dhe Sindromi "Dushk"
    Nga alumni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-09-2002, 23:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •